Fotografi nga protesta e 1 tetorit
Ajo qe me beri pershtypje qe kjo me shami i paralajmeronte njerezit nga podiumi se me mbetjetet do vershonin epidemite e semundjet ne Shqiperi, per te gjithe dhe per familjet e atyre qe nuk ishin ne shesh. Nuk eshte kjo gjuha e duhur dhe diskutime te tilla tregojne mungesen e informacionit ne rradhet e protestuesve.
Protesta filloi me 300 vete dhe mbaroi me 1000 vete, numri i punonjesve ne industrine recikluese este 3400 kurse i mbledheseve te angazhuar 30 000. Mendo sikur te bejne proteste ata javes tjeter.
Ti plako ishe ne proteste gje? Une isha dhe pashe me shume se 2000 vete. Por ka me mijera ne Vlore, Fier e gjetke qe nuk i duan. Keshtu qe keto numerimet mos na i trego nga amerika pash Zotin.
Ke morr rolin e Shkabes …pak a shume…kur ste pelqen cfare diskutohet ndan diskutuesit ne baze kilometrazhi, ves i keq qe trashegojne Shqiptaret nga e kaluara komuniste.
Une gjonat i ndjek me shume vemendje dhe raportoj me perpikmeri. Nxorra mungesen e kualifikimit dhe racionalitetit te kesaj vajze. Po me boni pershtypje sharlatanizmi i Sazan ambientalistit perseri sot, 4 dite perpara kur u Pyet pse nuk ishte me protestuesit u pergjigj qe protestuesit nuk dinin cfare kerkonin dhe ligji nuk ishte i keq…2 dite me pase u thirri pedagogeve pse nuk bashkoheshin me protesten apo kishin frik per vendet e punes, kurse sot deklaronte se nuk u ishte bashkuar protestuesve sepse kish qene jashte shtetit. Ne Shqiperi OJQ jane kthyer ne leva ngritjesh parash per ate qe sponsorizo nje kauze apo jo. Prandaj bon shume mire ata te rinj e te reja qe ti pe personalisht ne Fier e Vlore qe nuk levizen nga vendi e sju bashkuan. Genjeshtra Paturpesia e sharlatanizmi nuk jane atribute te Politikanve vetem me sa shof
“Ajo qe me beri pershtypje qe kjo me shami i paralajmeronte njerezit nga podiumi se me mbetjetet do vershonin epidemite e semundjet ne Shqiperi, per te gjithe dhe per familjet e atyre qe nuk ishin ne shesh.”
Zonja pedagoge, ajo qe veren ti “me shami”, nuk e ka gabim. Dyndja e plehrave epidemi dhe semundje sjell. Shqiperia ka tashme plot hapesira natyrale dhe metropole ku jane perhapur, nga te cilat jane ndikuar jo vetem njerez por dhe fauna dhe flora ne pergjithesi.
Eshte naivitet te mendosh qe industria e perpunimit te plehrave nuk do te vije pa lene shenjen e saj dhe pa deme, apo me keq qe do ta beje Shqiperine me te paster.
Vertet? Me vjen gjynof per studentet.
Industria e perpunimit eshte jetike dhe ne jemi vone. Racionalisht, Reciklimi i ble mbetjet dhe ka nxitje ti utilizoje ato ne maksimum e jo ti hedhi si plehra ato qe ble. A do jete industria e reciklimit e afte ta beje Shqiperine me pak te piset e jo me pak te paster eshte pyetja se ne si Shqiptare ndosim 83% dhe recikluesit pastrojne 17%. Ne prape do te ndotim ne ekstrem edhe sikur reciklimi te shkoje tek 43% i plehrave lokale si Italia.
E di si eshte puna, e ardhmja duket hapja e incineratoreve qe do zevendesojne djegiet ne fushe te hapur, dhe Ambientalistet ndoshta duhet te monitorojne se mos vijne plehra nga jashte per tu djegur vec lokaleve, sepse reciklimi eshte shume larg.
Idealja eshte qe ambientalistet Shqiptare te shkojne me makinat e tyre dhe te marrin mbrapsht gjithe ato tona plera qe jua kan plasur pa shume vrasje ndergjegje fshatareve dhe qytetareve te dores se dote si Elbasani e Durresi, keto 25 vjet , e ti trajtojne ne shtepite e tyre. Krimi ekologjik ne Shqiperi fillon qe ne guzhinen e thjeshte Shqiptare dhe te pretendosh qe nuk do reciklosh eshte rreshqitje e metejshme ne ndotie.
do vjedhim tha, por jo kaq hapur.
Papritmas, ju dogj xhani per industrine e riciklimit qe po punon vetem me 30% te kapacitetit…
Do thush ti, pse nuk ju dogj dhe per bujqit qe u kalben prodhimet sepse s’ka frigorifere ose sepse importohen nga jashte…ajo eshte ceshtje tjeter. Te behen edhe bujqit bashke, t’i votojne naj gjosen ne dore mikut dhe e bo ky, pa problem
Porotest e pa edukuar pa edukate 
Nuk ka rendesi se sa ishin…nuk eshte ceshtje numrash…edhe sikur vetem nje protestues i vetem te ishte,ka te drejten e zotit te degjohet…opangen ne goje ka pas thene ati i urte…
Ndërkohë, un i shkrova nje koment Edi Ramës, por jo vetëm që ma fshiu por dhe më bllokoi. Deri tani, më ka bllokuar Berisha, Veliaj dhe Rama.
Ja komenti që më fshiu Rama
I panderuar kryeminister, lenda e pare nuk ka nevoje per riciklim. Trishtuese te shohesh si po don tua shesesh sapunin per djath shqiptareve. Te shikosh riciklimin si industri strategjike (meqe kemi krahe te lire pune) eshte si te shohesh biznesin e hashashit investim strategjik, apo pse jo dhe prostitucionin si eksport. Nderkohe qe shkenca thote se duhet te minimizojme mbetjet, ti po promovon industrine e riciklimit si krahasimisht zhvillimore. Te lutem shikoje pak hierarkine e nevojave te nje komuniteti, pasi dicka me thot se apartamentin tend e mban paster. Un si qytetare perpara shesheve e parqeve me beton si investim publik, dua te me jepet mundesia te diferencoj mbetjet e mia. Njekohesisht edhe njehere sic kam qene nje nder autoret e projektligjit te heqjes se qeseve plastike njeperdorimshe nga qarkullimi, te bej thirrje ta zbatosh si ligj. Edhe njehere, po te them nuk ka riciklim 100% te nje materialim riciklimi listohet si nevoje pasojash jo si industri per tu promovuar. Hejvalla paraprakisht sidomos po nuk ma fshive komentin.
Asnji argument te vetem te justifikueshem me normat e logjikes nuk jep kush ne favor te importit te mbeturinave.
