Engjelli

Engjelli ——————————————————————————–
Ai formoi nje numer telefoni, dhe priti qe nga ana tjeter te degjohej nje ze gruaje. Pastaj shfletoi nje katalog ku rreklamoheshin foto femrash te zhveshura nga ato qe mund ti fusesh ne shtrat me pagese dhe pyeti per numrin 36. Ishte nje bjonde me sy te kalter, me hunde e buze femije. Kishte nje mjekerr terrumbullakosur dhe dy gropeza gjithe lezet ne faqe. Ishte e gjate dme nje lekure te bardhe e thithka si qershi. Kjo ishte femra qe i duhej. Pastaj ai dha adresen e sakte dhe beri nje prenotim per gjithe naten. |U sihgurua qe gruaja nga ana tjeter e telefonit te ishte e qarte. |E dua per gjithe naten ngrinte ai zerin per te saktesuar,… po po e dua deri ne mengjes, madje edhe gjate mengjesit do te qendroje ketu. Pastaj i kenaqur uli receptorin, u ngul prane dritares dhe priti ardhjen e saj. 30 minuta me vone, bardhoshja me floke te verdhe syte e kalter plot shkelqim, dhe me nje buzeqeshje rrezellitese, pothuajse e zhveshur qendronte ne mes te apartamentit te tij, ndersa ai nuk ngopej duke e pare. Kaluan keshtu disa minuta te heshtura, ku shqisat e tij shqyen lakuriqsine e saj dhe vetem kur ai ndjeu ti digjnin syte, e nderpreu zhbirimin, hapi kanatet e nje dollapi te vjeter te drunjte dhe nxorri prej andej nje pale krahe engjejsh. Pastaj ja zgjati ato bjondes dhe i kerkoi gjithe pergjerim qe ti vishte. Ajo veshi gjithe delikatese krahet, ndersa ai i mahnitur sillej verdalle saj, e shikonte i lumtur dhe thoshte nen dhembe, ajo eshte tamam si nje engjell, tamam si nje engjell, nje engjell. Pas minutave te adhurimit e mori per dore dhe e uli ne nje karrige ne dhomen e gumit, ngjitur me shtartin e tij, ndersa vete vete filloi te hiqte nje nga nje rrobat. Iu drejtua nje cope here, ia nguli syte dhe e pyeti me nje ze te dridhur. A nuk je ti nje engjell??? Po u degjua zeri i saj. Ai kerkoi qe ajo ta perseriste te plote pergjigjen. Une jam nje engjell tha ajo me nje buzeqeshje vertet engjellore ne fytyre,. Atehere ai ja nguli serish veshtrimin fytyres se saj dhe plote pergjerim e pyeti. I kujt je ti o engjell??? Ajo pa u menduar tha: “Jam engjelli yt.” Ai u ndje I lumtur, veshi pizhamet, u shtri ne shtrat dhe I kerkoi engjellit te tij qe ta ruante naten ndersa ai flinte. Mbylli syte, fjeti.

Shume bukur. Vecse kur lexoja nja dy here frazen " nguli " kujtoja se do I ngulte dhembet ose thiken. Por Jo. Si ngulte " veshtrimin " ( syte ) . Fantastike