Emigrantet votojne vitin tjeter...!

http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=220439

Nuk e di saktesisht se sa ndikojne te ardhurat e emigranteve ne buxhetin e shtetit shqiptar, por edhe sikur vetem 10% te totalit te jene, atehere duhet te kete se paku 10 deputete “te jashtem” ne parlament. Ritheksoj: duhet!

1 Like

Te votojne pse jo? Bile dhe ata qe kane 10-15-20 vjet pa shkuar ne Shqiperi.

1 Like

Mos! Do nambysin trollsat ketu edhe me keq se me pare… :smile:

1 Like

votimi i emigranteve lyps investim ne security e privacy ne accessin e menaxhimin e te dhenave elektronike, mendoj. Edhe sikur te kopjojme modele te gatshme nga te tjere vende, praktika e zbatimit tek ne e modeleve ka rezultuar problematike.
Desha te them se eshte nje proces qe do konsumoje kohen e vet, e qe fillimisht do jete plot gabime, e qe permiresimi do behet permes ‘trial and error principle’, perpara se te jete i suksesshem tek ne.

Ndersa per deputet, di qe kane per detyre perkujdesin ndaj votuesve te zones, elektoratit. Nuk ia kam idene si mund ta beje kete dikush per emigrantet e shperndare gjithandej neper glob.

si sot nje muaj me pare kemi permendur per here te fundit VQ-ne :unamused:

1 Like

Po kush ja ka ndaluar te drejten e votimit kurbetlinjeve? Kush te doje, bujrum te vije ne atdhe te shkoj tek qendra e votimit aty ku ka emrin ne gjendjen civile, psh ne Devoll dhe te votoje. Asnjeri nuk e pengon. Nese e doni elektronikisht, prisni njehere te konsolidohet votimi elektronik brenda vendit, te sigurohemi qe sistemi nuk manipulohet dhe pastaj e zgjerojme edhe per kurbetlinjet anembane botes.

Le te votoje shkaba per mu.

1 Like

Po ku ka kohe ai mo zeqo? ti thua te mbyllet fare interneti pastaj? liveleaku falimenton brenda 2 diteve po nuk hyri shkaba

1 Like

e drejta e votes duhet te jete e lidhur me vendin e banimit .nese nuk jetojme atje nuk kemi te drejte te marrim vendime qe influencojne jeten e atyre qe Jane atje.

Nuk perkufizohet vota vetem me vendin ku jeton …ke familje , ke biznese , paguan taksat …hyn e del nga Shqiperia disa here ne vit…je i angazhuar per jeten sociale, politike dhe ekonomike ne Shqiperi… Nuk mund tja mohosh askujt te drejten e votes ...Ska rendesi a voton ne nje qender votimi ne Shqiperi apo ne abasaden shqiptare jashte Shqiperise…

Patjetër që duhet të votojnë. E drejta e votës lidhet me kombesinë e votuesit dhe jo me vendqëndrimin .psh , meqë shembujt me evropë i kane qejf shqiptaret, ne gërçka( dhe jo vetëm),rifuxhot nuk kanë te drejtë votimi megjithëse kanë nga 25 vjet atje, ndërsa ata të ameriqisë e të alemanies po. Kjo do të çojë në zhdukjen e pd-ps-lsise, prandaj nuk besoj se të behet. Hiq e mos e këput. Jo po na mungon infrasruktura, jo po ne duam po partnerët ndërkombëtare ,

del-ta pse mendon se perfshirja e emigranteve ne votime do sjelle zhdukjen e “binomit” me tre parti ps-ps-lsi? :smiley: Per mua kjo nuk ndodh. Ndryshe do ishte nese diaspora do dilte ne votime psh. me nje parti te mire-organizuar por nuk di te kete ndonje organizate mirefilli politike nga diaspora shqiptare, co ku organizojne ndonje event kulturor ose ndonje darke per 28 nentor po asgje me shume.
Gjithsesi edhe une jam qe emigrantet duhet ta kene te mundur te votojne nga shtetet e tyre, sepse numri i emigranteve ne raport me numrin total te votuesve ma merr mendja qe eshte goxha i larte. S’ka pse dikush te organizoje udhetim ne Shqiperi vetem per votime, sepse “lapsi” nuk bie dakord me kete plan.

@aleko humor berberi paske, e mpreh mendjen te kaishi i briskut.

1 Like

Pse cfare te duket humor ty, serioziteti me te cilin e trajtoj temen?

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

sepse nuk mund të rekrutohen me ‘‘miell’’ e vënde pune në shtet e para ,dhe e dyta ,një pjesë e tyre sigurisht, duke e njohur evropën nga afer, janë çliruar nga kompleksi i poshtësimit që karakterizon një numer te madh ‘‘noem-ësh’’ ne shqipëri.
parti politike nga bashkatdhetarët përse? nuk kanë ndonjë qellim të veçante apo interesa të ndryshme. ajo që ndoshta mund të bëjnë është të mbështesin dhe shtyjnë idenë e ndonjë levizje kombëtariste që mungon në shqipëri. kjo mund të bëjë të mundur rrezimin e sistemit të sotëm kaçakoantishqipëtar pd-ps-lsi.
,

Hmm sipas teje qenkan 2 kategori emigrantesh: emigrantet e peshkut dhe emigrantet e hajrit? ncncn

2 Likes

Nuk ia vle me u more me “argumentat” e gamorit fluturues. Problemi kryesor per kete hap te rendesishem dhe pozitiv ngelet mungesa e kohes. Teorikisht (sepse keta nuk e kane per turp edhe ta shkelin Kushtetuten), kodi zgjedhor duhet mbyllur 6 muaj para zgjedhjeve. Kur do ulen palen per te rene dakort se nuk me duken aq bashkepunues sa ta gjejne gjuhen e mbyllin procesin per 2 muaj.
Megjithate te shpresojme.