Faulkner-i, mandarina dhe maçoku (“Burning” – film koreano-jugor me regji te Lee Chang-dong)

1 Like

O Stalker, po me thoshte njeri mbreme nje gje te pabesueshme, e mu kujtove ti qe shpreson tek sinemaja si Zhizheku, qe nepermjet sinemase do te arrijme komunizmin. :smiley:

Vertet e pabesueshme, dhe e kam me verte, nuk tallem. Po me thoshte ky njeri se fitimi i vertete ne sinema nuk vjen nga biletat, si une kujtoja dhe akoma shpresoj qe eshte keshtu, por vjen nga shitja e bar-sinemase, dmth kryesisht nga shitja e kokoshkave dhe coca cola.:grinning:

Eshte e vertete. Pergjithesisht shitja e kokoshkave dhe farave per kinemate sjell diku te 75%-85% fitim. Shfaqja e filmit ne fakt shpesh del me humbje per kinemane, per ato 3-4 javet e para. Te ardhurat nga biletat i shkojne studios qe shperndan filmin, pothuajse 80-90% e tyre, madje jane te strukturuara qe distributori te marre ose vleren neto ose bruto per 3-4 javet e para, cilado qofte shuma me e larte. Per kompanine e kinemase, filmi perdoret per te sjelle njerezit brenda qe te shesin kokoshka, ndaj te vete nje kokerr miser dy dollare.

Te besoj, por meqe qeka vertet keshtu, kjo eshte tallja me e hidhur qe i eshte bere endrres komuniste nga praktika e fitimit te lire, dmth nga kapistallizma.

Si tani me kujtohet nje film i RAI-it te hershem (ne epoken e madheshtise se tij bardh e zi) per fillimet e sinemase ne Rusine postrevolucionare. Ishte mbledh e gjithe Byroja e Leninit, edhe Stalini prezent, qe shifte bashkerisht filmin e pare revolucionar ne Rusi ne sallen e Benonit. Sapo mbaron filmi dhe çelen dritat, ngrihet ne kembe Lenini dhe me patetizem deklamon duke treguar ekranin me dore:

-Ky eshte arti i vertete komunist qe do te sjelle komunizmin midis tënë!

Oraliteti tipar i kapitalizmes.

Dhe thriller dhe korean = jam i interesuar. Rrofsh per revjune Stalker.

Aux États-Unis, patrie de naissance du popcorn, les ventes de confiseries représentent 40% des recettes engrangées dans les salles (16% en France)

Në SHBA, atdheun e popcorn, shitja é tyre perfaqeson 40% é fitimeve të sallave (dhe 16% në France)

Do të të pelqeje nje cike edhe më shume se mua.
Mua me pelqeu shume.

ps: për filmin mund të flitet me ore, nese bashkebiseduesit e kanë parë. Me orë !!!

Kapistallizmi i ka te gjitha tiparet, ka edhe analitetin perveç oralitetit. S’do mend ha pop corn e pi coca cola, do vije momenti te zbrazesh.:smiley:

Parja e nje film ne salle ne erresire, ndryshon nga parja rehat ne kolltuk ne shtepi ne TV, sepse parja ne salle ka mistiken e bashkesise, te qenurit bashke si impenjim kolektiv drej nje synimi (parje ekrani) te perbashket. Por nje fakt tani jemi bash ne mistiken e mbllaçitjes se noflles dhe gurgullimes se gurmazit. Ti je perqendruar ne film duke ndjek me pasion biseden sentimentale te protagonisteve: “Allora cosa vuoi dire …, perche io se non avessi detto … però vai con lui, tu non mi ami più …etj”, gjysem metri prane teje noflla e neandertalit mbllaçitet dhe gurmazi nginjet me mall kapitalist.
Pale pastaj kur te tregojne me shifra qe ekrani eshte ne funksion te mbllaçitjes dhe nginjes.

Nuk e di sa te fresketa jane te dhenat. Ato qe permenda une ishin nga 2016 me mos gaboj.

