Gabimi dhe domosdoshmëria!

kritikë

#1

Nëse arrin të vendosësh ballë-për-ballë për të debatuar mbi Revolucionin, Pierre Chaunu, historian liberal, dhe Daniel Bensaïd, filozof trockist, që të dy autorë librash mbi këtë temë(1), s’ka nevojë të nxitësh debatin - ai ndizet vetvetiu … Duhet thënë se vështirë është të gjesh dy pikpamje më të ndryshme mbi të njejtën ngjarje. Për njërin, Revolucioni francez është një kafshëri e provokuar nga grumbullimi i gabimeve, për tjetrin, ai ishte një domosdoshmëri e detyruar nga zhvillimi i logjikës shoqërore.
Një pikë e vetme qëndërzuese mes dy debatuesve: i njejti - dhe s’po guxojmë ta quajmë “sovran” - përçmim lidhur me festimet e Dyqindvjetorit, paçka se edhe në këtë rast arsyet janë diametralisht të kundërta.
Për Pierre Chaunu, Revolucioni është dora-dorës i panevojshëm, i dëmshëm dhe i përgjakshëm. I panevojshëm pasiqë shoqëria franceze e shekullit XVIII ishte dinamike dhe krijuese dhe që, për të kryer modernizimin e saj, zhvillimi i butë do të kish qenë shumë më i efektshëm se sa Revolucioni brutal.
I dëmshëm pasi duke rrënuar ekonominë e një vendi të pasur dhe duke thyer vrullin demografik të tij, Revoluconi i vitit 1789 e zhvlerësoi thellësisht Francën përkundrejt partnerëve të saj dhe e bëri që vendi të humbte kthesën e duhur të një tjetër revolucioni të vërtetë: revolucioni industrial.
Përsa i përket së fundi karakterit të tij të përgjakshëm, Pierre Chaunu s’bën gjë tjetër veçse përmend dhe numëron egzekutimet e panumërta të shtatorit (1972) sikundër dhe mbytjet kolektive të Nante-s - pa harruar aspak edhe atë urdhrin e famshëm të dhënë nga Komiteti i Shpëtimit Publik ndaj gjeneralëve për të masakruar sistematikisht gjithë popullsinë e Vendée-së… ndërkohë që kryengritja lokale ishte dërrmuar nga ana ushtarake.
Një pikpamje krejt e ndryshme është ajo e mbrojtur nga Daniel Bensaïd, i cili ka vënë pendën e tij në shërbim të atij Revolucioni. Kështu i takon vetë atij Zotnije tashmë me moshë dyqindvjeçare të mbrojë trashëgiminë e tij të njollosur nga një gjeneratë e re historianësh apo të kapur hilacakërisht nga termidorianët hipokritë, ata që qeverisin sot vendin dhe popullin e tij.
Për Bensaïd-in pra, jo vetëm ai Revolucon ka qenë i dobishëm por ai mbetet edhe sot e kësaj ditë në rend të ditës pasi që ai s’ka mundur të kryhet deri në fund, dhe në fund të fundit, ishin pikërisht kundërshtarët e tij që arritën të gëzojnë frytet.
I dobishëm, ky Revolucion ka qenë pas asnjë dyshim qoftë edhe për faktin se ai na solli demokracinë, Republikën dhe njohjen e të Drejtave të Njeriut - të paktën të drejtat e tij politike. Sidoqoftë, nuk duhet humbur sysh se një numër të drejtash u arritën veçse më vonë, dhe hap pas hapi, gjithmonë me atë të luftës: ndalimi i skllavërisë, e drejta universale e votës, të drejtat sindikale, përmirësimi i gjendjes së femrës etj…Në të vërtetë, na shpjegon Daniel Bensaïd në vijim të Trotskit, Revolucioni nuk mund të jetë ndryshe veçse permanent - i vazhdueshëm: për të mbrojtur fitoret e tij, për të forcuar arritjet e demokracisë, për të përballur pabarazitë shoqërore në rritje në vendet e botës së tretë etj… kërkohet një qëndrim sulmues dhe në momentin e duhur, kryerja e atyre “shëndrrimeve të vendosura dhe radikale”, për ta thënë ndryshe: revolucionare.

[Bruno Tellenne]

(1) Pierre CHAUNU - Le Grand Déclassement, Robert Laffont, Paris 1989: Daniel BENSAÏD - Moi, la Révolution (Remembrances d’une Bicentenaire Indigne), Gallimard, Paris 1989.

