Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht – që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë trupin tuaj. A mund të jetë ky një moment përcaktues në historinë e mjekësisë?
Fuqia e pabesueshme e mendimeve
Fuqia e autosugjestionit.
Budallalliqe me oke. Truni thjesht proqeson informacjonin qi i japin organet e tjera.Nese ha kavjar te maskum si groshe, gazra do leshosh me patjeter 
Ose mos shko ma larg se te ramunit me dore, truni snok gjo. Garbiç in, garbiç out.
Po mund ta kem edhe gabim xhanem. Se vej doren ne zjarr me sy hap 
Sa here esh mundu ky komshiu im me rrit lesht e tulles a-ha hiç lesh, megjithse truni njaty i prehet, 2 cantim nen lendinen henore
Dime shume pak biologjine. Jemi makina perfekte, mbase kemi edhe funksionin e vete riparimit (disabled)
hipnoza ta hedh poshte kete. dhe eksperimentet me ane te hipnozes kane nja dy shekuj qe kryhen. mbase* mendja nuk mund te te riktheje (fatkeqesisht per komshiun tend dhe per shume te tjere) dicka te programuar gjenetikisht, por mbase mund te kontrolloje dhe riorientoje disa procese veterregulluese te organizmit.
*fjala kyce
Po amon mo me lini. Nji here qi du me bo nji teori timen
ta digjni si lekure portokalleje 
vete e ke fajin; ja per keshtu batutash te ngacmojme nga n’cik o Fiqo ![]()
Nejse, çfare dua te them eshte qe hiq epshin e herepashershem per ta pa boten si te komplikume, ne thelb esht krejt e thjeshte:
- Siguro mbijetesen
- Vdis me nder
e para eshte jetesore dhe s’ha diskutim; e dyta morale. ca dmth te vdesesh me nder ne kontekstin e ketij artikulli?
Esht thjesht sofizem. Si puna e asaj ‘thirri mendjes’
Shumë interesant shkrimi.
Një e njohur tregonte se kur kishte qenë e vogël kishte vrarë dorën keq dhe mjekët, pasi e kishin operuar, ia kishin hequr shpresat se do të mund ta përdorte. Nëna e saj nuk e kishte pranuar verdiktin e mjekëve dhe çdo tre ore (kish vënë zile të mos e harronte) i kërkonte të bijës të imagjinonte për 5 minuta se e hapte dhe e mbyllte dorën. Sot dora e saj është 100% funksionale.
mendoj c’do nate dhe c’do mengjes e gjej. … marshalla, marshalla
Goxhai Modhi
sikur të ishte kështu ,do e kish rrëzuar lul-berisha edin nga pushteti:joy: eh të kishim ca qereste-tha:bikini:
Jo me kot ofrohen gjithnje e me shume programe meditimi ne spitale si trajtime suplementare per pacientet.
Ne rrafsh personal, meditimi dhe autosugjerimi me kane ndihmuar ne manaxhimin e ndjesive trupore te pakendshme, stresit, etj. Nuk di per mposhtjen e kancerit a semundejeve te tjera agresive, por rritja e mireqenjes se personit nepermjet ketyre dy praktikave nuk me ngjan pakgje.
ku mund te mesoj sesi te meditoje ne menyre te efektshme ?
Shkrimtari Tim Ferris qe u be i suksesshem nepermjet botimit te librit te tij “Java 4 oreshe e punes” (The 4 hour work week) intervistoi 140 njerez shume te suksesshem ne fushat e tyre si pjese e hulumtimit per librin e tij te ri, "Tribe of Mentors " duke u perpjekur te gjeje dhe pershkruaje cfare i ben njerezit te suksesshem dhe a mund te kete paralelizma. Intervistat e tij treguan qe te gjithe keta personat e suksesshem ne nje menyre ose tjeter praktikojne meditimin. Ka shume burime qe ofrojne meditim por jo te gjitha jane te efektshme. Sipas Ferris, per dike qe eshte i interesuar ta praktikoje, mund te filloje me aplikacionin Headspace qe permban praktika meditimi.
Thelbi i çdo meditimi është përqëndrimi. I preferuari im është ai i ndërgjegjes së plotë. Mund të meditosh ulur, duke ecur, duke larë dhëmbët, duke larë enët, duke shkruar. Si funksionon? Përqëndrohesh. Psh. përqëndrohesh te ecja nëse je duke ecur. Si i hedh këmbët, si po merr frymë, mos je ndrydhur dhe kërrusur etj. Me rëndësi është të përqëndrohesh dhe të mos kesh vajtur me mendje në punë kur je akoma duke ecur. Cdo njeri mund të meditojë. S’ka nevojë për njohuri paraprake.
