Gjukanjoviç jep dorëheqjen në Malin e zi

Partia Socialiste e Malit të zi ka njoftuar mbrëmë dorëheqejen e Kryeministrit malazez, Milo Gjukanjoviç, pas përpjekjes për grusht shteti që ndodhi në republikën ballkanase të djelën e zgjedhjeve. Gjukanjoviç ka qënë kryeministër i Malit të zi prej 21 vjetësh, shpesh i akuzuar për autoritarizëm por në çdo rast, i votuar nga shumica e zgjedhësve. Partia Socialiste nuk bën të qartë lidhjen midis përpjekjes për të marrë kontrollin e Parlamentit të djelën dhe dorëheqjes, por tha se Dushko Markoviç, zv-kryeministri aktual, do të marrë drejtimin e vendit, nëse PS ia del të formojë një koalicion qeverisës.

Rreth 20 vetë janë arrestuar për puçin e pasuksesshëm, mes tyre edhe një ish drejtues i policisë sekrete serbe. Nga ana e tij Kryeministri serb Vuçiç ka njoftuar se të tjerë njerëz janë arrestuar në Serbi, këta dyshohen se kanë spiunuar kryeministrin malazez Gjukanjoviç. Sipas mediave, dyshimet për organizimin e puçit çojnë në Rusi dhe Serbi.

keshtu do behet edhe viçi rama

Amani o burra…:frowning: Nga i nxirrni këto lajme të shekullit të kaluar? hahha