"Fluturojnë” 2.7 miliardë euro; Mallrat që i blejmë dhe i shesim botës dhe shtetet

"Fluturojnë” 2.7 miliardë euro; Mallrat që i blejmë dhe i shesim botës dhe shtetet

Shqiptarët kanë blerë nga shtetet e Europës dhe vendet të tjera të botës rreth 4.7 miliardë euro mallra në vitin 2017, sipas të dhënave që u bënë publike nga INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme. Ndërsa u kemi shitur këtyre shteteve shumë më pak, rreth 2 miliardë euro mallra. Si rrjedhojë, kanë dalë neto nga vendi 2.7 miliardë euro (diferenca mes eksporteve dhe importeve), shumë që është e barabartë me 24% të asaj që prodhon ekonomia shqiptare në një vit (prodhimi i brendshëm bruto).

flm admino

1 Like

P o cfare i çojme Italise ne more aman …jane po italianet qe kane hapur keto biznese ne Shqiperi dhe i marrin po vete per ti shitur tek klientet e tyre …
çfare mund te shesim ne perveç ndonje minerali dhe gjethes jeshile …

Qilima, sixhade, punime bakri, etj.

Deficit tregetar me pak a shume 2.7 miliard Euro - thote INSTAT. Po si eshte mbuluar ky deficit a na e thote INSTAT-i? Se qe eshte mbuluar eshte mbuluar por me cfare burimesh? Kete gje po ja le Pierit qe ta trajtoje se ate kemi kopentent ketu tek PPU-ja. Keshtu ka qene gjithmone, deficit i larte tregetar, dhe gjithmone ja kemi dale mbane e kemi mbuluar me gjak e sakrifica.

Shkurt ne nuk exportojme, nuk prodhojme. Vetem blejme gjithe ajo pasuri nentoksore mbi toksore po shperdorohet.Po shkon lume. Duhet te kuptojme se jeta eshte arithmetic! E ka then Olimbija po qeveritaret tallen !I urrej politikanet e pas 1990 Hajdut shperdorues hipokrit idiot dhe fodull !Diskutoni kot ! Lume e per lume Asgje e vyer nuk llogariret sepse politikanet palikar shqiptar jane te paafte ! Jane fodull maskarenje hipokrit dhe shume te pasur ! Me pa te drejte !

berbero, keshtu eshte kur nuk lexon manualin udhezues VQ :laughing:
ku fshihet lepuri , lexo tek importet, ato qe na “rendojne”
" … Grupi, që zë peshën kryesore të importeve është ai i “makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit”, me 21% të totalit. Ky grup ka ardhur në rritje vitet e fundit edhe për shkak të projekteve të mëdha si TAP dhe Devolli, të cilat kanë pasur importe masive…"

Qe do te thote se ky produkt eshte i dubellsuar direkt, per shkak se;

  1. ve ne levizje nje “rrip transmesioni” te ekonomise, pra nxjerr nenprodukte te tjera, vlera/paketa te tjera.
  2. eshte i çliruar nga çdo borxh i brendeshem, per shkak se e ka sjell nje sipermarrje private, i huaj apo i vendit, eshte puna e saj me se e ka blere kete produkt (maqineri).
    Te mos harrojme se nje pjese e ketyre maqinerive (produkti), me te mbaruar punen, dalin (regjistrohen) si eksport, pra kemi nje pakete/vlere tjeter.
    Siç e kam thene para shume vitesh (15-20) tek letrat drejtuar socialisteve, çdo produkt i huaj qe hyn ne vend, i shtohet GDP/PBB tone, pra eshte i ekonomise shqiptare, e llogaritet me pas si i tille. E çdo rritje e PBB/GDP shqiptare, sfumon edhe borxhin, teori qe e morren ekonomistet e Buall Mavrise nga Letrat, e qe po e zbatojne edhe ekonomistet e Palloshit, si shum teza te tjera qe kam hedhur dikur.

" … Si për ironi, në një vend që ka peshën e bujqësisë ndaj ekonomisë (PBB) më të lartën në Europë, me rreth 20%, “pijet, ushqimet dhe duhani” përbëjnë grupin e dytë më të madh të importuar, me 17% të totalit. Në 2017-n, shqiptarët kanë shpenzuar për të blerë ushqime, pije e duhan nga jashtë rreth 800 milionë euro…"

