Gjergj Bojaxhi lëshon rolin udhëheqës tek SFIDA

Gjergj Bojaxhi ishte i pari në listën e kandidatëve të Sfida për Shqipërinë, parti të cilën e themeloi sëbashku me një grup qytetarësh një vit më parë. Ndryshe nga 2 vjet më parë, kur Bojaxhi mori mbështetjen e mbi 16,000 votuesve në Tiranë, kësaj rradhe Sfida mblodhi vetëm 3550 vota. Një rezultat zhgënjyes i cili e ka çuar Gjergj Bojaxhi të lëshojë rolin e udhëheqësit politik të Sfidës. Më herët Bojaxhi ka publikuar këtë deklaratë:

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.
Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.
Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.
Une do jem cdo dite me Sfiden ne cdo nisme te saj dhe ky nuk eshte nje mesazh dobesie por force e demokracise se brendshme qe kemi ndertuar.
Sfida sapo ka filluar! BASHKE MUNDET.

2 Likes

:sleepy: Blend , bohu gati me more Partine.

te kandidoje per kryetar pd-je. no offence, por sfida ngjan si klubi i alpinizmit.

Pse ka pas parti ky? :stuck_out_tongue_winking_eye:
Fakti qe ne zgjedhje lokale u moren x-fish me teper vota se tani tregon qe keto partickat po nuk ja kane interesin PS_PD_ja mbyten ne nje luge uje.
Duhet te kesh b@the te forta ne Albanié te bëç parti or mik, se particka mund te bejne te gjithe.

Me then te drejten une pashe videon direkte me kryesine dhe disa perfaqesues te sfides dhe mu duken shume dobet ne te shprehur. Autoironia dhe shakate vlejne kur je ne kafe me shoket jo kur ofron veten te jesh ne sherbim te te tjereve.

Shume mire. Provoi, nuk mori mbeshtetjen qe priti, mori pergjegjesine, hapi krahun. Cfare sjelljeje per te bere habi nderkohe qe ka kryetare qe i nxjerrin partite ne shitje.

1 Like

Fjalimi me pelqeu, kurajo fisnike, nje risi do ta quaja. Ajo qe me ka habitur kur isha ne Shqiperi, kohe kur zhvillohej fushata, ishte se televizionet, shum pak e jepnin Sfiden. Media ka te beje shume.

Per fat te keq ne Shqiperi ka shume militante.Jemi mesuar qe votojme per 1 parti pavaresisht cfare produkti japin.Personalisht e pelqej Gjergji Bojaxhiun dhe mendoj qe do ishte mire qe nje person si ai te ishte ne parlamentin shqiptar.
@Bleta pashe edhe une nje video dhe me thene te drejten mu duk pak e tepruar ne batute
@Pjer ne fakt une edhe une mendoj qe media luan rol te rendesishem, por edhe media eshte militante si nje pjese e mire e popullit per fat te keq.