Meditimi ulur (zazen) është një tjetër metodë, e thjeshtë, por dhe e vështirë, pasi kërkon vullnet, sidomos në fillim, nëse ke vështirësi të rrish ulur, pa folur dhe pa bërë asgjë.
-
Pastroje dhe rregulloje vendin ku do të meditosh.
-
Vendi duhet të jetë relativisht i qetë, sidomos në fillim. Kur të bëhesh maestro, mediton kudo edhe në autobus.
-
Vër një zile fillimisht 10 minuta. Më pas mund ta zgjasësh meditimin sipas dëshirës.
-
Ulu rehat mbi një jastëk ose në karrike, me këmbët përpara.
-
Drejto shtyllën kurrizore në mënyrë të natyrshme. Mos u mbështet në karrike.
-
Sytë mund ti mbash gjysëm mbyllur ose mbyllur.
-
Kokën e përkul shumë lehtë.
-
Duart mund ti vësh mbi gjunjë, drejtuar nga qielli apo nga toka.
-
Qëndrimi duhet të jetë i denjë por jo i tendosur. Duhet të rrish lirshëm, por jo i ndehur.
-
Përqëndrohu te kontakti që ke me jastekun, me karriken, me tokën. Nëse të sëmbon diku, ndërroje pakëz pozicionin, por në princip mundohu të mos lëvizësh.
-
C’të bësh me mendimet?
Ti lesh të kalojnë. Mund ti vesh një etiketë: tip kjo është vërejtje, ky është plan për nesër, etj. dhe i le të shkojnë dhe kthehesh te frymëmarrja. Ti je ulur dhe po merr frymë. Kaq mjafton. Nëse je i pakënaqur me veten, tregohu i durueshëm. -
C’të bësh me emocionet?
Nëse je i trishtuar, pranoje trishtimin. Nëse je i gëzuar, pranoje gëzimin. Nëse je i qetë, pranoje qetësinë. E kështu me radhë. Por gjithmonë kthehu tek frymëmarrja. -
Si të rri i përqëndruar te frymëmarrja?
Një metodë është të numërosh nga 1 deri në 10, çdo frymënxjerrje. Dhe rifillon. Por jo automatikisht, i përqëndruar.
Një metodë tjetër është të shoqërosh frymën me mendje. Nga hyn ajri, ku shkon, si del.
Dhe nëse herën e parë nuk arrin të shkosh as deri te 3-shi pa një mendim në kokë, s’ka gjë, rifillo.
Këshillohet praktika e përditshme, qoftë dhe 10 minuta, por ama me vullnet.
Nëse anglishtja të flet https://www.wikihow.com/Meditate-for-Beginners
Nese di frengjisht te jap une disa regjistrime audio. Variojne nga 15-45 min.
Ushtrim fillestar mund te jete bodyscan.
Nuk ka semundje, ka vetem te semure.
Mund te kemi te gjithe nje lloj truri, por puna eshte se nuk kemi te njejten mendje. Psh hajde mbushi mendjen atij qe eshte i bindur se eshte koke shkence, se nuk eshte koke shkence. Ka lexu revistat shkencore tjetri.
Heretikut i propozoj nje ese me teme: “Krishti dhe revistat shkencore”.
Lexova edhe une nje here per kete punen e manstras e si quhet dhe fillova si budalla duke thene tu ec ne rruge 100 here ne dite: “Jam i pasur” dhe “Jam i bukur”. As me i pasur, as me i bukur nuk u bera。 Domethene pak a shume si puna e leshit mbi tullen e komshiut te Fiqos. Sic thote edhe fjala e urte komuniste: “S’rritet vreshti me urata, por me shata e lopata”.
Mantrat e budalliqet orientale jane kot. Kjo sdo te thote qe trupi i njeriut ska veti auto sheruese. Mund te kemi potencial locked.
Kur gervishtesh apo te ze gripi, trupi i njeriut vete sherohet…
Epo duhet talent edhe per chanting, s’i ben dot cdo njeri (ose te pakten s’i ben dot tak fak), qe te arrish t’i kendosh vetes a te tjereve per te mira e begati, duhet se paku te krijosh kontakt me “the temple of your heart”, e po u fute ne ate realm duhet te besh kujdes to stay pure in your thoughts and intentions.
Ka teknike per cdo gje, e fatmiresisht God’s ways are infinite.
E di e di, cdo gje arrihet, po nuk u arrit e ke fajin vete, qe nuk je ‘pure’. Ashtu eshte, God’s ways are infinite, but man’s way are finite, that’s the problem.
