Gezuar Festen e Grave

Blej nje kundra gaz ti ate bej , njehere te falem , ket rradhe ehe…:joy:

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë “çmenduri”. Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.

Kjo dite ne Shqiperi vetem sa na kujton sa shume perdoret “lufta per barazi gjinore” - nga Basha, Rama, shoqeria civile, mediat- secili per te te rritur pushtetin e mireqenien e vete.
Por realiteti eshte se- kemi gra ministre, deputete e drejtoresha - zeri I asnjeres nuk degjohet per te kundershtuar liderin, ne mbrojtje te grave e te ardhmes, - asnje shembull projektligji a iniciative nga keto gra se bashku per ato te tjerat qe nuk kane mundesi as te rriten e jo me te bejne zgjedhje e endrra pertej nje martese ku te pakten do mbajne barkun me buke- asnje proteste ndaj ketyre liderave qe I perdorin per perqindjet e jo per idete, pastaj paguajne gjobat. Vetem mburrje per “arritjet”, perbuzje ndaj grave shtepiake, por e vetmja gje qe kane arritur eshte te kthehen nga zbukuruese te shtepise ne zbukuruese te zyrave e mitingjeve. Kjo me trishton pa fund sot, ne kete dite nuk bej dot nje bilanc pozitiv ku nje grua te kete me te vertete perkrahje per idete e saj inovative duke dhene rezultat te vlefshem per shoqerine.

2 Likes

There are only three things women need in life: food, water, and compliments.
Chris Rock

Hahahaha!
Kjo eshte dhurata me e bukur per 8 marsin qe grate po i dhurojne komunistave ne gjirin e Partise demokratike ne SHBA.
Tamam si komunistat ne kohen e Enverit,kur nuk ja dilnin me prindin godisnin femijet.
Por grate amerikane nuk ju binden mendjeve komuniste te demokrateve ne SHBA qe urdheruan goditjen e Ivanka Trump.
Ja dhe dhurata me e mire per 8 marsin!
Gezuar!
http://www.westernjournalism.com/ivanka-trumps-clothing-line-defies-boycott-posting-record-sales

You is right. That’s why your current and eternal only love is named Dorjana.

go gjembi, go go, go gjembi

Po your HighnAss s’paska nevoje per compliments kshu? Na thuaj kur i ke ato 3 ditet qe te kap premenstrual syndrome dhe ankohesh per grate. Se edhe meshkujt i kap, no kidding.

1 Like

Pa shume lidhje me temen:
Eugenio Qose photography

Eshtë e pabesueshme si bijtë e grave janë të paaftë ta shohin gruan si njeri dhe jo si lule apo lopë apo ku e di unë se çfarë tjetër.

Gruaja, si dhe burri, ka nevojë për sovraneitet, të vendosë vetë për fatin e vet, të ketë mundësinë të zgjedhë jetën që do.

O bij të … grave! Gruaja nuk është pastrusja dhe guzhinierja juaj! Jini mirënjohës për gjestin më të vogël të ndihmës që merrni prej grave që ju ndodhen pranë. Bëhuni të pavarur! Lani e hekurosni rrobat tuaja! Mësoni të gatuani e të bëni pazarin! Eshtë baza e pavarësisë o trima!

3 Likes

Emancipohuni te dy! Si burrat si grate. Ka ikur koha e Tanzimatit.

2 Likes

Rrofshin Grate !

1 Like

Nuk e thashe une por Chris Rock.

Ke te drejte,
Por edhe grate duhet te behen mirenjohese per gjestet e burrave,apo jo?
Nuk duhet pare burri si llogari bankare,apo e kam gabim?
Reagimi ndaj gruas te kryeministrit te Kanadase tregon se grate jane njesoj si burrat.

…mire qe harbohen per 8 Marsin ne Tirane, po pse me zezake ???

Po se zezaku punon aty e fiton leke. Ti ca halli ke, je rracist?

1 Like

Vetem ne Korce protestohet ne 8 Mars…
Shoqata gruaja Korcare proteston STOP DHUNES NDAJ GRAVE 8 MaRS 2017 Ne gazeten PANORAMA , dt 9 mars lexova shkriminDhune me 8 Mars rrihen shtate nena , gra dhe motra ?Ku jane OJQ-e kombetare? duke qene organizata jo partiake duhet te ngrene probleme lidhur me dhunen ndaj grave fatkeqesisht sot OJQ -te jane mbyllur ne korniza partiake duke viktimizuar dhe mbyllur ato ?!..sapo Shoqeria civile u privatizua dhe u komercializua , grupet e organizuara ne mbrojtje ne mbrojtje te interesit publik e gjeten veten te dedhur ne kallepe si ekzemplare te thjeshte te interesave private plackitese te partive politike TURP

1 Like

Shihe, të të tregoj një sekret: nëse ti nuk e trajton gruan si shërbyese, as ajo nuk do të trajtojë si llogari bankare.

Sophie Gregoire Trudeau e ka vënë gishtin aty ku i dhemb grave, ndaj një pjesë e tyre protestuan. Se dhe gratë nuk e dinë gjithmonë si është halli dhe si zgjidhet halli. Por ama pjesa më e madhe e duartrokitën. Sophie Gregoire Trudeau e di se gruaja nuk jeton në një planet të veçantë, por me burra pranë, që në rradhë të parë janë njerëz si dhe gratë. Po citoj artikullin që lidhe ti : “She asked people to “celebrate the boys and men in our lives who encourage us to be who we truly are, who treat girls & women with respect” on 8 March.” Pa një sjellje pozitive nga ana e meshkujve nuk do të ketë kurrë emancipim të gruas, por vetëm luftë të saj. Në luftë, asnjeri nuk është i kënaqur.

2 Likes

…nje thenje shume kuptimplote ,por qe fatkeqesisht nuk ka lidhje fare me perdhunimin e 8 Marsit nga ato femrat ne Tirane.Jo se ne perendim nuk ka striptizem por ne asnje vend te civilizuar nuk shikon grate te shperdorojne festen e 8 Marsit ne ket fare feje.

2 Likes

Mr. Saab pays homage to women.