Gjaksori i butë

12 postime 2040 shikime 11 maj 2017 në 05:14 e paradites
bsalaj

Stalini mbante një herë fjalim para qindra kuadrosh të Partisë, në një sallë të madhe. Askush nuk pipëtinte ndërsa shoku Stalin fjaloste mbi një orë e ca… deri sa dikush tështiu.

  • Kush tështiu? - pyet Stalini, qartazi i acaruar nga ndërprerja.
    Salla heshtte. Askush nuk foli.
  • Rreshti i parë, në këmbë!!! - ulëret Stalini, dhe i gjithë rreshti i parë ngrihet në këmbë.
  • Zjarr! - thërret Stalini dhe nga pas shpinës së tij, mitralozë të fshehur hapin zjarr dhe sharrojnë me plumba rreshtine parë.
    -Kush tështiu? - pyet sërish Stalini, por prap askush nuk fliste.
    -Rreshti i dytë, çohu. Zjarr!!! - dhe rreshti i dytë bie në një pellg gjaku.
  • Rreshti i tretë, në këmbë…! - thërret prap Stalini. Por kësaj rradhe një oficer çohet, afrohet tek Stalini duke u dridhur dhe flet si i mekur.
  • Shoku Stalin, unë tështiva.
    Stalini e shikon, për një moment të gjatë dhe në fund i flet.
  • Shëndet shok!

korriku

kjo prurje duhet te jete nje shaka blogu si puna e mitit te ambasadoreve

Manjola_Tirana

24 KARAT* pra mo

  • me theksin aty ku duhet
bsalaj

Shaka eshte. Tip barsalete, por mua më bëri shumë përshtypje për nënkuptimet që lëshon.

korriku

prurja juaj ne vetevete tejkalon efektin e ‘barsaletes’ ne fjale

Dranja

shembull i shkëlqyer i autoritetit të psikopatit.

STALKER

perkundrazi !

Fiks e kunderta !!

Balzac

E modhe kjo. I pershtatet fjalimit te dikujt tjeter sot. Ne emer te demokracise ta djegim vendin e mos bejme zgjedhje fare. Duket qe frymezimi paska qene nga mesimet sovjetike.

varik

m si ky, eshte edhe rama, por me pak burre per te pas mustaqe

46and2

jo barsaleta per udheheqjen ju lutem…

dafne

aaa, kjo me nje perkufizim do te quhej …adaptim apo pershtateshmeri ne situate!


sa jemi tek Stalini . ja nje me e kapshme per situaten ;
sa here raportohej tek ai per antaret e komitetit , nje emer qe kishte afetesi te shquara partiake per kohen por nje biografi individuale imorale ishte problem dhe raporti ndaj tij tek kjo pike kalohej nder dhembe,
Erdhi momenti kur Stalini kerkoj elaborim specifik per antarin ne fjale, Ja raportuan historikun e po ati antari dhe cdo beme te tij ne imoralitet ne detale .
Pas leximit te raportit ,keshilltaret ne heshtje pritnin reagimin e tij me bindje qe ndeshkimi me i lehte do te ishte Siberia e me i veshtiri ,egzekuimi .
Ne situate se si te veprojne sepse nuk guxonin te largoheshin , ju drejtuam disa here .
Shoku Stalin ,cfare te bejme me shokun ne fjale?
heshtje !
shoku Stalin …?
heshtje !
heren e fundit, shoku Staline , cfare te bejme ?
pergjigja nga Staline pas nje kohe te gjate ,
Nuk e kuptoj pse pyetni cfare te bejme ? cfare do te duhet te bejme me antarin … ti marrim lakmi ,pra .
Cfare tjeter do duhemi te bejme …?

Aquamarine

Interesante. Pikerisht ate moment fatlum ia dha truri te mos masakronte më. Sa mallengjyese te mendosh se ishte akt i arsyeshem ajo “Shendet!” Pas kasaphanes.