Gjesti heroik i imamit në Londër

Imami i xhamisë në Londër është vlerësuar si hero për trimërinë dhe kurajën e tij në ndalimin e turmës së inatosur të mos i afrohet shoferit të furgonit pas sulmit në Londër.

Një i vdekur dhe tetë të plagosur ishte bilanci i sulmit të një personi në Finsbury Park, në Londrën veriore orët e para të mëngjesit të së hënës. Por, imami Mohammed Mahmoud është cilësuar si hero pasi shpëtoi të dyshuarin 48-vjeçar, duke i bërtitur njerëzve të tërbuar: “Mos e prekni.”

Dëshmitarët thanë për CNN tregojnë se personat e rastit e kishin nxjerrë shoferin jashtë furgonit dhe e kishin shtrirë në tokë duke e goditur. Në këtë moment, imami Mahmoud ndërhyri për të larguar njerëzit që vinin nga të gjitha anët, dhe e mbajti agresorin deri sa erdhi policia.

Në një deklaratë për mediat, vetë imami shpjegon: “Për hir të Zotit ia dolëm ta mbrojmë nga ndonjë lëndim. Ndaluam çdo lloj forme sulmi apo abuzimi drejt tij, që vinte nga çdo cep. Bashkë me vëllezër të tjerë ulëm zemërimin e çastit të 15 apo 20 personave që gjendeshin në vend ngjarje. E mbajtëm të sigurt deri kur erdhi policia.”

CNN

Imami hero​:blush::blush::blush:
Po ky imam cdo dite predikon vrasje e dhune.
Vendi ku ndodhi ky sulm terrorist po sipas CNN ka qene nje nga xhamite me radikale islame ne Angli.
Tani CNN ben hero nje imam qe ne fund te fundit edhe po te lejonte qe njerezit te vrisnin terroristin,do te ishin te justifikuar.
I skllaveroi korrektesia politike mediat boterore,qe sikur mbaheshin pishtare te fjales se lire dhe tani jane kthyer ne WC-ne e George Sorros.

Si dikush qe e shan e ankohet perhere per CNN e Sorrosit, eshte e cuditshme qe vec CNN perifrazon.

E ci ndaloi kot? Ta kishin vrare fare ate shoferin kafshe. Kot dhe ky. Hero leshi.

1 Like

Sa i mire ky imami!
Mire qe u shpall dhe hero.
Hapi tjeter, te vendoset ligji Shariah ne gjithe evropen.

1 Like

Lidhje e bukur e logjikes. Model Drenicar?

Model liberal, made by sorros :stuck_out_tongue:

Imam efendia beri shume mire qe i ndaloi ta rrihnin ose vrisnin. Natyrshem ka mbrojtur gjedhen e vet per te mos kryer krim pas ndodhise. Them ndodhi se ne ate cast askush nuk e dinte, as imami vete sipas intervistes, nese ishte aksident, nese personi kish pire alkol a droge, a nese ishte akt terrori si dhe rezultoi te ish.