Gazmend Kapllani, Ditar i shkurtër kufijsh

Fragment nga romani

Sapo kishte vdekur Enver Hoxha dhe gjithë populli ishte i detyruar të shkonte të bënte homazhe para varrit të Udhëheqësit të Përjetshëm, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Shkoi dhe kushërira e fatorinos bashkë me kolektivin e punës - ajo punonte në një uzinë, ndërtuar madje nga kinezët. Atë ditë e kishte kapur një e ftohur e keqe, por s’bëhej fjalë që të mos shkonte: tërë Shqipëria ishte shpërngulur ato ditë në Tiranë dhe njerëzit udhëtonin edhe varur në dyert e vagonëve të trenave tanë kinezë. Para detyrës për t’i bërë nderet e duhura Udhëheqësit të Përjetshëm, e ftohura konsiderohej një dobësi e papërfillshme borgjeze. Kushërira e fatorinos e kuptonte se s’duhej të manifestonte dobësi të tilla ato ditë. Dhe kështu u nis drejt varrit të Udhëheqësit. Priti radhën e gjatë e të pafund, kushedi se sa orë, dhe kur u gjend para varrit, u ul në gjunjë si gjithë të tjerët që ta vajtonte Udhëheqësin, të psherëtinte nga vaji dhe të puthte mermerin e ftohtë që e mbulonte. Por, teksa sforcohej të nxirrte rënkimin e vajtimit, i shpëtoi një pordhë dhe për fat të keq qe edhe boll e zhurmshme, sidoqoftë aq e zhurmshme saqë u dëgjua nga dy persona të tjerë, anëtarë të të njëjtit kolektiv pune, që prisnin radhën për të vajtuar pas saj. Kur mbaroi çdo gjë, këta të dy shkuan e raportuan te sekretari i Partisë i uzinës. Ky i fundit, për shkak të ditëve që përjetonte vendi, mendoi se s’duhej humbur një rast i tillë dhe mblodhi menjëherë kolektivin. Kushërira e shkretë u thirr zyrtarisht që të vërtetonte se pordha që lëshoi para varrit të Udhëheqësit s’fshihte ndonjë qëllim armiqësor apo ndonjë plan sekret kundër Partisë. Sekretari, nga ana e tij, ishte bërë tym dhe deklaronte se armiku përdor të gjitha metodat e mundshme për të fyer dhe prekur kujtimin e përjetshëm të shokut Enver Hoxha.

E keqja ishte se sekretari nuk e la me kaq sepse, pasi kishte kërkuar në mënyrë maniake në biografinë e pordhë-lëshueses, gjeti se gjyshi i burrit të saj kishte qenë i dënuar dhe ekzekutuar nga Partia pas Çlirimit. Kaq ishte. Si mund të provonte tani kushërira e fatorinos se pordha që i kishte shpëtuar para varrit të Udhëheqësit s’kishte asnjë lidhje me ekzekutimin e gjyshit të burrit të saj pas Çlirimit? Nuk kishte burrë nëne që të mund të vërtetonte se dy ngjarjet nuk lidheshin mes tyre. Dhe ndërsa pordhë-lëshuesja mundohej të vërtetonte të pavërtetueshmen, sekretari i Partisë përsëriste gjatë gjithë kohës parrullën: “Uji fle, armiku s’fle”. Si pasojë, ajo u dënua, humbi punën dhe u internua në një fshat që të mësonte duke u rropatur nëpër ara dashurinë e vërtetë për Udhëheqësin…

Gazmend Kapllani, Ditar i shkurtër kufijsh

me thënë të drejtën ky kapllani ,si shqiptar,më ka lënë përshtypje shumë të keqe! ndoshta shkruan mirë,nuk e lexova fare,por për tu servilosur para grekëve,hiqet si njeri pa kombësi (lubonja slyle),internacionalist i madh,’‘qëni leh atje ku ha’’, etj plot. një i majtë grek nuk do ta mohonte kurrë identitetin e tij kombëtar,ndërsa këta , s’dua të prish gojën

