Gianni De Biasi do të largohet në Nëntor

Trainieri i huaj më i suksesshëm në drejtimin e ekipit tonë kombëtar ka pohuar sot se ky sezon eliminator është i fundit për të nën simbolet Kuq e zi. De Biasii, i cili gjithashtu vendos rekord si trajneri i huaj më jetëgjatë në këtë pozicion, do të largohet pas pothuajse 6 vjetësh në drejtimin e djemve kuqezinj. Suksesi i tij dhe i skuadrës që ai ndërtoi u kurorëzua me arritjen historike të kualifikimit në France 2016, një ngjarje që për miliona shqiptarë ishte një ëndërr e vjetër.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp Gianni De Biasi ka thënë se largohet nga Shqipëria për shkak se nuk gëzon më mbështjetjen e dikurshme nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Mendoj se nga dikush ende nuk gëzoj besim pavarësisht këtyre 5 viteve e gjysmë. Nëse Federata do të donte të më mbante do të fliste më parë. Tani është tepër vonë. Nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë se unë, si për shembul Lëv u konfirmuan 4 vjet përpara. Nuk është se prisja të rinovoja 2 vjet përpara, por prisja një tjetër diskutim nga FSHF-ja. Raportet me Dukën kanë qenë gjithnjë të mira, por në aspektin human kam bërë disa gabime të mëdha që nuk dua t’i përsëris”, tha sot De Biasi.

Foto Roland Tasho.

1 Like

Eh mer Gianni e kuptove ene ti mosmirenjohjen e pabesine …si tha dje…MA KISHIN BO GATI FUNERALIN PO TE HUMBJA ME IZRAELIN…por do largohem sepse nuk me doni me…
Po u liru ai Shqiptari Bonjaku i Kosoves, Shqiptar Safi…bojme mire ta vejme ne vend te Giannit…eshte shume i zoti …ka than Besart Berisha e sdo me lujt ma me te.

Tek nje nga kto programet e sportit Shqiptar ishte njoni para i jave…ekspert e profesionist…barrkderr e gushelope… e uleriste kunder Giannit…TE IKI…TE IKI…SA ME PARE …INSHALLAH IKEN NE KINE… NE SHQIPTARET JEMI INFERIOR SE MORRIM TRAINER TE HUAJ…po mer po, inferior si Ingelizi, Rusi e Amerikoni qe morrin ekspertet me te mire per perfaqesuesit…te mos i futemi Kines.
Injoronce e modhe…hap kompjuterin e shiko Injorancen ne kanalet Shqiptare 24 ore rresht, pa turp e qeder.
Te Pabese e Mosmirenjohes.

aq me mire. kish kohe qe ulte lojtaret qe te nxirte veten si trajner te madh.

fund i natyrshem, De Biasi e mbylli ciklin me kete grup lojtaresh ne Kombetare . dhe po te mendosh qe ai akoma beson te lojtar si Lila, Agolli , Basha e ndonje tjeter, atehere do te thote mungese plani e vizioni qe i bejne dem te ardhmes se Kombetares, dmth integrimit te lojtareve te rinj ne Kombetare.

mendoj qe FSHF duhet te zgjedh perseri nje trajner te huaj dhe kryesisht italjan per dy arsye: e para, italjanet jane te fiksuar pas taktikes dhe me mjete minimale arrijne te marrin rezultate. dhe e dyta numri i lojtareve te Kombetares tone qe luajne ne Itali eshte rritur shume ( dhe priten te tjere lojtare nga kampionati italjan ne te ardhmen), pra kemi nje peshtatje te natyres se futbollit me italjanet.
-nese do ishte e mundur, te vendosin ish-ndihmesin e De Biasit, Tramezanin… ky na rezulton se ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne formatimin e Kombetares, (madje ikja e ketij e nxorri pak zbuluar De Biasin), plus qe Tramezani e njeh mire ekipin tashme.

nejse, ifalenderohemi Xhani de Biasit per gjithcka , grazzie !

