Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/01/04/france-arrestohet-lideri-i-aak-se-ramush-haradinaj/

po sikur të kishim edhe shtet e lëshonim një urdhër-arrest ndërkombëtar për ndonjë serb (ivica daci-ç psh), do ta arrestonin galët?
ky bythqirllëk që i bëhet uçk-së,veçse i rrit vlerat asaj. ndërkohë tregon qartë,edhe një herë,se klasa politike shqiptare ,në të dy vilajetet e serbise dhe greqise,meriton fatin e esat topes!

2 Likes

Eshte e ndaluar te protestosh tek Ambasada Franceze, apo nuk ka mbetur me njeri me gjak ne Shqiperi!?

Ca pashaporte kishte Haradinaj? A mund ta arestoje interpoli Haradinajn (dhe kedo funksionar tjeter) nese ato kane pashaporta dipllomatike?

A iu shkerdhefsha ato laviret e parfumosme qe iu pushtoji Hitleri para se te marote Usein Bolt 100-cin. Iu a lujn zotin ato kaptin leveret e ISIS. Ishalla iu shujn te gjithve. Je suis Paris my ass.

Nji ku e keni pas, ne 29 Qershor ne Lyon. Apo athere ishte burre i mire ? Kurvat e serbit.

1 Like

E kan arrestu, me ate emer porta sfiga. Ram, ramush, ramiz jane emra tersi

Mirë do ishte që Kosova të përzinte gjysmën e stafit francez me qëndrim diplomatik në Prishtinë. Dhe po mirë do ishte sikur Shqipëria të thërriste ambasadorin francez e t’i kërkonte shpjegime për standardet e vëna në punë nga Interpol Franca. Mirëpo që dikush t’i ndërmarrë këto veprime, duhet së pari që këto vende të kenë ministri të jashtme.

1 Like

Ramushi eshte mesuar me keto arestime. Biles, nuk ben dot pa to. Shife kur te dali prape i pafajshem. Ky vetem ne Kosove me duket se nuk rri. Bredh ne te gjithe boten.

Franca vetem sa po i ve ne prove se si do reagojne …kosovaret dhe serbet …

ndoshta eshte nje isharet nga perendia dhe komuniteti nderkombetar se ish luftetaret e uck pasi vodhen boll pas lufte e pasi me keqqeverisjen e tyre e kane lene kosoven prapa te hiqen nga skena e mo te behen si partizanet e dulle djegesit .

Kërkojne te godasin njeriun qe se shpejti do jetë Kryeministri i Kosovës, njeriun qe do godasë islamin radikal në Kosovë , njeriu që do bashkpunoje me Trump.
Por as me ane te makinacioneve nuk do arrijne dot.
Por kelyshat e sorrosit ne France dhe Serbi do te deshtojne perseri.

Ky sorosi eshte alibia moderne e justifikimit te dikurshem te problemeve te shqiperise me bllokaden imperislisto revizioniste😄

Pse dhe kush e kërkon eliminimin e Ramush Haradinajt?!

Ramush Haradinaj është ndaluar të mërkurën e shkuar nga policia kufitare franceze me arsyetimin se për këtë është lëshuar në vitin 2004 një urdhër arresti nga një gjykatë e Serbisë. Ishte hera e dytë që kreu I AAK-së ndalohet sipas të të njëjtit urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli serb. Para dy vitesh ai u ndalua në Slloveni me të njëjtin justifikim dhe u lirua pas sqarimit të rrethanave.

Ky akt është komentuar në mënyra të ndryshme. Shumica e komentuesve e kanë heroizuar Haradinajn, duke mbrojtur jo vetëm atë, por edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj të drejtë, pa çka që shumë prej komandantëve të asaj lufte e kanë denigruar qëllimin idealist të saj. Në ndonjë rast është aluduar në konspiracione të tilla, sikur “kjo që I bëhet Haradinajt është e qëllimshme, pasi Serbia përpiqet ta demonizojë dhe faktorizojë zotin Haradinaj, me qëllim që ai të fitojë kapital politik”.

Në fakt akti I ndalimit të ish-komandantit të UÇK-së ka krijuar një “hartë politike” me kufij të qartë pro dhe kundër tij. Në këtë hartë reagimesh vihen re tri ngjyra:

Së pari, ngjyra e kuqe e dominon debatin brendashqiptar, çka do të thotë se shqiptarët nuk pajtohen asesi me akte të tilla armiqësore të Serbisë dhe aleatëve të saj në Europë kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Çka do të thotë gjithashtu se shqiptarët janë të mendimit se Serbia dhe aleatët e saj kanë shkelur jo vetëm lirinë dhe të drejtën individuale njerëzore e politike të Ramush Haradinajt, por edhe dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve.

