Embriologji

1 Like

Po nuk erdhi vete autori Shkelqim Cela ne peshk te diskutoje per ato qe ne mund apo do te themi , une per vete nuk them asnje llaf per temen ne fjale :slight_smile:

Cimi eshte nga te paktet qe lexoj qe kur erdha ne kurbet…me duket me pelqen (per aq sa kam lexuar prej tij) sepse: …“Vetja aty edhe na pëlqen edhe na i zbeh mbresat”…flmnderit Cim…

1 Like

Shkrimin e lexova deri ne fund, jo si Bradi yne qe i ka fut nje te lexuar vertikalisht. Ndaj analistit kisha nje verejtje, kur perdor nje fjale qe me normat shoqerore nuk lejohet te shprehet, megjithse dukej qe analisti ishte ndikuar nga shkrimet e Emigrantit.

3 Likes

Kritikë letrare kjo nuk është. Nëse Kadaifqiu ka ndonjë hall personal me emigrantin, ndonjë larje hesapesh a ndonjë sherr privat, qoftë edhe ndonjë grusht tek për tek, për këtë ka mënyra të tjera më efikase se letërsia: leva, bie fjala, ose edhe thika, për të mos folur për çiften dhe pushkën e gjatë me hije qindra kilometra përmbi dhe, që pret male e çfarë të duash, qoftë edhe (H)elena e kuaj Troje etj. - mirëpo me letërsinë kjo pak ka të bëjë. Mendimi im ky gjithsesi e nuk ka pse ngre peshë.

Kjo kritike letrare mund te mos jete, gje qe un nuk mund ta them edhe per faktin se nuk arrita ta lexoj dot, nuk arrij dot te lexoj me o çimo! sepse tani o çimo! eshte bere teper i komplikuar, merre me mend kritiken rreth tij.

Por mund te them diçka ne pergjithsi lidhur me frazen tende “mirëpo me letërsinë kjo pak ka të bëjë”. Eshte pikerisht kritika qe sqaron dhe lidh letersine, qe eshte ne hava, me jeten, dmth me çfare pershkruan ti ne koment, leva thika dhe vaginen te Helenes porca troia. Sherret midis shkrimtareve t’mdhej ose kritikeve t’medhj jane nje banalitet i ndodhur kudo si gjeografi dhe histori, dhe rilindasit tane t’mdhej urreheshin per vdekje midis tyre, Noli me Konicen, Kadare me Agollin dhe Sabri Godon. Vetem se nuk perdornin thika dhe leva, perdornin fraza dhe fjale qe vrasin me teper se thika dhe leva, e ndonjehere i thyenin kafken kolegut me fraza etike.

Vetem gjimnazistet besojne akoma qe letersia dhe çfar permban rreth saj eshte etike. Edhe hipokritet.

2 Likes

Ti po flet për shkrimtarët, kur përmend rilindasit, jo kritikët, se kritikë ne nuk kemi patur kurrë. Kemi patur vetëm delenxhinj, siç ngjan të jetë edhe ky Oltioni, në mos qofsh ti ai.

Kritiku duhet t’i përmbahet tekstit, në këtë rast të “Embriologji”-së. Pasi për atë bëhet fjalë.

Për të tjerat ka gjyqe e polici, dosje e organe sigurimi e ku di unë.

E teksti i Kadaifit nuk i përmbahet këtij kriteri.

Përndryshe do i futeshim pashallarëve të kuq e, po të ish ashtu, unë ta shqyej Kadarenë kur të duash, me gjithë Helenë e të bija e kollovarët e tyre. Dhe Foto Çam e shok Ramiz.

Po sa të ligj paskeni qenë ore. Po jepini ore të drejtën tjetrit, nëse ka shkruar mirë. Natyrisht që zbori nuk është “Hamlet”-i, por edhe pashallarët nuk është Dantja, dreqi ta hajë.

neqoftese un qenkam “ky Oltioni”, ti m’duket se qeke “ky o çimo!”, keshtu qe pirdhi ne te ketij lloj muhabeti se nuk merremi vesh kurre ne kete menyre.

