Në prill të këtij viti kompleksi i famshëm jugkorean Red Velvet dha shfaqje në kryeqytetin e Koresë Veriut para udhëheqësit Kim Jong në një sallë me 1500 spektatorë, ta do mendja persona të zgjedhur kryesisht nga elita politike dhe kulturore koreanoveriore.
Kjo ngjarje artistike zhvillohet në kuadrin e afrimit politik midis dy Koreve me synim përfundimtar bashkimin në një Kore të vetme.
Eshtë tepër tregues në video ekspresioni skandaloz i fytyrave të spektatorëve koreanoveriore që shohin vajzat seksi të kompleksit koreanojugor (janë çensuruar pjesët ku vajzat rrahin me shuplakë të dorës vaginën e tyre para shokut Kim). Video ka vlere për të kuptuar jo vetëm situatën ekzistenciale ndërmjet dy Koreve, por më tepër situatën ekzistenciale njerzore në përgjithsi, gjëndur rëndom midis Eros dhe Thanatos, Sillës dhe Karibdës. Në fakt është ky qëllimi i publikimit të videos dhe analizës në vazhdim.
Me fjalë të tjera situata e skajshme në dy Koretë në sherr dëshmon shkëlqyeshëm gjëndjen ku rëndom ndodhet njeriu. Kërcënimi kriminal për vdekje që Korea e Veriut ushtron për vite me radhë mbi Korenë e Jugut, është saktë kërcënimi që dikur kampi komunist ushtronte mbi kampin kapitalist, tani kërcënim i reduktuar në një vënd të vetëm të ndarë në dy pjesë në sherr. Që prej Luftës së Koresë, ndodhi me të cilën nisi Lufta e Ftohtë, Koreja e Jugut përjeton një gjëndje alarmi të jashtëzakonshëm, prit me sot e me nesër tmerrin e agresionit ushtarak . Aq më tepër që kohët e fundit gjëndjes së jashtëzakonshme i është shtuar edhe tmerri atomik.
Për këtë arsye në artin koreanojugor ka vlerë parulla revolucionare e 68-tës: Bëni seks, mos bëni luftë!; në një vënd oriental si Kore e Jugut, ku akoma ruhen tabutë e moralit tradicional, ndeshen fenomene avangardë artistikë që janë të pamundura edhe në Amsterdam:
EROS:
(lidhjet ne vijim permbajne imitime grafike te organeve gjenitale te njeriut; mos klikoni mbi to nese kjo gje ju shqeteson)
Parku Love Land në ishullin Jeju:
Parku Penis Park:
THANATOS përkundruall eros: