Gjoba trafiku secilit sipas të ardhurave?

Më qëlloi të shoh në faqen në facebook të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj sesi oficerët e policisë bashkiake vendosin gjoba për disa makina luksi të parkuara gabim në Kryeqytet. Në tekstin që shoqëronte fotot Veliaj shkruan;

“Gjobë plako! :warning: :no_entry: :passport_control:
Ta kemi të qartë! Ka ikur koha kur të pasurit e një makine luksi :oncoming_automobile: ishte “leje” për të parkuar te vendi i rezervuar për PAK :wheelchair:, trotuari apo korsia e biçikletave :biking_man:t2:!”

Ajo që Erioni po thotë është se paraja nuk të mbron më nga ligji në Tiranë. Ajo që Erioni di është që qytetarët ndihen të fyer nga mënyra sesi makinat luksoze, shpesh herë të drejtuara nga njerëz të dyshimtë, arrogantë dhe të paedukuar, lëvizin apo parkohen në qytet. Nuk ka shifra, por perceptimi është që policët e thjeshtë u shmanget tipave me makina shumë të shtrenjta, për të mos i krijuar vetes kokëçarje në rast se qëllon ndonjë tip i fortë dhe me lidhje. Kryetari i bashkisë na tërheq vëmendjen drejt faktit se kjo po ndryshon.

Më vjen me të vërtet mirë sepse nga aq sa kam vënë re unë pas shumë vitesh në Tiranë është që ka më shumë gjasa të shohësh makina luksi të parkuara jashtë normave dhe me arrogancë, sesa, të themi, Fordët Fiesta, Opelët apo Citroënët. Në të vërtetë, oficerët bashkiakë nuk diskriminojnë për makinat që gjobisin, ata nuk falin as Smartët ekologjik apo Bencat e viteve '80 kur vjen puna tek shkelja më e vogël.

Por teksa i shihja këto foto nuk mund të mos mendoja për faktin që gjobat (gjobat variojnë por standardi për keqparkim nis tek 1000-3000 lekë) janë të njëjta në vlerë, si për shkelësin me pagë minimale që parkon gabim një Renault Clio, ashtu edhe për ata që ngasin vetura super të shtrenjta. Po të mbash parasysh se ç’lloj paraje mbajnë nëpër duar tipa me keto makina, rezulton se gjoba standarde i kushton më pak se ëmbëlsira e fundit në restorantin e peshkut. Kjo do ishte në akord me filozofinë e takses progresive, “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”.

U kujtova se kisha lexuar sesi në Finalndë gjobat në trafik i kanë lidhur me të ardhurat, çka shkaktoi që njerëz shumë të pasur të merrnin gjoba prej mijëra eurosh për tejkalim shpejtësie. Reima Kuisla, një biznesmen finlandez para ca kohësh u ndalua sepse po ecete me me 105 km në orë, kur tabela lejonte për 80 km/h. Pasi polici ia llogariti gjobën në bazë të të ardhurave të deklaruara, dilte diçka më shum se 50,000 Euro. Në vitin 2002, një nga drejtorët e Nokia morri një gjobë prej 100,000 Eurosh. 4 ga 5 finlandezë e mbështesin këtë sistem. Bazuar tek të ardhurat personale, për shumicën e finlandezëve gjobat variojnë nga 30 deri në 50 Euro.

Edhe Kalifornia në Shtetet e Bashkuara ka propozuar ta lidhë sistemin e gjobitjes me të ardhurat, dhe gjoba llogaritet në vend, bazuar në sa para ke. Kjo sepse u vu re që nëse paraja s’është problem, për disa, as ligji nuk përbën një problem. E kuptoj se nuk është e lehtë, të aplikosh sisteme të tilla, e para sepse politikisht do kundërshtohej nga më të fuqishmit/pasurit dhe se do vështirësohej prej mungesave në të dhëna që Shqipëria ka, sidomos kur vjen tek të ardhurat. Por kjo është diçka për tu menduar, pasi vetëm nëse u dhemb vërtet, do mësonin sesi funksionon një qytet.

