Gëzuar 28 Nëntorin

Të gjithe shqiptarëve gezuar diten e Pavaresise dhe festen e Flamurit!

3 Likes

Faleminderit. Gezuar edhe te gjithe shqiptareve te Kosoves qe nuk jane bere akoma anetare te kombit kosovar

My country,may she always be in the right but my country right or wrong.if right to be kept right ,if wrong to be set right.

1 Like

Pavaresia nuk eshte thjesht dita ku i brohoritet kuq e zi-se, te jesh i pavarur vertet ka qene sfiduese per vendin sidomos kohet e fundit, psh me ngjarjet e shumta ne kufijte jugore, ose drejtqendrimi i vendit ndaj problemeve te shqiptareve neper bote (qe edhe ata jane nje cope shqiperi), etj. Edhe sfidat qe mbeten ndaj pavaresise se Kosoves . Pavaresia eshte me e prekshme tani, me e pasigurte, ne kontekstin e demokracise se dobesuar, e cila promovon nacionalizmin e proteksionizmin. Ne kundershtim me demokracine e shendoshe qe duke promovuar globalizmin “paradoksalisht” ofron me shume vetesiguri kombetare.
Ta gezojme pavaresine, jo te forte por ‘te shendoshe’

gezuar diten e shqiperise se madhe. shqipja duhet te rritet qe te mos kete frike nga cakejte rreth e rrotull

Kujdes kur lufton me çakejtë se mos shndërrohesh në çakall ti vetë - N. (njoni)

Kryeministri na neveriti diten e flamurit me ate veshje, sikur te ishte Noizi apo mc Kresha. Edhe keta te dy do te gjenin nje kostum persmari me respektu kete dite te shenjte per kombin. Jazek!

Ketej nga lagjja jone i thone “midlife crisis “ Disa blejne Corvette, disa gjejne dashnore, te tjere vishen me poture se ju duket vetja 20 vjec akoma.

Po hallall te tera, vetem te futi Shqiperine dhe Kosoven ne BE.

Ku vajti ajo:I :heart:️ edi rama :blush:

1 Like

ca njerez jane vete te tille, gjithe jeten e s’ka te beje mosha
aq me teper rama, aq i lidhur me figurativet pikture/skulpture, etj.
psh. s’do e besoja kurre qe ky njeri:


te kishte kenduar dikur nje kenge si kjo (e ka kenduar tamam ne fakt)

ose kete

Ky projekt restaurimi eshte bere 6 vjet me pare. Si nata me diten krahasuar me origjinalin. Vetem ato shkronjat e verdha e te kuqe ne hyrje sikur s’shkojne, megjithate produkti perfundimtar jo keq.

ky Film nuk duhet shfaqur se eshte genjeshter.kronologjia e ngjarjeve eshte e vertete por fryma e tyre eshte genjeshter .nuku eshte mire tua mbushim femijeve koken me rrena .

Te presim Alben me zamete te beje nje film per Pavaresine. Ve bast qe do te nxjerre greket shpalles te Pavaresise. Dhe nuk e ka lexuar ne Bibel qe filmi artistik nuk eshte film dokumentar.

Frima e fimit eshte pak a shume ajo e historiography te Dulles:” pavaresia u harriti si resultat I luftrave shekullore per liri e pavaresi .mbaroi nata e erret e pushtimit osman …” etj te tjera mbrockulla me te cilat u shpelane trute e miliona shqipove gjate diktatures .ka nje dialog ne film ku I Qemali thote “ jane 500 vite hasha “
I Qemali I vertete ne fjalimin e pavaresise perkundrazi dekllaron se “:turqise I kemi sherbyer me besnikeri te madhe Po ajo nuk na e ka shperblyer si duhet” …
The chairman, Ismail Kemal Bey, then took the floor and, in an ardent, fluid and reasonable speech, stated that although they had always been faithful to the Ottoman Empire, the Albanians had never forgotten their own language and nationality, the best proof of this being the endeavours and uprisings that had taken place from time to time, in particular over the last four years, to preserve their rights and customs. The Ottoman Government had never taken their interests into consideration and had never been willing to recompense the Albanians for the great services they had rendered.

Historine e shkruajne fituesit, dhe pergjithesisht filma te kesaj natyre, jo vetem ato shqiptare, kane kete lloj fryme ku heroi kryesor vihet ne piedestal. Psh per Skenderbeun te gjithe flasim e shkruajme sikur eshte Mesiah, por nga ana tjeter nuk i meshojme shume faktit qe Skenderbeu ishte princ feudal, qe kishte sherbetore e vasale, qe mund te vriste e te priste ke te donte ne oborrin e tij, dhe ndoshta dhe e ka bere kete gje. Disa filma amerikane western psh paraqesin Jesse James si karakter heroik, nderkohe qe ai ishte hajdut e vrases. Po ashtu filma me teme revolucionin amerikan, paraqesin karakteret kryesore heroike, por nga ana tjeter “harrojne” te permendin faktin qe shume prej tyre ishin skllavopronare, qe shume vendime te asaj kohe u moren per arsye thjesht ekonomike dhe jo se ju dogj bytha per pavaresi, revolucioni filloi se s’donin te paguanin taksa, etj.etj. Keshtu qe nuk eshte se ka ndonje ndryshim nga shoket e tij ky film. Sidoqofte une e solla me shume per anen vizuale, restaurimin qe i eshte bere.

1 Like

Hasell hasell dita e vertete e pavaresise eshte 31 korrik 1913 .

Hasell hasell pavaresia e vertete eshte ne 1920 me Kongresin e Lushnjes.

Ku eshte e bazuar kjo?

Konferenca e ambasadoreve .pas vendimevevte saj turqit u larguan nga shqiperia ne beharin e 1913 .gjate punimeve te saj per nje kohe u hodh ideja qe shqiperia Te mbetej autonome nen turqine meqe ushtria turke po bente rezistence te forte ne janine.kur janina ra u kuptua turqia nuk e mbronte dot me shqiperine u hodh pavaresia perseri ne tavoline me kufijte e sotem aq sa i duhej austro hungarise per nje buffer zone ne menyre qe serbet te mos dilnin ne Adriatic.

Edhe pastaj. Ku e kishte pavaresine Shqiperia? Me greket e tu dhe serbet e ushtrite e Fuqive te Medha.