Është mbrëmja e Madoninës

Trajneri i Milanit, Montella, duket se do të bëjë një “modifikim” në mbrojtje, duke zgjedhur të parin si titullar mes Gomez dhe Zapata në derbin e Madoninës, të mbrëmjes së nesërme, që do të luhet në “San Siro”, ora 20:45, ; Nga ana tjetër, Pioli ka rimëkëmbur Ansaldi dhe anon nga lënia jashtë e Banega në favor të Brozovic. Derbi i Milanos nuk është kurrë një lojë “normale”, por për njërin nga trajnerët respektivë do të jetë një mbrëmje tejet e veçantë. Kjo, për shkak se kemi të bëjmë me debutimin e trajnerit të Interit, Stefano Pioli, i cili hidhet menjëherë në “pusin” e stadiumit “San Siro”.


Do të jetë një mundësi për Milanin, që të shtrihet edhe më në hendekun aktual, që ka në renditje, në raport me kushërinjtë zikaltër. Montella po i afrohet garës pa shumë dyshime, por me një mungesë të rëndë: Alessio Romagnoli. Në mbrojtje, sikurse thamë, Gomez është në epërsi nga Zapata. Nga krahët do të pozicionohen Abate dhe De Sciglio. Mesfusha me tre është e paprekshme; Locatelli strumbullar i lojës ndërsa Kucka dhe Bonaventura si “fasha” të brendshme. Në sulm Bacca konfirmohet si titullar, por Lapadula ka ende disa mundësi për të luajtur. Reparti ofensiv i vendësve do ta kompletojë “tridentin” me Niang dhe Suso.

Interi është vështirë për t’u lexuar, ngaqë ka bërë ndryshime në drejtim, por Pioli është ende i gatshëm për t’i dhënë njëfarë vazhdimësie skuadrës. Në mbrojtje rimëkëmbet Ansaldi, ndërsa tjetri do të kthehet nga balotazhi mes D’Ambrosio dhe Santon. Po ashtu, duhet të rikonfirmohet edhe njëri midis Miranda dhe Murillo, edhe pse hipotezë mbetet edhe Medel, për të luajtur si mbrojtës qendror. Në mesfushë ka të ngjarë të mbesë jashtë Banega, sepse ka pak që është kthyer nga një udhëtim i gjatë me Argjentinën. Përfiton Brozovic, i cili duhet të kompletojë treshen e mesfushës, me Medel dhe Joao Mario. Sulmi nuk ndryshon: Icardi, Candreva dhe Perisiç.

FORMACIONET E MUNDSHME

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Abate, Paletta, Gomez, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bonaventura; Suso, Bacca, Niang. Allenatore: Montella
INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Medel, Miranda, Ansaldi; D’Ambrosio, Joao Mario, Kondogbia; Candreva, Icardi, Perisic. Allenatore: Pioli

Transmetimi SuperSport 2 Albania, Sky Calcio 1, ora 20’45

1 Like

Forza Milan!

rralle shoh ndeshje nga kampionati italjan, por kjo ndeshja sot ja vleka. ndeshje e bukur ! Milani po fiton 2-1 me merite. megjithse gjithcka mund te ndodh se eshte ndeshje e shume e hapur me ritem te larte…

Grrrrrrr :frowning:

Gol ne minuten e fundit…

Ndonëse Serie A në rreth një dekadë nuk e ka më vendin e parë ndër kampionatet si psh La liga apo Premier league, mbetet një kampionat i jashtëzakonshëm nga ana taktike e tij. Në Itali Juventus psh e përgadit ndeshjen njëlloj si atë me Milanin ose Interin ashtu si me Sassuolon ose Cagliarin nga e hëna deri të premten, mbaj mend një intervistë të Mourinho kur ishte në Spanjë që deklaronte që i mungonte pikërisht kjo gjë, italianët jetojnë për futbollin megjithse në stadiumet e tyre (pak janë stadiume që plotësojnë kushtet optimale) spektatori, tifozi i ka braktisur. E bukura në Spanjë, Angli, Gjermani ose edhe aty ku jetoni ju është se në stadium shkohet me familje fare pa problem, mjerisht në Itali është ndryshe. Gjithsesi unë dhe shumë të tjerë kur vjen fjala për futbollin mendojmë që është nje gjendje kalimtare dhe njerezit do kthehen në stadiume, shembulli i Juventusit është i qartë.
Serie A sërish do jetë lideri i ardhshëm në kampionatet futbollistike në Evropë dhe Botë!

asht pak ma nalt se superliga shqiptare,qe t’mos ja hame hakun,c’eshte e veteta.

ne fakt , taktikisht ndeshja dje ishte e dobet. ose me mire te them, jo italjane… kete e deshmon fakti qe ishte ndeshje shume e hapur , te dyja palet dilnin kollaj ne sulm… nderkoh dime qe italjanet, per hir te taktikes strikte, nuk jane “tolerant”.
mirepo sic thashe, kjo ishte ndeshje shume e hapur , plot grinte, ku te dyja ekipet deshironin te fitonin, prandaj edhe pame ndeshje te bukur.

ndersa futbolli italjan , seria A , ka me shume se 10 vite qe ka humbur shkelqimin dhe kontaktin me futbollin cilesor . dhe problemi eshte shume me i komplikuar se stadiumet. krizen e seris A e ka sjelle korrupsioni i vazhduar ne klube dhe ne federaten italjane. dhe kjo ka bere te humbasi besueshmerine… kerkush nuk deshiron te investoje ne futbollin italjan. as lojtaret cilesore nuk i afrohen serise A. per fat te keq as Italia nuk po prodhon me lojtar klasi si Zola, Del Piero, Pirlo etj… pra eshte shume e thelle kriza e futbollit ne Itali.

nderkoh, per cudi , ne krizen italjane Juventusi ka vite qe ben dallimin. Juvja ka nivel te njejte me eliten e futbollit evropian. bile seshte cudi qe te fitojne edhe CL kete sezon.

1 Like

Milan
Tishplan