Ëndërr

Shpesh ëndërroj sikur Shqipëria është bërë vend i normal. Në ëndrrën time qytetet kanë ujë 24 orë në ditë, drita pa ndërprerje, ndërsa faturat e enegjisë elektrike janë normale, diku afër 30 Euro në muaj, aq sa paguajnë mesatarisht në vendet e BE-se.

Kodrat, fushat dhe malet e Shqipërisë time nuk mbillen me drogë në ëndrrën time, përkundrazi. Sepse ashtu siç ëndërroj unë, droga është zhdukur nga territori shqiptar. Të rinjtë nuk merren me këtë lloj trafiku në ëndrrën time. As që duan të dëgjojnë për trafiqe ilegale, sepse të ardhmen e tyre e shohin tek puna, biznesi, profesioni, prona, zhvillimi ekonomik kombëtar. Sepse të ardhmen e tyre e kanë gjetur në hapësiren mbarëshqiptare rajonale. Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi tashmë, në ëndrrën time janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e një popullsie të re, që punon fort dhe konsumon shumë. Me një zhvillim të qartë dhe të qëndrueshëm.

Policia është realisht në shërbim të qytetarve, në luftë me krimin dhe mafien. Asnjë polic nuk është i korruptuar. Asnjë mafioz nuk mban uniformën e Policit të Republikës. Të rreptë në zbatimin e ligjit. Duke respektuar liritë dhe të drejtat tona. Pikë.

Në ëndrën time nuk shoh të varfër ashtu siç është koncepti sot për varfërinë. Sepse sot të varfërit nuk janë të varfër, por janë disa qenie të mjera, përtej përfytyrimit që ka patur Viktor Hygo kur ka shkruar romanin e famshëm “Të mjerët”. Në ëndrrën time të varfërit jetojnë në banesa sociale, marrin paga sociale dhe bëjnë një jetë dinjitoze. Në ëndërrimet e mia të varfërit zvoglohen, sepse gjejnë punë, shkollohen, shpëputen nga kthetrat e mospasjes. Ata tashmë, në ëndrrat e mia janë plotë shpresë se nesër fëmijët do të jenë të aftë për të ndryshuar jetën e tyre. Kjo në Shqipërinë e ëndrrave të mia, sigurisht.
Ekonomia në Shqipërinë që ëndërroj unë është e orientuar nga turizmi dhe prodhimi. Prodhimi bujqësor dhe prodhimi i produkteve ushqimore dhe shërbimeve cilesore. Biznesi konkuron ndershmërisht dhe nuk përzihet në punët e politikës, madje as politika nuk i ngre kurthe biznesit. Përkundrazi, shoh një aleancë normale të një Qeverie që orienton politika, harton programe, mbështet dhe zhvillon me të gjitha mjetet e ligjshme ekonominë kombëtare. Një ekonomi e mirëfilltë tregu, duke luftuar kontrabandën, korrupsionin dhe informalitetin. Korrupsion nuk ka në atë çfarë ëndërroj unë. Të korruptuarit gjenden nën vëzhgimin e institucioneve ligjzbatuese.

Gjykatat janë absolitisht të pavarura në fantazinë e ëndrrave të mia. Domethenë aq të pavarura dhe të pa kapura nga asnjë lloj konflikti interesi, sa të duket punë fort e mërzitshme të punosh gjykatës i Republikës. Gjyqtarët në ëndrrën time janë disa qenie të zbardhura nga qëndrimi në hije, larg vëmendjes tonë, që thjeshtë bëjnë punën e tyre në zbatim të ligjeve të Republikës dhe… kaq. Çfarë mrekullie!
Në ëndrrën e dëshirave të mia taksat janë të thjeshta dhe të ulta, por i paguajnë të gjithë. Nëpunësi i shtetit është një burokrat i ftohtë që zbaton ligjin, nuk merr ryshfet, nuk shet shërbime, por punon tetë orë ne ditë në zbatim të ligjit dhe rrëgullave të shtetit. Gjithashtu në të gjitha zyrat e shtetit punojnë disa njerëz profesionist, te heshtur dhe fjalëpak, që marrin rroga të mira dhe janë të sigurtë se puna e tyre vlersohet drejt. Ata nuk kanë frikë se nesër do të gjenden në mes te rrugës nëse thjeshtë do te zbatojnë rregullat dhe ligjet e shtetit.

Endrra ime është e gjatë dhe e gjerë, prandaj unë shoh aty edhe Kryeministrin e Shqipërisë, të heshtur, fjalëpakë, gjithmonë serioz ashtu siç e kërkon detyra, të rrethuar nga burra të ndershëm, te zgjuar dhe punëtor. Kryeministrin e vendit në Shqipërinë e ëndrrave te mia nuk e shoh shpesh ne televizor as në media, përkundrazi, mezi pres të dalë para gazetarve një herë në muaj, në ndonjë aktivitet qeveritar duke dhënë mesazhe shprese por edhe llogari për premtimet që ka bërë gjatë kohës që na mbushte mendjen për ta votuar atë dhe partinë e tij.