Në fakt kjo e vërtetë është e dhimbshme, sepse në asnjë rast shqiptarët nuk kanë parë të arrestohet ndonjë bandit serb pjesëmarrës në masakrat kundër tyre. E ndërsa këta banditë e kriminelë me shumicë shëtisin lirshëm në të gjithë botën, luftëtarë të UÇK-së ndalohen si delet sa herë që shtetet përkatëse duan të fitojnë ndonjë koncesion nga qeverisja e Beogradit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që Haradinaj nuk u prangos nga policia franceze në qershor të vitit të kaluar kur ai ndodhej atje për të ndjekur kampionatin europian të futbollit, pavarësisht se urdhri i Interpolit mban datën e një prej ditëve të 2004-es.

Se kriminelët serbë të masakrave kundër shqiptarëve janë të lirë të riorganizohen ende sot kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kjo është e dëshmuar në dhjetra e qindra raste, përfshirë dhe rastin e kryekriminelit Vojisllav Shejshel. Gjithkush në botë e njeh faktin që 15 mijë viktima të terrorit në Kosovë nuk kanë mundur t’i shkaktojnë 10-20-30-apo 50 veta sa Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dhe gjykatat serbe kanë nxjerrë deri më sot në bankën e të akuzuarve. Dhe nëse ish-presidenti i Serbisë, pastaj ministër i Jashtëm i kohës së luftës, Milan Milutinoviç, u shpall i pafajshëm, Ramush Haradinaj u shpall dy herë i pafajshëm, ndërkohë që pafajësia e tij është miliona herë më e përligjur dhe më e moralshme sesa pafajësia e Milutinoviç.

Kjo diferencë e të bërit drejtësi nga Europa që na reklamon shtetin e së drejtës është mesazhi më i keq që ajo i jep shqiptarëve dhe popujve e demokracisë europiane. Ky është diskriminim, ky akt, në kuptimin e mësipërm është vazhdimi i aparteidit të Milosheviçit ndaj Kosovës dhe sidomos popullsisë shqiptare në Kosovë. Nëse dikush gjen një perifrazim më të butë që t’i shkojë të vërtetës, jam i gatshëm të kërkoj ndjesë. Por arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze në zbatim të një urdhëri të një gjykate serbe, që vetëm krinimelë nuk ndëshkon, është vazhdimi i politikave të diskriminimit kundër shqiptarëve, tashmë përmes një policie që pretendon se ka shpik demokracinë e revolucionit francez, madje me parullën e famshme liri-barazi-vëllazëri. Zaten ata që artikulojnë të tilla stampa e bëjnë këtë për të fshehur urrejtjen, pabarazinë dhe tiraninë.

Së dyti, u dallua qartë ngjyra e zezë e këti teatri politik. Dy momente më ranë në sy gjatë kësaj skene dhe aplikimit të kësaj skeme denigruese antishqiptare. E para, se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, me qëllim që “krimet” e tij t’i gjykojë si në kohën e Milosheviçit i njëjti gjyqtar i asaj kohe, kur dënonte shqiptarët, pse janë shqiptarë. Nëse do të ndodhte kjo, pra ekstradimi, drejtësia do të duhej vendosur me konflikt të përsëritur midis serbëve dhe shqiptarëve.

Dhe e dyta ishte Marine Le Pen, ajo e cila u kërkoi me ngulm autoriteteve të vendit të saj që të “zbatojnë ligjin” dhe ish-kreun e UÇK-së ta dërgonin para gjykatës. Të dy këta u bashkuan hapur në politikat e tyre antishqiptare. Justifikimi: “Të bëhet drejtësi”!!! Por ama asnjëherë nuk i ka dëgjuar dikush këta “drejtësibërës” të kërkojnë drejtësi për mijëra viktimat shqiptare që Serbia i shkaktoi vetëm në luftën e fundit në Kosovë?! Asnjëherë nuk i dëgjoi dikush të “thërrisnin për drejtësi” për mijëra gratë dhe vajzat shqiptare të përdhunuara nga policët, ushtarët dhe paraushtarakët serbë në kohën e konfliktit në Kosovë?!

