Gjysma tjetër e vëllezërve Farrelly (“Green Book” – film amerikan me regji të Peter Farrelly)

1 Like

Kushedi sesi i duket italo amerikaneve ky film

aha, nuk e dija qe e kishin bere rregjizoret e the heartbreak kid, nje prej komedive me te mira te viteve te fundit, pa dyshim me te sukesshme.
Sigurisht qe perben thyerje mungesa e komedise kesaj here, edhe pse kimika, reaksioni dialektik eshte i ngjashem; kemi teze ( pianisti, zezak, i rafinuar dhe delikat) anti teze; jugu( rracist) i eger, dhe shoferi italian, qe meson ti shkruaje letra romantike te shoqes, sinteza nepermet nje rrugetimi te gjate e te pasigurte.

1 Like

llaku (shkelqimi) në aparence mjafton te kruhet pak fare dhe zbulohet nje film shume më ekscentrik se sa duket.

ka ardhur puna ne holliwood qe nese ke pune te sakte mbase duhet ta veshesh apostafat me neoliberalizem, me skematizem e me aparence holliwoodiane qe t’ia rrembesh statujen e arte akademise - dhe parate ne fund te fundit.

ai bazohet në nje histori te vertete, pra eshte biopic (historia e Don Shirley-t, nje pianisti te zi, gjate turneut te tij ne jugun racist te Amerikes se viteve ’60).

u shqye komuniteti regjisorial afro-amerikan per te mberritur njohje nga kinematografia e vertete boterore, me tematika te ‘racizmit’ ne amerike, por s’dalin dot nga vetja e s’qullosin gje. Aq sa ia dalin regjisoret shqiptare me tematiken anti-komuniste ne filmat e post -90es aq ia dalin dhe kineastet e zinj me racizmin - duhet te kete arsye inteligjente perse keto dy tema qe permenda ketyre iu mbeten ne kufij te llogjeve individuale.

Më duket se po flet badihava. Nuk ka ‘komunitet’ regjizorial afro-amerikan në Hollywood. Nese e ke fjalen për Spike Lee (filmi i tij i fundit eshte shume i mirë !), ai eshte nje ‘komunitet’ më vete (pra s’ka nevoje për “bashkefshatarë”). Eshte tjeter gje pastaj sevdaja e Akademise Oscar pas disa tematikave, qe më se shumti kanë të bejne me rikonstituimin e historise se SHBA (fillo më western, vazhdo me vitet 20-30… , etj etj etj). Aty bën pjese dhe lufta kunder ségrégacionit racial te viteve '50-60 (qe eshte fakt historik dhe je gabim qe e vendos në thonjeza).
Po ashtu, për mendimin tim, lufta kunder racizmit të cilitdo lloj, eshte ide dhe praktike progresiste, njesoj si socializmi, emancipimi i gruas, etj etj etj, dhe eshte diametralisht e kunderta me anti-komunizmin.

Aq e vertete eshte kjo, saqe skenat më të mirat të filmit janë pikerisht ato qe janë ‘pasoje’ e ketij rrugetimi: skena në restorantin KFC (me mish pule), skena e qerimit të hesapeve prapa motelit, skena e koncertit klandestin tek taverna e zezakeve apo skena e Krishtlindjeve në familjen italo-amerikane.

per te folur flas tamam une per sa me perket, e badihava-ne e te folurit e shof tek ti - kush te thote ty qe s’paska komunitet te ketij apo atij lloji ne holliwood apo silicon valley ta zeme apo diku tjeter ku te duash ti, ne kendveshtrim te ngushte a te gjere te termit,

por desha te them, nuk kane te numeruar titujt me teme ‘racizmin’ ndaj afro-amerikaneve - dhe po, ne thonjeza, sepse i tille eshte, hipokrizi dhe korrektesi politike, ne mos te tjera gjera.
Filmit te Spike Lee i kam vene kryq me kohe une, por ne deshe shembull te jap Blackkklansmen, i shkelqyer, e tejkalon vetveten gjithe duke denuar rracizmin, nga nje autor afro-amerikan!!

pjesa tjeter mbi progresizmin te lutem eshte e tepert, kij kujdes here tjeter - nese do kete.

ka te drejte Stalker, nuk ka komunitet jevg ne Hollivud, sepse i tere Hollivudi eshte ne nivel jevgjish.
Meqe u grindet dhe ju qe nuk mund te imagjinohej te grindeshit ne komunitetin kinofil te peshkut, a dini gje pse po grindet Italia me Francen?

Po «Blackkklansmen» Spike Lee e ka bere ! :blush:

ta kisha fjalen ne postimin qe bera(dhe pse citimet qe perdora nuk ishin per te tu drejtuar por nje reference) regjisoret afro-amerikane kane mbushur kinemate me tematike raciste (Moonlight, Chi-Raq, Get Out, etj sa per te cekur me te fundit) por nuk kane baze sesi ta trajtojne kete teme sepse motivet nga nisen nuk jane te mbeshtetura, dhe prandaj rralle qellojne ne shenje, psh Blackkklansman.
Vjen Peter Farrelly dhe ben nje film te tille qe nje afro-amerikan nuk do ta bente dot por iu pelqen. Edhe mua do me pelqente shume ta shihja Greenbook,

gati e ke, e pata sjell te tema tjeter

1 Like

flm, kam kuriozitet dhe deshire per kete film, Amazon e nxirrte ne 19 shkurt dhe e kisha mprefur mendjen per te pritur nja 10 dite.

gjynah se vetem audio kishte
ose … komp. im s’eshte ne rregull kohet e fundit


problem teknik, kur i thone. njeri problem komputeri shkakton tjetrin.
filmi ishte per bukuri dhe sic e prisja
bazohej fort ne lojen aktoriale dhe dekorin vizual te periudhes.
kendveshtrim i vecante nga P. Farrelly.
Ne listen e filmave qe do iu rikthehem me kenaqesi

Stalker, duket se dikush te ka vjedhur idene
:wink:

Paska shpik ujin e nxehte :wink:

Ka me 100 prograne te tilla

e pe Eastwoodin ?

kjo eshte me leje !

1 Like

jo per t’iu referuar seriozisht por ne profilin wiki per Dr Shirley nuk shoh organizim te mire te fakteve te tij.
meqe filmi eshte biografik pasi meson se muzikanti flet disa gjuhe midis tyre rusishten - nje fatk jo aq i pritshem per nje afro-amerikan, prandaj shtyhesh te germosh.
Donald Walbridge Shirle lindur 1927 ka shkuar ne leningrad kur ishte 9 vjec per te studiuar teori muzike ne konservatorin e muzikes se leningradit. Thuhet se aty shpenzoi pjese te madhe te rinise se tij dhe data pasuese ne kronologjine e tij eshte jo me e vogel se 18 vjecare, kur ai egzekuton nje koncert ne event a audience te rendesishme. pra qe ne vitin 1936 (kur sa ka nisur fushata e spastrimeve ideologjike) ne Bashkimin Sovietik deri maksimumi 1945 (fundi i LIIB) ky njeri jeton adoleshencen e studion ne BRSS. Qofte edhe sikur me e shkurter periudha ky eshte nje fakt i rendesishem pas parasysh cfare perfaqesonte Bashkimi Sovjetik ato vite ate periudhe. megjithate asnje grimce e kesaj influence pervec pianos nuk shihet te flitet ne jeten e tij. Muzikanti Mittolovski qe i ofroi ftesen nuk para e gjej ne kerkim te shpejte

1 Like