FIAT LUX - pjesë e dytë (Sokurov. 2)

E vetmja “ndodhi" që vërtet ndodh në epokën postmoderne është deklasifikimi i dosjeve - i Modhi

Duke komentuar në temën e mëparshme, vura re se pa dashje kisha dëshmuar përsëri një të vërtetë të papranuar dhe të papranueshme në sallonin e sinjorës: arti post-modern është parodi e artit klasik për shkak se ky i fundit mirë a keq e përmbushi misionin e tij, dhe arti modern (Avangarda) dështoi në misionin e tij. Arti në këtë rast, si në çdo rast, reflekton më mirë nuk bëhet se të tjera disiplina të kulturës dështimin e fundit të historisë njerzore dhe kulturës në përgjithsi (temë që nuk do ta trajtoj këtu drejtpërdrejt). Meqë koha duhet të vazhdojë në një farë mënyre, në pritje që historia të përmbushet dhe vazhdojë si histori e re, art i ri dhe kulturë e re, arti dhe kultura në të sotmen - që duket sikur nuk ka të sosur - nuk mund të ekzistojnë veçse si parodi e të së kaluarës, sepse gjë tjetër të re nuk sheh vërdallë.

Pikërisht çfarë bën shkëlqyeshëm filmi Arka ruse i Sokurovit (përmëndur në shkrimin e mëparshëm) si parodi e historisë dhe kulturës ruse, dhe jo vetëm ruse siç do ta mundoj ta tregoj sa më poshtë vijon. E gjithë “ngjarja” e filmit zhvillohet në ish-rezidencën e carëve të Rusisë, të famshmit Pallat i Dimrit si simbol i sulmit të Revolucionit mbi të kaluarën reaksionare, përshkruar rëndom edhe nga kinematografia sovjetike, Eisenstein dhe Podovkin. Mbas Revolucionit ndërtesa e Pallati i Dimrit përfshihet në kompleksin e ndërtesave që përbëjnë Muzeun e Ermitazhit. Pra filmi zhvillohet në hapsirën e Muzeut, dikur hapësirë e pushtetit (rezidencë e familjes së carëve) që kontrollonte totalitarisht hapsirën e pamatë të perandorisë ruse. Natyrisht edhe koha e filmit (jo pa qëllim filmuar si një set i tërë i pandërprerë, film pa montazh etj, çështje të trajtuara në shkrimin e mëparshëm) si njëri pol i binomit kohë-hapsirë, zhvillohet në kohësinë e muzeut që përmban në vete tërë kohërat në një pëllëmbë hapsirë simbolike. Konkretisht në disa salla të përaruara të ish-Pallatit të Dimrit (tani të Ermitazhit), ku prej epokës post-revolucionare ekspozohen tabllo të famshme, zhvillohet “ngjarja” e filmit duke rrëfyer të kaluarën në mënyrë kaotike pa renditje kronologjike nëpërmjet personazheve veshur me kostume të kohës se carëve, muzikë, ballo, çaste historikë të ceremonive perandorake të carëve, ose përkundrazi, çaste intime, madje edhe banalë të jetës dhe familjes së tyre. Psh shihet Pjetrin e Madh që ndjek një gjeneral me kamzhik në dorë, Katerinën e II në kulm të fuqisë së saj që asiston në një ballo dhe pastaj kërkon një nevojtore sepse "i bëhet urina”, ambasadori i Shahut të Iranit në audience tek Cari rrethuar nga oborrtarët e etj. Pra kihet të bëhet më një paraqitje të së kaluarës që trashedenton çdo lloj kohe dhe hapsire, një lloj metahistorie e botës kaotike të subkoshit (në këtë rast subkonshit kolektiv, meqe përshkruhet historia e Rusise), që është edhe ambicja e filmit postmodern sinema d’autor kur rrëfen historinë e individit (Fellini më i njohur në popull, filmi “8 e ½” etj).

