Fytyra e Francës së ardhshme

Pas dy ditësh - të djelën dt. 23 prill 2017, zhvillohet turi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Bëhet fjalë për vendin më të shtrirë në Evropë (duke përjashtuar Rusinë dhe Ukrainën), më i madhi në sipërfaqe nga vendet e Bashkimit Evropian (643.000 km2), ekonomia e dytë evropiane (pas Gjermanisë) dhe e pesta në botë. Zëri i dytë i BE - pas Gjermanisë, natyrisht! Por së shpejti, vendi i parë nga popullsia… që mbetet shumë më e re dhe shumë më dinamike nga pikpamja demografike, krahasimisht partneres së saj “të përjetshme”.

Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë - për të mos thënë thjesht, qëndrore, në këto kohë krize për kontinentin tonë, në këtë epokë paqartësie për egzistencën vetë të Bashkimit.
Njëri prej personazheve të këtij portret grupi që çel këtë shkrim do të jetë Presidenti i ardhshëm, për 5 vitet që do vijojnë. Ai që do të përballojë - dhe ndoshta zgjidhë krizën aktual ekonomike dhe politike, bashkë me Kancelari(e)n gjerman(e)! Me gjasa, ai që do të vendosë për shbërjen e kësaj Evrope të sotme!

Për ata që nuk e dinë ende (the dummies të Blendit), Presidenti i Republikës franceze është një lloj Monarku republikan gjatë një pesëvjeçari - mes të tjerash prerogativa, ai bën dhe shbën qeveritë, është Ligjëvënësi dhe Gjykatësi i parë, shefi i Luftës dhe i Paqes… i zgjedhur me votë universale, gjatë një procesi me dy ture (turi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve më të preferuar nga votuesit), i dalë nga partitë politike ose nga shoqëria civile.
Vetë lista e mëposhtme e kandidatëve dëshmon për shpirtin demokratik të këtij procesi, për kontributin e shoqërisë civile në të, për aspiratat e ndryshme dhe aktuale që përshkojnë këtë popull të madh që dikur, jo thjesht pati guximin të shkurorëzojë apo të shkokëzojë monarkët, por edhe diti të vulosë një herë e mirë mbi fasadën e Republikës së tij devizën “Liri, Barazi, Vëllazëri”.

A ka rëndësi për Shqipërinë dhe shqiptarët një moment i tillë? Personalisht mendoj se po - dhe jo vetëm për të shpërndarë medalje apo urdhra nderi Kryeministrit të tyre. Për vetë peshën dhe rolin e këtij vendi në gjirin e Evropës, të cilën e aspirojmë kaq fort… për vetë modelin ekonomik dhe social që ai rrezaton… për vetë forcën vendimmarrëse që ai zotëron… për perspektivën apo horizontin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve që mund të çelë…
Të shpresojmë!

                                 * * *

Ja një biografi e shkurtër e 11 kandidatëve për President, 5 nga të cilët - më mirë të renditurit, figurojnë në foton e kryes :

  1. Emmanuel Macron - i dyti nga e djathta në foto - (datëlindja 1977) i diplomuar në ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës), fillon karrierën si inspektor i financave dhe në 2008 hyn në ekipin e bankës Rothschild & Cie. Antar i partisë Socialiste qysh prej 2006, zv-sekretar i përgjithshëm i kabinetit të Presidentit të Republikës franceze, Hollande. Më tej, ministër i ekonomisë, i indushtrisë dhe i numerikës deri në prill 2016. Jep dorëheqjen dhe krijon një Lëvizje politike nën emrin “en Marche - në Ecje”, me ide politike liberal-socialiste. Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 24% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është “La France doit être une chance pour tous - Franca duhet të jetë një shans për të gjithë

  2. François Fillon - i pari majtas - (datëlindja 1954) i diplomuar në Shkencat Juridike (Sorbonne), i zgjedhur lokal dhe deputet qysh në vitin 1981, kryetar bashkie i Sablé-sur-Sarthe, me karrierë të gjatë politike - disa herë ministër i Arsimit të Lartë, i Telekomunikacionit dhe Postave, i Çështjeve Sociale dhe Solidaritetit, Kryeministër i Presidentit Sarkozy; me ide politike republikane, goliste dhe liberale, besimtar devotë dhe mbështetës i Lëvizjes “Sens Commun” - e djathta reaksionare ultra e krishterë, kundërshtar i divorcit, i dështimit, i martesës mes homoseksualëve etj… një nga themeluesit e partisë “les Republicains - Republikanët”. Fitues gjatë votës së brendshme për përfaqsuesin e Republikanëve për postin e Presidentit të republikës (2016). Aktualisht, i vënë nën hetim për shpërdorim të fondeve publike, për përfitime materiale të paligjshme dhe për fshehje të të ardhurave. Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 19% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është “Une volonté pour la France - Një vullnet për Francën

