Faktori njerëzor sipas Ken Loach

Nese belgët Dardenne mund ti ndajne mes njeri-tjetrit 2 Palmat e arta te fituara ne Festivalet e filmit në Kanë, anglezi Ken Loach tashmë mund ti mbaje te dyja per vete: duke fituar trofeun e arte kete vit (2016) me “I, Daniel Blake”, Loach, bashke me Kusturicen eshte nga te vetmit regjizore ta kete fituar dy here Kampinatin Boteror te Filmit. Me te drejte a pa te drejte, hajde ta shohim (duke pare se pari filmin).

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/21/faktori-njerezor-sipas-ken-loach/

trailer:

1 Like

Ken Loach ishte një nga filmat hapës të TIFF -it këtë vit dhe siç e do tradita e mospasjes së një tradite dhe përmjerrjes mbi ato pak gjëra që kemi, kjo vepër u transmetua në një ditë jashtë programit dhe me titra nga shoqëria “google translate”! Askush nuk tha ose shkruajti dy fjalë për organizimin skandaloz të TIFF -it këtë vit edhe pse pas 12 vjetësh ai duhet të ishte evenimenti I vitit në kinematografi.
Gjithsesi, Ken Loach vazhdon të bëjë kinema impenjative dhe shpresoj që të jetë tashmë edhe inspirues për brezat, pra të ngjitet në kodrën e idhujve për ata të sektorit!

E humba kete film te tiff-i, dhe fatkeqsisht keto te festivalit te kanes as piratshe nuk i gjen ketw vit, hiq elle, i verhoeven, me i komercializuari prej tyre dhe ndoshta kjo eshte arsyeja. As toni erdmann nuk gjendet.
Per sa i perket review, konflikti njerzore automatizem eshte nje problemet e se ardhmes ne bote. shume vende pune po mbyllen dhe ne tirane bie llafi kane filluar te vendosin ne vende publike bankomate ku ti mund ti paguash te gjitha llojet e faturave ne albanie, procese qe me pare kryheshin nga njerez.
Jam kurioz se si mund ta kete paraqitur konservatori ken loach kete konflikt mes burokracise e automatizmit.

mes burokracise e automatizmit.

Nepermjet skenes hyrese në film: pa filluar ende as titrat e tij, në erresire të plote degjohet dialogu tragjikomik midis Daniel dhe “specialistes se shendetit” të kompanise private të auditit. Dialog komplet surrealist (:joy: +:scream: ): kur “specialistja” e pyet “a ecen dot në rruge vetem”, Daniel pergjigjet po (nuk genjen), po ashtu nese e ngre dot krahun lart etj etj, e keshtu nuk mbush piket e duhura (me pike kur je semure, kupton ti??? ) qe të marrë status invaliditeti të perkohshem.
Loach, duke qene regjizor më eksperience, e shfaq kete gje permes nje skene të vetme 2-3 minuteshe ! Klas !!

Në fakt, Loach nuk eshte konservator (ndofta më ke keqkuptuar në ndonje vend të review). Perkundrazi, eshte aq i revoltuar me situaten e sotme në Angli (por sigurisht, edhe më gjere!!) sa qe ofron nje film (sigurisht, mbi të gjitha permes mbylljes) qe të le pa fjale. Nje mbyllje të tille, me siguri e ka bere me qellimin (sigurisht, kauza eshte fort e levdueshme !!) e sensibilizimit të nje numri sa më të madh spektatoresh. Fakti qe une nuk e them dot fundin (nderkohe qe zakonisht, zbulimi i sekreteve skenaristike nuk duhet të përbeje problem për nje review) tregon qe nuk eshte pune “marifeti skenaristik”, por zgjedhje (choice) e ndergjegjshme nga ana e Loach. Në princip, akte të tilla i bejne regjizoret manipulatore, voyeuriste (psh, ata te filmave alla- SAW), por duke njohur integritetin artistik e moral të Ken Loach, ky akt i tij merr tjeter kuptim, duke e kthyer filmin në nje akt artistik të nevojshem. Jam koshient se arti dhe nevojshmeria nuk rrine bashke, por ja qe ndofta duhen pranuar ndonjehere ca perjashtime qe fundja vecse konfirmojne rregullën. Fiks në kete prizem shkruaja në review se “ndofta duhen nganjehere edhe filmat të tille”

Sigurisht, po me teper termin konservator e kisha ne sensin strikt artistik kinematografik te formes, perndryshe skenari duket mjaft revolucionar.
Meqe permende sharren me vajti mendja se cfare fundi mund te kete propozuar. :wink:

Jo, nuk ka lidhje fare me sharren, por me faktin qe fundi eshte shume provokues (ose dhe më sakte, … hmmmm, nuk them dot më teper, nejse, do e gjesh kollaj filmin, jam i bindur, e do e shohesh vete)

arti dhe nevojshmeria mund te mos rrine bashke, por e sigurte qe arti dhe nevoja rrine bashke qe çke me te (bashke me paret, 80 mije euro shitja e fundit e kavanozit me nevoje t’modhe te artistit moth):