Frut i ndaluar (Shija e qershisë pjesë e I)

image

Rrëfenjë zen
Në një sutër shkruhet që Buda rrëfeu një shëmbëlltyrë:
Një njeri ecte fushave, kur ndeshi një tigër. Filloi të vraponte i ndjekur nga tigri. Arriti në një greminë, u kap mbas rrënjës së një hardhie të egër dhe mbeti varur në buzë të greminës. Tigri i hungëriste nga lart. I tmerruar njeriu vështroi poshtë në fund të humnerës, ku një tjetër tigër po e priste për ta gllabëruar. Vetëm hardhia e mbante të mos binte. Dy minj, një i bardhë dhe një i zi, filluan të brenin hardhinë pak nga pak. Njeriu pa një luleshtrydhe pranë tij. Mbajtur mbas hardhisë me njërën dorë, me tjetrën këputi luleshtrydhen dhe e futi në gojë. Sherbet e ëmbël ishte!


A ja vlen jeta të jetohet?

Kjo pyetje, që implikon natyrshëm idenë e vetvrasjes, është bërë vazhdimisht në shekuj, sigurisht pa dhënë ndonjë përgjigje shteruese. Me mendtë e të riut Werther (i riu si veriu!), të zonjës Bovari, të zonjës Karenina nuk ja vlen të jetohet, sipas tyre problemet lëmsh të Eros i zgjidh Thanatos: koburja në tëmth, arseniku dhe shinat e trenit.

Por edhe me mendtë e plakut - plaku si jugperëndimi! - është e njëjta gjë, psh komisari Zhaver bëri një zhytje në Senë në mes të dimrit, mbasi Zhan Valzhani i tregoi shkencërisht se Grazia (Hiri, falja, pëdëllimi, dashuria) trimfon mbi Ligjin (hakmarrja, sy për sy e dhëmp për dhëmp, vdekja).

Me fjalë të tjera shko nga shko, çështje seksi është edhe vetvrasja (cherchez la femme). Por nuk është në qëllimin e këtij shkrimi sqarimi se çështë vetvrasja, e cila për më tepër, sipas Camus, është një çështje madhore filozofike, dmth do kryqe të zgjidhet, nuk zgjidhet pa pas dy pllom mjekër:

Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: ai i vetvrasjes. Të gjykosh nëse jeta ja vlen ose nuk ja vlen mundimi të jetohet, është t’i përgjigjesh kësaj çështje themelore të filozofisë - Albert Camus, Miti i Sizifit

Sipas Kirillovit, personazhit të romanit Demonët të Dostit (nga i cili Berti ka huazuar shumë), çështja e vetvrasjes është daha më madhore, është çështja kapitale providenciale që do sjellë shpëtimin e njerzimit. Ai kishte idenë fikse se duke hedhur trutë në erë do të provonte që Zoti nuk ekziston, dhe se vetvrasja si akt ekstrem do ta çlirojë njeriun, i cili do të bëhet njeri-zot (jo zot-njeri si Jezui) mbasi të vetvritet. Pra idea e vetvrasjes lidhet me idenë e lirisë (negative), madje identifikohet me të, rezulton e njëjta ide në plan të fundit. Kirillov i jep vetes një rol qëndror providencial, është ai Shpëtimtari dora vetë që sakrifikon për çlirimin e njerzimit duke marrë vendim për të vrarë veten. Ai mendon se në këtë mënyrë tregon vullnetin e tij të lirë dhe çlirohet prej Zotit, për të cilin - nëse do të ekzistonte - Kirillovi nuk do të rezultonte tjetër veçse një marionetë në duart e Tij. Mjafton ky akt sakrifikues i tij (vetvrasja) si kusht për çlirimin e tërë njerzimit, pa qenë aspak nevoja ta kryejë aktin në fjalë tjetër njeri.

Nuk ka më karikaturë në tërë historinë e letërsisë. Logjika e Kirillovit është përsosur (quajtur “vetvrasja logjike”), prandaj edhe karikatura kirillov është përsosur, e parritëshme, e skajme, më tutje nuk shkohet dot.