  3. Marine Le Pen - në qendër të fotos - (datëlindja 1968) e diplomuar në Shkencat Juridike, e zgjedhur lokale qysh në vitin 1998, aktualisht deputete evropiane qysh prej vitit 2004. Presidente e partisë “Front National - Balli Kombëtar” qysh prej vitit 2011 - parti e krijuar nga babai i saj, Jean-Marie Le Pen, ky i fundit i mirënjohur për qëndrimet e tij revizioniste (dhomat e gazit - thjesht episod historik). Idetë e saj politike janë sovraniste, antievropiane, antieuro; ajo shprehet kundër emigrantëve, arabëve deri edhe kundër çifutëve - Franca për francezët. Kërkon daljen nga Evropa, braktisjen e euros, mbylljen e kufijve kombëtarë, dëbimin e të huajve… Besimtare e devotë dhe mbështetëse e krahut më ultrareaksionar të saj. Kundërshtare e dështimit, e martesës mes homoseksualëve etj… Aktualisht, e vënë nën hetim për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, ajo refuzon të paraqitet pranë gjykatësit për hir të imunitetit si deputete. Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 22% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e saj elektorale është “Au nom du Peuple - Në emër të Popullit

  4. Jean-Luc Mélenchon - i pari djathtas - (datëlindja 1951) i diplomuar në Filologji dhe histori, i punësuar fillimisht si mësues gjimnazi, i hyn jetës politike vitet 80’. Antar i Partisë Socialiste qysh në 1976, i zgjedhur senator qysh në 1986, ministër i Arsimit Profesional në qeverinë Jospin (2000), i përket krahut të majtë të partisë, me ide politike republikane dhe antiliberale, socialiste autentike. Braktis partinë socialiste në vitin 2008 dhe themelon “Partinë e Majtë”, e cila shëndrrohet në “Front i Majtë” pas një aleance me Partinë komuniste dhe rryma të tjera ekologjiste pranë skajit ekstrem. Deputet evropian qysh në vitin 2009. Tribun popullor dhe polemist shumë i përmendur, dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 19% të parashikimeve të votave, pas një varg mitingjesh elektorale me pjesëmarrje të madhe ku përdor njëkohësisht edhe hologramën e tij. Idetë e tija shkojnë drejt rithemelimit të Republikës, rinegocimit të Traktateve evropiane - forcimit të rolit të Shtetit në ekonomi dhe në fushat sociale.
    Parrulla e tij elektorale është “La force du peuple - Forca e popullit”.

  5. Benoît Hamon - i dyti majtas - (datëlindja 1967) i diplomuar në Shkencat historike, angazhohet qysh në moshën 19 vjeç në politikë - fillimisht si asistent parlamentar, ai angazhohet në aparatin e partisë socialiste si Sekretar i përgjithshëm (20 vjeç), i ngarkuar me komunikacionin. Në 1995, krijon partinë e Re Socialiste, deputet evropian (2004 - 2009), ministër i i Çështjeve Sociale dhe Solidaritetit (2012), ministër i Arsimit të Lartë (2014), deputet i Asamblesë kombëtare qysh prej 2012, fitues gjatë votës së brendshme për përfaqsuesin e PS për postin e Presidentit të republikës (2016). I përket rrymës reformiste të socialistëve, me orientim të qartë social-demokrat. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 9% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është " Faire battre le cœur de la France - të bësh të rrahë zemra e Francës"

  6. Nicolas Dupont-Aignan (datëlindja 1961) i diplomuar në Shkencat politike, i punësuar në disa kabinete prefektorale dhe ministrore gjatë viteve 1991 - 1996, me ide politike republikane goliste dhe sovraniste, President i grupit “Çohu Republikë” në gjirin e partisë Republikane (RPR) qënë vitin 2007 shëndrrohet në parti politike e pavarur, kryetar bashkie në Yerres dhe deputet i Essone-s. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 4% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është: “Debout la Francë - më këmbë Francë

