Eshte dita e inaugurimit te Presidentit te 45-te te historise se Shteteve te Bashkuara. Sot Donald j Trump betohet mbi nje bibel qe nena i pat dhuruar dikur dhe nje tjeter mbi te cilen u betua dikur Abraham Linkolni, e shume vite me vone, pak vite me pare, Presidenti Obama. Ceremonia zhvillohet nen masa te rrepta sigurie, normale per nje ngjarje si kjo, dhe disa nga te ftuarit e pare kane mberritur para ores 6 te mengjesit me oren e Uashingtonit. Presidenti i zgjedhur Trump, mberriti ne DC dje bashke me bashkeshorten Melania.