Pra në filmin në fjalë, Fundi i Historisë dëshmohet si pamundësi për ta rrëfyer Historinë racionalisht (hegelianisht) si ngjarje që ndjekin njëra tjetrën një pas një si hallka të zinxhirit shkak-pasojë, me personazhe që veprojnë të motivuar nga parime fikse në kohë historike dhe hapsirë gjeografike etj.

E nuk behet fjalë vetëm për Rusinë, historia e së cilës dëshmon qartë eurocentrizmin e historisë botërore (të marrë fund si eurocentrike vetëm në vitin fatidik 1989). Pallati i Dimrit dhe gjithë kompleksi i Ermitazhit është vepër e Pjetrit të Madh që i ndërtoi - bashkë me gjithë qytetin e Pjetërburgut - mbi hiçin e baltës së kënetës së bregut balltik si dritare që sheh Perëndimin, dmth oksidentalizoi Orientin me kërbaç (si në skenën e filmit kur fshikullon gjeneralin e tij); Pjetri i madh, për të ndërtuar qytetin e Pjetërburgut dhe kompleksin e Ermitazhit, pagoi arkitektë italianë; shumë nga tabllotë në korniza të përaruara të varur në muret e Ermitazhit janë të autorëve evropianë të blera me një thes para; kamera digjitale në film ndjek një ciceron, një diplomat francez i shek. XIX, që shpjegon imazhet e “ndodhive” të filmit nëpërmjet një llomotitje cinike dhe parodike duke bërë krahasime ironike midis Evropës dhe Rusisë si provincë e saj, por njëkohësisht arrogante si rëndom provincialët për kompleks inferioriteti ndaj kryeqëndrës.

Personazhi i diplomatit bazohet në figurën reale të Markez de Custine, një udhëtar dhe shkrimtar francez i shek. XIX që mbas një udhëtimi në Rusi botoi një libër - bestseller për kohën - me reflektime bazuar në eksperiencën e tij dhe mbi sistemin ekonomik, politik dhe kulturor të Rusisë me titull “Rusia në 1849”. (Sa për kuriozitet, por jo vetëm kuriozitet: saktë në të njëjtën kohë Tocqueville botoi librin e famshëm Demokracia në Amerikë, ku përshkruhet njësoj një tjetër kontinent që u eurocentrua pa kërbaç). Në film ky person shoqëron me llomotitje kulturore një bashkëbisedues të paidentifikuar (përveç faktit që është rus), por që identifikohet me kamerën dhe prandaj edhe me vetë spektatorin. Identifikim gjithnjë nëse spektatori arrin “të hyjë” në film, ndryshe filmi është i mërzitshëm dhe braktiset pa një pa dy, të zë gjumi, dhe me shumë të drejtë, edhe për faktin që vështirë të mbahet tensioni i identifikimit në fjalë.

Lë në fund më rëndësishmen që një spektator rus e ka më të lehtë për ta kuptuar, krahasuar me një spektator të huaj që nuk ka familjaritet me historinë dhe kulturën ruse: në versionin rus të filmit zëri në vetë të parë është zëri i Sokurovit dora vetë që udhëhiqet nga diplomat freng në metahistori, parodi e poetit Dante të udhëhequr nga Virgjili në të përtejmen. Më se e qartë ftesa për identifikim të autorit me spektatorin (alias ambicja e ikonës ortodokse, e cila fton spektatorin të marrë pjesë në ndodhinë e shenjtë që ajo përshkruan), gjë që është dëshmia më e pakuptuar, më e pa pranuar dhe më e papranueshme e Fundit të Historisë si Fund i Historisë Providenciale. Mandje edhe për vetë Sokurovin, i cili, hem thotë se format artistike të së kaluarë tanimë janë trup pa jetë, e hem vazhdon t’i admirojë si gjithë të tjerët; dmth nuk rri dot pa admiruar, qoftë edhe kufoma.


pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

Shiko se shumica e shkrimeve te mija i bien pragut qe te degjoje dera bashke me penxheren dhe vazot e mullagave ne parvaz. Flasin per Rusine, montazhin filmik, kohe-hapsiren, Muzeun, ikonen etj, por hallin e kane gjetiu.
Psh ky shkrim eshte per te gjithe intelektualet e mdhej provinciale eurocentrike, dmth edhe per katunaret shqiptare qe duan te shkojne ne Evrope.
Evropa ik, e keta ndiq me llap jasht!