Ndërkaq drejtësinë për Ramush Haradinajn e ka dhënë dy herë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Dhe në këtë rast, nëse e individualizojmë fenomenin, politika serbe e Beogradit dhe e Frontit Nacional Kombëtar në Paris nuk bën tjetër, vetëm se ushtron presion ndaj drejtësisë. Rasti i Haradinajt na dha kështu mundësinë dhe njëherë të shohim se sa re të zeza fryjnë në qiellin e Kosovës dhe të hapësirës shqiptare në Ballkan. Forcat antishqiptare në Europë po bashkohen, ndërkohë qe ne shqiptarët po i fryjmë me ndihmën e liderëve tanë “botërorë” zjarrit të përçarjes!!!

Së treti, në këtë rast u shfaq dhe ngjyra gri, ngjyra që përfaqëson marrëdhëniet e vëllazërim-bashkimit shqiptaro-serb, ngjyra e politikave të kastës së korruptuar të Prishtinës dhe Tiranës në marrëdhëniet me Beogradin, Parisin dhe ndonjë kryeqytet tjetër antishqiptar në Europë. Këta të ngjyrës gri bënë ca deklarata folklorike, gjë për të cilën ishin kujdesur të dukeshin sa më pompoze në fjalor, por pa asnjë akt presioni ndaj Beogradit ose Parisit. Ngjyra gri e Ramës, Thaçit apo Bushatit u duk si kombinim i atyre tri ngjyrave të flamurit francez në xhepin e vogël të xhaketës së kryeministrit shqiptar. Mund të konsiderohen edhe si tri ngjyrat e flamurit jugosllav, sepse nuk kishte ndryshim midis këtyre dy flamujve, përveçse vendvendosjes së tyre.

Ngjyra gri e reagimit në Kosovë u kondicionua me të qenit kundërshtarë politikë. Pushteti e konsideron Haradinajn armik, jo rival në politikë, për pasojë nuk reagon me forcë kundër aktit. Ky pushtet nuk merr guximin as të kërkojë ndjesë, pse nuk e ka kushtëzuar dialogun në Bruksel me anulimin e këtyre urdhërave të arrestit serb kundër shqiptarëve! Asnjëri prej tyre, as këta të Tiranës, as ata të Prishtinës nuk iu kundërvunë politikave të tilla të denigrimit të Serbisë dhe të Francës. Në Tiranë dihen arsyet: Hollande do të vizitojë kryeqytetin shqiptar në mars dhe nuk “duhen trazuar ujërat”, ai, edhe pse në ikje nuk duhet cënuar në dinjitet. Dhe shqiptarët janë I vetmi komb që zgjedh si liderë ata që më shumë përkujdesen për integritetin e dinjitetin e botës sesa të vetin?! Këtyre tanëve u mjafton imazhi, makiazhi, egoja për elozhe. Më i rëndësishëm është imazhi i kryeministrit Rama, se sa jeta, integriteti dhe dinjiteti i ish-kryeministrit të Kosovës dhe i shqiptarëve! Më e rëndësishme është lidhja e ngushtë e bashkim-vëllazërimit kryeministrin e Serbisë, sesa e drejta dhe e vërteta!

Po në Prishtinë pse nuk duhej një reaksion i ashpër. Pse mos të nxirrej një urdhër-arresti për ish-zëvendësin e Sheshelit e ish-ministrin e kohës së luftës në Kosovë, presidentin aktual serb, Tomisllav Nikoliç e për ish-ministrat e Milosheviçit, Aleksandër Vuçiç e Ivica Daçiç, së paku për t’ua prerë rrugën për vizita në Kosovë? Nikoliç do të shkon nesër në Kosovë dhe askush nuk e cenon as në majën e flokut, as në dinjitet e as në integritet! Pse? Se dëmtohet dialogu?! Se dëmtohen përpjekjet për paqe në rajon?! Kur kriminelët nuk e duan paqen, pse duhet ta pranojnë viktimat e tyre?! Aq më tepër në kushtet e diskriminimit?! A nuk u bë lufta për liri, drejtësi, barazi e sintetizuar kjo në pavarësinë e Kosovës?! Sot, mbas 18 viteve kur lufta ka mbaruar dhe mbas 9 viteve pavarësi, Kosova nuk është e zonja jo më të kërkojë drejtësi e barazi, por po ve në pikëpyetje rezultatet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të saj. Këtë mesazh na e japin qëndrimet e ngjyrës gri të të dy kryeqyteteve tona në rastin e Haradinajt.