Parlamentin e shoh shpesh në debate koherente për ligjet që miraton. Shoh edhe deputetë të partisë së Kryeministrit që e thërrasin këtë të fundit për të dhënë shpjegime dhe llogari për probleme madhore të zhvillimit të vendit. Në Parlament shoh profesionist të vertetë, njerëz dinjitoz dhe plot itegritet, zakonisht me tituj doktorë dhe profesorë.

Media është një tribunë e madhe idesh, debatesh koherente, analizash. Profesorë dhe gazetarë, njerëz të fjalës së lirë, punëtorë të vyer të së vërtetës, reporterë dhe analistë mbushin hapësirën tonë informative me raportime te sakta, analiza shterruese dhe ide të reja se si dhe çfarë mund të bëhet më mirë për vendin. Televizionet bëjnë vetëm punë televizive, asnjë punë tjetër. Të gjithë respektojnë fjalën dhe debatin, por janë koherent. Në ëndrën time nuk e shoh Mero Bazen. Ai është zhdukur në një epokë tjetër bashkë me disa të tjerë, të gjithë përversë të dënuar nga përbuzja dhe neveria e njerëzimit.
Por ëndrra ime nuk zgjat pafund. Dhe ky është ai çasti kur zhgënjimi të godet si një shkëmb. Shoh dhe e kuptoj se njeriu është veçse një ëndrrimtar i pashpresë, një qenie e dobët që i ka shpikur ëndrrat për t’i ikur ferrit rreal.

Ben Cullufja

1 Like

ndonjë ënderr me opozitën e saliut shikon oreee??

po c’te duhet ty o njeri qe rri aty dhe shikon enderra ne diell.
hypi avionit dhe ik qe aty. tani kane ardhur edhe linja low-cost, nuk ke as nevoje te kalosh otranton me kamerdare si qemoti.

Enderra jote behet realitet ne 0 vjet, me nje diktator te mire

Po si ore eshte patriot tjetri, ku do iki? Atje matane nuk flitet shqip, s’do tia dije njeri per ty e nuk rrihet kafeneve.:grin:

ik ore ik ne nje vend widhaut pare me erëpllejn skandinav

c’me kujtove nje patriot me kete. Ai shkaba nga behet?
mos ka marr dhe ai arratine dhe i vjen turp te vije ketu tani.

na ke munguar shkabe

Une thashe se ishte Beni i partise LIBRA, kur ç’te shoh, Beni jone qe ishte zhdukur nga Peshku. Mirseerdhe Beno :grinning:
Ne fakt ne te gjithe enderrojme per nje Shqiperi te forte ekonomikisht, pa te varfer, pa korrupsion, pa padrejtesira, etj,etj, mirpo me Pallosher e Kone Miusher, si zor te realizohen keto gjera.

Pjero, ketu kam qene, por Peshku ishte me mire kur ishte keq. Nuk jam i vetmi qe kam ik, edhe Shkaba qenka zhdukur. Nejse, jane te thella keto hallet tona e nuk zgjidhen tak fak, por te perpiqet njeriu, nuk bo keq. Ama nje gjo e kam te sigurte, ai perversi qe kemi kryeminister eshte pleh, po pleh i madh thuj! Nejse, mos te prish nervat me ate mut burre. Hajt, nje dite te mbare!

Beno, une e di qe ai eshte nje person me karakteristika negative, por per hir te vertetes, duhet pranuar se Shqiperia, thuajse te tere kryeministrat (ne te tera koherat) i ka patur njerez te paafte, fodulle e te babezitur. Numurohen me gishta ministrat apo drejtuesit e qeverive, qe kane qene te ndershem e te afte.

Pjero, po flasim e nuk po merremi vesh. Nuk eshte fjala se ai “ka karakterisika negative”; ai eshte beterr, eshte nje palo burre, nje horr, nje vemje, nje kriminel qe di te pikturoj, nje batutaxhi e rendomte, nje palaco, nuk gjej fjale ta pershkruaj tmerrin se kush eshte ai person qe ne e kemi kryeminister.

E vertete, kemi patur kryeministra te paafte, por jo ne deri ketu! Pjero, ai njeri eshte nje Qenie e Neveritshme.

I dashur Beno, e shof qe e urreni Palloshin, por mos gjyko nen ndikimin e urrejtjes, apo te emocioneve negative. Une nuk i urrej keshtu si ty kryeministrat shqiptare, veç ndjej neveri per karakteristikat negative dhe paaftesine e tmerrshme qe kane, dhe perpiqem sado pak ti ndihmoj te rregullohen se keshtu (kam ndihmuar) shpresoj te rregullohet edhe Shqiperia. Mund te jem naiv, por nuk ta keshilloj ta kesh kaq te zhvilluar urrejtjen.
Buall Mavria psh, te vriste naten e te qante diten, dhe ka vrare, ndersa Palloshi, megjithse ka shume gjera negative, e eshte me i piset se Buall Mavria, te pakten nuk te vret.

Futja pordhes Pjer. Nejse, edhe une thash se Edi Rama eshte i Neveritshem.
Eshte debat i kote ky ne fakt, sepse edhe ky “artisti” te vret, qe i luan fen. Madje te vret me metoda me te sofistikuara, tamam mafioz.