Gëzuar ditëlindjen Peizazhe

Peizazhe të fjalës, blogu i dikurshëm tanimë në formën e një reviste online mbush sot 10 vjet nga postimi i parë, dhe Adrian Vehbiu ka shkruar një editorial ku përshkruan udhëtimin e faqes, sprovat dhe gëzimet e botimeve të lira online. Të kërkosh t’i japësh kohë (e bashkë me të rëndësi dhe vëmendje) një çështjeje të caktuar është praktikë e papranueshme për mediat komerciale, e pikërisht këtu, vëren Vehbiu, qëndron rëndësia e ambienteve si Peizazhet, të cilat nuk nguten “të prodhojnë lajm” (lexo klikime, ndikime, para). Vehbiu cek, vetëm pakëz dhe me elegancë, problemin e financimeve (të munguara) ndërkohë që gazetaria-tabloid stimulohet fuqishëm, si një narkotik që kërkon çdo ditë dozën. Nëse lexojmë midis rreshtave kuptojmë se cilit qëllimi i shërben media mainstream e pse faqet e pavaruar janë të rëndësishme e për rrjedhojë të pa mbështetura.

3 Likes

po shkon me mijere numri i ketyre portaleve

Quhet liri fjale shkabe .

Vehbiu, shkruan bukur, me pelqen, shkrimet e tij kan argumente dhe nje shije tamam intelektuali, gje qe e ve re qysh ne rreshtat e para. Mua me vjen keq qe e kam kohen e kufizuar dhe nuk marr pjese ne blogin apo revisten e tij tashme, megjithate artikujt e tij ketu tek Peshku i lexoj me endje. Do ishte mire qe Vehbiu, te merrte edhe nga Peshku ketu material dhe ti nxirrte tek forumi e revista e tij.

Me pe gje te ankohem?

Peisazhet eshte nga te paktat publikime, numerohen me gishta, qe ka ruajtur origjinalitetin fale ndihmes se pakte private e publike. Eshte si puna e Salmonit qe noton, kunder rrymes, e per kete duhet dhjame ose Fonde qe si pranojet kan qene te pakta por ka pasur. Vehbiu foli me te njejta nota tek Arian Cani, ku Intelektualet rralle cajne por njerez qe japin leke.
Por nese nje publikim on line kto dite lexoja tituj: Ku I ke recipetat Gigi…Bella i nxorre te gjitha…Rita te duket Zogu…keto te fundit ka gjasa te terheqin me shume fonde Private…fondet publike tek ne trajtojen si ca private gjene

ta gëzojë vehbiu faqen e tij! është goxha muçnaniste si linjë,por kjo është zgjedhja e tij!

1 Like

shkaba shume mire e kishe, cfare veren ti quhet inflacion, inflacion i medias, inflacion i fjales
Ka nje flluske mediesh ashtu si flluska ne edukim arsimor, apo edhe flluska ne Real estate (origjinuesja e krizes se Recesionit te madh), e keshtu me rradhe.
Te jete per keta, ne vend numero tek liri-demokracia e sales akoma :v:

U gjet dhe dikush te bjere dakord me shkaben.there’s always someone for everyone.

1 Like

Peizazhe eshte si nje enciklopedi per nga larmia e ceshtjeve qe trajton duke ruajtur gjithsesi nje bosht qendror. Shqipja e levruar eshte gjithmone ne standard sic eshte dhe formati i esese. Pa hezitim, do t’ua rekomandoja studenteve apo te gjithe atyre qe duan te mesojne si shkruhet nje ese ne shqip.

urime peizazhe!

1 Like

Kur ke parasyshe inflacionin dhe coroditjen me portalet, Peizazhe eshte si nje ishull ku mund te qetesosh e freskosh mendjen.

I hedh nje sy here pas here, ndonese rralle, si per tu detoksifikuar nga blogjet e tjera.
Rigoroziteti, karakteri gjuhesor, menyra se si perdoret gjuha per te analizuar tematika te jane per tu lavderuar. Megjithate me duken nje ishull i vogel ne oqeanin e blogosferes shqiptare.
Meqe ra fjala te blogjet, kthejani ate sfondin e bardhe peshkut, kontrasti i ben mire leximit, te pakten vizualisht, peshku ka pas goxha tradite ne kete aspekt.
Dhe nuk e kuptoj pse jane largu vajzat, cupat nga peshku, kane pas qene karrem mjaft i mire per kete blog.

Ridizenjimi faqes i koheve te fundit eshte nje big plus por eshte nje site qe nuk me mban, mbase eshte per nje klase tjeter lexuesi. Megjithate mendoj se ka te beje edhe me atituden e argumentimit neper shkrimet e tij.

Ju falenderoj shume! Ne fakt Peshku eshte si “vella i madh” i PTF, sepse keni qene rrotull, kur filluam ne. Kemi dhene e kemi marre, kemi pasur keqkuptime dhe mirekuptime, por tani them se miqesia u tregua me e forte se refuzimi. Me behet qejfi edhe mua qe e keni ruajtur natyren tuaj, pa u komercializuar.