Pervec lidhjeve te politikes me biznesit kurrkujt nuk i hyn ne pune importi.
Per parkun bate namin ju,po ja qe s’dul dhe aq keq. Jo se jam me ket palloshin per plehnat,kam firmos at referendumin e pare e tash po tall bythen me mu,po dhe kto reagimet tuja ngjajne histerike kur duhej te ishin racionale.
Ti me te drejte ankohesh se te ka fshi komentin,ama guximin me ju drejtu KM-s “fort i panderuar”,t’a dha ky KM. Jo per gja,po atij tjetrit,edhe sot kur e shajne,e shajne me profil fallco nga frika
Ku e shikon histerine, ma argumento pak po deshe. Hejvalla paraprakisht.
Qindra metra katrore te shtruar me beton dhe nje shtroje me ngjyre persiper. Nje furrik basketbolli!! dhe nje derro tren mes pemeve ?! Dhe ku pa? Ne ate cike hapesire qe ka mbetur e qe prape e kafshojne here anash e here ne zemer vit pas viti.
Histeria pra ishte ne reagimin qe pate per Parkun,a thu se aty do hidhej bomba atomike dhe ja ku jemi a posteriori. Gjithe epitet stigmatizuese ju drejtune KB-s, si perbindshi qe po hante parkun,dhe kjo zonje, tingllon e gjitha histerike. Te njejten gja po bani dhe me KM-n. Nje pordhac i medias e qun deshtak sipas vrimes se fyellit te SB-s,a thu se ai e ka ndrit dhe me jeten e vet e ka qan inspirim per shumkan,nderkohe qe s’e njef lagjia e vet. Nje qurravec tjeter i frustrum i permen leket pa pas asnje fakt,po ashtu e percepton ai. Po kur akuzohet KM-ja ne publik aq rane,minimalisht duhet me i pas nja dy fakte.
Tani,ai, KM-ja, ka dhan ca argumente,ne perpjekjen e tij per te mbrojt ligjin. Ti i hedh poshte me ni t’rame te lapsit,kurse si cuce e shkollume, mund te me ndricosh ne mu,duke i rendit dhe duke i hedh poshte me kunderargumenta me tablo krahasuse si veprojne vendet e tjera. Ja kesaj kisha me i than racionalitet.
Koment alla Alidea.
Esenca e kundershtise nuk eshte riciklimi ne vetvete por mosperputhja e kesaj nisme me stadin ne te cilin gjendet shteti yne sot.
"Po te them, edhe njehere po te them…hejvalla po ma fshive komentin "
Tani pse ankohesh ti edhe i thua faleminderit, edhe ben lapa llapa
Mire ta paska bo ! E ke merituar , nuk ka kryeminister, qe edhe te jep mundesi te komunikosh edhe ta ofendosh, e kupton tani pse ta paska fshire ?! Mbaje per vete tani , se peshku nuk eshte tavoline llapazonessh ! 
Poshte qeveria.
Doli komenti pa 15 shkronja🔦
E rrezove qeverine o zeqo.
Eh moj motrani, mbani mend kur hidhnim preshet nga dritarja, ca na benin keta telendaret qe sot do na sjellin linesat e Evropes? !!!
Protestoni sa ti. … t’ëmen
so far per nje vend shembullor i cili plehrat i ka prioritet dhe eshte shume i paster, pse jo , do ti mesojme europes se si menaxhohen riciklimet. kemi avancu shume
Nuk e vija ne dyshim se spindoktorrat e lali Erit notojne dhe tek PPU. Kam shkruar dy artikuj analitik ne lidhje me projektet tek parku zotnia jote.
Ueuee duhet ta kete fajin shkenca pra. Riciklimi eshte mit me vete. Te keshilloj te besh google ecological economics.
Ok, koha per ti thene vetes se jo cdo lloj komenti meriton vemendje dhe pergjigje. Ofendim i adh paska qene pse per mua eshte i panderuar.
Ca spinleshi mi goce,s’e kam pa n’jeten time live. Une me zi haj buk ktu ku jam. Nuk kam asni lidhje me pune shteti tash 15 vjet. Asni sherbim nuk njof falas prej tij,vetem n’tef t’lekut.
si qytetar i thjeshte i Shqiperise, instikti me vjen te jem menjehere kunder importimit te mbetjeve. Nga ana tjeter, ndjej se as mbrojtesit e ligjit por dhe kundershtuesit nuk flasin qarte, jane teper emocionale dhe nuk argumentojne qarte pro-te/kundrat. Rrjedhimisht krijohet mjegull.
Mendoj se te pakten zerat qe perfaqesojne komunitetin duhet te ndryshojne strategji komunikimi.
-kjo eshte pyetje e pakuptimte Pjeter.
-si veprojne vendet e tjera? -po ja, vendet e pasura e te industrializuara qe prodhojne plehra nga me te ndryshmet edhe me te rrezikshmet, kane ngritur nje industri ricikluese qe perpunojne plehrat e tyre dhe pjesen tjeter ua delegojne vendeve te botes se trete, p.sh sic Italia kerkon te beje me Shqiperine.
pse eshte pyetje e pakuptimte ? -sepse protestuesit ne Shqiperi nuk jane kunder qe te funksionoje nje industri ricikluese ne Shqiperi (sikurse ne vendet e tjera) qe te riciklohen plehrat e veta, por jane kunder riciklimit te plehrave te Botes. -sepse sado shkelqyeshem te funksionoje kjo industri, (pra po e zeme qe plehrat do futen e do kontrollohen ne kushte ideale), prape edhe riciklimi i nje lende te caktuar , ta zeme mbetjet plastike, e kane nje fund . dmth mund ta riciklosh plastiken 5 , 10 apo 15 here , por pastaj mbaron ciklii i riciklimit dhe perfundimi … -do ta groposesh… djegesh ??
ndersa kryeminisri,Pjeter, ka nje gjynah te madh ne ceshtjen e plehrave… ky palla ka problem te rende moral qe thua ti, sepse dikur e kthyeu ne kauze dhe u paraqit si hero kombetar si kundershtari me i flakte kunder ligjit te plehrave… ‘‘tradheti kombetare’’ e ka quajtur kete ligj, e çnuk ka thene… dhe behet fjale per te njetin ligj qe ky kerkon te kaloj vet tani, pamvaresisht se perpiqet ta llustroj e ta paraqes si me te bukur e me te mire… -edhe ligji i Mediut, apo Saliut, 25 lende parashikonte te importonte, pikerisht lendet per te cilat ekzistonte nje industri ne Shqiperi qe mund ti riciklonte.
-prandaj ,sado argumenta ‘‘logjike’’ te paraqes ky palla tani ne favor te ligjit te importit te plehrave, ne syte e opinionit duket vecse nje karagjoz i rendomte !