Ne fakt e ke gabim, Gazi nga aq sa e njoh une nuk me eshte dukur nga ata qe mohojne vendin. Duket se emigrimi dhe te qenit nje fare qytetari global i ka dhene mundesine t’i perceptoje gjerat me ndryshe nga shqiptari i zakonshem. Duket se ka goxha konsiderate per arsimin dhe mundesine qe ju ofrua ne Greqi, e cila per te qene te sinqerte ishte arritje goxha e madhe per nje mysliman shqiptar, po te konsiderosh situaten, por kjo s’domethene se hedh poshte formimin apo pjesen shqiptare te tij. Ndoshta perpjekja e tij per te qene asnjanes dhe per t’u dhene te njejten peshe dhe vleresim si pjeses shqiptare ashtu edhe asaj greke, apo dhe amerikane tani, e bejne te duket sikur po mohon pjesen shqiptare te tij, por mua s’me eshte dukur i tille ne biseda.

nese ky fragment ironizon sistemin , indirekt ve theks me shume mbi karakterin e dy kolegeve ( e qe keta kolege kishin shtrirje masovike )
Po cfare dobie kishte shqiptari i asaj kohe te spiunonte pa e pyetur ,se …? do fitonte nje racion me shume apo i ishte ngulitur ne tru idea ,tjetrit ti bej keq ?
Se qe e donit aq shume enverin , nuk e besoj…?

Mos e dhit muhabetin Pjer, lerja kete teme Gazit. Edhe mos u bej bajat duke permendur VQ ore e cast se ja ul vlerat. Malli qe do shume reklame s’vlen.

1 Like

nje cike trashe e ka bere .shqiperia per momentin nuk ka autore kalibri ta trajtojne ate periudhe me finesse artistike. ka plot grafomane qe mendojne se jane shkrimtare .Kadareja ishte I vetmi qe kishte talentin per ta bere por u currufjaps heret nga pleqeria.

2 Likes

Kjo tregon se formimi kulturor tipik i shqiparit eshte mbi te gjitha nacionalist. Kozmopolitizmi shihet akoma si nje e mete apo si ves i shemtuar perendimor qe shqiptaret nuk e duan. Po te jesh kozmopolit nuk do te thote qe te mos duash origjinen tende.

Se meqe ra fjala jane goxha te perhapura keto klishete e pordhave ne kohen e monizmit. Nje skene e tille qesharake eshte edhe tek filmi “Parrullat” i regjizorit Xhuvani.

1 Like

Ne me ato krenohemi. Prandaj dhe populli yne trim e sylesh ka nxjerre shprehjen “shesim pordhe”

ti ose si njeh fare shqiptarët por edhe evropianët, ose qëllimisht ja fut kot që të dalësh atje ku do!
shqiptarët nacionalistë-thotë:grinning: ata që nuk kanë lënë emer qeni e macje pa ju vënë fëmijve,që të duken si ‘‘evropian’’,ata që sakatojnë shqipen dhe identitetin e kombëtar p/ër tu dukur një çikë si qytetarë të botës, na qënkan nacionalistë??? ndërkohë evropianët ,që jo vetëm e ruajnë identitetin e tyre kombëtar por përpiqen tua imponojnë edhe të tjerëve na qënkan kozmopolitë??
ça të them! më thuaj një shqiptar të vetëm nacionalist??

Ke te drejte Kthupi, por une kam shum vite qe i kam thene Blendit te nxjerri noi pjesez nga VQ, dhe nuk e di a ka radhe ketu te pakten per tregimet e kohes se socializmit.

nashi, ky e ka shkruar romanin origjinal ne nje gjuhe te huaj dhe me pas e ka perkthyer shqip me google translate, a si ? -ceshte kjo gjuhe ? kjo menyre bajate rrefimi qe ngjan sikur po ben nje dore muhabet te kafeneja e lagjes, nuk mund te quhet roman.

e meqe ra llafi, kete Gaz Kapllanin e kam takuar rastesisht dikur. tipik nerd . mbante syze miopi te vogla, por me xham te trashe si me rrathe…:smiley: -po ishte njeri i qete, i mire.
-nejse, ky me duket se eshte nipi i Muhamet Kapllanit qe ne kohen e diktaturs ka qene zv/minister i jashtem e me pas edhe minister i jashtem. -pra Gazi i nomeklatures eshte tamam njeriu i duhur te ironizoje diktaturen.:smiley:

Belulo me c’kam lexuar e degjuar une Muhamet Kapllanin e mbajne per zoteri burre packa se ka qene njeri i Partise ne ato vite. Pastaj Muhameti ka qene i Partise, nipi i tij ka personalitetin dhe jeten e vet, s’mund te vuaje mekatet e tjetrit.

