Fëmijët kanë nevojë për art, letërsi, poezi dhe muzikë

“Fëmijët kanë nevojë për art, letërsi, poezi dhe muzikë, po aq sa për dashuri, ushqim, ajër të pastër dhe lojë. “

  • Philip Pullman

Fëmijët kanë nevojë për art, letërsi, poezi dhe muzikë, po aq sa për dashuri, ushqim, ajër të pastër dhe lojë. Po nuk i dhe ushqim fëmijës, dëmi është menjëherë i dukshëm. Po nuk e lejove fëmijën të luajë në ajër të pastër, edhe në këtë rast dëmi është i dukshëm, por jo aq shpejt. Po nuk i dhe dashuri fëmijës, mund të kalojnë vite pa u bërë i dukshëm dëmi, por ai mbetet përgjithmonë.
Ama, po nuk i dhe fëmijës art pamor, histori, poezi dhe muzikë, dëmi nuk shihet dot aq lehtë. Gjithsesi dëmi është bërë. Trupin fëmija mund ta ketë të shëndetshëm; mund të vrapojë, të hidhet, të notojë, të hajë me oreks dhe të bëjë shumë zhurmë, siç bëjnë gjithmonë fëmijët, por i mungon diçka.
Është e vërtetë se disa njerëz rriten pa rënë në kontakt me artin dhe janë fort mirë të lumtur dhe çojnë jetë të mira dhe të vyera. Në shtëpitë e tyre mund të mos gjesh libra; mund të mos ia dinë fort për pikturat; dhe muzika u duket gjë pa kuptim. Nuk ka problem. Njoh njerëz të tillë. Janë fqinjë të mirë dhe qytetarë të dobishëm.

Por ca njerëz të tjerë, në ndonjë fazë të fëmijërisë ose rinisë, apo mbase edhe të pleqërisë, bien në kontakt me diçka që nuk e kishin ëndërruar më parë. Diçka të huaj, diçka mistike. Por një ditë dëgjojnë një zë në radio që reciton një poezi, ose kalojnë ndanë një shtëpie me dritare të hapur brenda së cilës dikush i bie pianos, ose shohin një afishe ose një pikturë në varur në murin e dikujt tjetër, dhe nga kjo marrin një goditje aq të fortë saqë u merren mendtë. Janë të papërgatitur. Befas ndiejnë një uri të fortë, edhe pse pak çaste më parë as nuk u shkonte mendja; ndiejnë uri për diçka që të jetë aq e ëmbël dhe e këndshme sa t’u këpusë shpirtin. Thuajse qajnë, ndiejnë trishtim, lumturi, ndiejnë vetmi, ndihen të pranuar nga kjo përvojë krejt e re dhe e panjohur më parë. Dhe duan shumë t’i afrohen më shumë radios për të dëgjuar, nuk largohen nga dritarja, nuk ia shqisin dot sytë afishes. E paskëshin dëshiruar këtë siç dëshiron ushqimin i urituri, dhe nuk e paskëshin ditur! Nuk ia paskëshin pasur kurrë haberin!

Ja, kështu ndodh me fëmijën që ka nevojë për muzikë, pikturë apo poezi, kur rastësisht bie në kontakt për herë të parë me këto mrekulli. Po të mos kishte qenë kjo rastësi, mund të mos kishte hasur kurrë në muzikë, pikturë apo poezi, dhe mund ta kishte çuar jetën në gjendje urie kulturore të përhershme, pa e ditur nga se po vuan.

Pasojat e urisë kulturore nuk janë drastike dhe të shpejta. Nuk shihen dot lehtë.
Dhe, ka ca njerëz, njerëz të mirë, miq të mirë dhe qytetarë të dobishëm, nuk vuajnë kurrë nga kjo; janë të plotësuar edhe pa këto. Edhe sikur brenda natës të zhdukeshin të gjithë librat, e gjithë muzika, të gjitha pikturat e botës, ata nuk do të ndiheshin më keq; nuk kishin për ta vënë re.

Por kjo uri ekziston te shumë fëmijë dhe shpesh kjo uri nuk ngopet sepse nuk zgjohet asnjëherë. Shumë fëmijë anekënd botës kanë një uri të pashuar për diçka që t’u ushqejë shpirtin ashtu siç nuk ua ka ushqyer apo nuk do t’ua ushqejë kurrë asgjë tjetër.
Pa gabuar themi se çdo fëmijë ka të drejtë të ketë ushqim, strehë, arsim, trajtim mjekësor e kështu me radhë. Por duhet ta kuptojmë medoemos se pa histori, pa poezi, pa piktura dhe pa muzikë, fëmijët atrofizohen.