Një fragment nga poezia e famshme “Kalorsi prej bronzi” e Pushkinit, i cili sintetizon në vargje se si Pjetri i Modh ndërtoi nga hiçi i kënetave pa jetë të Balltikut një qytet emblemë (Pjeterburgun), kryeqytet dhe port detar që përfaqsonte projektin e një Rusie moderne, që përveç ambicjes per të qenë superfuqi tokësore, mëtonte te bëhej edhe superfuqi detare (kërkonte të futej në Paktin e Atllantikut, në Nato :stuck_out_tongue:).

prej këtu do të kërcënojmë suedezin.

Këtu qyteti do të themelohet

për inat të fqinjit arrogant.

Këtu na është dhënë fati prej natyrës

të hapim një dritare në Evropë,

të vemë një këmbë ngulur në det.

Aleksandër Pushkin

Ja si e parodizon Sokurv në finale te filmit vargun e Pushkinit:

të hapim një dritare në Evropë

Veprat e fundit te Rothkos para se te vriste veten ngjajne shume me kuadrin e skenes finale te filmit te Sokurovit (dritares se hapur ne Evrope, te Pushkinit). Njera prej tyre nga seria finale: Grey and Black:
https://www.google.com/search?q=rothko+black+grey&safe=active&sxsrf=ALeKk02eKQMUGLl72k_kYqTre1cwOwjyZg:1597856432941&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=F87MFNvDO1w6RM%252C0F6LHWai94vLaM%252C%252Fm%252F06w5btt&vet=1&usg=AI4_-kSanjK0-QYuT1YfMgVHCI1qmPJAog&sa=X&ved=2ahUKEwiHmdmI36frAhVtMewKHZ1EC2EQ_B0wDHoECA4QAw&biw=1536&bih=750#imgrc=F87MFNvDO1w6RM

When asked about the “Grey and Black” paintings, he said, quite simply, that they were about death. They are desolate, empty images, but they also afford a richly ambiguous visual experience. Their landscape-like qualities, with the black at the top - an Arctic wasteland under a vast and empty sky - is at the same time more deathlike.

Kjo eshte nje prej veprave maje te krijimtarise te Rothkos:

Ndersa kjo eshte veper finale (Grey and Black) para se te vriste veten (ngjan si dy pika uji me skenen finale te filmit Arka Ruse):

Në filmin Arka Ruse diplomati frëng thotë të vërtetën më të madhe që kam dëgjuar ndonjëhere për Rusinë:

Rusët i ka mësuar të shijojnë jetën Pjetri Madh, i cili ka vrarë birin e tij.

ja si shjohet jeta tamom:

Në njërën nga ditët e para të karantinës, duke parë nga dritarja si prej kamares së qelisë së burgut, i rashë në të se, krahas kalendarëve të ndryshëm që janë përdor në botë përgjatë historisë: maja, grigorian, hebraik, islamik, persian, indian, kinez, deri edhe kalendar i Republikës Franceze të përdorur në Fracën revolucionare, ekziston edhe kalendari i “raccolta differenziata” (ekspozim i ndarjes së plehrave: kartë, lëndë bio, plastikë, plehra të pa riciklueshme, jeshillëk, sipas ditëve të veçanta të javës). Nga thasët me plastikë që komshijtë kishin lënë në vendin e caktuar të plehërave, kuptova që ishte ditë e enjte.
Njëkohësisht kuptova që kemi arritur Fundin e Kohëve: koha është ngushtuar, një javë baraz me një vit. Bashkë me Fundin e Kohëve ka mbërritur edhe Fundi i Hapsirës; dëshmia e ndërlidhjes relativiste hapësirë-kohë, qëndron në instalacionin artistik të thasëve me plehra, që më tregon njëkohësisht se çfarë dite e javës është, dhe që jam i mbyllur brënda në kuvli ne vetmëvete.
i Modhi :smiley:

1234567890