Ars (Poetica),

thjesht për ta shvendosur disi debatin nga qoshja inkuizitoriale “kush jam unë dhe kush je ti…”

me sa duket, duhet ta pranojmë faktin se kritika jo gjithmonë është “objektive” (lexo: dashamirëse).
Shumë shumë, mund t’i kërkojmë kritikut që të jetë i paanshëm. Por, ç’do të thotë të jesh i paanshëm?
Kështu, unë e dua “o çimo”, ti e do Shkëlqimin - se e njohim, e kemi pëlqyer dhe vlerësuar.
por bën vaki që Kadaifçiu nuk e njeh si çim “emigrant” peshku, por thjesht si çmim Kadareje!
Dhe ai i hyn leximit të atij teksti si sociolog tirone dhe si master Sussex-i, si kritik week-endi dhe si krijues kreativ - hije mes Pejzazheve të Fjalës, që i ka vënë detyrë vehtes të çmontojë statujat nga piedestali Mapo.

Përfundimisht, kur as ti as edhe unë s’marrim mundimin të marrim puplën për t’i bërë fresk “Embriologjisë” përse habitemi kur vjen Kadaifçiu me kordhë në dorë?

Unë s’habitem fare, por - edhe një herë: kritika letrare është tjetër gjë, gjithnjë sipas mendimit tim. Nëse Kadaifçiu nuk mëton të bëjë kritikë letrare, edhe kjo është tjetër gjë. Që “çimi” është lëshuar shpesh - apo “emigranti” - qoftë si komentues, qoftë si njeri privat, ky është rrafsh tjetër, që nuk zgjidhet me kritikë letrare, por me mjete të tjera, ndoshta politike, mbase arkaike.

Sidoqoftë, nuk duhet harruar diçka: nga të tre fituesit e çmimit Kadare, Çela ka qenë i vetmi që e ka marrë atë çmim pa ndërhyrje a shoqëri (me sa di unë). Kështu që, në pastë ndonjë faj përzgjedhjeje në konkurimin a asaj here, vetëm për këtë nuk mund të bëhet fajtor ai. Por Baçi, Lela, Bakalli i ndjerë e të tjerët që kanë qenë aty.

Ose na thoni ndonjë emër tjetër, Mustafa Nano, bie fjala, që do e kishte merituar atë çmim atë vit e nuk ia dhanë.

Vlerat e një teksti duhen parë brenda një konteksti të caktuar e konteksti në rastin në fjalë ishin dorëshkrimet e dërguara. Për mendimin tim “o çimo” e meritonte qysh herën e parë atë çmim, pa çka se nuk e kam lexuar Rudolf Markun.

Sepse, më së paku, ka bonusin e ndershmërisë e të papërlyerjes e kjo në Shqipëri vlen për momentin më shumë se cilësia letrare. Cilësia do të ishte hallka e dytë, nëse çmimet do të jepeshin pa tarafllëkun dhe analfabetizmin e zakonshëm turkollak të Baçëve e Çilrave me shokë.

Mjafton vetëm të shënoj këtu se “henri” e ka patur emrin Naim, emrin e poetit tonë kombëtar - të paktën kështu dëgjohet.

Nejse, se nuk po dua të merrem me thashetheme.

Sidoqoftë, të hedhësh gurin e parë është gjëja më e zakonshme në të tilla raste.

Për fat të keq edhe Shkëlqimi, që e kam mik dhe e dua, nuk është se bën nganjëherë përjashtim nga prostituizimi i të tjerëve. Mbetet vetëm të shtohet tani, nga kuranori Baç mbase apo ateisti Muç: “Fali o Allah se nuk e dinë se ç’bëjnë”, ndonëse jo me tamam e medoemos kështu.