Përktheu Ilir Baçi

(Philip Pullman, ndër të tjera, ka marrë çmimin “Astrid Lindgren Memorial Award” në vitin 2005. Romane të tij të shqipëruar nga Artan Miraka kemi: “Busulla e artë”, “Thika e mprehtë” dhe “Tejqyra e qelibartë”; këtë artikull e kam përkthyer nga hapësira në internet https://astridlindgrenmemorialaward.wordpress.com)

2 Likes

rrofsh pjero

2 Likes

si gjithnje lepri osht mçef n’tjeter vend, kush ka ne dore edukimin e kalamojve me librin Beni ecen vete (s’ka nevoje per njeri), ka ne dore te ardhmen. Shifni edhe anen tjeter te feles se Mbretereshes se Ingliterres qe te eksitoheni tamom:

https://youtu.be/YCPsxPsHHVE
https://youtu.be/MvLQa1ZkVPU
https://youtu.be/0UpWvs03s0c
https://youtu.be/75MLHunlRFU
https://youtu.be/32ZHP8ACrR8

E dashur Manjola, ç’ne une rrofsh, artikullin e ka sjelle e postuar Blendi, jo une :grin:

Femijet kane nevoje per like, ipada, dhe leke

1 Like

Me cfare kam pare kohet e fundit femijet zgjedhin tekmologjine per zbavitje, per te mos folur per artin qe ju ofrohet. Ishin te tjera kohe kur kendohej per Rr. Gluck.
Ketu ama vazhdon tradita si dikur.

pjer, e ke lexu librin qi ke shkrujt a si ? kur ta lexoj un kom pr t’pa qi gjith kto teza jan aty

1 Like

Ket komentin Pjeri ka me e mor per keq se ka shume fjale provokuese.

ha ha i modh je vallaj!

Si fshihen komentet?

Leni mos i fshi fare, perderisa je anonime, je e mçefet dmth, te fshime i ke komentet qe kur i ke bere. Pa le dy vjet me vone neper varreza. Nuk ke me as Manjolen neper varreza.

Desha të vendoja një link këtu, por s’ia arrita dot, dola bllof. Doja ta fshija, se më vinte zor të më shikonin ekspertët e PPU :confused:

pyetja duhet bere si vendosen link-et :slight_smile:

ndersa kjo per fshirje, komentet i fshin vec moderatori. Vete jemi te denuar te shfaqemi edhe kur nderrojme mendje per nje postim, dhe postimi mbetet hapesire e zbrazet me 10 shkronja minimumi. Por ka dhe me keq.

Po ç’ne ne kete teme 2 vjet te vjeter? Çfar kuptimi ka te lesh nje link ne njè temè 2 vjet te vjeter qe nuk e lexon kush, perveç arsyes per tu talle?

Po i përshtatesh temës. Doja të sillja një link të një shtëpie botuese që propozonte një libër për fëmijë, si dhuratë për krishtlindje, ku personazhi kryesor ishte një vajzë zombi që i pëlqente të luante me fantazmat. Bëra një debat me një zonjë, e cila e quante një shumë të mirë këtë, me pretekstin se kjo e çonte fëmijën në një botë imagjinare, nga e cila do përjetonte emocione që do i duheshin për të mposhtur frikën. Unë isha totalisht kundër. Doja ta hapja temë më vete, por meqë m’u sugjerua kjo si temë e ngjashmr, thashë ta mballosja këtu lol

komentet nuk fshihen por mund te redaktohen. per te vendosur nje lidhje ne menyre estetike per esnafet e ppu-se :wink: mund te veprohet keshtu:

kliko mbi ikonen lidhje.

Image%201

ne tabelen e meposhtme qe del, tek kutia e pare vendos linkun dhe te e dyta (titull fakultativ) vendos nje emertim

Imagelidhje

rezultati:

lidhja e adrias

1 Like

mballos :slightly_smiling_face: me mire nje teme me vete se je duke bere nje lemsh qe se ke idene. Aq teper se ka pak tema te reja, shyqyr qe te kemi me teper tema te reja.