Gjyqtarët që votuan kundër “Vetting”-ut

O Muc Nano, po i leme ato gabime trashanike qe na ben ne shkrim, (shkrimi me i dobet qe ke bere ndonjehere, jo nga arsye politike, por nga “argumentet” qe sjell), si cilesimi i Gjykates Kushtetuese edhe si institucion politik (!!!), apo kur na permend bona fides te gjykatesve qe nuk shkon fare ne kete rast, sepse ata nuk kane dhene akoma nje vendim (denim) te caktuar (me deshiren e mire), apo budadalleku tjeter ku na thua se Gjykata Kushtetuese nuk mund te mos jetoje me shqetesimet nacionale, duke e ditur se detyra paresore e saj eshte te kontrolloje nese ligjet e kesaj te ashtuquajture reforme ne drejtesi jane konform ligjeve te Kushtetutes ose jo, (dhe Kushtetuta keshtu qe keshtu eshte apolitike), e sa e sa budadalleqe te tjera. Ajo kryesorja qe ti Muc Nano, si gazetar qe je duhet ta verifikosh me pare se ta leshosh ne forme populiste, eshte shprehja se shumica e popullit po pret qe Gjykata Kushtetuese ta pranoje Vetingun!!! E para, ky popull as qe e di se c’do te thote veting! E dyta, nese ky popull don kete lloj reforme, ai e ben kete me ligj, duke i vendosur ne Kushtetute nenet qe sjell kjo reforme, sepse populli eshte sovrani i ketij vendi dhe ai e ka kete te drejte! E treta, kjo e ashtuquajtur reforme ka ndryshuar kushedi sa here ne nenet e saj, duke u perpjekur te ruaje vetem nenet te cilan flasin per kontrollin e drejtesise shqiptare nga hetues te huaj. Nese ky popull don qe drejtesia e tij te jete ne kontroll nga te huajt, le ta vendose kete me nje nen te caktuar ne Kushtetute, pra te beje nje referendum per Kushtetute te re. E katerta, me kete reforme drejtesia shqiptare ka per te rene akoma me shume ne varesi te politikes, dhe jo vetem asaj te brendeshme, por edhe te huaj! E pesta, ky popull (te cilit po i hiqet arsimimi per ta kthyer ne majmun), qysh tani me ligjet aktuale eshte i shkeputur nga drejtesia dhe ligjet; me reformen do te jete 101% jashte loje! Pra do perdoret si debtil, qe do te thote se mjafton nje manifestim me nja 2-3 qind te paguar dhe disa gazetare te paguar, dhe kjo zhurme do te sjell heqjen dhe levizjen e cdo gjyqtari dhe prokurori. I gjithe sistemi i drejtesise do te jete nen frike. Nese tani ka pak panvarsi, me kete reforme as qe behet me fjale per panvarsi te sistemit te drejtesise. E gjashta, perse nuk kemi debate te hapura per ata pro vetingut dhe ata kundra vetingut? Ku jane specialistet e jurisprudences dhe juridiksionit? E shtata, korrupsion ka edhe Gjermania, edhe Amerika, edhe Italia, edhe, edhe, edhe. Le te provoje Uashingtoni dhe Brukseli te vendosin sistemin e drejtesise se ketyre vendeve nen hetues te huaj! Por jo, nuk munden. Biles as ne Poloni nuk arriten ta vendosin nje kontroll te tille! Ndersa ne Shqiperi ata kane njerez qe nuk kane lexuar dy rreshta jurisprudence dhe juridiksion, si Muc Nano! Kane arrogante dhe sahanlepires si Spartak Ngjela, qe bejne rolin e juristit!
Ah more Muc Nano dhe te tjere, qe vetem zbrasni emocionet dhe inatet tuaja ndaj politikes! Nje gje duhet te dini mire: nese nje popull nuk ka aftesi ta rregulloje vendin e tij, mos kujtoni se kete do t’ia bejne te tjeret nga jashte! Kaq kisha une! (Sa per dijeni une dhe familja ime nuk merremi as me politike e as me biznes dhe as nga farefisi i aferm. Pra opinioni im nuk lidhet me interesa personale fare. Por ju po e cbeni kete vend me fjale te medha dhe interesa makute qe keni!)