Fabul 2 ( Cikli i xhungles)

Burri lekur-bardhe, fshinte djerset ndersa ecte ne zheg. Me kujdes, burri perpiqej te zgjidhte rrugen duke kaluar gjithmone ne shtegun ku hija ishte me e dendur. Ndersa capitej pertueshem, enderronte veranden e shtepise ne breg te detit, nje got limonade te ftohte, dhe kredhjet ne pishine.
Pikerisht ne kete moment, burri shtangu. Perballe tij kishte qendruar nje tiger i rritur, me shikimin shpues, dhe frymarrje buluruese.

Tigri, e pa burrin qe kulloi djerse, shtangien e tij, dhe mendoi se ekzistenca e sendeve dhe e qenieve ishte shprehje e qellimeve, ndersa perseritja e tyre sipas nje rendi ne dukje te papercaktuar dhe kaotik, ishte thelbi I harmonise se botes.
Ndryshe nga tigri, burri nuk mendonte asgje. I shtangur, ai kishte harruar te mbushej me fryme.

Por Tigri nderkohe mendoi se gjithe kjo ishte liria me te cilen forcat e panjohura shprehin veten, i imponohen harmonise se pashkruar te ekzistences se sendeve dhe qenieneve. Tigrit ishte i bindur ne pamundesine e burrit qe te kuptonte argumentin e tij, ndersa shihte se si dobesia e bente burrin, qellim te ketij mendimi, kaq te larte dhe unik.
Dhe per ti provuar vetes se kishte te drejte, per te vertetuar se harmonia ishte pjese e nje rregulli te paqellimte dhe te vetemjaftueshem, kerceu mbi burrin dhe e shqeu sakaq.

Nje shpend, i cili ne ate cast fluturoi aty prane dhe pa gjithe skenen, u mahnit nga vertetsia e argumentit te Tigrit, I cili aq qarte ishte artikuluar ne ate kercim akrobatik dhe ne ate ngulje virtuzose te dhembeve ne qafen e burrit.

Per nje cast edhe une u zhyta koke e kembe Tek pishina , limonada dhe shplodhja , por ce do SE ne Afrike Tigri eshte si cun lagje.