Finalja mbretërore

Edhe republikanet më fanatikë të botes e vleresojnë mbretin kur luajnë shah! Kjo analogji i perket tifozave te Barcelones të cilet e pranuan rezultatin e ndeshjes së mbremshme me dhembje , por plot zili ,sepse ata vete, katalanasit mbeten ende ne statusin e Provinces mbreterore dhe jo vete mbreti! Nuk e teproj kur shprehem se Reali i Madridit edhe pa Modriç ka mesfushen më të mirë gjate historise së futbollit! Zidane si arkitekti më gjenial i ndertimit te lojes ka ndertuar nje taktike solide e cila ka per qellim gjate zoterimit te topit, të kontrolloje zonat e qendres së fushes dhe koridoret e brendeshme, duke krijuar nje rotacion fleksibel ne krijimin e zonave te lira ne mesfushen dhe repartin mbrojtes te kundershtarit! Kjo mënyre loje ndikon në daljen marramendese të kundersulmit te shpejte me shumë lojtarë , duke shfrytezuar dhe mbrojtesit anesorë dinamike, si kompletim i papare deri më sot ne lojen e futbollit!

Mbreme kunder Barcelones shumë te shpejtë ,deri në kufirin e zonës së rreptesise së kundershtarit, por me mungese te theksuar finalizimi , Casemiro i Realit si lojtar gladiator rrenues per kundershtarin , por njekohesisht dhe nje arkitekt ofensiv i lojes hapi zona te lira per lojtaret e tjere te mesfushes! Por loja e Casemiros ishte si pika e vetme e shiut e cila pas saj vijnë te tjerat si rrebesh i pandalur me Kovaçiç e Kross më vonë, te cilet disa here me radhe gjeten të lirë me pasimet e tyre pikante , Iskon, Bale, Benzema e më vonë Ronaldon i cili me krenari profesioniste pranon ta nisë lojen dhe nga stoli rezervë , e per t’u kthyer më vonë protagonisti kryesor i sulmit madrilen ,edhe pse u ndeshkua nga inkuzicioni i gjyqtarit , të “dashuruar” pas Barcelones magjepëse, si nusja cila qendis pajen e vet , por nuk arrin ta perfundoje , sepse krushqit ndodhen më shpejt tek porta e saj , se sa e kishin menduar!

Sulmi i Realit me dy sulmues anesore me inteligjence ekstreme dhe nje diamant ne qender, munden te shkepusin nga loja e njeri tjetrit mbrojtesit katalanas, duke krijuar siperfaqe te lira ne zone, e duke e shfrytezuar ate me nje lojtar te tretë, nepermjet ndryshimit te lojes ne hapesirat e izoluara te fushes , dhe prej andej transferimin e lojes direkt tek lojtaret e lire! Po të keni shikuar me kujdes, Benzema dhe Bale i peshkonin mbrojtesit e Barcelones duke ju hedhur karremin drejte kraheve , duke i leshuar pozicion te lire Iskos dhe Ronaldos per aq kohe ata luajten si lojtare te vendosur diagonalisht dhe të pamundesuar markimin e tyre , me efektivitet te larte! Te dyja skuadrat u munduan ta sundojne kundershtarin nepermjet lojes së presingut , por me ndryshimin se Reali i Madridit e perdori kete forme loje ne tre repartet e sidomos ne repartin e mbrojtjes së tij , duke mos e lejuar kundershtarin ta zoteroje topin, atje ku deshironte ai !

Natyrisht edhe jashte lojes se bezdisur te presingut te dyja skuadrat na dhuruan një implementim magjik te futbollit te kombinuar Samba-Tikitaka edhe pse implementuesi i i së pares i cili me lojen e tij e kthen euoforinë në ekstazë tek shikuesit , nuk eshtë më pjese e ansamblit katalanas, por e skuadres egzotike te PSG -se! Si epilog deshiroja ta zgjeroja analizen time te tejzgjatur me keto fjale! Sot Reali i ka eklipsuar te gjitha skuadrat e tjera! Floriri mund te verbojë vetem hajdutet ne vitrinat e dyqanit, Reali po na verbon të gjitheve me spektaklin e tij!

Shpëtim Bushati
Trajner H- AIK

ekipe te medha por qe akoma varen shume nga 1-2 lojtar super te medhenj…pa ronaldon dhe mesin do kishim rezultate te tjera…psg do hyj ne kete grup shume shpejt

Ka qene nje trajner dikur Rr. K. (para shume viteve) ne Shqiperi qe kishte nje teori te tijen ( bile shkruajti dhe nje manual format xhepi) ku shpjegonte ne menyre shkencore ndertimin e lojes ne fushe, pozicionin e lojtarit me fushen dhe topin, distancen e kembes dytesore ( jo kontrolluesja) nga topi, shpejtesine e lojtarit ne raport me lartesine e shtatit etj etj. Po e gjeta ne internet po e sjell. Shume nga teorite e tij perdoren nga trajnere botrore pa iu njohur merita. Respekte Rr.K!