Dikur, ne kohen e Nanos, (viti, 1999-2002) peshen e bijqesise ne pbb/gdp, e kishin 49% , rreth gjysma e saj. E pashe qe gomeret e Nanos, siç ishte dhe vete ai, i kishin bo llogarritjet me prapanice, dhe ua bera nje verejtje (e ke tek VQ) dhe siç duket, qeverite e mevonshme, e kane korrigjuar ate budedallik te tyre. E kane ulur % e bujqesise, duke iu perafruar se vertetes.
Tani lind pyetja; kur shqiptaret kane harxhuar 800 milion euro per pije e ushqime nga jashte, aq sa eshte REMITANCA vjetore, si shpjegohet qe tregu i valutes eshte plot. Perndryshe do kishim kolaps, mirpo ja qe s’kemi, dhe shyqyr :laughing: Une mendoj se ne tregun shqiptar, hyn valute, (e regjistruar, e paregjistruar, me dore, etj), shume me teper se remitancat, ndoshta 2-3 here me shume. Mirpo keto jane vlera/paketa, qe vene ne levizje ekonomine.
Pyetja qe vjen per qeveritaret, eshte; A i regjistrojne keto volume pune ata, keto vlera, qe te pakten te formojne krahun tjeter, dubellsimin, qofte edhe nepermjet obligacioneve apo titujve te tjere te vlerave qe shfaqen ne treg.
Sepse edhe me siper pame qe hyne gjithe ato maqineri (vlera) qe krijojne vende pune, rrogen neto e bruto, nje vlere qe e administron shteti nepermjet sigurimeve shoqerore, pra krahu tjeter ai i dubellsimit ekziston, mirpo a i pergjigjet BQ kesaj vlere, dhe a i kerkon llogari Palloshi per kete vlere/pakete,qe fare mire mund ta investoje diku tjeter, per te krijuar perseri vlera, paketa te tjera. Keshtu gjenerohen parate, paketat, vlerat.

Piero, vetem ne paragrafin e fundit je perpjekur paksa per te me dhene nje pergjigje per pyetjen time, por prape je konfuz. Thua, qe hyn valute e paregjistruar ne tregun shqipetar. Sigurisht qe hyn se perndryshe nuk do te realizoheshiin 4.7 miliard euro importe. Pyetja eshte se cfare ne prodhojme/shesim (ne menyre informale) qe futen dicka me pak se 2.7 miliard euro ne vit ? Pra eksportet informale i kemi me te medha se ato formalet. Dhe nese eshte keshtu a mundemi qe ti formalizojme keto eksporte , qe do te thote nje shendoshje e ekonomise?

Pjer, cfare te kam thene per permendjen e VQ?

1 Like

Mos u boj konfuz i dashur, ne nuk prodhojme e shesim ne menyre informale, sot shteti regjistron thuajse te gjitha, çka eksportohet e çfar importohet. Ne jemi me shume ekonomi sherbimi, dhe shume pak prodhimi, dhe nje pjese e valutes futet edhe nga ekonomia e sherbimeve, sikunder dhe dorazi apo nga kontrabanda e substancave, sendeve te ndaluara.
Mos harro se ky hendek, ne import-eksport, 2,7 miliard, eshte fakultativ, ne letra, se ate 21% e maqinerive e paisjeve qe sjellin te huajt, nuk i rendon ekonomise shqiptare, perkundrazi, i jep frymemarrje. Une do te thoja se doganat, qe regjistrojne çdo gje qe hyn e del nga firmat/sipermarrjet, regjistrojne edhe nje/disa aparat/e qe i duhet X institucioni per nje/disa jave psh, e qe e marrin perseri mbrapsht, e keshtu ne kemi jo 21% te totalit, por rreth 30% te totalit, rreth 1,5 miliard, qe duhet ti besh zbritje, kemi nje hendek aty tek 1,2 miliard euro, qe fale hyrjeve te valutave, retushohet/ mbulohet.

Aleko, po te lexosh edhe tek eksportet, shihet se kemi nje sukses tek fasoneria, 43% (tekstile+kepuce) ku nje pjese e materialit, vjen nga jashte, pra regjistrohet si import, dhe kete kategori importi (rreth 30%) , une do ta quaja import pozitiv (si kolesteroli pozitiv), sepse ve ne levizje nje pjese te ekonomise, eshte xhiro e konsiderueshme e mallrave/produkteve dhe parave.

Po pse kanabisi qe prodhojne fermeret tane apo sherbimi i prostitucionit a nuk jane ekonomi informale? A nuk sjellin valute keto mallra e sherbime? Te ngeli menja tek makinerite qe vijne per disa kohe dhe qe largohen prape, ne vend qe te kapesh arterin kryesor qe ballancon kete deficit tregetar in ekstremus.

natyrisht berbero, e thashe dhe me siper, lexoje me kujdes;
" … sikunder dhe dorazi apo nga kontrabanda e substancave, sendeve te ndaluara…"

" … Grupi i tretë janë “tekstilet dhe këpucët”, me 14% të totalit, por që janë të lidhura në pjesën më të madhe me eksportet e po këtij grupi, teksa janë lënë e parë për industrinë e fasonerisë…"

edhe ketu kemi nje pjese te importeve qe pasi perpunohen, dalin si eksporte, pra kemi import pozitiv, qe automatikisht dubellsohet, vlere qe qeveria mund ta perdori per çdo nevoje te saj.