Figura e Badit, protagonisti i filmit Shija e qershizës të Kiarostamit (Palma e Artë në Kanë 1997), arrin të shlyejë karikaturën e Kirillovit të Dostojevskit. Me këtë kryevepër Kiarostami i jep përgjigje shteruese të vetmit problem filozofik me të vërtetë serioz sipas Bertit: vetvrasjes. Dhe më tepër se kaq, njëkohësisht edhe përgjigje jo shteruese; kësmet, ndoshta shkruaj një shkrim tjetër që analizon filmin në fjalë.
Vetë Kiarostami ka deklaruar se ideja e filmit është mbështetur në një aforizmë të Cioran që ka formën e një lodre fjalësh:

… pa idenë e vetëvrasjes, do të isha vetvrarë menjëherë - Sillogizmi i hidhërimit

e cila ide i bën jehonë një tjetër aforizme lodër fjalësh të Niçes:

Mendimi i vetëvrasjes është një mjet energjik ngushëllimi: në sajë të saj mund të tejkalohen shumë netë të këqija - Përtej të mirës dhe të keqes

Kiarostami ka shprehur të njëjtën ide thjeshtë dhe vërtetë pa bërë lodra fjalësh snobe:

Filmi (Shija e qershisë) mëton të jetë një reflektim mbi faktin se të gjithë e kemi në dorë të zgjedhim që të jetojmë, dhe se vetëm pasi kemi bërë këtë zgjedhje, jetojmë më mirë.

Dmth në rastin e Kiarostamit nuk bëhet fjalë për një liri negative prometeike në vetvete që të çon drejt hiçit të vdekjes e asgjë tjetër më, por për një liri pozitive që çliron ekzistencën e qënies dhe të çon drejt diçit të jetës.
Protagonisti i Shija e qershizës të Kiarostamit kërkon të vetvritet në darkë, prandaj vjen vërdallë nëpër tërë kodrat e Saukut rreth Teheranit për të gjetur një person që të kontrollojë të nesërmen në mëngjez nëse vërtet ka vdekur, dhe të hedhë mbi të dy lopata dhe siç e kërkon tradita islamike. Ai ka përgatitur çdo gjë: mbidozën e një ilaçi gjumëndjellës, gropën e varrosjes pranë një peme të vetmuar pranë udhës, një sasi të majmë parashë në dispozicion të personit që do të marrë përsipër rolin e varrmihësit. Problemi është se ka vështirsi t’i mbushë mendjen ndonjerit që të kryejë këtë rol; nuk arrin dot as të shpjegohet, të gjithë e marrin për pervers që kërkon dashni të paguar me djem te rinj (tjetër dëshmi binomit universal të kudondodhur eros dhe thanatos). Edhe për spektatorët duket i tillë ngaqë bëm varavinga nëpër kodra me një Land Rover duke përshkuar gurore e kantjere dhe duke “ndaluar” djem të rinj. Vetëm në minutën e 20 të filmit, arrin më në fund t’i shpjegojë një ushtari rekrut, se qysh e tek e ka hallin. Rioshi nuk pranon rolin e varrmihësit, madje, në një moment shkujdesje të Badit, gjen rastin e ja mbath vrapit i friksuar. Tentativa e dytë, edhe kjo e dështuar, është një seminarist afgan që nuk pranon rolin e varrmihësit, por, siç ja kërkonte zanati, nuk rri pa recituar fraza nga Kurani dhe bërë përsiatje teologjike lidhur me ndalesën fetare të vetvrasjes. E treta e vërteta është një punonjës i kopshtit zoologjik, cili, ndryshe nga parardhësit, pranon të bëjë varrmihësin, e ndryshe nga seminaristi që citon literaturën përkatëse, tregoi esperiencën e tij si në moshë që ishte (urtësia popullore: dëgjoje plakun ti!). Në fund të fundit vetëm eksperienca personale është e besueshme, vetëm ajo bind si dëshmi. Vetem dëshmia e eksperiencës personale konverton.

Ishin ditët e para të martesës sime. Po hiqja të zitë e ullirit me gjithfarlloj hallesh. Jeta më ishte bërë ferr. Një mëngjes ngrihem që pa gdhirë, vë një litar në bagazh të veturës dhe shkoj në një pyllnajë manash jo shumë larg shtëpisë sime. Kisha vendosur të varem.

U përpoqa ta hidhja litarin mes degëve të një peme për ta lidhur, por nuk mundja. Atëherë vendosa të ngjitem në pemë. Teksa lidh nyjën në një degë, ndiej diçka të freskët dhe të butë në dorën time. Ishte një kokërr mani. E fus në gojë, sherbet e ëmbël. Ha një të dytë, pastaj një të tretë … .

