Gjin Gjoni kërkon 11.000.000 L nga gazetarët për "vuajtje shpirtërore"

Në rast se e keni humbur këtë çështje për shkak të fushatës, lejomëni tua sjell në vëmendje. Gjin Gjoni, gjyqtari i njohur edhe si milioner i cili ishte i përfshirë në hetime të nisura pas një kallëzimi penal nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paditur 4 gazetarë, 2 nga BIRN dhe dy nga Shqiptarja.com duke kërkuar prej tyre dëmshpërblim moral. Shuma totale që Gjoni dhe bashkëshortja kërkojnë (11.000.000 lekë të rinj, rreth 82.000 euro) është marramendëse për vlerat që paguhen gazetarët në Shqipëri. Nga ana e tyre gazetarët, shoqatat e tyre, kombëtare dhe ndërkombëtare, madje edhe Ambasada Amerikane, kanë shprehur mbështetje të fortë dhe të hapur për gazetarët. Padia e Gjin Gjonit shihet si një përpjekje për frikësim dhe mbyllje goje.

Duke iu referuar tre shkrimeve të publikuara nga BIRN Albania në publikimin e vet në internet Reporter.al, Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cënuar nderi dhe dinjiteti si dhe u është shkaktuar dëm jopasuror dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh nga BIRN Albania dhe dy gazetarët. Gjoni kërkon gjithashtu një dëmshpërblim prej 4 milionë lekësh nga një gazetë e përditshme dhe 2 gazetarët e tjerë në një çështje paralele. - BIRN

Shuma financiare per demshperblim nuk caktohet ne baze te gjendjes se atij qe ti denoncon por ne baze te gjendjes tende , tjetri ka 5 milion euro dhe ti Blend pretendon qe shuma e demshperblimit qe Gjini kerkon te jete 8 mije euro ?

Nuk pretendoj asgje se sa kerkon Gjoni. Por eshte e vertete qe per gazetaret shuma eshte e paperballueshme, kaq. Ai mund te kerkoje edhe 80 milion euro, ose 800 milion. As me intereson fare.

Epo tani dhe gazetari te mos i shkaktonte kaq shume vuajtje gjinit , ti shkaktonte me pak , sipas vuajtjes cmimi.

Vuajtja qe i do shkataktuar Gjin Gjoneve eshte goxha me pak, rreth 7.9 gram.

Ps: Blendo, nuk besoj ceshtja eshte perballimi i gjobes nga gazetaret. Nese nje gazetar genjen e shpif, atehere per mua ky gazetar duhet te paguaje. Ceshtja ne kete rast eshte se nje llumi i kazanit te drejtesise shqiptare akuzon dike per shpifje.

1 Like

Nuk ka faj .lereni tjetrin ti haje paret rahat.cudi e madhe :grimacing:

jane bere personazhe epike
ja shiko edhe nje tjeter:

Gjon gjinet kane ne dore drejtesine Shqiptare dhe mbrapa tyre eshte klani Berisha. As nuk e vrasin mendjen fare per media dhe per moral. Ky doli kunder reformes ne drejtesi duke e quajtur plere te ambasadoreve. Jetojme ne epoken e “Zarfit”. Si tha benjamini Likes “Eshte forme e tradites”. E kan gjetur edhe si te mbrohen neser per korrupsion. Fajin e ka tradita.

1 Like

pse kaq pak se ?

1 Like

Ne faket, n.q.se kerkon shuma te medha atehere shkon pas xhepave me te medhenj. Keta “ndjekesit e ambulancave” ketu ne SHBA nuk hedhin ne gjyq individin, por kompanine qe e puneson ose nje entitet qe do ta kete mundesine te paguaje. Po qe se gazetari ka vetem 5,000 euro pasuri, s’ja vlen barra qerane ta hedhesh ne gjyq se s’merr gje (gjithmone po qe se synimi eshte deshperblim material). Po qe se e bejne per frikesim, me kujdes se ka ligj po ka edhe Maliq. S’e di me ke mpleksesh. Ai gazetari mund te jete kusheriri i Gaxhait psh :smiley:

Po pse pikerisht keta te katert? Keta e kane bere te vuaje me shume?