Gjobat sipas xhepit mund të tingëllojnë si një ide e çmendur për disa por edhe Gjermania, Zvicra, Danimarka, Austria, Franca kanë sisteme të tilla. Së paku duhet të pranojmë se gjobat standarde rëndojnë shumë më shumë tek të familjet me të ardhura të ulëta sesa tek ato më të larta. Kjo tingëllon pak si Robin Hood, mund ta pranoj këtë por gjithashtu ka sens. Studimet provojnë se pasuria është e lidhur në përpjestim të drejtë me sjelljen e keqe në trafik. Dhe është fakt se të zengjinjët e rinj shqiptarë vazhdojnë të qeshin me ligjin.

Para pak kohësh në Shqipëri Kodi rugor u ashpërsua duke ngritur ndjeshëm (5 deri 10 herë) shumat e gjobave. Ato janë tashmë të rënda për familjet mesatare, por mbeten të paefektshme për ata që t’lagin me shampanj’.

Tani eshte keq dhe me ato kamerat. E lashe makinen per nje cast ne nje vend jo dhe aq te keq, ne zone rrethrrotullimi, buze trotuari, por shume te gjere. As 5 minuta s’u vonova dhe i pashe qe larg duke iu afruar makines. Shkova me nxitimm se zakonisht te lene kur je aty, kur ende s’kane plotesuar fleten. Por me treguan me dore nga kamera e me thane pastaj qe s’kane c’bejne.

Bejeni 10% te vleres se makines se te ardhurat veshtire te verifikohen .

1 Like

“E lashe makinen per nje cast ne nje vend jo dhe aq te keq, ne zone rrethrrotullimi, buze trotuari, por shume te gjere”. Je ne terezi me, ti e ke lene komplet gabim. Ta paskan sjelle patenten te shtepia e shoh, se nuk ka liber qarkulli qe nuk thote qe qendrimi ne kthese ose rreth rotullim eshte i ndaluar. Cfare ben ti genjen veten,

Blendi,
Tema është padyshim intriguese por, për mendimin tim, logjika është e gabuar.

Ja përse:

  • në rastin tonë, gjoba lidhur me shkeljet e Kodit rrugor, është një ndëshkim para-ligjor në kuptimin që vlerësohet me pagesë paresh nga ana e një agjenti administrativ (polic trafiku);
  • ajo bazohet mbi një tabelë apo listë, dhe nuk shqyrtohet nga një gjykatës gjatë njê procesi gjyqësor,
  • kjo tabelë apo listë përcaktohet me dekret apo me ligj specifik, sipas shkallës apo nivelit të shkeljes së ligjit.
  • nê funksion të kategorisë së shkeljes ligjore, edhe sikur çështja të përfundojë përpara një gjykatësi, ky i fundit vlerëson përgjegjësinë e fajtorit - apo paramendimin dhe përsëritshmërinë, gjithmonë sipas termave ligjore të tekstit specifik, dhe jo sipas kokës (apo xhepit) së tipit që gjendet përpara tij.

Me fjalë të tjera, ligji vepron në mënyrë demokratike, mbështetur mbi faktin që sejcili është i barabartë përpara tij - i pasur apo i varfër, i zi apo i bardhë, i gjatë apo i shkurtër, finlandez apo shqiptar, grua apo burrë… etj, etj.¨
Në këtë sens, s’ka asnjë kuptim të (para)gjykohet pasuria e njërit apo e tjetrit, për të përcaktuar sa duhet ai të paguajë për të shlyer fajin! Sejcili dënohet në proporcion me shkallën e fajit të kryer dhe jo me pozitën e tij shoqërore apo pasurore!
Paralelisht, egzistojnë të tjera masa - qoftë edhe të natyrës fiskale që bazohen mbi nivelin pasuror të njerit apo të tjetrit. P. Sh: taksimi i të ardhurave vjetore, kontributi social apo shëndetsor, pagesat diferenciale për arsimim… etj… etj… Pra, kontributi i sejcilit në përpjekjen e përgjithshme ndaj shërbimeve apo mbulimeve sociale duhet të bazohet mbi nivelin pasuror - dikush paguan shumë, një tjetër hiç fare… që sejcili të përfitojë nga shanset e barabarta të përmendura nga Ligji!