  7. Philippe Poutou (datëlindja 1967) pa diplomë (as atë të gjimnazit), i punësuar si mekanik në uzinën Ford - Bordeaux. Më parë militant i “Ligës Komuniste Revolucionare” - trockiste, aktualisht kuadër i partisë “se Re AntiKapitaliste”. Idetë e tij janë vetëm “anti” - antifashiste, antibërthamore, antisistem. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 2% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është: “Nos vies et pas leurs profits - Jetët tona dhe jo përfitimet e tyre

  8. Jean Lassalle (datëlindja 1955) pa diplomë, në se s’llogaritim atë të teknikut në blegtori. Me profesion bari - qysh 21 vjeç, i zgjedhur kryetar bashkie i fshatit të tij Lourdios-Ichère (Pyrénées),qysh prej 2002 deputet i Pyrenées Atlantiques dhe zv. kryetar i MoDem (Lëvizja Demokratike - parti e qendrës të djathtë). Idetë e tij politike janë ato republikane, por në lidhje të ngushte me fshatarësinë dhe mbrojtjen e traditës dhe natyrës. Një nga deputetët më të spikatur - me ndërhyrjet e tij lapidare në Asamblenë Kombëtare. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 0,5% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është: “Le temps est venu - Ka ardhur koha

  9. Nathalie Arthaud (datëlindja 1970) e diplomuar në mësuesi, aktualisht mësuese gjimnazi në lendën ekonomi dhe biznes. Zëdhënëse e partisë “Lufta e puntorisë” - ekstremi i majtë, që mbron interesat e puntorëve dhe i kundërvihet me forcë pushimeve nga puna. E zgjedhur në instancat lokale gjatë periudhës 2008 - 2014, nën etiketën e partisë Komuniste franceze. Ajo nuk kërkon të zgjidhet - thjesht, të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj kërkesave të klasës puntore. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 0,5% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e saj elektorale është “Faire entendre le camp des travailleurs - Të bëjmë të ndihet kampi i puntorëve

  10. François Asselineau (datëlindja 1957) i diplomuar në HEC (Shkolla e Studimeve të Larta Ekonomike) dhe ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës), i punësuar në disa kabinete ministrore gjatë viteve 1990 dhe si ekspert i ekonomisë dhe financave, me ide politike të djathta - në mos të të djathtës ekstreme, President i partisë “Bashkimi Popullor Republikan” Ai deklarohet si sovranist, antiamerikan dhe kqyret deri edhe si element konspirativ; gjatë një kohe këshilltar në Këshillin bashkiak të Parisit. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë < 0,5% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është: “Un chance historique - Një shans historik

  11. Jacques Cheminade (datëlindja 1941), me nënshtetësi franceze dhe argjentine, i diplomuar në HEC (Shkolla e Studimeve të Larta Ekonomike) dhe ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës), i punësuar pranë ministrisë së Ekonomisë gjetë viteve 1970 si ekspert i marrëdhënieve ekonomike, në vijim atashé tregëtar në SHBA, President i partisë “Solidaritet dhe Progres” - ithtar i Lyndon LaRouche, Jr. Ideja e tij kryesore është të paralajmërojë popullin lidhur me “tsunamin financiar” që pritet të vijë, ndërkohë që linjat e politikës së tij shkojnë nga “ekonomia e hapësirës”, në atë “të detit” apo drejt “hapësirës afrikane”.
    Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë < 0,5% të parashikimeve të votave.
    Parrulla e tij elektorale është: “Se libérer de l’occupation financière - Të çlirohemi nga pushtimi financiar”.

4 Likes

Le Pen mund te fitoje me raundin e pare,por ne te dytin ska shans te fitoje.

ky i mesit m’pelqe mu. rob me karakter

Xixe, cili nga keta me siper mendon se mund te jete me i volitshmi per ceshtjen shqiptare (Kosoven, AL ne BE etj)

Ky i fundit ( nr;11 ) me duket me bindesi :grin:
megjithse shancet i ka me shume Fillon-i.
Ai çifuti (qe Xixa nuk ia permen origjinen) duket shum i zgjuar dhe i pregatitur, por i ka prish pune Hollande, qe shumica e francezeve, nuk duan ta shohin me.

Pse duhet ta permend qe eshte çifut, z. Pjer?