5 Likes

Mundet qe Muc Nano te jete pejsazhist, por e kunderta s’bo kurre vaki. Eshte pak a shume njesoj sikur te thuash qe Jeronin De Rada ka kopjuar stilin e Ismail Kadarese. lol

o leksi,fryma,fryma është muçnaniste,jo stili i vehbiut apo faqes! ajo, gjasme rishikimi i historisë,është bërë vendi ku shkarkohet doza e lartë e inferioritetit! dmth ,meqë të bërit e antishqiptarit ka qenë modë këto vite,këta gjetën rastin duke na servirur lloj lloj karagjozësh si studiues të shqiptareve. na sillnin tezat e vjetra serbo-greke,si gjetje të reja që na vërtetuakan se shqipot janë nga kaukazi,se gjuha shqipe është një përzierje turko-greko-latine,e plot karagjozllëqe të tjera. pak a shumë si puna e ljubos,që në pamje të parë duket sikur merret me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit,por thelbi i përpjekjrve të tij është ti mbushë mëndjen atyre që nuk mbushin mirë,se shqipot nuk janë vendalinj në ballkan,për rrjedhojë nuk ka kuptim as çështja shqiptare,bile as shteti shqiptar.
besoj se e kupton që,asnjëanësia ose objektiviteti i pretenduar prej tyre në shqyrtimin e fakteve,është një flluskë sorrosiste

Nuk te kundershtoj dhe as te aprovoj pasi nuk e njoh kete ceshtje ne detaje, por shpresoj qe Vehbiu ta lexoj kete qe thoni ju dhe me siguri qe do ju ktheje nje pergjigje.

Publikimi per 10 vjet i nje botimi ne shqipe dinjitoze si dhe perpjekja e qarte per te ruajtur pastertine e gjuhes Shqipe mes amullise se tallavave nga kontribuesit e Peizazheve eshte nje akt i mirefillte patriotik. Vebiu si cdo njeri mund te kete preferenca individuale qe nuk zbehin thelbesoren tek ai, punen per nje Shqipe te bukur e te paster.
Ti dhe une mund te presim qe Vehbiu te shkoje ne stadium me ne e te therrase Para Laci ndersa ai zgjedh te luaje tenis.
Nuk e kuptoj se ku hyn Lubonja ketu por problemi i Lubonjes eshte gjithollogjia e jo internacionalizmi e Soroizmi. Nese ti pret te mesosh nga Lubonja per prejardhjen e Shqiptareve apo pastertine e gjuhes Shqipe, ky eshte problemi yt.

Del-ta, kam përshtypjen që po flet “me të dëgjuar”, jo si lexues(e) i/e revistës sonë. Nëse kemi pasur një linjë editoriale në vite, kjo ka qenë përpjekja për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të shprehjes, pluralizmin në mendim dhe luftën kundër dogmës. Por janë me mijëra shkrimet origjinale të botuara, dhe vështirë se mund t’i përmbledhësh me pak etiketa. Sa për çështjet e gjuhësisë, të lutem ki parasysh se unë jam formuar profesionalisht si gjuhëtar dhe përgjithësisht e di për çfarë flas (në kuptimin që nuk mund të marr leksione nga profanë dhe të lajthitur), ndryshe nga tema të tjera, ku ndonjëherë unë dhe kolegët flasim si qytetarë të interesuar, jo si të fushës. Për fat të keq tonin, edhe gjuhësia dhe albanologjia në përgjithësi kanë përfunduar si armë në duart e demagogëve, mashtruesve ose të njerëzve që e kanë kokën bosh, prandaj ndjekin të parin që u bën qejfin, duke u thënë “ju jeni të mëdhenj, juve ju kanë ngrënë hakun,” etj. Ne e kemi kundërshtuar këtë kur ka qenë rasti, sepse kemi kundërshtuar demagogët dhe përfituesit. Dhe sa për arsyen dhe forcën për ta mbajtur këtë faqe kaq e kaq vite, si qëllim në vetvete dhe jo si mjet për të arritur ndonjë post zyrtar a rrogë, po të sjell fjalët e Buzukut: “en së dashunit së botësë sanë.” Nuk ka arsye më të lartë.

1 Like

po do,le ti themi gjërat hapur. nuk po të akuzon njeri për hajdut,apo lëpirës të pushtetit! as se nuk ke njohuri për gjuhësinë! të fshehurit pas të drejtës së fjalës ,nuk e bën lexuesin të mos kuptojë ‘‘ku fle lepuri’’! unë,me ç’kam vënë re më parë(se kam goxha kohë pa e parë faqen tuaj),kam krijuar përshtypjen se mbas përpjekjes për çmitizimin e historisë,ka qëndruar gjithmonë ideja që shqipja dhe shqiptarët nuk janë vëndase! që identiteti shqiptar na qënka një fallsikim komunistësh etj! këto gjithmonë të maskuara mbas studimit shkencor të ndonjë të huaji,që nuk e paska lejuar sistemi,se dogmatizmi i djeshëm nuk ka lejuar të vërtetën,e me radhë. që mos ta zgjas,ka qënë modë etiketimi i shqiptarëve negativisht nga një pjesë e gazetarëve,shkrimtarëve,që shpresonin se kjo do ti bënte të duken të ‘‘sofistikuar’’ përpara kolegëve perëndimorë.