1 Like

:astonished:

S’te ve faj Gani .5.5 vjet mes shqipove intrigante e mosmirenjohes qe kujtojne se I dine te gjitha ua ke kaluar edhe kinezeve per durim :grimacing:

pati fat me me, se trajner medioker ishte para nesh e do te jete ne te ardhmen. gjeja e mire qe beri ishte nenshtetesia si shqiptar. kjo do ta bej te paharruar per ne. se rezultatet e tija sportive, mund t’i realizojme dhe pa te. asnje ekip te forte nuk mundem dot ne ndeshje zyrtare.
kemi bere me mire me trajnere shqiptare ne kohe te dulles.

Rehagel e nxorri Geqine kampione Europe dhe u terhoq. Se kuptoj pse Debiazi duhet te ndjehet qejfmbetur. Kritika ne futboll gjithmone do kete sepse nji nderrim apo ndryshim skeme percakton fatin e lojes. Nqs e shikon veten te pagabueshem eshte mhb tjeter.

1 Like

qejfi i ka ngel se priste nga Duka shtyrje te kontrates dhe mbi te gjitha te pages. Duka i ka propozuar te njejten rroge duke thene se nuk kemi mundesi te paguajme me shume. ka nje interviste eskluzive te Dukes te panoramasport me duket.

ne cilin univers banon ti ooooo don kishot

absurditetet qe shkruan ti jane pjese e temes … une ti ve ne pah … po aha ti vazhdon keput kopace … rrac muti turku

Kur do e marrin vesh futbolldashesit qe personi kryesor qe duhet te largohet eshte ARMANDO DUKAAAA

1 Like

Ok mor rrote po tani pa Canen edhe pa dron si me ja bo?

duka nuk varet nga njeri tjeter veç presidentet e klubeve (keta e votojne ne zgjedhjet e shoqates, sipas statusit te saj. Federata shqiptare e Futbollit eshte shoqate sportive jo qeveritare). as edhe vete qeveria nuk e shkarkon dot sepse Fifa e perzen direkt shtetin tone nga ç’do perfaqesim nderkombetar ne futboll. ne kohe te tij Sala desh ta hiqte Duken dhe s’mundi dot. po ashtu dhe shtete te tjera. fifa eshte si mafia, bote me vete.
kur do t’i mesosh ti loqja keto gjera ?

Ne kohe te Dulles kombetarja i perfundonte ndeshjet ne grup e fundit me golevarazh 2-40 :grimacing:

kur Cana te bohet trajner. apo kur dikush tjeter nga lojtaret te behet leader. ndryshe s’kemi asnje shanc.

Te de biasi me ka pelqy dora e hekurt dhe arroganca (vendosja e disiplines). (Kosova po e vuan mungesen e dores se trajnerit).
Tjera merita te tij, nuk jam i sigurte kombetarja a ka qelluar ne gjeneraten me te mire ndonjehere, apo ka qelluar ne trajnerin me te mire.

jo e ke gabim. rezultatet me negative i kemi pas demokracise, ne vitet kur shqiperia ishte rremuje.
rumunet erdhen dhe na cilesuan Jevgj ne ate kohe, qe rumunet jane jevgjit par excellence te europes. dhe na myten me gola. se kjo na nervozoi. çifutet po ashtu erdhen dhe na provokuan si terrrorista dhe na rrahen po ashtu. ja u morrem hakun atje, ne kete ndeshje. de biasi trajneri i madh tha para ndeshjes qe do te humbim. dmth lojtaret fituan vete jo prej tij. ai vetem perfitoi, duhet ta kene nenshkruar nje kontrate, prandaj dhe po iken.

6 vjet janë shumë për një trainer futbolli. de biazi arriti një sukses me kombëtaren shqiptare. mbas evropianit duhet të ishte larguar. mendoj se lorik cana do të ishte i përshtatshëm për rolin e trainerit. mund të frymëzojë futbollistët. traineri nuk ka më shumë se 10 % rol në suksesin e ekipit.
sa për armand (pa o) dukën ,edhe ai kur të ikë saliu do iki!

Cana ka qene mbrojtes luftarak dhe e admiroj por shpeshhere ka tregu cektesi ne gjykim dhe nuk besoj te jete material trajneri, te pakten akoma jo, por ndoshta ndihmes-trajner.