Rasta, ti je Xixa, se nga shkrimi; " …Pse duhet ta permend…" dukesh sikur je Xixa, mirpo nuk je Xixa, dhe duhej ta shkruaje; ’ …Pse duhet ta permendi …" me i i i .

ti dukesh qe ke punu per sigurimin, i nderuar

2 Likes

I dashur, kjo eshte e forta, se une jo vetem qe s’kam punuar ne sigurim, por fatkeqesisht, s’kam punuar as edhe 1 ore ne nje nga organet apo institucionet e shtetit tim shqiptar. Morpo te kisha punuar qofte edhe nje ore si bashkpuntor i jashtem a i brendeshem, mirpo fatkeqesisht as edhe 1 ore.
Une vertet, do kisha punuar shume me mire se kushdo nga buxhetoret qe hajne buken kot, apo qe e kan pas henger buken kot, mirpo kjo eshte e forta, te paaftet “punojne” ne qeveri e shtet, thjesht marrin rrogen te ushqehen, ndersa ekspertet lihen jashte.
Kjo quhet ; Mjerimi i nje shteti.

Ka shume pyetje pa pergjigje…

1 Like

po ndonje shkrim per Fytyren e Gijanes se ardhshme, do na sillni ketu? A kane rendesi per shqiptaret biografite e kryetareve te tribuve te gijanes? Personalisht mendoj se po - dhe jo vetem per te servirur Pina Colada, Mai Tai dhe Mango Daiquiri. Per vete peshen dhe rolin e atyre tribuve zakonet dhe traditat e te cileve jane frymezim per shqiptaret kudo qe jane.

Merci per kete shkrim informues Xixa. Vive la France

shqiptaret per te bere biografine e te tjereve jane te vetmit.

kam nje dyshim. Po sikur keto fjale t’i kete perhapur dikush qe eshte i interesuar te demtoje Pjerin? fjala vjen per BQ ose nje post te rendesishem potencial ne qeveri

zhardin, neqoftese nuk duhet ta permendte qe eshte çfut - siç le ta nenkuptosh ti - kjo do te thote se pikerisht per kete arsye duhet ta permendte. Pse te fshihet kjo gje? Kujt i intereson kjo gje, fashisteve franceze?

Aq me teper qe ne politiken franceze roli çifut eshte shume i konsiderueshem, shume me i konsiderueshem se çdo vendi tjeter ne Evrope, me perjashtim te Hungarise, e cila e fsheh kete gje meqe eshte fashiste.

Ka qene njeri ketu ne bĺog para se shkonte ne shqp e te hynte ne qeveri. Eshte akoma ne qeveri dhe i degjohet shume llafi. Ay po degjoi emrin e atij te hidhet ne fyt. Mos na sillni persona te tille ne bisede apo ne zyre thote gjithe nerva. Puna eshte se ky i imi shoqerohet shume me ate dhe influencohet jashte mase.
Gjithesesi, kjo eshte dicka dytesore por kryesorja qe kerkon pergjigje eshte refuzimi i gjermanise. Ai ( refuzimi) esgte celsi qe jep peegjigje per shume pyetje te tjera.

Ronin e pashe ne TV para ca diteve. Dukej Tamom Pashai i Peshkut, Kokoroc…me mos me e morr n’sysh. E kapi ai Ameriken ose Belgjiken po ti mos u merr me te shif ate te gjatin me ate u krahaso.

Po edhe ta permendte s’do te perbente problem. Do te merrnim vesht qe eshte çifut i zgjuar siç thote Pjeri. Informacion i moth.
Ne politiken franceze kam pershtypjen se çifut qenia e nje kandidati keto pak vitet e fundit eshte kthyer ne nje vlere negative me gjithe kete racizem ne kembe. Por edhe progresistet dhe liberalet jane ngopur me nocione si “rrenjet e Frances jane xhudeo-kristiane” (Sarkozy) sepse theksi tek to ka medoemos reperkusione politike per te tjere qe nuk praktikojne keto fe.

jo jo se jane me te thella punet e rrenjeve çifute, thelle thelle jane rrenjet e pederasteve, ato nuk duhen zbuluar se dalin rrenje raciste.

1 Like

Pjer, nje keshille per emotikonet qe perdor. Nese do te nxjerresh gjuhen per te thene qe po tallesh apo qe s’e ke seriozisht, mbase duhet te zgjedhesh keto: :stuck_out_tongue_winking_eye: :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue_closed_eyes:

e jo detyrimisht kete: :yum: sepse psh ne kete rast po na thua qe Roni ishte i mire per t’u ngrene.

1 Like