                                   * * *

Revolucioni : kafshëri njerëzore apo logjikë shoqërore ?

Një debat mes Pierre Chaunu dhe Daniel Bensaïd (pjesë të zgjedhura…)

Gazeta : Çka mendon sejcili prej jush lidhur me librin e tjetrit?

[…]

Pierre Chaunu: […] Gjej që procesi i ndjekur nga Franca nuk është as i shpejtë as edhe i efektshëm. Shoqëria franceze e shekullit XVIII ishte një shoqëri plastike, në evolucion të plotë dhe në mjaft sektorë, Revolucioni zhvillohet me efektivitet dhe pa zhurmë.
Mund t’ju sjelle shëmbullin e mëposhtëm: 80 % e oficierëve të ushtrisë franceze ishin me origjinë të thjeshtë dhe vetëm 20 % janë fisnikë; Në Prusi, në të kundërt, 95 % e oficerëve janë fisnikë dhe vetëm 5 % me origjinë të thjeshtë ; përsa i përket ushtrisë angleze ajo llogariste të njejtën përqindje të ushtarakëve të thjeshtë dhe fisnikë si edhe Franca. Procesi i modernizimit të ushtrisë është zhvilluar si të thuash në mënyrë trigonometrike. Ja pra një formë e bukur progresi, por jo e gjithë shoqëria franceze funksionon me të njejtat ritme.
Egzistojnë një numër bllokimesh origjina e të cilëve gjenden në fund të shekullit XVI dhe atij XVII, pasi që Shteti francez vendosi një administratë aq të përsosur sa që ajo bllokoi institucionet tradicionale të marrëveshjes, pikërisht ato që i lejuan vendeve tëtjera të Evropës të realizonin një evolucion më pak kaotik.
Vështrimi më i zgjuar dhe më i kthjellët që është hedhur mbi Revolucionin është ai i Edmund Burke-s, një politikan i konsideruar si i majtë për epokën, drejtues i partisë wigh, i cili qysh në fund të 1989 dhe që në fillim të vitit 1790 ju tha Francezëve se do shkonin drejt një fundi të përgjakshëm dhe drejt një diktature ushtarake. Duhet të jesh gjeni të realizosh një të tillë analizë ! Nuk mund ta tërheqësh me zor progresin, atë duhet ta ndërtosh. Pra ja vlen më mirë që aksionet disi të ashpra të jenë të rralla dhe jo të përqëndruara, ja përse unë gjej procesin anglez shumë më të lumtur dhe të efektshëm. Jam një «angloman» në sensin që çmoj tek Anglezët mënyrën e mirë të administrimit të çështjeve, ndoshta jo gjithmonë me të butë por sidoqoftë me stil elastik. Pikërisht atë që ata quajnë Glorious Revolution i vitit 1688, referencë e liberalëve të shek. XVIII

Unë jam një nga themeluesit e Historisë sasijore në Francë dhe shifrat që jap në librin tim janë të padiskutueshme. Po t’i shohësh bëhet e qartë se procesi anglez, ai i meritokracisë dhe i progresit, i ka lejuar Anglisë të realizojë revolucionin e saj industrial ndërkohë që ne nuk ditëm ta merrnim kthesën. Nuk jam aspak një nostalgjik i Rregjimit të Vjetër të të drejtës hyjnore, krejtësisht e paefektshme; jam partizan i Parlamentit alla anglez që funksionon shumë më mirë. Sa për provë, taksat u trefishuan në Angli në shek XVIII ndërkohë që në Francë ato qëndronin në vend numëro. Askurrë pushteti i Shtetit nuk ka qenë aq i dobët se sa në fund të shek. XVIII.
Përsa i përket fjalëve të « la Marseillaise », i gjej thellësisht turbulluese dhe të ashpra pasi në vitin 1792, agresori është pikërisht qeveria franceze !
Shkurt, këto vitet e Revolucionit na kanë bërë të paguajmë shumë shtrenjtë një evolucion që mund të realizohej ndryshe, me kosto shumë më të lirë. Ajo çka ishte programuar në shoqërinë franceze të fundit të shek. XVIII quhej monarki sipas një mënyje: ndryshe, do të kishim realizuar një ekonomi prej 2 milion të vrarësh…
Sigurisht, do të ishte dashur për këtë një Luigj XVI më i zgjuar në mëyrë që tezat e liberalëve të mund të fitonin davanë. Por sidoqoftë, egziston një dozë e vërtetë hipokrizie të thuash - e trazuar me një lloj nacionalizmi qesharak - se nga momenti që Franca e zgjodhi këtë lloj rruge, ajo është natyrisht më e mira.
Ka nga ata që thonë se Revolucioni është Engjëlli, sikundër të tjerë që thonë të kundërtën, se Revolucioni është Djalli. Për të përsëritur disi Paskalin, do të thosha “as Engjëll as edhe Djall, por sidoqoftë Kafshë”. Kjo vorbull sipas meje ka ndodhur si pasojë e kafshërisë. Më janë dashur tridhjetë vjet jetë për të gjetur një farë rregulli në këtë gjë por, arrij të dalloj herë-herë që s’ka qenë arsyeja që arriti të fitojë. Nga ana ime, në shembullin e Churchill-it dhe Burke-s, preferoj kompromisin, elementin thelbësor të jetës në shoqëri.