Por kjo gjë nuk mund të shrihet mbi shkeljet e ligjit që vepron njësoj mbi të gjithe, pavarësisht pasurisë, nivelit shoqëror apo kuotës intelektuale të njerit dhe të tjetrit…

Po ta them ndryshe:

  • sipas modelit finlandez, të paguash 100,000 euro - për hir të faktit se ke miljona euro në bankë, për një shkelje të caktuar ligji, ndërkohë që një tjetër (që s’ka miljona por qindshe) për të njejtën shkelje, detyrohet të paguajë disa dhjetra, është po aq e padrejtë sa edhe rasti shqiptar kur i pari s’paguan gjë se njihet si boss dhe i dyti paguan shumën e caktuar! Cka ndryshon është thjesht kahja!

(P.S: gabohesh kur përmend Francën si vend ku gjobat paguhen sipas xhepit. Cka paguhet sipas xhepit në kët’ vend janë kontributet sociale, taksat - por jo gjobat!)

1 Like

Ketu ne Belgjike, gjobat jane standart, 30-35 euro gjoba e bashkise per parkim te gabuar, 50-55 nga policia per parkim keq apo shpejtesi, dhe nese e perserit brenda nje periudhe kohe shume te shkurter, 3-6 muaj, te vjen dyfishi 100-110 euro. Kur ta merr makinen depanazhi, duhet te paguash edhe depanazhin 180-200 euro.
Nje here po hecja me shpejtesi 100 km ne nje rruge ku lejohej 70 ne ore, e veç kur shoh motorrin e policise nga mbrapa, Ngadalsova shpejtesine, e shoh qe po me shihte ne ansore. Kthej koken, e gati sa nuk ndalova, veç kur ai ktheu motorrin dhe iku. Si duket ka thone; Oh qenka ky budallai qe shkruan, qe t’bo per i lek. Nje here tjeter, sa lashe makinen ca minuta ne nje vend ku tabelat shkruanin se nga ora 7 deri ne 12 nuk duhet te parkoj asnje makine. Nuk i pashe tabelat dhe vajta drej zyres ku kisha vetem 5 minuta pune, te shifja se sa me ishte ngritur vlera e obligacioneve te mia. Sa dal shoh makinen e policise qe po shenonte targat e makinave aty. Me vrap te makina dhe polici ishte duke pare nga targa ime, nuk ishte as 2 metra larg. Thjesht e pershendeta me dore, dhe gjith frike po prisja te me vinte fleta e gjobes me poste, por nuk erdhi. Si duket me njofti, ka thone; Ky bo çorap gjith qytetin, po e lej rehat :grin:

U ankuat per taksen progresive, po na tani, gjobA progresive na qenka praktike ne vendet e zhvilluara…
Policet bashkiake ja fusin dhe kot nanje here, vendosin gjoba per parkim ne rruge te lodhura e te nderprera ne periferi, ku ka mungese parkimesh per banoret, duke i bere keta te vijne verdalle me makine duke ndotur ambientin, dhe nuk denjojne aspak te gjobisin parkimet dyshe ne rruge kryesore kur trafiku rendohet mjaft per shkak te tyre.

Sa me lart ne piramiden ekonomiko - juridike aq me i pavarur entiteti nga shteti.
Ne rastin me te mire, shteti eshte paralel me. dhe konkuron, pushtetin e entiteteve te fuqishem ekonomiko-juridike, dhe nuk i sundon ata.

O Qorro,
Mos me hap barkun me propaganden 2-lekshe te lali erit! Me gjoba per makina te shtrenjta kane vite qe duan te na mushin menien qe po bejne shtet. Po ne fakt e kam provu se si isha “shef” per policin se kisha parku me nje makine te madhe (e punes) para nje kazinoje. Kur qellume me makinen e nruse ne po te njejtin ven (o 20 metra nga dyqoni bukes) filloi tu fol me ton e tu bo presion. Si tip i urte qe jom, i dola ene e bona per nje lek. Se pari i kujtova qe kisha qene “shef” para disa ditesh. Se dyti i thashe car mutin do ti se ku ndaloj une perderisa ketu nuk ka asnje tabele per ndalim parkimi as tabele se parkimi eshte per kete biznes.

