Gjykata Administrative ndalon ndërtimin e hidrocetralit të Poçemit mbi Vjosë

Vendimi i parë gjyqsor në historinë e Shqipërisë për një çështje mjedisore ishte pro ruajtjes së mjedisit. Ky vendim u morr dje në Gjykatën Administrative ku u vendos për moslejimin e ndërtimit të një hidrocentrali mbi Vjosë. Ky hidrocentral do dëmtonte rëndë jetën e lumit, prurjet, florën dhe faunën në të gjitha aspektet e saj.

Komuniteti që jeton rreth Vjosës, bashkë me organizata lokale të shoqërisë civile u organizuan në protesta ndaj këtij hidrocentrali, e më pas e çuan çështjen në gjykatë.

Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Europë, status që i jep asaj potencial të shtuar turistik. Kryeministri pati premtuar gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2015 se Vjosa do merrte statusin e parkut kombëtar, por në vend të saj qeveria vijoi planet për dhënien e hidrocentralit të Poçemit me koncesion. Qeveria ka 15 ditë afat për ta apeluar vendimin.

Në një status në Facebook, pedagogu Ervin Goci shpjegon pse vendimi i sotëm i gjykatës është shumë i rëndësishëm.

Arsyet se pse Vendimi per Moslejimin e Ndertimit te Diges se Poçemit ne Vjose eshte historik :

  1. Tradita juridike eshte krejt e pamesuar me trajtim çeshtjesh kaq delikate.
  2. Deri me sot pasurite natyrore jane trajtuar si pasuri e Zotit, me kete vendim jane pasuri e komunitetit.
  3. Me kete vendim komuniteti i lidhur me nje pasuri te caktuar fiton statusin e te legjitimuarit, jo si ngahera, si turist i pasurive te veta.
  4. Per here te pare fiton ekspertiza mbi marrezine e interesave miljardshe.
  5. Per here te pare, gjithe ato konventa mjedisore qe ne i kemi firmosur me yrysh, fitojne permbatje.
  6. Organizatat mjedisore e dine rrugen si luftohet tash e tutje.
  7. Per pak dite eshte Valbona ne seance gjyqesore, Gjyqtari do kete precedentin.
  8. Pas Valbones do t’i vi rradha Karavastase e Nartes, dy Parqe Kombetare qe rrezikojne te zhduken, ja ku eshte rasti si fitohet.
  9. Njerezit do kene ndoshta me shume besim te vetja, dhe nuk do t’i lene ambjentalistet te luftojne veten.
5 Likes

epo ja qe nuk vijne vetem lajme te keqia nga shqiperia.

flm gjykates administrative.

1 Like

Kjo eshte gjykata administrative qi mbate peng ateher Rama me taborre

Me ne fund nje lajm i mire. Por vetem fillimi, pasi ceshtja mund te shkoje ne apel e te vazhdoje kalvari sfilites, por fillimi i mbare gjysma e punes. Flm ER.

Resorte jo hidrocentrale jo ne teknologjine e larte elifmatrake ,pasurite natirore qish do I shfrytezojme e ekonomine si do e zhvillojme?

Bravo gjykates por zor se ka gje ne dore qeveria sotme per keto koncesione mafioze. Shteti perfiton nothing pervec zyrtareve qe kane firmosur kontratat. Prishja kontratave do kushtoj me teper se sa me mire lejimi i disave.

shyqyr

sado hidrocentrale te hapen, shqipet gjithmone e me te kripur do ta kene boleten e korentit, te pakte te mos perdhunojme natyren

1 Like

Pasurite natyrore i perkasin popullit shqiptar dhe shteti eshte administrator i tyre. Ato nuk jane prone private dhe as i perkasin ndonje komuniteti te caktuar. Artikulli dhe shpjegimet e pedagogut me poshte nuk shpjegojne arsyet e gjykates dhe sesi ky HC bie ndesh me ligjin/et ne fuqi. HECet sigurisht qe ndikojne ne prurjen, florën dhe faunën e nje lumi, po jo domosdoshmerisht per keq.
Tani para se te ngazelleheni per ksi lajmesh hidhini nje sy statistikave:
Shqiperia eshte e fundin ne rajon per perdorim energjie (qofte si energji elektrike, qofte si energji equivalente ne total). Shqiperia eshte e fundit ne rajon qofte per nga niveli industrial i zhvillimit qofte per GDP/Capita.
Lajmet per ndalime HECesh e marrezite e interesave miljardshe vine ere e kuqe dhe dikujt mund ti duken bukur ne leter persa kohe qe ka pune dhe nuk eshte i detyru me marre rruget e botes. Ose ndoshta eshte edhe ceshtje vizioni. Kjo kategori njerezish e shikon te ardhmen e AL si vend idilik a turistik me dele, bar dhe lloje te ndryshme duhani.