Belul,vene te tjera jane edhe Maqedonia e te tjere ne rrang me ne. Pastaj kur them "tablo krahasuese"e kam fjalen per te njejtat procedura,pra per ata qe aplikojne importimin e mbetjeve,se ndryshe u bie me krahasu mollen me dardhen.Pjesa morale,po,jam dakort, dhe per kete jam kundra edhe une,megjithse edhe per kte ai mundohet te justifikohet,po alideat me shoqe nuk protestojne per arsye morale por principiale, se nuk jane aty me rujt nderin qeverise.Sa per moral,ka me imoralitet se kjo qe po ben opozita sot,qe ben sikur eshte penduar per ate qe ka bere dje dhe sot na del kundra,aq me teper qe kundra doli vetem kur plasi,sepse deri atehere,qendroi e heshtur,aprovuese.
e me mire tashi se edhe duhet marre parasysh se nuk esh kollaj ti thuesh jo mafjes. jo per gjo po kot nuk esh mafja ajo
Po ca ke mer burr, doktorr te tha. Te boni doktorr shpine, pun e e modhe, ene aty goxha lek del. 
Numri i protestuesve ishte 3500-4000 vetë.Ke dhe foto nga lart e mund t’i numërosh.
Ja ku e ke dhe videon për t’i parë ata “300 vetët”. https://www.youtube.com/watch?v=IVVW0a7bSvI
po mire mo Pjeter krahasoje me Maqedonine, nuk jam kondra. por une nuk kam te dhena per Maqedonine. por di ama qe Maqedonia eshte nje shtet 100 here me i organizuar se Albanie, ashtu sikurse cdo shtet tjeter ne Ballkan ! keshtuqe sidoqe te jete prape ,molle me dardha i bie te krahasojme…
ti po perpiqesh te barazosh sjelljen e kryeministrit dhe qeverise se rilindjes me opoziten tani, qe te ndihesh disi rehat… well, opozita tani kerkon me sa duket te perfitoje… por une mendoj pika e krahasimit duhet te jete midis kryeministrit qe ka pergjegjesisne e vendim-marrjes me publikun dhe shoqerine civile… eshte ky kryeminister qe dikur kur ishte opozite e keqperdori shoqerine civile dhe kauzen madje i premtoi publikut referndum… nderkoh po ky kryeminister sot tallet madje e fyen shoqerine civile si '‘sharlatane’ e plot epitete te tjera me arrogance qe ja lejon kapja qe i ka bere shtetit dhe sidomos mediave me kryesore, si top channel. kjo eshte poshtersi , or pjeter…
vete menyra si po kerkon kryeministri ta kaloje kete ligj, ne fillim pa u ndjere fare, hajdutçe, e pa e diskutuar publikisht, eshte shume e ndyre! - as qe krahasohet me Saliun, qe e hodhi ne fillim per diskutim publik kete ligj, para se ta kalonte ne parlament… shume me dinjiitoz dhe me korrekt Saliu me publikun.
A ti m’cmen mu! Do me ma nxerr Berishen luajal. Po Berisha kishte fut ne dare gjithecka. Ke pyti Berisha qe e hodhi ne diskutim. Ai tallte lesht me te gjithe se nryshe nga Rama,nuk ja kishte friken kerkujt. Sot Berisha po tregohet me legen se Rama dhe ai po lepin aty ku ka pshty. Nuk eshte se ka reflektu,po keshtu i intereson politikisht. E man men si pat than per Nanon? - e kam pas per konsum politik. Berisha ka shfaqje emblematike te papergjegjshmerise ne sjellje me publikun. Tash ka fillu me qujt burre te mire edhe Kokdhimen,imagjino!!“Molle me dardha” t’a thashe se me more si argument riciklimin e mbetjeve brenda vendit ne vende te zhvilluara,kur ne debatin e kemi per importin.
aha, e devijove komplet temen… o pjeter, na intereson-te me shume si sillet kryeministri aktual ne perpjestim me shoqerine civile, publikun etj, tani qe eshte ne pozicionin vendmimarres .
pastaj per te tjerat dihet: ‘‘fajin e ka Saliu’’ dhe ata jetuan gjate dhe te lumtur…
Futja kot. Ku devijova une?! Saliun s’ta solla une,e gjete ne mes teje. Ti e permene si shemull korrektese dhe une t’u pergjigja.
Per kte importin e plenave, te dy Berisha e Rama jane plena te te njejtit kazon. Ashtu sic thu ti Pjeter, Rama pati fryk per helmet e Sirise dhe ne ate kohe s’e boni. Te kishte qene Berisha as do pirdhte fare e do ti bite. Mirpo tashi dhe Rames i ka dal fryka. Pushteti te bo dhe trim, masanej e msoi ate lodren e Likes me ble zgjedhjet, bile e kaloi dhe msusin, a tashi s’e rru fare.
po permende ti ‘‘moralin e opozites’’ mor pjeter. nderkoh tjeterkund e kishim llafne.
Po pra. Tani,me ca kam kuptu,ka te drejte i lebetitmi. Ligji, si duket, asht i nevojshem dhe nga te dyja palet i eshte rene qafe per interesa politike. Rama s’ka surrat me i pri ksaj pune,po pyetja na qenka;a ka fytyr politika?!
Ligji osht i nevojshem per hajnat. A jon ata politikanet tone? Kte e di il popolo pellazgo, mesa duket aq e ka takatin. Jo i lebetitmi do me e sheqeros, riciklimi, riciklimi, dmth pallimi.

Dikur exportonim krom, sot kanabis: dikur i kthenim pas turistet e paqethur e te paruar, sot biem plehra; dje ishim bunker i mbyllur, sot nje han pa porta, dje s’na linin te dilnim jashte gardhit, sot gjejne forma te na perzene te gjitheve–
Nga njera marrezi ne tjetren, dhe ne durojme
–sepse jemi nje turme interesaxhinjsh qe nuk behet dot popull, lere me komb; sepse jemi nje milet qe nuk i falet Zotit por e do Zotin “partner ne krim”; sepse jemi nje fshat i madh llafazan qe jeton per te degjuar batuta–
Unë jam student i gazetarisë nga Kosova. Gëzohem kur shoh këto fotografi nga protesta e juaj atje. Qytetaria aktive është shumë e rëndësishme për secilin shtet, për këtë kemi nevojë edhe ne këtu ne Kosovë.
Përgëzime dhe vazhdoni!
…dhe të gjithë këto për vetëm 78 milonë e ca lek! Kjo psh, ishte një nga arsyet se pse unë protestova.
Po me Parkun ç’pate!.
Po mir mer daj, nuk t’boni ‘përshtypje’ se sa nalla u harxhun ke parku? Apo çiqitëmën!
7 melon € për 5 lojna…seriozisht e’?!
Dhe projekti i parë (nëse se di zotrote), ishte me kafe mrena. Ishte ajo revoltë që bëri të anulloheshin ca gjojna!
