Gati për 'Botërorin'?

Pritja po mbaron!

Pak orë na ndajnë nga çelja e kampionatit botëror të futbollit i cili këtë vit do të zhvillohet ne Rusi. Ndeshja e pare do të jetë ajo mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite, e cila do të hapë rrugën për ndeshjet e njepasnjëshme deri në ndeshjen finale më 15 Korrik ne stadiumin ‘Luzhniki” te Moskës.

32 skuadra, 12 stadiume, 11 qytete, miliona sportdashes dhe tifozë në ngjarjen më spektakolare të futbollit.

Gjermania, kampionia në fuqi dhe njëra prej favoriteve për ta fituar kampionatin, do të duhet të ruhet nga skuadra si Brazili (favoritja kryesore), Franca, Spanja, Argjentina dhe Belgjika për ta çuar përsëri titullin në shtëpi. Kurse skuadrat që do t’i mungojnë më shumë këtij botërori janë Italia dhe Kili, por dhe skuadra të tilla si Uellsi apo Bregu i Fildishtë të cilat nuk arritën të kualifikoheshin.

Parashikimet, skuadrat e preferuara, analizat dhe diskutimet tuaja janë të mirëpritura.

Fitoftë skuadra më e fortë!

Kampionatin e fiton Skenderbeu! I ka vdek nona atij muabeti! Hajt naten!

boterori pa belul
si. …
(vazhdoje vete)

image

1 Like

Mezi po me pritet per ndeshjen Rusi-Arabi Saudite. Kam kam kohe qe e kam enderruar.

Si muri pa tulle :grin:

2 Likes

Italia ne ket’ boteror

aeM7M4v_460s

2 Likes

si mondjalja pa axurr do thojsha un

I have a dream tha :blush:

jasha era, zere se e fituam ne boterorin

Alles les bleus !

Nuku keq. Mexico deri nashi .

Cosht me kjo Gjermani cop cop.

qenka si ligj I natyres qe fituesit e kupes se botes munden ne ndeshjen e pare te kupes pasardhese.

O Gjermani, sa e modhe je ti - TM i paharruari @Fikret

Muchachos e tunden sot :blush:

Vape e madhe nga Shqiperia e? Po flasin robte percart. Te lexosh faqet shqiptare, te jepet pershtypja sikur Zvicra po luante vetem me 4 lojtaret shqiptare dhe 7 te tjeret kishin dale me te kuqe. Vetem keta tanet ndaluan Brazilin.

me pelqen menyra se si shqipot genjejne apo vete genjehen ne kohe te internetit kur gjithshka eshte lehtesisht e verifikueshme nga nje smartphone qe e kane te gjithe ne perdorim :grinning:

Eshte argetuese, por edhe nerva-gerricese sidomos kur shikon tipa si sevdalliu i Baftjarit te deklaroje publikisht “Gjaku shqiptar i Zvicres ndali ekipin me te madh te botes”.

per ate gjakun shqiptar qe dergjet ne burgjet e zvicres per droge e pislleqe te tjera nuk ndihet ky, I kane bere hasha. edhe emigranteve iu nxjerrin gjuhen e I perqeshin e vetem kur ndonje behet I njohur atehere kujtohen e duan ta ndajne famen e tyre me ta.