Els Enfarinats

Enfarinat - Antonio Gibotta

Çdo fundvit në Ibi, në Spanjë, banorët organizojnë një festival në Ditën e të pafajshëmve ku bëjnë gjoja sikur ka patur një puç shteti, dhe burrat ndeshen njëri me tjetrin duke u goditur me vezë e miell. Tym e krisma fishekzjarresh, ulërima gazmore nëpër rrugë. Njëri grup, ata që vendasit i quajnë “Els Enfarinats” (Të miellosurit) marrin në dorë qytetin dhe vendosin ligje nga më qesharakët ashtu siç ua do qejfi. Pastaj, burrat e tjerë të fshatit ngrihen në revoltë. Këta njihen me emrin “Oposicio”(Opozita) dhe luftojnë për të rrëzuar rendin e miellit dhe për të vendosur sërsh ligjin republikan. Kur të miellosurit marrin kontrollin e qytetit ata u vënë dënime në formë gjobash të gjithë atyre që nuk i binden rendit të tyre qesharak, por në fund këto “gjoba” paguhen vërtet, dhe paratë shkojnë për vepra bamirësie.

Puçi i rremë i shtetit në Spanjë, me burrat që gjuhen me vezë e miell më duket opsion i mirë për burrat e politikës shqiptare dhe sejmenët e tyre. Do mund ta shfrynin budallallëkun, të ndjenin pushtetin, fërkoheshin me njëri tjetrin, pa ndikuar keq jetët e të tjerëve.

ka një problem ky shkrim qysh në titull:

sipas tekstit që lexojmë (bile edhe sipas atij “origjinal” http://ag.antoniogibotta.com/travel/battaglia-degli-infarinati bëhet fjalë për një zbavitje kolektive diku në Spanjë, të përjetësuar nga fotot artistike të italjanit Gibotta. Deri këtu çdo gjë shkon krejt në rregull - bile në mënyrën më gazmore që mund të mendohet.
Por,për atë që di të lexojë, është më se e qartë që ata burra (dhe gra) zihen dhe rrihen me miell dhe vezë (mungon vetëm sheqeri dhe pak sodë për të zënë kekun e festës që vjen më pas…) është pra mielli - mjellosja, të lyerit me miell - që i jep edhe emrin ceremonisë - enfarina, enfarinat dhe jo gjë tjetër.
Ja pra edhe …blemi! në titull lexoj - Enfantinat, enfantinats (??!!) Bile për ta bërë më të besueshme spanjollishten peshkore, i është shtuar edhe një “Els”.

Në se jemi në temën e shakasë, ky shkrim ka gabuar shënjestër - 1 Prilli, është tashmë pas nesh! në se jemi në fushën e neologjizmës, qëllimi është arritur. Në mos, duhet të pranojmë se jemi në lëminë e gabimit mosbythëçarës!

Eshte gabim shtypi i ores 6 te mengjesit por jo nje shaka. Els Enfarinats eshte emri i festivalit.

Ne shqiperi e organizon ed rama me miell te tjeter tipi

1 Like

Lum ti që arrin të bësh gabime shtypi nga ato të orës 06 të mëngjesit.

Të kam zili…

Shpresoj te mos te te kem merzitur.

Absolutisht jo, i dashur,

është një informacion shumë interesant, që vjen si fllad frymëdhënës mes kakofonisë së informacionit politik të skenës vendase.
Mendoj se PPU ka shumë nevojë për shkrime të tilla, jashtë të përditshmes - të mërzitshmes.

Keta politikanet tane kane luksin ta bejne prej verteti kete lufte,madje jane aq “te ndershem” me njeri-tjetrin saqe i ndryshojne rolet cdo 8 vjet.

Shikoni se kjo lloj feste qe permbys rendin per gallate, ne fakt nuk eshte per gallate, por eshte loje shume serioze, megjithse ka rrezik ta bejne per gallate katunaret spanjolle qe nuk e kane per gje te bejne Revolucion per gallate, siç ka ndodh ne fakt pergjate historise te Spanjes hasta la vista companjeros la kukaraça, trasheguar si mendesi edhe ne Ameriken Latine dhe Meksike.

Kjo praktike eshte e njohur si dionisiaket greke dhe saturnalet romake (festa e Karnavaleve eshte nje mbeturine e tyre), të cilat kanë qenë shprehje e nevojës për një shpërbërje te përkohshme të detyrimeve sociale dhe hierarkive për të bërë te mundur përmbysjen rendit, shakase, talljes dhe shthurjes morale. Pra ishte një çrregullim i përkohshëm ritual qe sherbente per te rinovuar, restauruar dhe ekzaltuar rendin e perhershem, i cili perterihej si kontrast me permbysjen festive te meparshme per gallate.

Nje tjeter fashist trima!, Mircea Eliade, shkruan ne lidhje me temen:

I Saturnali e le orge che li caratterizzavano denotano elementi tipici connessi alla fine dell’anno e all’attesa dell’anno nuovo: un momento di passaggio mitico dal Caos alla Cosmogonia.

Le feste carnevalesche diffuse presso i popoli indoeuropei, mesopotamici e anche in altre civiltà racchiudono una valenza purificatoria e dimostrano il bisogno profondo di rigenerarsi periodicamente, abolendo il tempo trascorso riattualizzando la Cosmogonia.

L’orgia connessa ai riti Saturnali è una regressione nell’ oscuro, una restaurazione del caos primordiale che, in quanto tale, precede ogni creazione” e l’anno nuovo corrisponde sostanzialmente a una “nuova creazione.

A livello cosmologico l’orgia corrisponde al Caos…” e nell’orgia è insito anche lo sconvolgimento delle condizioni sociali con lo schiavo promosso padrone o con il giullare che diventa re. A Babilonia all’inizio dell’anno, concomitante all’equinozio di primavera, si deponeva il re per un giorno, giungendo persino ad umiliarlo.

A feston dot shqipja ne te tille forme?

po mer jau, feston edhe shqipua, feston Karnavalet e Korçes “si gjithe te tjeret” vende te zhvilluara, ku e tere jeta sociale eshte shndrruar ne feste te vazhdushme karnavaleske me t’hongerme, me t’pime e me ashtu ime, ime, ime, pa pushim ime.

Le stesse feste sono scomparse! E quelle che persistono, smarrita la propria identità, sono laidi simulacri di ciò che erano in passato; prive del “senso estetico” e del pathos che le permeava, ridotte a mera funzione commerciale. Siamo indubbiamente di fronte a profonde trasformazioni oggettive e anche soggettive, per la verità assai poco rassicuranti. Da un secolo il mondo sta cambiando rapidamente come mai è successo in passato, a tutte le latitudini e longitudine, e questo mondo nuovo va caratterizzandosi progressivamente in un sinistro “carnevale perpetuo” che richiama, sotto certi aspetti, gli ultimi tempi dell’impero romano!

Kjo eshte Metafizika e Karnavalit.

Njerezit skane buk te hane e keta shperdorojne ushqimin. Haram!