Forumi Ekonomik Botëror: Rritja ekonomike në Shqipëri ka pasuruar pakicën

http://www.civitas.al/al/politike/ilir-beqaj-braktis-epidemine-e-gripit-ben-shopping-luksoz-ne-milano-foto

Nje pakice te shumices.
Aq te madhe sa e jane kfashaten rrilindasit, do tu ngele ne fyt.

Studimin dhe raportin e Oxfamit, dje e dhane te tera tv, nderkoh qe sot e kishin te tera gazetat, raport nga i cili ishte bazuar edhe Forbes. 8 persona, zoterojne kapital sa 50% e popullates se varfer te planetit, gje qe tregon -sipas analisteve- se; sistemi kapitalist ka deshtuar.

pra ju jeni per nje sistem tjeter, i nderuar? cili eshte ky sistem?

Sistemi hibrid i dashur, Kapitalizem se bashku me Socializem.

i nderuar, kam pershtypjen se keni mangesi te dukshme ne lemin e njohurive te sistemeve politike perkates.
Qellimi perfundimtar ne socializem eshte zhdukja e dallimit klasor qe haset ne kapitalizem ku pakica ka ne dore mjetet e prodhimit dhe shumica punen qe e shesin ne tregun e pakices. C’eshte ky hibridi? si funksionon? do kete te pasur e te varfer? ose te pasur e me te pasur? se po pati, ngelesh prape ne kapitalizem, pavarsisht si e emeron zotrote

Ju thoni; "…Qellimi perfundimtar ne socializem eshte zhdukja e dallimit klasor qe haset ne kapitalizem…"
Pikerisht, prandaj duhen futur sa me shume elemente te Socializmit (siç e kam then edhe tek VQ) ne Kapitalizem, per ta zbutur kete dallim/diference.

pra jeni socialist.
Me fal i nderuar po nqse ne te dy fjala vjen, jemi njeri dembel e tjetri puntor, njeri ben shpikje e tjetri llogje, si mund te jemi njesoj?

Një profesor ekonomie në Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.

Klasa (studentët) këmbëngulën se socializmi funksionon, përderisa askush nuk do të ishte i varfër dhe askush nuk do të ishte i pasur. Profesori tha. “Dakord, do të bëjmë një eksperiment në këtë klasë për socializmin”.

“Të gjithë notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (Dhjetë)”, tha Profesori.

Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B (Nëntë). Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak, ishin shumë të lumtur.

Por në testin e dytë, studentët që kishin mësuar pak nisën të mësonin edhe më pak, dhe ata që kishin studiuar shumë, menduan që, përderisa nuk do të merrnin A, nuk kishin pse mësonin aq shumë. Mesatarja në testin e dytë ishte D (7).

Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.

Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet, dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.

Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.

Profesori u tha se edhe socializmi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit.

Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh shpërblimi, por kur qeveria merr gjithë shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses.