Gillespie / "Aq më bën"

12 postime 1178 shikime 14 dhjetor 2016 në 07:14 e paradites
squarepusher

Ndër të paktat grupe shqiptare që lëvrojnë një lloj rock-u të pastër ku mbizotërojnë kitarat, Gillespie kanë publikuar projektin muzikor më të fundit, këngën me titull “Aq më bën”.

korriku

bukur :radio:

zeqo
anon63896856

Kenga, dhe sidomos perpunimi i videos goxha mire.

varik

te dhi*fsha south parkun

ka artista shqiperia

Aquamarine

Se kam degju akoma. Po pse e prishin muhabetin me kto tituj vulgare… aq me ben, bah sa e lexon titullin krijon nje lloj paragjykimi se teksti brenda do jete per ibret.

aleko

Kenga e lezeteshme. Kjo me shtyu te degjoj dhe disa te tjera nga ky grup kosovar. Por, u zhgenjeva pak sespe te gjitha kenget nuk dallonin shume nga njera tjetra. Pra mjafton te degjosh dhe shijosh njeren dhe zene se i ke degjuar te gjitha.

squarepusher

tekstin, te cilin e gjen te pershkrimi i videos ne youtube, nuk eshte fort i keq.

squarepusher

duhet t’i degjosh te pakten disa here qe t’i dallosh.

“e di” mbetet per mendimin tim perpjekja me e bukur e ketij grupi.

BeluliXVI

muzike e mire, e qete, degjueshme per veshin.:smiley: ky lloj rock-u eshte tipik britanik, ne mesvitet 90-te ka qene goxha ne mode. grupi Oasis ishin nder perfaqesuesit me te njohur.
ndersa klipi te kujton filmin vizatimor ‘‘arushi qe kerkonte babane’’.:smiley:

Aquamarine

Ok tashi e degjova. Still do doja t’kishin gjetur dicka me poetike se ‘aq me ben’ … ose jam une shume parimore ne art. Nga e kenduara ne stil te leshuar m’u kujtua nje kenge qe e kam dashur shume e qe po perfitoj ta re-share: I make the same mistakes, always give in too much for little in return etc etc, vecse icik me ndryshe domethenia… jo aq me ben, por “shume ma ndjen”.