Ju akima e keni stacionin të ndezm ke Sala mer jahu, aq sa, sipas teorive konspirative, duke e përmendur nuk e lini të tretet n’harresë.
Protesta qe ketu nga une qe e vaket, filloi me vonese dhe fillimisht kishte mjerisht vetem 300 vete e raportuar live dhe me kalimin e kohes shkoji me veshtiresi tek 1000 po duhet te zbresesh Edhe pdistet e del me pak. Ka shume shpjegime por kryesori Eshte qe Maxhoranca me opoziten dhe segmente te ambientalisteve jane dakord per nevojen e industrise recikluese ne Shqiperi qofte Edhe me importim lende te pare 1-2 vjet. Kush do me e politizu thjesht thello ndotjen ne Shqiperi… .fatkeqesisht kjo ceshtje u militantizu… Jo Rama Ceausescu Jo Lali Eri Apo gomarrlleqe te tjera Shqiptare. Ambientalisti jo Delenxhiu duhet te negocioje me Ramen dhe per me shume me Lali Erin se kan kauza ambientaliste e Jo politike. Ambientalistet nuk mund te Martin Pushtet se jane te paafte por luftojne per kauzat e tyre te pavarura. Ambientalistet Shqiptare jane me te deshtuarit e te shiturit ne rajon fatkeqesisht …mund te marrin shembull nga shoqata gay&lesbian ne Shqiperi qe ndryshe nga Ambientalistet kan arritur maksimumin e aspiratave te tyre duke negociuar me te gjithe…Nderkohe sipas Fiks Fare Edhe lartesite e Gjirit te Lalzit jan permbytur ne plehra. Nuk ka Rom atje te pastroj Shqiperine me karroc se Eshte larg e larte
Nuk e di ku jeton ti, por unë në protestë shkova në 11 pa 5 minuta, se protesta ishte lënë në orën 11. Mos ke parë gabim orarin e protestës e ke dalë në 8 të mëngjesit e ke parë pensionistët që dalin për ajër mëngjesi. Mos na quaj “ambientalista” por mjedisorë se i kemi zët fjalët e huaja që ca i fusin në fjali shqipe. Siç e duam mjedisin e pastër, e duam dhe gjuhën e pastër. Na dole nga PD-je te mjedisorët. Ndaje mendjen o njeri, a e bëri PD-ja protestën apo mjedisorët? Se nëse je te e para, lejen e morën mjedisorët, dhe PD nuk guxoi të dukej në atë protestë dje. Në një shkrim nxjerr 100 teori konspiracioni. Mëso të përqendrohesh te një se pastaj humbet interesi.
Teori konspirative qenka fjale Shqyp o Pastertor?
Ambientalist a Mjedisor eshte Oxymoron ne Shqypni, mjafton te shikosh realitetin ose ti refereohesh FAKTIT. Shqiperia eshte e ndotur tmerresisht ose pakthyeshmerisht…keshilla ime nese ka Mjedisor aso Ambientalist eshte qe te marrin shembull nga Shoqata Gay&Lesbian qe arrijne maksimumin duke negociuar me kedo …ndryshe nga Ambientalistet qe nuk kan qullur goj keto vjet. Po ju fute diskutimeve me Lali Erin e ke lon fushen e ambientit dhe tregon qe je charlatan.
Nese i jeni futur Ambientalizmit si trampoline per tu futur ne politike eshte beteje e humbur sepse nuk jeni te afte per ate pune. Dani mendjen jeni per te ardhur ne pushtet apo per nje Shqiperi mjedisore me te paster. Une hedh akuza te pastra nuk jap teori konspirative. Protesta mbaroji…cfare po bo ti per Mjedisin ket jave?
Po të dije pak më tepër, e po të ishe pak më i zgjuar, nuk do të shkruaje këto që shkruan. Ti o je i paditur ose je kavall i PS-së. Se shpjegim tjetër nuk shihet.
Nese je Ambientalist nuk sulmon Lali Erin, por bashkepunon me te per nje tirane me te paster. Nese konkuron per postin e Lali Erit je i lire te konkurosh ne zgjedhjet e ardhshme por largohu nga levizja ambientaliste sepse shkaterron kauzen e gjelbert.
Si duket ju e shihni levizjen ambientaliste si nje trampoline si nje mjet per te permiresuar interesat tuaja personale. Nene Tereza bashkepunonte edhe me diktatore per te avancuar kauzat e sai njerezore, ti si ambientalist nuk mund te bashkepunosh me nje Xhelat si Lali Eri per nje Tirane me te paster??? Nese je i mendimit qe Tirana eshte me e paster pa Lali Erin nuk me dukesh mua si ambientalist por si Agjitrop qe e vetemja menyre per nje jete me te mire personale eshte perfshirja ne politike nga cdo dere a dritare.
Sikur te mbaje nje linje do te ishte me e lehte per ne te tjeret te te kuptonim. Njehere thua te bashkepunojne me Veliajn per nej tirane me te paster (sigurisht, ne Shqiperi ekziston vetem Tirana), njehere tjeter thua qe s’ka shprese te pastrohet.
Si urdheron Sinjora Stechino…nga ta filloj kur ti ske kur ske deshire te kuptosh? Jam tu diskuta me nje individ apo 2…na dolt NE?
Gjembi ti personalisht do vazhdosh ngritjen e cetave te trollava si ske bo deri dje tek peshku i vjeter ku ke bezdisur njerez pafund?
Qe kur flet me NE QE TE Kuptojme… dihet Gjembi se flet si ne mbledhjet e Partise. Kush jam une e kush jeni ju …ju…
Gjembi ke Turp ti?
Dihet boterisht qe duke sulmuar tjetrin heq vemendjen nga tema e vertete.
Ja ta provoj dhe njehere: A duhet te punojne apo jo mjedisoret ne Shqiperi? Dhe nje pyetje qe ja kam bere disa syresh ketu qe jane mbeshtetes te flakte te ligjit te ri por s’po marr pergjigje te drejte per drejte: pse mos ta fillojme me pastrimin e Shqiperise nga plehrat e riciklueshme?
Gjembi Kush jeni JU qe nuk kuptoni dhe kush jam une? LinJA ime eshte me siper ne komentet e vazhdueshme.
Shqiperia reciklon sot 17% te plehrave lokale, deri dje apo 10-20 vjet perpara reciklimi ka qene 1-4%.
Ndotja eshte e perikuperueshme ne Shqiperi por edhe ne Ameriken sot… edhe sikur te kemi reciklim si ne Italy me 47% sepse cdo vit akumulohet 83% si sot apo sieur te enderrojme ne 54% si Italy. Ti thu qe ka progress ne ket rast? Jo Shqiperia do ndotet me shume ne menyre te parikthyeshme edhe sikur reciklimi te perparoje me te dhenat qe kemi sot. Jo Femijet e tu por edhe femijet e femijve te tu do jetojne ne nje ambient me shume te ndotur sec eshte sot.
