Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

587DF372-1D55-4D9D-A3A6-D28D8F413D7B

1 Like

Nderkohe diplomacia jone. Nje koment nga nje Kosovar ne Facebook:

Mbrëmë, me 27 nëntor, bëra hulumtimin e duhur në internet për lokacionin e ambasadës shqiptare në Lisbonë. Faqja qeveritare e diplomacisë sonë ambasadat.gov.al informon se eksterritori shqiptar në Portugali është në Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr. 64, piso 4-D, Codigo Postal 1070 -153, LISBOA-PORTUGAL. Sot erdhi 28 Nëntori, festa më e rëndësishme shqiptare, dhe bashkë me gruan dhe vajzën u veshëm në rrobet më të mira dhe u nisëm drejt ambasadës sonë për të nderuar Flamurin Kuqezi në ditën e tij. Diku pas gjysmë ore arritëm në lagjen ku do të shihnim flamurin shqiptar duke valëvitur ndërsa do t’i përkuleshim me nderim midis Portugalisë. Por kjo nuk ndodhi sepse ne nderuam vetëm shtizën! Një portugez i mirë, automekanik, që punonte ngjitur me ndërtesën e ambasadës tha se kishte disa muaj që Shqipëria ishte shpërngulur nga aty. Hyri në Google, porse nuk mund mund ta gjente se ku në Lisbonë. Pakëz më poshtë nga (ish) shtëpia e Shqipërisë në Portugali, një shitës supermarketi nxori librin telefonik të Lisbonës dhe solli numrin e ambasadës. Shqipëria nuk u përgjigj. Si duket nuk paska Shqipëri në Portugali dhe shteti shqiptar nuk e ka marrë mundin dhe as kryer detyrën të përditësojë informacionin ne webfaqe. Sidoqoftë, të dy portugezët e mirë më uruan 28 Nēntorin dhe automekaniku tha që ju shqiptarët jeni duke u bërë çdo ditë e më të mirë në futboll. Momentalisht po bie shi në Lisbonë sikur Lisbona të qante pse Flamuri Ynë nuk valon në ajrin e saj, këtij vendi krenar dhe me të cilin shqiptarët do të mund të bënim shumë sëbashku dhe sidomos do të mund të mësonim si të shkohet drejt zhvillimit, pasi nuk i ke pasur punët mirë për disa kohë.

Urime Festa e Flamurit diplomacisë shqiptare dhe natyrisht çdo shqiptari kudo qofshim!

Dia de Bandiera feliz!

Is it a good thing or a bad thing ? Se ne rast se i pavarur dmth me te udheheq pisa, hajdute, te degjenerum, diktatore e palaco per 100 e ca vjet, me mire i varur them une … but that’s just me.
Dhe mos e shkruni PAMVARESI se late nom. Nuk i themi mvarse rrobash. E kam pa ne shume statuse sot.

1 Like

Bej nje telefon nje here I thuaj, sigurohu eshte aty, s’eshte aty, kane ndonje aktivitet, s’kane, duhet sjelle buke me vete apo vetem luge, pastaj vish rrobat me te mira. S’ja ka njeri fajin qe shkoi pa ftuar dhe e gjeti pa shtruar. Ajo faqja e internetit kushedi qe kur eshte rifreskuar, akoma i referohen Mutes si Kryetari i Parlamentit. S’e kane lexuar letren e Pjerit me rastin e zgjedhjes si President.

Ca Pavaresie te gezojme kur sot jemi totalisht te pushtuar nga Krimi Droga Rilindja dhe SORROS .

3 Likes

Ketej nga Amerika veriore zhvillohen lloj-lloj aktivitetesh ne lidhje me Festen e Flamurit. Ne Evrope behet ndonje gje? Nuk e kam fjalen per ambasadat, me shume per aktivitete publike, parada, ceremonia e ngritjes se Flamurit, darke etj. Nuk i ndjek shume, prandaj pyes, me shume kurioziteti.

gëzuar festën e pavarësisë ! megjithëse u pavarësua më pak se gjysma e shqipërisë. është detyrë e shqiptarëve të sotëm të mos ngelemi si kurdët në 20 principata!
në greqi e itali ka me dhjetra koncerte me këngëtarë shqiptarë

I ka marre ne tel.

Kemi vene nje filter ketu ne sistem qe cdo koment qe permban fjalen SORROS fshihet automatikisht :slight_smile:

Pas pilafit. T’i merrte nga shtepia them dhe do shikonte qe s’do dilte njeri dhe keshtu nuk do t’i duhej te vishte as rrobat me te mira.

Nje perfaqesi e shtetit a kombit nuk vendose as flamur kombetar as s’shenon me asnje simbolike diten kryesore te kombit. Kaq.
A e lagu a e thirri a si u vesh, s’ka rendesi aspak.

Ambasada nuk ka rifreskuar faqen e saj me adresen e re. Nuk po justifikoj ambasaden.

Our country may she always be in the right ,but right or wrong our country.

gëzuar pavarësinë shqiptarë dhe jo shqipëri- duhet të ishte titulli!

Vetem Shqiperia dhe Kosova jane te pavarur keshtu qe s’kane cfare te festojne te tjeret.

Nderkohe

http://stingao.info/2017/11/26/marin-mema-shperblehet-me-cmimin-hasan-prishtina-per-rrefimet-e-tij-per-historine-shqiptare/

Gezuar shqiptar ,i paharruar kujtimi i atyre burrave qe shpetuan kete cope Shqiperi …
Gezuar diten e lindjes Shqiperi !

2 Likes

e kush u martua e su gezua?!

1 Like

Faleminderit kont Berthold😊