Duke e përmbyllur këtë kolumne dua të shpreh gjithashtu shqetësimin se autoritetet shqiptare ende nuk po kuptojnë se gjeopolitika ka ndryshuar dhe për pasojë ka sjellë disfavore për ne shqiptarët, disfavore, të cilat ne vetë po i shumëfishojmë me qëndrimet gri nga njëra anë dhe fushatën nacionaliste folklorike elektorale nga ana tjetër, gjithnjë për të maskuar debulesën e oligarkëve tanë ndaj aleancave që favorizojnë korrupsionin, krimin, ryshfetin dhe antishqiptarizmin.

Ndërkohë, gjithë këto përpjekje për ta eleminuar fizikisht e politikisht Ramush Haradinajn e bëjnë atë një protagonist të padiskutueshëm në skenën politike të Kosovës. Meqenëse përpjekjet për dënimin e tij kanë filluar që në vitin 2004 e vazhdojnë edhe sot, kjo do të thotë se teoritë e konspiracionit janë shpikje e atyre shqiptarëve që nuk e duan politikisht Ramush Haradinajn. Pikërisht se ai është i padëshirueshëm në Beograd, duhet të jetë protagonist i politikës së Prishtinës.

Me këtë rast dua të theksoj se qeverisja e sotme e Prishtinës në shumicë është produkt i vullnetit të përbashkët të qeverisjes së Tiranës dhe asaj të Beogradit. Nëse Fatos Nano fliste me Milosheviçin (1997) për projektin e zgjidhjes së konfliktit, ai dhe Milosheviçi përcaktonin dhe realizuesit e projektit të tyre. Nëse Ilir Meta fliste për projektin e Kosovës pa Rugovën (2001) me ish-kryeministrin e ndjerë serb, Zoran Xhinxhiç, ata flisnin dhe për njerëzit që do të implementonin këto projekte. Nëse Edi Rama harton projekte të përbashkëta me Vuçiçin (2013-2017), të dy këta kanë projektuar edhe stafin në krye të institucioneve të Kosovës për realizimin e këtyre projekteve. Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet jashtë këtyre projekteve. Madje po bëhen përpjekje për ta eliminuar, ndoshta edhe si i preferuar i presidentit amerikan, Donald Trump. Pikërisht kjo e bën atë të kompletuar dhe të domosdoshëm për t’u rikthyer fuqishëm në skenën politike të vendit.

Enver Bytyçi

4 Likes

mire pasken bere , Mundesishte le ta mbajne, dhe nese egziston mundesija dhe tjeret do i dergonim .

Ca fati keta shqipet e kosoves, si nuk na e arrestojne ne ramen e burishen…

Haradinaj eshte shpallur i pafajshem nga gjykatat e ligjit nderkombetar, keshtuqe s’kish pse ta arrestonte Franca perveçse per te deklaruar njeanshmerine e saj pro Serbise dhe Rusise (siç ka bere historikisht xhanem) ne injorim te vendimeve te meparshme karshi tij.

dy gjona ka:ose te kapim pushken ose te myllim halen.

1 Like

në marrëdhëniet ndërkombëtare ,trysnia ushtrohet nga ata që kanë një lloj fuqie. dy vilajetet shqiptare,nuk kanë as ushtri,as ekonomi,as mundësi të tjera për të reaguar. shtoi këtyre edhe trushpëlarjen me ‘‘evropë’’ dhe u kry!
shqiptaret kanë vetëm një rrugë,nqs nuk duan të bëhen libani,apo siria e radhës! të bashkojnë vilajetet dhe shtrojnë bythen në punë. te rikrijojnë ushtrinë dhe të dinë të luajnë me fuqitë e mëdha sipas interesit kombëtar. kjo ka si parakusht varjen tek palmat të disa kokave -kukulla të integrimit!

1 Like

cilit organ juridik duhet t’i drejtohet mbrojtja e Haradinajt, pasur keto argumente:

http://www.gazetatema.net/web/2017/01/07/8-argumente-qe-e-bejne-nul-arrestimin-e-haradinajt/

po ca lesh argumentesh. serbet tallin trapin , ne kapemi me Argumente ligjesh leshi se skemi byth per luft ,merresh me “Ligje nderkombetare” etj. qe sja var njeri koqet .