Por une nuk imagjinoj dot nje Ambientalisti qe nuk bashkepunon me Lali Erin a moter Ishen ne Bashki per nje Shqiperi me pak te piste…Ambientalisti…kurse opozitari te dal para popllit me alternativen e tij mjedisore, e Ambientalisti neser do bashkepunoje me te.
Shoqeria civile nuk mund te jete opozitare por duhet te jete korrigjuese e monitoruese. Nuk eshte e afte Shoqeria civile per tu bo opozite. Supresa me e mire eshte te mos i vjedhin kauzen partite politike sepse kauza e sai e ambientit mbijeton 4 vjecar elektoral.
Une e kam nje alternative Mjedisore Gjembi per Shqiperine…
- Mjedisoret te mos shiten per Lek…as kauzen e as vendin e drejtorit ne OJQ kur largohen nga posti.
- Qytetaret te reciklojne sepse sic e kum thone me siper EcoKrimi fillon ne guzhinen Shqiptare…
Duhet me ndryshu Mentalitet…
3.Meshkujt duhet te ken makina aq te volga sa mos te bohet dot seks ne makine si dhe te punoijne me energie alternative - femrat te mos perdorin tampon plastik qe vrasin peshqit e gaforret…por pece si i her e nje kore nona e gjyshet qe zihen ne govate ose Diva Cups qe jan te reciklushme kur kon lek
- Meshkujt te mos hajn qofte e salcice te paketume importi ne plastik por te rrijne rreth dashit ne hell tu prit e te pijne raki a uwe burimi e jo coca cola e fanta me shishe.
Shqiptari eshte Konsumerist ne maksimum ndersa Industria recikluese eshte ne hapat e pare…me thuj ti si nuk mund te jete ne 2017 Shqiperia me e ndotur se ne 2016???
Patrioto po lodhesh shume per diçka qe eshte shume e thjeshte dhe e qarte. Me keta bq qe ça thone sot e mohojne neser apo ça kane peshty dje e lepijne sot veshtire se mund te merresh vesh. Keta jane aq te pacipe dhe arrogante sa po deklarojne me perçmim se nuk po na kupton “poplli”, apo “poplli” eshte manipuluar . Dmth keta jane mendje medhenjte, koke plotet, floke thinjurit e floke renet per “popllin” por ky popull zuzar nuk i meriton. Le te te behet ligji per ricklim por pa import “lende te pare” . A po thua vete qe shqiptaret e mi dhe te tu po ndotin (prodhojne mbetje) me shume se riciklojne, atehere “lende te pare ka por s’ka kush ta mbledhe”.
Fakti se nje ligj lejon importin e plehrave nga jashte ne nje vend si Shqiperia ku kontrollet doganore jane 0 nuk te mjafton si argument?
PO ne kishim drejtor dogane nje te kerkuar nga interpoli per droge e policia jone nuk dinte gje…para ca vitesh kaluan me tona plehra nga dogana e durresit pa u kontrolluar e u gjeten rastesisht se kishin hyre tek ne… Tani ta zeme se nje vend me mbetje radiokative qe don te laje duart me keto mbetje ta garantoj une se mjafton te korruptoje ca doganiere ne Shqiperi per te mbyllur syte e gjeja behet pa problem e me kosto te ulet, dhe fakti qe ekziston ky ligj i ndihmon akoma me shume…
E quaj me te ndershme lejimin e prostitucionit dhe taksimin e fenomenit se sa plehrezimin akoma me te madh te shqiperise.
Meqë po më drejtohesh personalisht e nuk po flet fare për temën po të jap përgjigjet: Nuk jam “ambientalist”. Jam mjedisor. Përmenda kund gjë “lali Erin” në postimet e mia? Unë si qytetar i këtij qyteti jam çdo ditë në punë për ta përmirësuar mjedisin e tij me apo pa ty e të tjerët nga partitë e tua. Ti ça bën përveç ndotjes së ajrit me CO2 dhe rrufitjes së kafeve nëpër kafene?
Ju boritë e partive nuk dini as të bëni debat. Nuk ju bëjnë kurs si të debatoni me argumenta kur anëtarësoheni ne parti? Nëse do të diskutosh këtu sesi bëhet Shqipëria më mjedisore, atëherë të diskutojmë, por nëse do thjesht të sulmosh anëtarë pa asnjë logjike e argumenti, atëherë më fal por nuk bie në nivelin tënd të inteligjencës së ulët , pasi ti ke pervojë të madhe në të dhe normale që do të më mundësh.
Katroro car te eshte dukur ty e paqarte tek ata qe e kundershtojne ligjin. Sidomos te postimi i alideas. Sipas meje problemet e ketij ligji jane keto :
-
I hap rruge futjes se shume lendeve te rrezikshme dhe aspak te riciklueshme, sepse ata qe menaxhojne plehrat ne vende si Italia (por edhe me gjere) jane grupe mafioze qe “manaxhojne” edhe “zhdukjen pa lene gjurme” te ketyre mbetjeve. Sigurisht, me kete shtet rrumpalle, nuk jemi te mbrojtur nga futja e ketyre lendeve edhe pa kete ligj po ky ligj do ua thjeshtonte shume punen. Te futesh lende te rrezikshme nepermjet nje kamioni qe importon vaj makinash (si nje shembull qe mu dha nga nje mbrojtes i ligjit), apo produkte te tjera, eshte shume me e veshtire pasi gjithcka kontrollohet edhe para se te vije ne Shqiperi. Lidhjet dhe mundesite e korrupsionit ne dogana nuk jane per te gjithe. Pra ka pak gjasa qe nje kompani qe shet nje produkt te ligjshem te pranoje qe te transportoje lende te tilla. Rrezik 0 nuk ka por ky ligj qartesisht e shumefishon rrezikun.
-
Eksperienca e deritanishme (KURUM-i) na ka treguar se bashke me metalet e ricikluesme kane hyre edhe shume metale te kontaminuara. A ke degjuar ndonjehere qe te jete ushtruar kontroll apo analiza? Gjithashtu impakti ne ambient i ketij biznesi riciklimi eshte i tmerrshem (mungesa e filtrave te duhur dhe i shume parametrave te tjere). Jam i bindur qe po e njejta mungese kontrolli eshte edhe per ricikluesit e tjere.
-
Riciklimi eshte mjet jo qellim. Riciklimi eshte nje domosdoshmeri per te mbrojtur ambientin. Por nuk mund te jete nje biznes dhe i perqendruar. Nuk mund te riciklojme ne plehrat e te tjerve. Me fal per krahasimin vulgar, por edhe haleja eshte nje domosdoshmeri. Ama secili ka te veten. Krye…i po na thote : “jane investu miliona per te bere hale dhe nuk po shfrytezohen si duhet. Ftojme gjithe boten te vije e te dhjesi ne halete tona se kshu do krijojme vende pune dhe se do marrim lende te pare.”