Jane kot, prandaj oksidentalet plot po i drejtohen filozofise orientale. Nuk e kuptova se c’hyn vetesherimi ketu.
Sherimi eshte mrekullia finale, si ato qe bente jezusi
Po flet per vetesherim te organizmit, jo per sherim nga mendimi, per te cilin flitet ketu.
E thashe per tjeter gje ate pure, sepse if you stay evil mund te besh gjera shume te keqija, harm other people permes le te themi “teknikave te mendimit”, por gjithashtu do te perballesh me konseguencat.
Sa per semundjet dhe te menduarit po e riformuloj ate qe thashe me siper qe medicine is a science of uncertainty and an art of probability.
Te mencurit observojne, te pamencurit s’kane durim e krijojne bindje te parakohshme.
Te drejte ke, po kush mund te na jape nje manual ne te pamencurve se sa duhet pritur e bere durim per te krijuar bindjen e kohshme. Se ja ta zeme, une mund te kem frike te krijoj nje bindje edhe ne shtrat te vdekjes se dicka nuk eshte e vertete, sepse nuk e kam vene re gjate gjithe jetes sime. Do kem frike e do t’i them vetes: Mbase po te kisha durim e te kisha jetuar nja 200 vjet, do ishte tamam koha per te krijuar nje bindje tjeter. Le qe krijimi i bindjes te fut automatikisht te te pamencurit, se na dilka qe te mencurit vetem “observojne”, pa “konkluduar”.
Mire. Kur fjaline time me observim e more tulle, c’te them si mund t’i marresh fjalite e tjera neper librat qe mund te lexosh. Sigurisht qe edhe te mencurit nxjerrin formula e konkluzione, por keto pune kerkojne durim, mungese paragjykimesh, dhe eksperimentim. Dhe konkluzionet e formulat nuk jane gjithnje te patundshme, kane nje bashkesi percaktimi ku funksionojne me se miri. Nje liber best seller qe mund te lexosh ti, eshte krejt pak per te arritur ne perfundime mbi ceshtjen ne fjale, eshte vec nje dritare e vogel ne horizontin pambarim te asaj fushe. Prandaj thashe me siper ka teknika e teknika, dhe po, mundesite jane te pafundme, pavaresisht se jeta jone per momentin eshte e limituar, kjo nuk justifikon dembelizmin per te mos eksploruar cfare jeta na ofron.
Sipas doktorit popullor Ceke Berati, nje mantra e suseksshme per burrat impotent eshte dhe “Yp xhixhi”
Only those who possess wisdom, patience, and optimism will be able to see through limitations, including possible humiliation, to grasp the inspiring lesson one can gain from such an experience.
Meqe s’ra fjala, sarkazma dhe ironia, jane bicim ndotjeje shpirterore, praktikojini sa me pak se ju bllokojne fatin. 
Chapeau Madame
!
Me siguri qe te njejtin zhgenjim do te perjetosh edhe po perserite “jam gomar” shume here me veten tende kur te kuptosh qe gomar mund te jesh vetem metaforikisht. Flitet per disa praktika te reja e te vjetra te njerezve me synim mireqenien personale. Qofshin te budisteve keto praktika, te myslimaneve, te ateisteve, stoikeve, e me radhe.
Te ipsum. Mos kerko hua tek te tjeret (kineze, arabe a afrikane) dicka qe, per me teper, e ke vete te lene trashegim nga te tute.
Matthew 7:7 “Ask, and it will be given to you, seek and you will find; knock, and it will be opened to you.
Matthew 21:22 And whatever you ask in prayer, you will receive, if you have faith.”
Merci Monsieur! 
Nuk permenda ndonje liber, thashe pervoje jete. Me kete punen e pafundesise me duket se abuzohet…
Nuk permenda ndonje liber, thashe pervoje jete. Me kete punen e pafundesise me duket se abuzohet.
Te jesh e sigurt qe nuk do ndieja zhgenjim nga kjo puna e gomarit, nuk e di a do ndieje ti. Edhe ketu e fute punen e metafores? Me kujtove keta kleriket e feve abrahamike, te tipit “pick and choose” si u thone, qe aty ku u intereson, thone qe librat e shenjte duhen lexuar ne menyre “metaforike”. Mos me thuaj qe edhe ti je ndonje murgeshe budiste.
Me pelqen evolucioni i logjikes.
Me pelqen qe te ka pelqyer. Kenaqesia e dyanshme shijon me shume se ajo me vetem nje drejtim.