FIKS

Eshte fix ora per te filluar nje shi qe nuk ka rene kurre me pare. Nje shi qe mbjell vetmine ne rruget turbekulare, mbuluar me pluhur civilizimi, ambalazhe plot ngjyra … trishtim.
Kush qendron mbas xhamave, qofshin keto edhe zhamat e nje moteli eshte frikacak. Nese guxoj dhe e them kete me ze te larte, e di qe rruget do te mbushen plote, me trupa qe hidhen nen rrebesh, kercejne ritmin e shiut, te zhveshur nga mendimet. Si ne nje lavatrice te madhe koha centrifugon. Fugon femijeri pantallona te shkurtra, fustane basme me lule, me sandale plastike.
Nga qielli rigojne forma te tejzgjatura tingujsh. Fjalet nuk kane kuptim. Njeriu brenda meje dremit si qen. Cuditshem ndihem pjese e se gjithes. Cuditshem peshtyj, fershellej, humbas.

1 Like

ODISEA

Burri me mjekrren e denduar, te zbardhur nga kripa e detit qe era ja kishte perplasur cdo dite fytyres, kishte mbeshtetur koken ne direkun e anijes, dhe bashke me te lekundej nga dallget e detit. Tej nga skaji tjeter i anijes, degjohej kenga e nje tjeter burri, qe nuk i intereson rrefimit tone. Ai kishte nje ze te rende. I rende ishte gjuha dhe veshtrimi i tij. Ne mes te anijes, me timonin shtreguar mes duarve te medha, qendronte nje burri i trete. Edhe ky me nje ze qe buciste, kendonte nje kenge te gezueshme, mbushur me harbimin eres, dhe lirine e detit. Mbi direk, ishte nje burri i katert. Ai nuk kendonte. Ai ulerinte plot ngasherima dhe si majmun i terbuar kercente sa ne nje direk ne tjetrin. Nje i peste burre, godiste me sa fuqi kishte nje daulle me lekure derri. Gjemonte diafragma e burrit te heshtur, gjemonte shpina e anijes dhe kubeja e qiellit.
Rreth anijes, sirenat, me nje ze qe nuk degjohej, i kendonin burrit te heshtur nje kenge malli. Ne perendim endej shtegu i kthimit.