Sa i besueshem mund te jete nje shtet qe ka 30 vjet qe ne menyre te organizuar dhe aktive (si ne rastin e Cernobilit) apo nga mosveprimi i papergjegjshem (ketu lista do ishte pafund) vetem na helmon?
Dhe e fundit. Ky krye…i kur doli kunder importit (ne parim e jo ne detaje) a foli ndonjehere me keto kompanite e riciklimit? Nese po cfare ndryshoi ne kete biznes qe atehere deri tani, qe ky ndryshoi mendim? Te gjithe biem dakort besoj se asgje nuk ka ndryshu, ose te pakten asnje argument nuk na eshte dhene per kete. Nese jane rrit kapacitetet gjate ketyre 3 vjetve, pergjegjesia eshte perseri e gjitha e tij. Nese nuk ka fol as kur ishte ne opozite as kur u be kryeminister e votoi bllokimin, atehere ai nuk meriton asnje dite te jete person publik e jo me kryeminister.
U kuptume qarte zoti msus. Ti gjithe hallin e paske se po po perfito opozita nga sulmi kunder ketij krye…it tat. Pra le t’ia …je nonen ketij veni E.drama per sa kohe nuk na mban larg PD-ne. Dhe mallkuar qofte kush del kunder maskaralliqeve te E.drames!
Boji nje nder vetes edhe neve bashke. Mos fol mo per gjona qe kane lidhje me ineresin publik ne Shqiperi sepse je shume shume ronde. Je ne nivel legenlliku me qendrimet e tua.
Dmth qenke teknikisht analfabete mbi temen. Nuk perben problem, po te pakten mos e perdod paditurine tende si argument. Riciklimi i disa materialeve ka nje limit, sidomos i polimereve. Kete aspekt e rrahem per vdekje ke peshku i vjeter. Kjo nuk do te thote se nuk duhet te bejme riciklim. Problemi eshte eshte me zbatueshmerine e ligjit, jo me ligjin vet.
Lizander une me ty jam ne rregulll, jam provu i sakte… nuk do dalin Shqiptaret ne rruge sic nuk dolen qe te vish ti me shoket e tu per te vjedh.
Boji i nder Shoqerise civile, rriji larg se i tha edhe ato pak prurje te ndershme qe mund te kete. Mos u boni te liq per kalamajte tuaj, hapni rruge e gjeni ndonje gjo me bo…se nuk i hyni ne pune as Dreqit. Vazhdo e boj thirrje per Revolucion se tu te digju jan njerezit.
patjeter duhet te bere riciklim ! por Shqiperia duhet te bej riciklimin e plehrave te saj, jo te botes se ketu komplikohet keq puna…
ai Rapiscani i leshit, nje pajisje shume e shtrenjte kjo qe supozohet se do kapi drogen e fshehur ne doganat e Shqiperise , sikur ‘‘nuk funksionon mire’’ … ne vetem degjojme kur italjanet apo greket kapin makina me droge ne doganat e tyre te ardhur nga Shqiperia.
-atehere, perpos problemeve te tjera, si mund te pretendohet qe mijera e mijera tone plehra e mebturina qe pritet te vijne ne cdo vit ne Shqiperi, do te jene ne kontroll te plote ??
Ket thash pra: " Problemi eshte eshte me zbatueshmerine e ligjit, jo me ligjin vet."
Ti e ke pas fake ate flamurin amerikan ?! Se kaq kohe sa harxhon ti ktu,vetem ne te Shqiperise i kemi ne dispozicion. 
Patrioto, KUSH NUK LEPIN ATE QE KA PESHTYRE NE ATE VEND??? Shif gazetaret e ambientalistet cfare lepijne.
Patrioto, nuk ka gje me te mire per mua kur Kryeministri lepin ate qe ka peshtyre sepse provon qe ka ardhur me rrena dhe dokrra ne pushtet, dhe per sa eshte KM duhet ne menyre racionale tu sherbeje edhe atyre qe se kan votu, recikluesve me pak fjale. E lepimja pasta ka kosto elektorale por ne kohe vendi duhet me u qeveris pa parrulla paraelektorale.
Kurse tek mbledhja e mbetjeve qe po na mbysin e ke GABIM. nuk kishte gjo me qesharake se sa kur ambientalistet i kerkonin llogari recikluesve pse nuk reciklonin plehrat ne vend…ti Ne Pisanjoset ju kerkojme llogari juve recikluesve privat pse nuk recikloni plehrat qe bojme ne.
Recikluesi Privat ben investim per te fituar dhe reciklon aq sa i sjellin si mbetje Romet…te tjerat jane Plehra dhe ose do groposen ose do digjen sepse nuk reciklohen. Kupto qe sot djegia behet ne fuse te happer kurse neser ala Bechetti me incinerator. Incineratori i pare do ndertohet ne Elbasan ku problemi eshte i madh. Nuk e di cfare qendrimi kan ambientalistet per kete por me sa kam kuptu do perdoret vetem per plehrat e Elbasanit. Keshtu me radhe do ngrihen incineratoret kudo ku ka probleme dhe smukte te wete alternative tjeter. Si Shqiptare kemi kryer krim ndaj ambientit dhe do denohemi per cfare kemi bere. Nuk do shpetoj askush, edhe Pasaniket e Gjirit te Lalzit kane plehrat hapur prej 3-4 vjetesh mbi koke. Edhe ata do e shijojne fatin e tyre. Te tjerat pasta jo dogana apo rryshfeti nuk eshte argument. Importimi i lendeve toksike eshte ilegal sot edhe neser, cfare i pengon me i sjell me kto dogana sot?
Thuhet qe mas riciklusve radha u vje dentisve. Kena bo goxha investim i kane thone qeverise, dhomet e albanezve nuk na dalin, dum dhom te prish importi. Muncisht dhom mbajtesit te jene rob te bukur.
Kjo ne fakt ndodh rendomte. Ka bile paketa dentale qe u shesin Italianeve, dhembe dhe room & board.