Ketu dalim te abuzimi masiv qe ndodh ne Tirane me parkingjet publike. Nuk po flas per cerrat me shishe e arka, po per 10-ra lokale qe pa asnje te drejte kane kthyer ne parking privat hapesira publike. Me te frikshmit jane Juvenilja e Venezia, qe pervec parkingut te rrethuar ne nje toke qe nuk dihet sa ishte e destinuar per kete pune, kane “dekretuar” qe edhe pjesa anash rruges midis 2 lokaleve eshte parking i tyre. Pavaresisht se ka disa denoncime per kete problem ne polici bashkiake askush nuk e rru.
Dalim te oborri i pallatit tim qe eshte shume i madh se jane nje kompleks i madh. Kane marre licence dhe e kane bere parking me pagese. Nderkohe qe ajo eshte prone e banoreve te cileve pallati u eshte shit me nje projekt qe aty do beheshin hapesira te gjelbra dhe ambiente per te loz femijet. Kur e denoncon ne polici kete te thone qe nuk kane c’bejne se kane licence per ta perdor per parking.

Pra lali eri ka zgjidh nje mut sepse qellimi i tij eshte te beje show e betonizim. Po per sa kohe gazetaret perballe i ka te futur ne thes ose totalisht medioker do vazhdoje te na shtyje te thyjme televizorin sa here del e na ben per budallenj.
Derisa te na vijne mend si popull ta gezoni monizmin.

une e di qe nuk parkohet ne rrethrrotullim, por rrethrrotullimi ne fjale eshte aq i gjere sa makinat ndalojne gjithnje dhe nuk pengojne asgje. Ja dhe google street view i ka kapur makinat te parkuara aty.

Gjobe sipas te ardhurave…??? Po ku do e marrin vesh keta se sa $$$ bejne njerezit??? Nese kjo eshte cfare ka dashur te thote Lali Eri eshte diskriminim. Ne vendet me demokraci te konsoliduar Lali Eri do jepte doreheqjen nga protestat qe do beheshin kundrejt tij por si cdo here ne Shqiperi politikanet e leshojne gojen dhe lapsin si ju do qejfi dhe rriten ne detyre dhe popullaritet…
Lali eri ska pse reklamon shume se cfare do beje por ta beje ne fakt dhe merret vesh vete perfundime kur nuk shikon me makina te parkuara ne tortuar…

Nese te ka rene ne koke me i marre gjithqysh paret te pasurve, vej masken e hyj ne shtepi plaqkite me kallash.

Ne emer te popullit je i denuar sepse je i pasur.

1 Like

Njerzit jane te barabarte para ligjit, por nuk jane te barabarte ngambrapa ligjit.

:joy: tiku korrupsioni ne drejtesi behet me kavanoza me xhalp :joy::joy::joy:

1 Like

Nje qe ka nje Lamborghini $200 mije euro nuk do dale nga makina duke i fol gjithe pordhe policit nese gjoba eshte 20 mije euro .

Sipas vleres te makines, jo sipas rroges. Ekziston nje kategori taksash qe quhet “taksa e luksit” ku futen makinat 4+1 me fuqi motorike me te madhe se 3 litra, e qe paguajne “taksen e luksit”. Keta dhe gjobat do t’i kene me te medha.

O admin, a po flasim per punen e mire qe po ben Uriahipi, une thjesht solla nje shembull qe ekziston tek tregimi im ketu; Ethet e politikes shqiptare.

Ne vend qe ne me ca gjona te mburremi e ti veme ne kornize floriri ne krye te Blogut…ne perkundrazi i ndalojme dhe i fshehim. Po nuk behemi NE o nuk behemi…

1 Like

Per mendimin tim, ca gjoba duhen vene me valuten e “kohes” dhe jo te parase. Miljarderit nuk i rrifet per i gjobe $100, por po t’i bllokosh makinen per nja 5-6 ore, ven men.

Lajm eshte lirimi i Shukriut.
Per temen duhet karotreci, ose cizmja e rrotes. Ashtu denimi eshte i barabarte si per te pasurin si per te varfrin.