[…]

Drama e tij është që i flaku tej institucionet që funksiononin gjithandej në Evropë. Anipse monarkia austriake është kritikuar rreptë, aty mbreti qe i detyruar tê pranohej nga të gjithë. Në Angli, Dhoma e Komuneve dhe Dhoma e Lordëve bashkëegzistonin, por në vijim të kohës, Dhoma e Lartë fillon dhe vjetërohet Ja pra, dy situata shumë më harmonike, sipas meje, krahasuar me një ndryshim radikal.

Daniel Bensaïd: Çka më habit më tepër, është pikërisht metoda juaj. Ju thoni se egziston një proces modernizimi, gë krejt normale në një shoqëri që zhvillohet. Nuk besoj aspak se revolucionet bëhen në kushtet e një bllokimi absolut. Përkundrazi. Por ju vini ballë-për-ballë një revolucion të mirë, një modernizim të mirë të administruar nga kompromisi, ndaj gjithçkaje tjetër që krijon shkëputje në Histori dhe që sipas jush, mbetet rezultat i gabimeve, i paparashikimeve, i shpirtrave të ngurtë që shkojnë dhe bllokojnë reformat. Në këtë mënyrë, ju s’bëni gjë tjetër veçse se spostoni problemin në kohë: përse një shoqëri që arrin një një të tillë stad zhvillimi prodhon institucione apo individë në poste vendimmarrëse të tillë që arrijnë të bllokojnë reformat? Çështja e revolucioneve sipas meje, nuk lidhet me ndonjë qëllimshmëri, me ndonjë dëshirë të shfrenuar për të kryer revolucion. Ajo që kqyret është konstatimi historik, një shpërthim që prodhohet në mënyrë të përsëritur.
Ju flisni për kompromis zhvillimi në rastin britanik që ju është kaq i shtrenjtë. Por ky rast i përgjigjet një kompromisi post-revolucionar. “The Glorious Revolution” i vitit 1688, nuk është aspak i ndashëm nga shperthimi kromwellian, pra nga një Revolucion që pati edhe ai dhunën e vet.

Pierre Chaunu: Në librin tim i përkushtoj mbi 200 faqe studimit të bllokimeve, pra nuk konsideroj kështu aspak që gjithçka është e përsosur. Për më tepër, protestoj kundër këtij përkujtimi të parfumuar, qëllimi i të cilit është të na bëjë të përkujtojmë vetëm një moment të historisë: 1789, sikur s’ka ndodhur aspak vijimi - ai i vitit 1793. Jam aq historian sa që të dij se vërtet, egziston modeli i Revolucionit francez, por egziston gjithashtu edhe ai tjetri, shumë më i qetë, Anglez.
Ndoshta ka edhe më keq se procesi francez, por unë gjej se në rrafshin e kohëzgjatjes, ai nuk gjendet mes më harmonikëve dhe më të efektshmëve.