Po e dune me Ligj, jo kshu informale. Bile paskan mare zemer dhe ca te industrise se perpunimit te mineraleve. Kta qekan specializu per minerale Marsi, dhe i kerkojne qeverise shkembinj pre anej, ne pamunsi, rraketa per Mars. Ja ta presim i her a vje Trumpi, kishte qen pergjigja, e mo na rregullo nei dill Fiqo.
po pra, e perforcova… me thene te verteten, ligji i plehrave ishte Ok qe kur e beri Saliu, sepse per 25 lende, apo mbeturina qe do te perdoreshin si ‘‘lende e pare’’ behej fjale per te cilat ekzistonte industria ricikluese ne Albanie…
mirepo ne Shqiperi, administrata eshte lehtesisht e korruptueshme. qe nga funksionaret e larte te shtetit e deri ne baze te polici e doganieri i thjeshte. -keshtuqe eshte e kote qe nje vend si Shqiperia ti futet nje marrezie te tille, te pakten per 15- 20 vjet.
para 1 jave lexova e ishin zhdukur nga nje qender ne Babrru ku ishin vendosur refugjate , azilkerkuaesa nga Siria, ishin zhdukur pra dy grupe te medha nja 38 vete… po ishin zhdukur pa lene gjurme dhe policia e autoritetet nuk ja kishin idene fare se ku mund te ishin keta njerez… -mirepo eshte e qarte, me gjasa vet rojet apo policet u kane marre nga 200- 300 euro per person edhe i kane drejtuar per ne kufi… ja, kjo eshte Shqiperia.
O zotni admin. Ktheni carcafet e komenteve ju lutmi shume.
@Lizander, ajo qe po dua te them eshte:
argumentet jane te qarta si drita e diellit, mjafton te formulohen dhe komunikohen qarte. perndryshe, te njejtet argumente mund te manipulohen nga spin-doktorat per te krijuar amulli. nuk u duhet lene kjo hapesire. mos harro qe jemi te braktisur dhe nga mediat.
per mendimin tim duhet filluar ketu:
http://www.hidaa.gov.al/ligje/Ligji_146-2014,_per_njoftimin_dhe_konsultimin_publik.pdf
Shiko, politika ka punen e vet, ate zanat ka. Po ne ktu le te mos luajme ate lojen e gogles me tre kupa. Asnjeri s’eshte kunder riciklimit, dhe kjo eshte bere deri me sot. Robt qe u dhimset ai vend nuk duan import mbetjesh, se … mund te shkruhen libra per kete. Kaq. Industria e riciklimit te vetdimensionehet qe te punoje me plehra vendi. Si cdo biznes tjeter.
PS. Si ta dhane carcafin?
Ti ne rregull je me te qenurit anonim, pra inekzistent. Deri aty arrin burrnia juaj. Sa te shpifni dhe aludoni per robt car t’ju urdherojne halete qe adhuroni. Sa per i sakte besoj se edhe se sa bejne 1+1 nuk guxon ta thuash se bejne 2 se ke frike se mos Rames i dalin 3.
Ik qerohu tani LEGEN!
Zonjeza ne fjale ishte. Pra komenti ish kasten per te.
Sa per industrine e riciklimit ne Shqiperi, ata thjesht duan te zevendesojne, ose ti behen ndihme industrise te riciklimit te botes perendimore. Arsyeja eshte e thjeshte, kostoja e lire e punes i kthen ata ne nje hallke teknologjike fitim prurese. As nuk do lodheshin per te gjetur lende te pare, dhe as per te gjetur treg per te shitur produktin. Shancet jane bile, qe te paguhen thjesht per njesi matese.
Nese do te fokusoheshin vetem ne Shqiperi, atehere do te ish vertet e veshtire per ta si industri per te mbijetuar. Po si kam thene me pare, mu nuk me plas shume trapi se keta falimentojne. Rreziku qe ne te vuajme jo vetem nga importimi i fshehur i materialeve jashte listes, por edhe nga efektet e biprodukteve te materialeve te listes eshte i madh. Problemi eshte dhe mbetet zbatueshmeria e ligjit, dhe jo ligji ne vetvete. Muhabeti me zonjushen pastaj eshte thjesht refleks kundra gomarlleqeve.
O DEBIL boll shpife! Kush u kerkon llogari ricikluesve? ASKUSH qe ka 2 gram tru ne koke. Llogari i kerkohet qeverise se pse pa bere asgje per diferencimin e plehrave, kerkon te importoje. Pse kur “lenda e pare” eshte ketu dhe shume me lire kerkoni ta importoni? Kjo ka vetem nje pergjigje llogjike, duan te fusin pislliqe e te mbushin xhepat.
Rriji Larg Shoqerise Civile se je i pa-afte dhe i demshem me ate background qe ke.
Lerini ato pak burime njerezore qe kan si pasion ambientin apo mjedisin pa i ndyre. Edhe 300 mire jane kur jane te paster …se kur po bohen 1000 me baballaret e kombit qe dalin prej Kazinoje.
Jeni Politikane te djathte shkoni tek elektorali juaj i djathte e merrni bekimin e tyre se po vijne zgjedhjet dhe do e merci vesce mire kush jane Legend une apo ata qe Politikan qe nuk i voto as familja e as shtresa e tyre por shkojne te kapin peshk elektoral tek Ambientalistet.
Guce je i pa-informuar ne rastin me te mire si gjithmone dhe sharlatan ne rastin me te keq.
Pikerisht pra, eshte si gjithmone ballanca e fitimit me rrezikun. Per kushtet tone anon shume me teper nga rreziku.
Ore me bene syte mua sikur e vare nje carcaf. Dhe kush eshte zonja a zonjusha? Ky peshku i ri qenkerka dhe ca misterioz. 
Zonjeza te ciles i jam pergjigjur te pares. Se di per carcafin, se kam marr akoma patenten e peshkut. Ama duhet ti kthejne carcafet e komenteve. Keshtu duhet te skanosh cdo koment, “vertikalisht”, per te kuptuar se kush te eshte pergjigj.
Shqiptarët dolën. 4000 shuplaka iu dhanë partive e simpatizantëve të tyre. Na kishin nxjerrë edhe snajpera partitë, nga frika se gratë me karroca me fëmijë do t’ua marrin pushtetin e tyre. Herën tjetër do të jenë 14 000, ça do të sjellësh ti? Topat e tanket? Ato që ti dhe shokët e tu shkrinë për skrape e çmontuan në Gërdec?
Lemsh vertet pa carcafet. U pa puna sa te hyje ligji, do i biem nga jashte, si bicim mbetjesh te riciklueshme.
kjo puna e numrave eshte 5 me hic, kushdo qe i permend. Sepse kauzen e drejte nuk e bejne te drejte numrat. Numrat vec tregojne mbeshtetje. Pastaj, ne nji vend ku vota blihet per 2 mije lek, numrat nuk flasin shume
vete kryeministri kish pranu qe ligji nuk i ishte bere te ditur publikut si do ish dashur. Pra kish mungu transparenca, me e pakta. Jo per gje po ktu ne blog na u tha se kjo nuk ishte e vertete e se kush kish dash, e kish mundsine te informohej…
Rrofshin pleherat!
Rrofte shoku Edi Rama!
24 ore pa uje ,pa drita dhe mes pleherave do te rrijme dhe vetem Edin ta kemi ne pushtet.