Kete pyetje e kisha dhe une per romanin, pse vute kete pjese nga gjithe ai romani? Nuk e kam lexuar, por s’kishte ndonje pjese me te mire? Mua s’me duket se tregon ndonje gje, me mire flisnim per Bleonen.

Djema meqe ra llafi per kete Kapllanin, kam pare ketu tek panairi i librit apo neper librari, nje autor me mbiemrin Kapllani, liber ne anglisht me shume, por perkthyer edhe ne hollandisht, nuk e maj men titullin ne hollandisht. Ne mos gaboj quhet; Robert Kapllani, nuk jam i sigurte.

Sepse ka disa shqiptare qe pesojne metamorfoze kur dalin jashte. Njekohesisht duam apo nuk duam ne, jetojme ne nje kohe globaliste edhe nepermjet mediave, prandaj femijet tane sot nuk quhen me Ibrahim po Kejsi. Po indoktrinimi ne shkolla e kopshte ka qene shume patriotik, te pakten per brezin tim.
Persa i perket evropianeve, nuk e di pse e hape kete teme: as neve shqiptareve nuk do na vinte mire nese shqiperia do mbusheshe plot me zezake e muhaxhedine. Nje grek apo shqiptar eshte me nacionalist se nje gjerman apo anglez. I tere Ballkani ne pergjithesi eshte me nacionalist.
Kozmopoliti nuk eshte gjithmone me status emigrant, ai mund te jetoje dhe ne vendin e tij dhe prape eshte kozmopolit.

Kthupi, nuk e akuzova Gazin per mekate dhe normal qe Gazi ska te beje me diktaturen apo me xhaxhain e vet ish minister, vetem nese diktatura do te vazhdonte Gazi do te kishte nje karrirere e pozicion shume te mire ne jete,.:smiley: . po per fatin e mire te Gazit, por edhe tonit bashke me Gazin, kjo nuk ndodhi ! -ishte pra nje tip ironie e lehte apo paradoksi qe permenda lidhjen e tij familjare me ish ministrin…

sic thashe me siper, Gazin e kam takuar rastesisht dhe me la pershtypjen e njeriut te mire per aq sa folem.

Edhe une ne nje mendje jam, me aq sa e kam takuar si rob i mire me eshte dukur. Per kete muhabetin e diktatures nuk e di nese e mban mend nje skec te titulluar “Demokrati” lu luante Mehdi Malkaj, si tip monologu. Ta kam llafin qe njerezit qe dine t’i perdorin sistemet ne favor te tyre jete te mire bejne si ne komunizem si ne nazizem si ne kapitalizem apo ndonje izem tjeter. Sic do thoshte Turi nje shoku im nga Vlora," jane komplet per t’i q. motren" :grin:

1 Like

Nuk e di nese eshte vertete nipi i Muhamet Kapllanit. Muhameti (ose Meti sic i therret Pjeri me perkedheli) ka lindur ne Kavaje. Gazi (perseri Pjeri) ka lindur ne Lushnje.

https://www.vizionplus.tv/gazmend-kapllani-rrefen-rrugetimin-drejt-harvardit/

mundohesh të justifikosh të pajustifikueshmen! kejsi i sotëm =ibrahimi i djeshëm! asnjë ndryshim. e njëjta llogjikë prej serevili inferior ndaj të fortit të radhës. kalon nga stambolli në bruksel,pa qëndruar në shqipëri. po të kishe patur edukim patriotik do ishe sot sot si një emigrant grek,serb apo hungarez,të cilët nuk vuajnë nga kompeksi ‘‘keidi’’ mos i vur shqiptarët në një radhje me ballkanisit e tjerë përsa i përket kombëtarizmit. shqipot kanë nivelin më të ulet të tij jo vetëm në evropë,por edhe më gjërë. serbin,grekun,hungarezin vazhdojnë ta quajnë jorgo,vladan dhe lazlo edhe mbas 3 brezash jashtë,kurse shpiptari mbas 5 vjetësh jashtë bën sikur nuk di shqip! është i vetmi vend që megjithëse ka gjysmën e popullsisë jashtë kufijve,nuk ka asnjë parti kombëtariste! ngjashmëri me dukurinë shqiptare gjen vetëm në disa vende shumë të lodhura të afrikës saharianë. për mua qytetbotistët shqiptarë janë thjesh qënie inferiore që mundohen të fshihen pas qytetarit të botës,sepse nuk janë të zotë të paraqiten si qytetarë shqiptarë

e nataro me kapllan resulin i dashur

1 Like