2 Likes

Ja rezultatet e para te vetingut, por gjithsesi une nuk jam per 100 perqind ekologji, pa xhvillim, dum dhe energji.
Duhet pranu qe vjosa eshte nje lum tejet simpatik, anyway.

Edi Rama: “Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet. Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”

Ja arriti kesaj dite rilindja qe te beje dhe ty te mbash shenime, pa thuaj shte duash

Republika e Shqipërisë është ndër vendet me rrezatimin më të lartë diellor në Evropë, por që nuk ka asnjë panele fotovoltaike e asnjë impiant fotovoltaik për shkak të refuzimit të kësaj teknologjie nga qeveritë shqiptare. E njejta gjë dhe me energjinë e erës.

Po ja do të të shesim ty si pasuri natyrore.

Eehhh, sa kam fol une o Edvin per panelet diellore dhe turbinat me ere, ketu e shum vite me para. Deshtimi i qeverive shqiptare ne kete fushe te energjise alternative, tregon paaftesine e saj.

3 Likes

Qeverite skane gisht ne refuzimin apo implementimin e teknollogjive. Ate e vendos tregu. Impiantet fotovoltaike jane lodra kalamajsh krahasuar me urine qe ka tregu shqiptar per energji.

Panelet diellore duhet Te mbulojne gjithe tokat bujqesore me kuc e me mac per te harritur fuqine e instaluar te nje hidrocentrali. Per nga efficiency Jane si te thuac ne stadin e apple kur Steve jobs I beri sefte ne garage e tij.

Bravo gjykatat e Saliut, po kam frike se do vazhdoje projekti nga qeveria e Edvinit. nejse populli e do kete qeveri.

qeverite shqiptare, sidomos kjo e tanishmja nuk kane njerez te kualifikuar qe te dine sa energji duhet dhe si ta gjenerojne kete energji.

kryeministri eshte nje piktor ambalazhezh qe nuk merr vesh nga ekonomia dhe nuk do te mesoje. i mjaftojen tre lapsa me ngjyra ne xhep te kostumit dhe letrat e murit me zhgaravinat e tij abstaksioniste.

ministri i energjise eshte nje njeri komplet i paafte per te drejtuar berjen e nje plani per energjine.

dhe, ne kundershtim me ndonje mendim tjeter ketu, po. qeveria ka gisht ne refuzimin dhe implementimin e technologjive.
Edhe ne Angli, Gjermani, US, eshte qeveria qe rregullon tregun e energjise.

Dmth, qe shtetet e ndryshme qe i prodhojne, si Brazili, Kina, Hindia, Gjermania, Belgjika, etj,etj, jane budallenj.

2 Likes

Çudi…! Vetëm në Republikën “ish-Socialiste” të Shqipërisë tregu nuk vendoska që fotovoltaiket të prodhojnë energji, dhe qeveritë nuk paska aspak gisht në këto “lodra kalamajsh”, të cilët çuditërisht përdoren nga vende si Gjermania, që rrezatimin më të lartë të saj e ka më të ulët se rrezatimi më i ulët në territorin e R.SH.-së. Pse nuk ia thua pak këtë gjë Merkelit se ajo më duket ia paska futur kot me politikat e saj për këto lodra kalamajsh. Tregu i vakët gjerman nuk mund të krahasohet me tregun shqiptar për energji, që çan bllokada e prodhon mallra për të gjithë botën. Kina idiote, sa idiotë që janë ata, që zbatojnë impiante fotovoltaikesh e mullinj ere…Por nuk kanë faj, nuk vijnë të marrin tru këtu te ne e t’i ndrijnë ato vende, ashtu siç e kanë ndritur R.SH. trutë shqiptarë…

1 Like