Mire ja beni atij populli dhe vazhdoni ti leroni nenen sic ja keni leruar qe ne 8 Nentor 1941.
E ka rishiku pozicionon e vet ne lidhje me ceshtjen,ashtu si edhe kundershtatet e tij dhe po mban qendrim te kundert. Nen driten e fakteve te reja, te panjohura me pare,po ridimensonon qasje ne perputhje me realitetin.
Pjeter ka qene nje shprehje, qe ke shefi shko me menjen tate e del me ate te shefit. Pale kur Shefi osht i Modh fare mo. 
Qente le te lehin,problemi yne eshte se na ka ngel karvani ne lluce,po ja dhe pak (edhe nje mandat tjeter,thoshte Cili) dhe dolem. 
Amon bre Pjetër se jena lodh tu ndigju demagogjira, sofizma, rrena, mashtrime, skuthizma, etj. Fol e kuvendo hapur me njerëzit, konsideroji pak ata, jo kaq arrogant jqj! E bone njëher gabimin me armët kimike (nuk u tregove transp), mos e boj rrugë tashi që ça t’dush e t’thush ti ashtu ó, ne vetëm të habitemi. Ky ka fillu me bo si Obama po harro qi Baraku osht president I 50 shteteve + vendit qi komando botën! Bitch please, mo na shit pordh ashti!
Nuk o puna qi d’e fitojn dhe nji mandatory se me kët palo opozitë s’do jet e vshtirvshtir, por .
kush eshte alternativa sipas teje ACDC?
Voto kunder importimit te pleherave ne referendum.
Voto kunder Partise qeverisese,per fat te mire ka plot parti ne Shqiperi.
lexo Kajsiun sepse, si zakonisht, i ve pikat mbi i
na thuaj nje parti opozitare? nje te vetme qe mund ti japesh voten.
O Pjeter, duket qe mceftas ke miqsi me Berishen. E para c’osht ky karvan ne balte. E dyta, akoma mo me hile, pse nje mandat plus. Te dridhet dora me thon 10-15. Partia e bote hesapin me shekuj. 
PS. Ky peshku pa carcaf … si me flejt drejt e m’dyshek a m’suste fare.
Zakonisht nuk eshte se do te votoje PRO dikujt por KUNDER klikes se tanishme.
Me kete rast jap nje mesazh qe askush nuk eshte i perjetshem ne ate post.
Por kujt i flas dhe une:
Deleve qe kane qe ne 1944 qe shkojne pas nje partie…
Une sa here qe shof lajmet shqip, me del perpara ai llerepervershuri i tiranes duke inaguru nonji rruge apo KM qe i gezohet ndonji qendre te re te rilindur.
Skam pa une te lajmet inagurimin e ndonje impianti per perpunimin e ujerave te zeza. Perkundrazi kam pa qe plazhet e AL kalojne cdo nivel ndotjeje pikerisht nga ujerat e zeza.
Skam pa une qeverine (qendrore apo lokale) qe te miratoje dhe te enforce ndonje ligj per ndotjen e ambientit. Perkundrazi shof Kurumin qe ia ka ka nonen ambientit sepse ose nuk perdor filtra, ose nuk i ndro per te kursy pare.
Skam pa une qeverine qe te taksoje extra shishet plastike, as te ndertoje nonji rrjet grumbullimi ku shishet plastike e kavanozat blihet mbrapsht. Perkundrazi shishet plastike e kavanozat i shof tu notu ne Lane, Velipoje, Golem…
Po shof tani qe industria ricikluse shqiptare po ankohet sepse ka kapacitete bosh. Po shof gjithashtu qe qeveria AL, pasi i ka bo xhom rruget e qytetet e AL, po ve doren ne zemer dhe po ia mbush kapacitetet boshe industrise tuj leju me ardhe ca plehra nga talja.
Nga protesta me kujtohet nje fjali nga nje aktiviste qe tha:"…duan ta kthejne Shqiperine ne nje Elbasan gjigand" 
Kurse menyra e miratimit te ligjit dhe disa nga argumentat e qeverise mbi rendesine jetike te industrise se riciklimit s’kane si te mos e bejne dike dyshues. Nese kjo industri ka filluar pune ne nje vend ku mungon baza materiale dhe po deshton, une them: le te deshtoje!!
ti or zotri do kesh nja 20 vjet pa shkelur ne kete vend. Si guxon e flet per vendin ku secili paguan taksat e miremban cdo gje si mos me mire?
Ej,po si thoshte Cili? - Edi Rama eshte investim kombtar! Bah, ca burri paska qan ky Cili ! Dhe une budalla rrija dhe e shaja dikur,ky qeka flori mer. 
Po kur them une qe je Berishist i mcef ti, se edhe Berishen ashtu e ka lavdru ai. 
Hajd se ta trego shkaba ty! U bone ti pjatathares (m’fal po venet e pjatalarsve ishin zone) me sha Ate!
Kur ne shqiperi nuk prodhohet lende e pare e mjaftueshme per keto fabrika (dmth materiale te riciklueshme) atehere pse u ndertuan keto fabrika, pervecse me planin per ta importuar lenden? Ne duhet ne rradhe te pare te marrim seriozisht riciklimin ne gjithe zinxhirin e mbledhjes se mbetjeve industriale & shtepiake, pra te implementojme ndarjen qe ne fill te mbledhjes ne menyre qe te kene dhe fabrikat me shume lende te pare nga shqiperia, pastaj te shikojme nga jashte. Kjo duhet te ishte sjellja e nje qeverie normale, dhe jo direkt ne shortcuts.
Kete pretendoi qeveria e Rames kur sapo erdhi ne pushtet, por shume shpejt i rane pendet dhe tani konkuron persa i perket krimeve me paraardhesit e tyre, sali legjenden.
Si thoni sikur ta mbyllim me motion:
PO riciklimit JO importimit!
Apriori kunder plehrave, ndaj edhe do kisha ndot te dilja ne proteste e te shihja majtas A.Zhene, djathtas B.Pene e mbrapa E.Tene.
Edhe un i kam bezdi, ndjej neveri dhe distancohem kur shoh tur.zh, bes.p, eljan.t saze.g, lavdo.f, etj etj, por, ça me bo. Në fund të fundit na bashkon kauza e cila me duket serioze. Ama dije se un nuk dal se thotë Saze.Guri apo ndonjë kamaleon tjetër. Gjithsecili (+18) mendoj se i vlerëson dhe gjykon vetë. Personalisht mendoj se shoq.civ është pjesë e show-t që i bën temenà partive. Dikush duhet ta marrë flamurin dhe te dalë n’sheshn’shesh, përderisa ktë nuk e bën asnjë nga ne mendjellinjtë idealista që shkruajnë blogjeve (like myself), s’kemi pse merremi me trakot e shoq.civ apo memot e democ.party.