sa e ka romantizuar Realin ky…
dakord, Reali per momentin ka nje ekip solid qe funksionon shkelqyeshem , pra eshte ne super forme ! -ndeshjen me Barcelonen nuk e pashe, por ama e di lojen e Realit qe zakonisht luan pak i terhequr, i perqendruar ne pozita pritese , dhe ne momentin e volitshem qe gjen hapesirat kundersulmon dhe te ndeshkon . per kete kane mjaftueshem kualitet ata !
pra nuk mund te thuash ‘‘ekip i madh’’ apo ti thurresh elozhe te tilla ketij Reali, qe ne fakt eshte ekip shume i mire, por jo i madh, i jashtzakonshem… ekip i madh quhet ai qe ben lojen , te sulmon, te dominon. -ky Real nuk domonin, por luan i kallkuluar duke pritur me durim meomentet nga loja qe te perfitoje nga gabimet e kundershtarit… dhe kete e ben me nje eficense te tmerrshme !

edhe dicka tjeter ; shpesh ne futboll , te nje skuader, diferenca mes mbarvajtjes / suksesit dhe disfates, eshte shume e holle dhe varet nga momente te caktuara… ‘‘momenti’’ i arte i Realit ne kete sezon ishte kur eleminoi Bajern dhe arriti finalen e CL qe dhe e fitoi… well, Reali nuk e kaloi Bajernin por e kaloi arbitri… pra Reali nuk duhej te ishte ne finale te CL. -e nese do ishte keshtu, sot do flisnim ndryshe sepse do kishim nje sezon te deshtuar per Realin ku ndofta edhe pozicioni i Zidane do te ishte ne diskutim etj etj…

nga analiza e shkurter qe ky trainer i ka bere ndeshjes,

  1. me vjen keq qe nuk e paskam pare ndeshjen
  2. tregon se e kupton shum mire futbollin dhe duhet te jete trainer i mire.

“… Zidane si arkitekti më gjenial i ndertimit te lojes ka ndertuar nje taktike solide e cila ka per qellim gjate zoterimit te topit, të kontrolloje zonat e qendres së fushes dhe koridoret e brendeshme, duke krijuar nje rotacion fleksibel ne krijimin e zonave te lira ne mesfushen dhe repartin mbrojtes te kundershtarit! Kjo mënyre loje ndikon në daljen marramendese të kundersulmit te shpejte me shumë lojtarë , duke shfrytezuar dhe mbrojtesit anesorë dinamike, si kompletim i papare deri më sot ne lojen e futbollit!..”

Ndermjet shum taktikave qe iu mesoja lojtarve te mij (11-12 vjeç) ishte dhe kjo, krijimi i zonave te lira, te cilat unei quaja ‘korridore te lira’ dhe kishte raste (gjate ndeshjes) qe i therisja mbrojtesit te djathte te hecte me perpara, dhe ai me shihte plot habi “se ç’dua une ne ate zone pa lojtare e pa top” e veç kur i vinte topi pas nja 10-20 sekondash.

Largimi i Neimarit per turp u reflektua mjaft keq tek Barcelona. Raste pa fund te pakonkretizuara ose te konkretizuara keq. Ne kete ndeshje pashe ne rol te rendesishem Dorfeon qe eshte lojtar per ekipet e dores se dyte ne Itali, dhe nuk zhgenjeu sepse nuk e njef jare zonen e 16 metershit.
Mbrojtja e Realit u ca shume here dhe Reali mori me te miren e mundshem me sulmuesit e saj ne kundersulm. Aftesia golashenuese e Realit eshte mbreselenese. E theksoj e pa-imagjinueshme boshlleku qe ka lene Neimar ne nje skuader me kaq shume para e alternativa.

Ndoshta problemi eshte edhe Messi, sepse perzgjedh shoket e sulmit si ti kete dashnore e si perfundim nuk ka alternativat e duhura.

Barcelona akoma nuk ka arritur te gjejne pasardhesin e Xavi Hernandesit dhe te Iniestes.
Keta te dy se bashku me Mesin ishin Barcelona e lavdishme.

1 Like

Reali i fiton ndeshjet ne mesin e fushes ku jane superior ndaj cdo ekipi. Se fundmi Casemiro dhe Isko e kan erritur shume nivelin e lojes. Ishte e turpeshme menyra si e nxorren jashte Ronaldon se ne te vertete nuk simuloj.

Nga shkrimi duket qarte se autori eshte tifoz fanatics i realit, pra nuk eshte realist.

Doli qe qenka real-ist.

1 Like

ku shkoi ky tifozi entuziast , realist.:smiley: i Madridit qe solli kete shkrimin ? -te thame mor bir qe Reali eshte ekip i mire , ekip qindramiljonash mo, edhe ekip ne forme per momentin (kur solle shkrimin), por nuk eshte ekip i madh joo !
shiko ku gjendet Reali. M ne tabelen e klasifikimt ne La Liga, gjysmat e pikeve te Barces, ne pozicion suReal:joy:

80m1NIm1QK2ujs1EHvTlmg