Kurrë nuk e kisha vënë re se kokrrat e manit ishin aq të shijshme. Qielli po sqarohej. Pashë diellin të ngrihej prapa malit. Sa diell i bukur! Sa gjelbërim! Çfarë pamje e mrekullueshme! Dëgjoj zërat e fëmijve që kalojnë nën pemë për të shkuar në shkollë. Shohin që ndodhem mbi man dhe po ha mana, më thonë të shkund pemën. Shkunda degët dhe ata hanin manat e rënë. Ata hanin dhe unë isha i gëzuar. Pastaj mora pak mana, i mbështolla në një gjethe dhe u paraqita në shtëpi me këtë dhuratë. Gruaja ime ishte akoma në shtrat. I hëngrëm manat bashkë. Kisha dalë për të vrarë veten dhe u ktheva me mana në dorë.

fund i pjesës I


shkrimi ka lidhje organike me tregimin me titull Frut i lejuar

2 Likes

Një kryevepër
në ditarin tim
në thellësi të natës,
në lindje të diellit
është vetëm një marrëzi.

Abbas Kiarostami

Disa hapa para
bërthama e qershisë,
në gjuhën time
shija e qershisë,
mbas meje
pema e qershisë.

Abbas Kiarostami

Sipas sondazheve 70% e popullisise ka menduar seriozisht te vetvritet te pakten nje here gjate jetes. Dmth nga çdo 10 vete qe takon, ose çdo 10 te njohur, ose 10 kolege ne pune ose ne shkolle, 7 prej tyre e kane bere nje plan per te hedhur trute ne ere, ose do ta bejne planin ne te ardhmen.

Kjo shifer skandaloze tregon se ne çfare mizerje reale jetojne njerzit. Mizerja ne realitet eshte shumefish me teper, sepse kjo shifer - krejt e papritur per çdokend - tregon gjithashtu se ne çfare hipokrizie jetojme. Gjykuar nga aparencat, dmth nga zgerdhimjet hipokrite te te afermit, 10% te planifikuar per te vrare veten eshte teper si shifer.

Kiarostami eshte edhe fotograf i modh:

Bjen borë
nga një re e zezë
mbi bardhësinë e borës.

Abbas Kiarostami

Lëshoj një britmë
në një luginë të thellë
në pritje të jehonës

Nga ekspozita Dyer pa çelës:

Mund te kete qene Vullnet i Zotit qe Kirillovi t’ia hidhte vetes trute ne ere. Siç edhe Badi te mos varte veten. (?!) :slight_smile:

(And Jesus answered him, “It is said, ‘You shall not put the Lord your God to the test.’”)

Zoti i pari zbaton parimin e lirise, dmth te mosnderhyrjes ne vendimet e njeriut. Ndryshe njerzit do ishin robote, dhe robotet nuk vrasin veten. Madje as kafshet, kjo e dallon njeriun nga kafshet, nuk ka kafshe qe vrasin veten (ka disa raste te paqarta).

Ndersa persa i perket citimit te librave te shenjte, sot eshte nje kohe e atille perverse, moskuptimi dhe keqkuptimi - me dashje si keqadashje apo pa dashje qofte -, qe eshte me mire te jene libra te ndaluar per popullin, siç ishin ne Mesjete, kur as prifterijte e thjeshte nuk mund t’i lexonin dot.

Ne fakt, nese Kirillovi e vret veten, nuk dihet nese Badi e vret veten. Kiarostami i le te hapura te dyja mundesite. Dhe kete e ben me qellim te sakte, dhe ne fakt ja ka arritur qellimit. Per kete arsye Shija e qershise eshte film mbi filmat. Edhe per arsye te tjera.

Nga komenti i jot shoh qe nje analize e filmit eshte e domosdoshme per te sqaruar me mire idene. E kisha me dy mendje ta beja analizen, tani vendosa ta bej.

1 Like

Analiza e te gjitha analizave ne kete rast do te ishte nëse ajo qe Njeriu e konsideron Vullnet te lire eshte ne fakt Vullnet i Zotit? Dhe anasjelltas.

Varet se çfar lloj njeriu. Ka lloj lloj njeriu, por ne vija te pergjithshme ka dy lloj njeriu. Shprehur ne gjuhe simbolike dhe formale: njeri lloj njeriu konsideron vullnet te lire Vullnetin e Zotit, tjetri lloj njeriu konsideron vullnet te lire vullnetin e Shejtonit.
Liria satanike nuk eshte liri, perkundrazi. E ka perkufizuar sakte Sarteri si njohes i mire i satanizmit dhe aplikues ne praktike i satanizmit:

Njeriu eshte qenie e denuar me liri.

