Kemi bërë një ndryshim teknik sot në faqen e parë: postimet atje tani do të renditen sipas një algoritmi që kombinon postimet e reja në faqe me ato që kanë pasur më shumë aktivitet dhe pëlqime gjatë ditëve të fundit.
Deri tani, postimet në faqen e parë renditeshin sipas përgjigjes së fundit (si në një forum), dhe ndryshonte shumë shpesh. Tani e tutje, renditja do jetë më stabël.
Ala se keni kuptu pse calon peshku i ri, ne versionin mobile mungon mundesia per te pare ne faqe komentet e fundit per cfaredolloj teme, ndryshe nga versioni i vjeter, ne kete menyre humbet kurioziteti per te ndjek temat dhe kesisoj edhe per te ndervepru mes komentuesve. I keni fut peshqit ne akuariume individuale me versionin e ri, prandaj ka humv interesi.
Ky algoritmi I ri eshte qe ma nxjerr mua faqen ne desktop allasoj? Kur vij te faqja kryesore postimet dalin si te paformatuara, shtrihen nga e majta ne te djathte dhe ca numra qe rreshtuara nje nga krushka nje nga mushka, qe s’e di cfare perfaqesojne. Bera nje screenshot:
ka diçka qe nuk shkon. Duket sikur kane prioritet temat e mbyllura me dry, meqe jane te mbyllura. Tema e hapur (sorosjane) Trajtesë mbi kohën dhe dritën (1) ka mbetur pas shoqeve te saja (2) dhe (3) te mbyllura (trumpjane), megjithse me numur shikimesh te njejta.
Kjo nuk funksionon… Temat e para jane te bllokuara , nese nuk perditson postimet e fundit ne perputhje temat qe i bashkangjiten …humb sensin e kohes , humb interesimin… faqja pare kthehet ne VARR…