Po ka dhe gjenitalitet se ajo coca cola me se shumti do dale e holle; puna eshte ku eshte epiqendra e kenaqesise. Per shembull analitetin do ta lidhja me shume me komunizmen dmth kontroll, plotfuqishmeri dhe pak paranoje.

Stalkeri te na e beje hallall kete devijimin nga tema.

1 Like

2017 eshte artikulli.

Unë ne fakt nuk e kisha menduar ndonjehere kete punen e shitjeve të kokoshkave në kinema por artikuj serioze për numrin e biletave (sepse kinemaja eshte industri para se gjithash) kisha lexuar. Ndaj dhe bera shpejt é shpejt nje search, sepse më dukej e pamundur qe të mos kisha hasur diku nje problem të tille, nese ai kapte permasa si ato qe supozoje ti më lart.
Besoj se, nje vit dicka më shume nje vit dicka më pak, shifrat duhet të jene pak a shume ato : shitja e kokoshkave perfaqeson 40% të të ardhurave të kinemave në USA dhe rreth 15-20% në Europe (France, konkretisht).

Unë personalisht, edhe kur më duhet të shkoj në nje salle të stermadhe (nga ato të komplekseve me mbi 20 salla), nuk shoh më shume se 1 në dhjete spektatore (biles une kam menduar se eshte nje në 20 à 30) qe hà kokoshka (por ja qe shifrat thokan se edhe në France raporti qenka pak a shume nje në 7-8 ).

Shkurt: shitja é biletave mbetet ende burimi kryesor i të ardhurave të kinemave

Nuk ka ndodh ndonjehere qe te behen dy mendje ne sjelljen e shifrave. Ja ta shoç linkun me shifra q pa tjete ka per sjelle Kthupi. Eshte njesoj si ne betejen heroike me linqe e shifra midis te majteve e te djathteve ne politike, bam njeri e bam tjetri me shifra.
Per mu edhe shifrat e tua jane skandaloze, sepse mendoja qe bar-sinemaja eshte si çdo bar tjeter, sa me majte me buke dy vete.

Ja dhe nje tjeter burim (allocine eshte web-sajti nr1 në France për filmat) i 2017:

Aux Etats-Unis toujours, la vente de boisson et nourriture représente entre 40 et 46% des revenus des salles, ce qui est absolument colossal, là où en France elle ne représente que 16%.

Në USA, shitja é pijeve dhe kokoshkave (ushqimit në pergjithesi -thote artikulli, pra fut aty edhe sandwich etj) eshte midis 40 dhe 46%, gje qe eshte absolutisht kolosale, nderkohe qe në France eshte 16%

I te ardhurave po, por jo i fitimeve. Fitimet nga shfaqja e filmit, 80% shkojne te studio qe shperndan filmin.

Kompani distribucioni (më sakt) dhe jo studio

triller qe devijon, give me a gun and a girl per nje movie, ka thone godardi.
blow out eshtw shembulli perfekt i kinemase si iluzion. Eh, na kish marre malli per cik antonion.

Perpiqu ta gjesh. Film i mirë shume. Ne po fillojme të hamë njerí-tjetrin, thote regjizori, në sensin qe, kemi hyre në nje dark age të re shkaterruese (fort të përafert me ate të David Lynch) qe ka filluar të preke deri dhe emocionet dhe kujtimet.

Magjistral dhe elegant (njekohesisht).

po behet gjithnje e me e veshtire me gjet filmat e rinj, industria punon, piratet behen me dembele (dark age i vertete).
Burning u gjet online pa titra, por me titra te downloadushme anglisht

Qe ne po hame njeri tjetrin as qe kam nevoje te ma tregoje nje regjizor korean, me mjafton e me tepron vendi i 15 i punes ne komunizem dhe kapistallizem. Ne kete te fundit puna eshte rit kanibalizmi puro, hahet mish njeriu, shoqeruar me pop corn dhe coca cola. Derr filmi! Pa pagu pare fare.

Cilesia e imazhit ishte e shkelqyer por nuk e kuptoj se si ja bashkangjit titrat filmit