Gjashtë kushtet e Astrit Patozit

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka shprehur sot ambicjen për t’u bërë kryetari i saj, por me disa kushte të qarta që kanë si qëllim garantimin e një procesi të ndershëm zgjedhjesh brenda partisë. Patozi tha se ka mbështetjen e mijëra demokratëve dhe se procesi duhet të niste me dorëheqjen e zotit Basha dhe largimin nga zyrat partiake të kandidatëve në garë.

  1. Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjësi kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje. Vendosjen e tij në pozitën e cdo kandidati tjetër, që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve deri sa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

  2. Normalizimin statutor të procesit të garës, duke bërë nul veprimet e deritanishme jolegjitime, përmes vendimit të dy nënkryetarëve. Kryesia është i vetmi organ statutor që ka të drejtë të deklarojë garën dhe të garantojë barazinë në të. (neni 30, pika 2 e Statutit);

  3. Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll database-n e antarësisë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit (nga data 1 qershor 2017) si dhe të gjitha anëtarësimet e bëra në kundërshtim me statutin ( pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qëndrore, Neni 13 i Statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Listat e zgjedhësve duhet t’u jepet kandidatëve, jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e garës, Ato duhet të publikohen e afishohen në mënyrë elektronike në web-in e kryesisë së degës e në hard copy në ambjente publike të selisë së degës së PD;

  4. Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize dhe reflektimi, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët.

  5. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (neni 46 i Statutit) duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë (Organizim apo Burime Njerëzore) dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë në përbërje prej kandidatëve në garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregulloren e fushatës elektorale, e cila mungon për shkak të mosmiratimit nga Këshilli Kombëtar (Neni 37 i Statutit). Kjo rregullore duhet të garantojë akses të barabartë të kandidatëve në administrimin dhe vendimmarrjen e procesit të zgjedhjeve.

  6. Në bazë të nenit nr. 30, pika 2 e statutit, kryesia duhet të ngrejë një komision për auditimin e procesit të garës në të gjitha elementet organizative të saj. Ky komision, i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm, duhet të ketë në përbërje të tij një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidatët e mundshëm në garë. KomisionI duhet të autorizohet nga kryesia, që të ushtrojë edhe atributet e Komisionit Qëndror të Apelimit (neni.47) përderisa ky komision nuk ekziston, sepse nuk është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Mendoj se do jete nje gare e forte pasi do perplasen, te zhgenjyerit nga PD dhe mbeshtetesit e Sozise dhe Buall Mavrise.

ky po vepron si Basha po ne rang partiak. kerkon garanci duke menduar se nga kjo vjen fitorja. fitorja ka lidhje me popullaritetin vetem.
Rama u be figure popullore perpara se te behej kryetar partie i besushem. dmth edhe keta anonimet qe s’i njeh njeri, duhet te behen figura popullore njehere, ne funksione qe ushtrojne jashte partise apo ne zanat te tyre dhe pastaj anetaret i zgjedhin pa problem. se vetem po te jene gamore te mos zgjedhin me te mirin e tyre, si shef.

por me cilin te jete, PD do ta kete veshtire t’i fitoje prap zgjedhjet ne shqiperi, po nuk pati krize ekonomike te pakten.

1 Like

Po ik o Patoz se s’te pjerdh njeri ne PD ty pa Olldashin. Vazhdo qaje, bashke me mundesite e tua.

Merru me kenge, se sinqerisht je shume me mire aty se ne politike. Melodia e kesaj kenge eshte vertet e bukur. Fjalet nuk i marr vesh. Ishalla s’e ke vjedhur melodine.

ik o patoz, ndigjo çer po t’thote shkaba, shko bjeri kitares i her, pastaj ndigjo çfar po t’thote hajdar kurreshtari, bohu kitarist i degjuar i her, pastaj behu kryetar partie.

harrove te lebetitmin .:grinning:

:grin:
po po se harrova: ik o patoz interpreto historine nga pikpamja e epruvetes urines se lebetitur i her, masanej bohu kryetar partie, sepse nuk mund te behesh kryetar partie pa interpretu historine.

triumvirate I mencurise :grinning:

Pa dashur te hyj apo te fus hundet tek nje familje qe nuk me perket mua, pra e kam fjalen tek PD-ja, normalisht dhe moralisht Basha duhet te kishte dhene doreheqjen dhe as ti shkonte ndermend qe te kandidonte. Kjo per rezultatet shume te dobta ne zgjedhjet e qershorit, por dhe te bojkotit , perbuzjes, indinjates qe shfaqi faktori nderkombetar dhe partite aleate europiane te PD -se per menyren e protestes parazgjedhore dhe kerkesave idiote deri kriminale ne dem te interesave kombetare. Mirpo ai nuk e jep dorreheqjen dhe po pergatitet te rikandidoje serisht. Shpresa e tij eshte manipulimi apo perkrahja qe do siguroje nga anetaresia e demokrateve. Pra nje proces pislliku do te filloje per te joshur anetaresine qe te votojne prape Bashen.

shif shif, berberi qeka bo me edukate, mer leje e kerkon ndjese para se te tusi hundet ne epruveten e çunit sheqeres.

Per nder, kot nuk e ve PDhi kryetare Cilin, nuk ka me te mire se ajo

Shiko c’thone per Lulushken