Gjirokastra të dielën në mëngjes

Gjirokastra është një qytet që zgjohet ngadalë të dielave, ose së paku kështu duket këtë të dielë. Easy as Sunday Morning. Kafetë sapo janë hapur, burra që ujisin lulet e të tjerë që lajnë sokakun me ujë. Tek kafe “Rrapi” ekspresi zhurmon bashkë me televizorin që shfaq një video nga arkiva. Një zë burri thotë diçka për shokun Enver. Plakut që bën kafenë nuk duket se ia vë veshin, unë kam përshtypjen e një mize në dhomë që e kam parë vetëm unë. Qyteti është mbresëlënës vërtet, edhe pse përpëlitet mes rrënojave dhe rikonstruksioneve të ngadalta.

Në hotel kam dëgjuar ca amerikanë të entuziazmuar nga “liket dhe komentet pafund” që kishin marrë nga postimet që bënin nga Xhi-rro-kasra.

  • Në dimër këtu, ahaaa, - ia bën i zoti i kafesë dhe ngre supet. - Duhet të punojmë pak në verë që të hamë në dimër, si milingonat.
  • I jap pesëdhjetë lekë për kafenë, e kthej me një frymë dhe dal. Është e hidhur, por hej, pesëdhjetë lekë janë vetëm pesëdhjetë lekë. Ushqimi tek Rrapi është i mirë. Kam ngrënë disa herë dhe më ka pëlqyer. Më kujton shumë gatimin e gjyshes sime dhe mesa kuptoj janë gra që gatuajnë, si në shtëpitë.

Vij vërsallë qafës së pazarit nja 20 minuta dhe ka pak lëvizje. Shkrep ca foto të rrugicave të pjerrëta, më bën përshtypje, një jetë me ngjitje dhe zbritje, siç jeta i ka, por Gjirokastra i ka të përditshme.

Kjo foto eshte bere pasdite.

Fotot: Blendi Salaj
http://peshkupauje.com

3 Likes

isha vjet në gusht ! dukej sikur po rregullohej! te kalaja dhe shtëpia e zekatëve që vajta,kishte lëvizje. vizitat kushtonin 1-2 e për person ! bashkia duhet të mendojë për ndërlidhjen qytetore,sepse të vinte keq kur shikoje turistët polakë në këmbë në pisk të vapës të ngjiteshin lart!

Shiko ate punen e çmimeve une them me mire mos u merr me to se eshte njeri qe mbahet esnaf. Ndersa per te tjerat je ne rregull.

1 Like

Vlonjato, nigjo; kur thua si Del-ta ; Kushtonin 1-2 e , pa e percaktuar mire monedhen, dhe me nje diference 100% , se 1 me 2 i thone 100% rritje te vleres, sikur me thone qe; Kushtonin 1400-2800 leke, gje qe stonon. Se mund te pranohet, qe; Kushtonin 1400-1500 leke, ose 1-1,2 euro, por jo 1-2 euro, 1400-2800 leke. Sikur nuk ka sens.

Ah, se harrova, e nigjove intervisten time tek Radio 2 , ku spikeri prezantonte dhe librin tim. E ke tek tema poshte ketu, e Suela Bako-s.

Ku ishte qyteti ketu?