Daniel Bensaïd: Egzistojnë mosmarrëveshje mes nesh, në disa nivele. Lidhur me festimet përkujtimore: mendoj se Historia përmban ngjarje themeluese që e bartin atë - dhe pikërisht kjo gjë përmban brenda rrezikun, e themelimit, sikundër dhe ai i krijimit të miteve. Revolucioni, me që ra fjala, është veshur me mitin republikan të konfiskuar nga Shteti i cili, në fjalërimin e tij, e çon debatin në nivelin zero. Ajo çka më bezdis në këtë mes është pikërisht mungesa e debatit të ideve rreth Revolucionit dhe ndaj aspekteve të tij. Kur ju thoni se kanë egzistuar revolucione më pak të kushtueshme - bën vaki, pse jo, por në këtë rast ju ngrini një hipotezë duke u nisur nga një vizion normativ të Historisë. Ju dukeni sikur i kërkoni vazhdimisht vehtes se cili do të ishte një progres i dobishëm apo i mirë, por në të vertetë Historia me përkufizim është e rastësishme. Nuk mund të shpiket një teleologji e progresit. Historia është një proces i ndërlikuar dhe aspak vijëdrejtë. Për shembull, cili mund të ishte me të vërtetë raporti mes vonesës së zhvillimit prusian dhe shfaqjeve autoritare të hitlerizmit të fillim shekullit të XX ?
[…] Me këtë dua të them se shoqëria është zhvilluar një një farë mënyre dhe me një ritëm të caktuar që nuk mund të jetë aspak indiferent apo i huaj ndaj këtyre ndryshimeve. Pikërisht për këtë gjë, nëse merret për studim problemi historik i Revolucionit, është shumë e vështirë të mund të krijohet një vështrim normativ mbi të dhe si pasojë, të mund t’i vishen të gjitha deformimet që vijojnë. Pikërisht kjo gjë më habit si rregull i përgjithshëm në arsyetimin tuaj, pasi ai arrin në përfundimin se si pasojë e grumbullimit të gabimeve, të gafave, të mungesës së syçelësisë individuale, tridhjet-dyzet vjet më vonë vijnë dhe prodhohen shpërthime revolucionare, jashtë çdo lloj qëllimësie.
Edhe sikur të konstatohet se, gjatë dy shekujve rradhazi, një seri e tërë bllokimesh vijnë dhe përmbysen nga një seri revolucionesh, a mund të qëndrojmë vetëm në konstatimin e këtyre fakteve, pa ngritur aspak pyetjen nëse këto bllokime sikundër dhe kryengritjet që ato provokojnë nuk janë tregues të një farë logjike shoqërore?
Nuk arrij të kuptoj përse duhet konsideruar Revolucioni si një hipotezë e rrjedhjes së Historisë, të cilës mund t’i kundërvihet një version tjetër idilik që do të mund të kryhej thjesht me anë të dëshirës së mirë.

Pierre Chaunu : Nuk duhen përzierë të gjitha gjërat. Revolucioni francez është një fakt madhor, një tronditje jashtëzakonisht e rëndësishme që çon në shëndrrime të mëdha; Revolucioni rus i vitit 1917 është gjithashtu i rëndësishëm; Revolucioni i vitit 1848 po ashtu, pasi ai shënon fundin e robërisë në Evropën qëndrore… por, kalimi nga Charles X në Louis-Philippe ose ai nga Guizot në Napoléon III nuk mund të konsiderohen si tronditje veçanërisht fantastike. Ato s’janë gjë tjetër veçse rregullime dhe në të njejtën mënyrë mund të konsideroni se edhe i ashtuquajturi Glorious Revolution në Angli po ashtu, i të njejtës natyre është. Jam i një mendjeje me ju se Revolucioni anglez i vitit 1640 është një revolucion fort i rëndësishëm, motivet e të cilit janë në themel fetare. Por është edhe një gjë tjetër: Ka patur vende në Evropë që përjetuan reformën protestante pas një farë numri ndryshimesh të ndodhura më parë. Është krejt e mundur atëhere që ato të kenë çuar këto vende drejt revolucioneve të buta. E di fort mirë se rrjedha e historisë nuk mund aspak të shmangë tronditjet, por mbetem i revoltuar nga vetë-kënaqësia dhe nga ai konsensus i ngathët që egziston rreth e qark Revolucionit francez. Vlerësoj se kjo periudhë s’është aspak një model arritjeje, sa në rrafshin e shëndrrimit të shoqërisë po aq edhe në atë të zhvillimit të kulturës së shkruar.
Nga ana tjetër, në librin tuaj, ju anashkaloni disa akte si të parëndësishme, por Vendée-ja, gjykatat revolucionare, ajo qeveri që në vitin 1794 urdhëroi të pushkatohet një popull i tërë. E gjithë kjo është poshtërsi ! Egziston një seri gabimesh dhe një seri krimesh: uria e vitit 1789 dhe dy milion të vdekurit prej saj…