Mire qe eshte yti, se te ish im ky mendim do e shporrja si blasfemi ndaj letersi

Emigranti duhet ti paguaj kuota peshkut, se frymezimin per keto vepra e ka fituar duke u tall neper peshk, e duke i kthy peshqit ne personazhe duke bere stervitje 5-mibutshi me ta.

Me teper se koment negativ, mua m’u duk si shkrim capken. Se c’te jete tjeter nje shkrim qe pyet, patjeter ne menyre provokative: "Embriologji është një titull që nuk mund të jetë pa domethënie. Njohja e embrioneve?"
Ose qe, ne nje veper letrare, ve ne dyshim ekzistencen e pleqve qe pergjonin ciftet nga Liqeni.

1 Like

o “ky o çimo!”, ktu ja ke fut me lezet o çimit!

ç’ju duhet kritika e kritikes letrare, as dy llafka nuk lidhni do pa rene ne kontradikte.

Si eshte pritur nga lexuesi ky liber ?

Per cilin lexues e ke fjalen? Lexuesi shqiptar po zhduket me ritme me te shpejta se pandat e kuqe.
Librarive gjen vepren e plote te Ismail Kadarese, librat e Fevziut dhe Blushit, plus lloj-lloj bestsellerash ne gjuhe te tjera. Kur shitet kopja e vetme e ndonje libri te ndryshem nga keta, shitesi a pronari marrin fryme te lehtesuar dhe libri nuk porositet me.

E pata fjalen per lexuesin qe lexon libra .

shif finisterre se ky muhabet i lexuesit qe lexon libra me kujtoi nje anektode te bukur. Kisha nje shok gjimnazi atebote nga familje e degjuar per çeshtje kombtare, me kulture, me shum para dikur etj. Dukej nga mobiljet e shtepise dhe biblioteka e madhe ne dy faqe muri se çfare dere ishin dikur, por edhe mbas çlirimit kishin ditur te mbaheshin ne gjethet e fikut nga ku kish rene Faja. Kjo dukej edhe ne komportamentin e te atit, i veshur mire edhe ne shtepi, hynte ne dhome si hije, te pershendeste me xhentilese pa thene gje tjeter, pastaj dilte po si hije, hynte ne dhome te vet, e nuk e shihje me. Ishte rrethuar si me nje aureole misteri. I biri, dmth shoku im, ishte koqe fare ne kuptimin intelektual, nuk i interesonte asgje kulturore, nuk lexonte fare perveç librat e detyruar te shkolles, por jo se nuk ishte i zgjuar, kishte nje zgjuarsi natyrale, plus ishte nje kazanove kurvjar me shum sukses ne femra, nuk respektonte asgje, rebel i lindur.

Nje here e pyeta per te jatin, jam kurioz te di se çfar tipi eshte?

Mu pergjigj:

-Eshte budalla, lexon libra!

1 Like

me kujtove burrin e tezes rahmet paste ne vlore.djali I tezes qe thua ti ishte nerdy type.kur kalamajte e tjere luanin ky lexonte libra .burri I tezes e kishte pishman .lere- thoshte - bina azgan ka bere Cufja (komshiu), Beni I Cufes rruhej 2 here ne dite qe ne klase te shtate e I rrihte gjithe kalamajte e lagjes .Binaja ime do me benet si Mendu Sharra ( intelektual vlonjat I mesuar ne perendim , dinte 7 gjuhe te huaja por qe mjedisi injorant vlonjat e mbante per te rrjedhur , cobenet e mbanin veten per te mencem , nejse si ato pune).
Kushoja nerdy sot mbaruar shkollen per inxhinieri ne Italy e rron diku ne zvicren italine I martuar me nje doktoreshe italiane .ndersa beni djali azgan I cufes pas nje karriere te shkurter te lavdishme si trafikant droge I pasuar nga nje karriere burgu ne Italy me e gjate dhe e palavdishme punon si coban sezonal ne Greqi.Ka vdekur mavria burri I tezes qe ta pyesja :kush ka bere bina ti apo Cufja?:grinning:

2 Likes

ua po dhe ti kusherira e xhemilit qenke moj ?!