Nje qime e ndan lirine nga shterngimi ne falen “e denuar”, e cila ka nuance negative dhe pozitive, varet si e sheh, ose nga ç’pozite e sheh. Sarteri e ka shkul qimen e vet nga bishti i shejtonit.

Kur je “qenie e HEDHUR ne bote” (aq me teper pa vullnetin e qenies) liria eshte edhe denim. Sarteri i ka dhene arsyet e veta, shterruese mbi mesataren.
Tekefundit, ok, “liria për çka?”

Ti bej si t’dush, por une nuk ja var filozofeve, i rri larg, sidomos moderneve (ngambrapafilozofeve) tip hajdarage filozofi per filozofi, ose sipas muhabetit tone: liri per liri, futja ne tym kot, jepi kuptim fjaleve qe thu sipas qefit tat. Sa degjoj muhabetin hajdarage “qenien e mos qenies”, e konsideroj muhabet çmendie, nuk e zgjas me tej. Çfrytzoj ndonje intuite te tyre, ndonje paragraf, ndonje shprehje, por vetem kaq.

Filozofia e pa lidh me shkencen, me perkufizim eshte çmenduri dhe marrezi.

S’ka mundsi shkenca ketu. Zoti, vetvrasja, kuptimi i jetes etj, s’jane shkence, as s’ke si i lidhe me shkence edhe po deshe. Mund te jete cmenduri, por si pyetje e shqetesime mbeten legjitime (prej kohes kur s’ka qene shkenca).

Lidhen me shkencen jo ne kuptimin qe ketyre pyetjeve ju gjendet nje formule matematike (per me teper qe matematika urrehet nga katranjoset), por ne kuptimin qe keto pyetje nuk behen ne hava, me pasoje qe edhe pergjigjet jipen ne hava, por behen sipas metodologjise shkencore, dmth me kembe ne toke. Shko ne qiell sa te dush me kaptinen tumllas me pyetje filozofike, por kembet mbaji ne toke, ne metodologjine shkencore.

Dmth nuk behet pyetje per pyetje tip hajdarage, qe nuk duan pergjigje, pyetje qe behen per tu duk interesant, y sa i modh e sa i thelle eshte njoni qe bo pyetje artistike qe nuk kane pergjigje shkencore.

Pyetje behen te tilla qe mund t’i jipen pergjigje. Dhe ka pergjigje per pyetjet e qenies qe shqetsojne njerzimin. Kiarostami i ka dhene pergjigje njeres ne stil ngambrapamodern (ne kuptimin pozitiv te fjales, idene do ta sqaroj ne shkrimin pasues).

Por edhe librat fetare i japin pergjigje te sakte problemit te vetvrasjes. Seminaristi afgan fliste sakte kur citonte ose persiaste Kuranin, por behej koqe sepse nuk kuptonte kontestin e çfare perjetonte Badi, i cili nuk kerkonte pergjigje te sakta teologjike, por ndihme konkrete, qe as plaku nuk ja dha dot plotesisht. Ne fakt Badi kerkonte ndihme, kerkonte te shpetonte nga vetmia, kerkonte nje mik, kerkonte besueshmerine absolute (ate qe kerkojne te gjithe), po te donte te vriste veten e vriste dhe basta, nuk vinte verdalle duke bredh ne kodrat e Teheranit kush ben poza te deshperuara me te bukura.

1 Like

Ne Facebook duken te gjithe te Lumtur :blush:

Fejsbuku nuk eshte ndryshe nga jeta reale, dhe s’ka perse te jete ndryshe. Palumturia eshte dobsi, dhe si e tille fshihet nga syte e tjetrit sikur me qene tjetri armiku. Nga ana tjeter tjetri, miku ose miqsia intime vazhdimisht kerkohet. Teknikisht miqsia eshte kyçi i suksesit te Fejsbukut.

Ka pas qene nje tregim i modh i Ypit kur sapo kishte dale fejsbuku sefte. Bridhte Ypi me makine (bridhte me Land Rover neper kodra :stuck_out_tongue:) gjithe Shqiperine, dhe sa ndalonte ne ndonje vend, qofte qytet e qofte katund i humbur, çdonjerin qe takonte, me te sofistikuarin qytetar edhe me handikapatin katunar, qe me te paren i bente pyetjen standard:

-Sa miq ke ne Fejsbuk? :smiley:

E me pas dilte se qe te gjithe ishin vetem ne jeten reale.