Daniel Bensaïd: Është e vështirë të dikutohet me ju, pasi për ju këto ngjarje janë rrjedhojë qoftë e ideve abstrakte, qoftë e veprimeve individuale, ndërkohë që kalimi i shoqërisë të rendëzuar në Revolucion i përgjigjet nevojshmërisht një situate bllokazhi të logjikës shoqërore.
Në atë vizionin tuaj të historisë nuk egziston asgjë tjetër përveç sjelljeve individuale dhe serive të gjata statistikore. Nuk dua aspak të reduktoj historinë thjesht në një luftë klasash, besoj se simbolika dhe ideologjia e kanë luajtur plotësisht rolin e tyre, që individi në momente kritike sikundër Revolucioni francez ka një rol të caktuar dhe të qartë, por në të kundërt, nuk mendoj aspak se mund të shpjegohen të gjitha këto me anë të një grumbullimi të thjeshtë gabimesh dhe gafash. Kështu për shembull, mund të ngihet gjithmonë pyetja se sa e dëshirueshme do të ishin zhvillimet në Kinë apo në Poloni me anë të kompromisit…
[…] Kam shumë respekt për idenë tuaj që t’i jepet gjithë vendi që meritojnë zhvillimit të trashëgimisë kulturore, të zbulimeve shkencore apo shpikjeve teknike…Por nuk është aspak në dorën tuaj - as edhe timen me që ra fjala, të shpiken përfaqsime të mëdha simbolike. Egzistojnë ngjarje politike madhore që bëjnë tashmë pjesë në ndërgjegjen kolektive dhe që s’janë vendosur aspak në mënyrë arbitrare, apo të jenë mirëmbajtur në mënyrë artificiale.
Ju sapo përmendët që unë anashkaloj si të parëndësishme çështjen e Vendée-s, absolutisht jo. Nuk jam aspak dakord me këtë shpjegim budallallepsës të “rrethanave”, besoj që në mekanizmin e Terrorit- përtej atyre njëqind e diçka mijë të vdekurve të luftës - mund të imagjinohet efektivisht se ka egzistuar me të vërtetë një kontekst frike dhe të shkallëzimit të dhunës. Por pikërisht, aty ku edhe vëmendja ime shkon në mënyrë të veçantë, - egziston një mekanikë e proceseve dhe e procedurave politike, sikundër dhe një farë figure e të drejtës të cilat, për analogji, kanë diçka të përbashkët me proceset e famshme staliniane.

Le Quotidien : Le t’i kthehemi, nëse ju lejoni, revolucioneve në përgjithësi sikundër dhe logjikave shoqërore që ato i binden, sipas jush z. Bensaïd.

Daniel Bensaïd : Mirë pra, le të flasim atëhere ! cilat janë përfitimet e tregut, të konkurrencës dhe të krizave të njepasnjëshme… në termat e urisë për shembull ? Luftrat shoqërore nuk janë shpikur as nga Jaurès, as nga Marksi apo nga ndonjë njeri tjetër !

Pierre Chaunu: Qysh prej Marksit dhe Jaurès-it, historia ekonomike ka përparuar së tepërmi. Mund t’i përgjigjemi këtyre problemeve, lidhur me të cilat sot njihen shifrat. Kostoja e procesit liberal ashtu sikundër ai është zhvilluar në Perëndim është fort më e vogël se sa ajo e Lindjes !

Daniel Bensaïd : Analiza juaj krahasuese nuk funksionon aspak, pasi ju nuk mund të vlerësoni nga ana sasijore as ngjarjen as edhe aspektin e saj historik. Aq më pak ju mund të pohoni me bindje se përfitimi i shoqërive liberale është i ngjashëm me momentet precize të revolucioneve, apo që të këmbëngulni se liberalizmi dhe tregu janë më pak të kushtueshme.

Pierre Chaunu : Këmbëngul dhe pohoj me forcë pasi egziston një sërë veprash në të cilat këto gjera egzistojnë dhe janë tashmë të vlerësuara nga ana sasijore. Ju jen dikush i angazhuar politikisht, por edhe unë gjithasht, jam një liberal konservator dhe si rrjedhim, mbështes me të gjithë masën e mundësisë politikat, të cilat në botë, dhe në vendin tim, arrijnë të realizojnë kompromise dhe kalime të buta, të cilat i konsideroj si më të mirat.
Ju nga ana juaj mbështesni nëpërmjet aksionit tuaj politik proceset më të ashpra, vorbulluese të cilat ju i konsideroni - sipas meje në mënyrë të gabuar, si të domosdoshme dhe të preferueshme. Zgjedhjet tona në këtë rast janë thjesht të ndryshme dhe ne nuk e shohim të mirën në të njejtën mënyrë.

Daniel Bensaïd : Shpërthimet revolucionare që ndodhin herë pas here nuk mund të shpjegohen sikundër bëni ju, nëpërmjet një serie gafash të pushtetit, apo të rastësive fatkeqe. Njerëzit nuk e bëjnë revolucionin nga qejfi, por nga nevoja. Në shoqëritë tona bëjnë vaki fenomene të njëpasnjëshme bllokuese që shfaqen në intervale të rregullta dhe, pikërisht në këto momente, ndërkohë që institucionet bllokohen, mbetet një mënyrê e vetme për t’i dalë mbanë: revolucioni… Ajo çka ndodhi në 1789 nuk ishte as hera e parë as edhe e fundit…

Le Quotidien de Paris, n° 3000, 13 korrik 1989.
(vijon me një tjetër diskutim…)


Marksi nuk e kishte të zhdrejtë (Pjesë e dytë)
#2

Ky debat, shume interesant dhe istruktiv, ka pas vlere jetesore deri ne nentor te 1989 (dmth per 5 muaj), mbas kesaj date ka vlere mesimore per stdentet, studjuesit, kuriozet etj. Si vlere jetesore eshte aqua passata sipse bipolarizmi qe debatohet ka marre fund perfundimisht. Nga nentor 1989 ne bote ka fituar anarkia perfundimisht, ne kuptim pozitiz dhe negativ te fjales. Ky muhabet vazhdon per inerci. Epoka e dinosaurve ka mbaruar.

Kete desha te them si perfundimn ne temen per marksizmin, por u ngaterrova rruges me sqarime te djathta, me teper se keto nuk njihen ne ambjentet shqiptare si tabu.


#3
  1. Me sebepin e festimit te 200 vjetorit te Revolucionit freng

#4

E pashe me vonese daten. Vonova te pergjigjem se kisha i pune per te bere.

Do e lexoj prap, tani me teper per te pare stilet e te shprehurit, te cilat jane po aq te ndryshem, e po aq bipolare sa edhe idete e tyre.


#5

sa me teper te krahasosh ate qe ka ndodhur ne te vertete me ate qe propagandohet apo u mesohet kalamajve ne shkolle bindesh per vertetesine e fjaleve te napoleonit se :History is a set of lies agreed upon. -


#6

E drejte kjo qe thua, por problemi eshte - çfar rezulton edhe nga ky debat (dhe shume te tjere te ketij kallepi) - se cila eshte e verteta e vertete? Se kjo qe shohim ka te pakten dy fytyra.

Dhe pyetja bere me thelle eshte: e verteta eshte me dy fytyra, apo eshte pa fytyre (per te mos thene e pafytyre fare).


#7

Cdo akt historic ka dy fytyra.e kam sjelle dikur si shembull ketu nje debat televiziv mbi winston churchill nga dy grupe historianesh.nje grup e mbante churchillin per shtetar te madh qe shpetoi boten nga fashizmi, grupi tjater me pat buchanan ne krye e mbante per aventurier qe me politiken e tij ndaj gjermanise me futjen e anglise ne lufte etj solli fundin e perandorise britanike dhe per konsekuence renien e europes lindore nen komunizme , luften e ftohte e te gjitha pasojat qe erdhen me pas .te dyja palet kishin argumenta bindese.


#8

mire, tani hidhu tek shkrimi im i kendit te letersise se ndoshta bindesh se sa bindese jane te te vertetat binjake Tuidelldi e Tuidelldu.


#9


#10

xixe, kisha nje pyetje qe nuk eshte provokative. Danieli çfar mendon ose beson ne çmenyre do te fitoje vertet Rev. i Vertete ne te ardhmen?

Isha kurioz per te si person meqe nisur nga çfare ka thene. Po ne mos ai, ndonje tjeter i llojit te tij dhe i kalibrit te tij, çfar mendon per te njejtin problem.

Po te jete dallimi i zakonshem midis Trockit dhe Stalinit, me mire mos bjer gje se jam tumllas me keto lloj diturish, perfshire dhe dallimin midis Leninit dhe Stalinit, midis Leninit dhe Robespjerit, midis Xhenit dhe Marksit, midis Nexhit dhe Verit.

Kuptohet tani besoj se eshte bere e qarte se ka nje dallim midis bombes atomike dhe karamanjolles. Ky eshte nje nga shkaqet e ndodhise se nentor 1989.


#11

Inkuiz, pyetja jote është me të vertet interesante dhe do të mundohem t’i përgjigjem në pjesën e dytë të shkrimit të mësipërm (po qe se mund të presësh…)