“Glass” ose : fundi i Shyamalan 1.0?

…hmmm eshte ditur boterisht qe filmat jane perla te te njejtes rruaze. Gjithsesi karakteri i Sam J nuk ka c’te ofroje m eshume se aq.

Nese do me pa dicka qe ja vle hudhi i sy “The Ballad of Buster Scruggs”. Te gjithe nje fund kane, tha… jo jo thane, jo tha…

E ke fjalen per te fundit te vellazenve Coen. Nuk i hudh asnji sy :stuck_out_tongue_winking_eye: sepse asht prodhim NETFLIX; Jo se ky i fundit ka morra, por sepse une nuk jam nje UX *

*Spektatori i NETFLIX nuk eshte më spektator por një UX (User eXperience). Domethene: dikush qe nuk eshte i afte te zgjedhe vetë (zgjedh NETFLIX-i per të!, nderkohe qe ky i fundit ka vetem nje objektiv: maskimin e varfërisë ulëritëse te ofertes se tij
Une zgjedh vete. Une nuk jam nje UX

:slight_smile:

Netflixi si distributor ate pune ka; e nuk i futem fare faktit qe tashme eshte nje shtepi prodhimi e konsoliduar.
Nga ana tjeter ti ku i “zgjedh”, fjala bie, dokumentaret e BBC mbi natyren? Apo gjurmoi, nga faqja ne faqe, shtri kabuj HDMI me lidh PC me telin etj etj.
Humanity te Ricky G. ku ta gjejsha? Derek? Kur Jim Gaffigan theu traditen dhe nxori Noble Ape jashte kufijve te Netflix, vertet qe beri i grusht lekesh me shume, por njerzit e paten disi te veshtire per ta gjetur materialin.
Ca me tej eshte interesant fakti qe progresi natyral i Netflixit nga DVD njesha dhe zero interneti, solli regres persa i perket materialit qe Netflix mund te ofroje, dhe solli nje “vjeterim” te materialit. Dikur, ti mund te urdheroje nje DVD filmi jo me shume se 2 muaj pasi filmi kish dale ne kinema, ndersa sot duhen muaj e muaj e mbase mund edhe mos te kesh shanc. Gjith kjo per arsyen se atehere Netflix ish i mbrojtur nga “First Sale Doctrine” qe ne moshen dixhitale eshte i paaplikueshem.

epidemia e plakjes ne ujerat e veta ka kapluar disa emra te mire amerikan vitet e fundit. Mund te jene viktimat e para te kohes.
nga 9.9 ne 6.6
dhe pse vleresimi 6.6 mund te jete nga me te lartet per arritshmerite e holliwoodit.
Unbreakable e kampas pelqyer me sh. se Split.

E pur, Split eshte më i lire, më ekstravagant, më pak i kalkuluar. Por nejse, janë detaje… (Unë jam sh fans i The Village, Signs, The Visit). The Happening e konsideroj si nje nga filmat më vizionarë, ever, por për fat te keq, ai film nuk ka magjine e 3 të lartpermendurve

1 Like

Mbyllje kapitulli mu duk qe kur pashe trailerin.
po shyamalan ka tregu qe eshte mjaft rregjizor i kompletum, cdo gje i shkon per mua.

epo si duket aq marr vesh, aq pelqej. Per mua me i miri eshte The Signs, pastaj Unbreakable, te tretet The Visit dhe Village.

1 Like

ahahaha, po shikoja listen e te nominuarve per Oscar 2019. Liste karagjoze dhe patetike (si perhere xhanem!). “Roma” e Cuaron nominuar mbi 10 here, pfff… . Po ashtu, nje tjeter favorit, “The favourite” e grekut Lanthimos Limontoz :smiley: pupupupu

Lé lista e filmave te huaj ! :smiley: :

  • Cold War* (Poloni) - ky qe ka fitu déjà me “Idën” ne 2015, formalizem i gjalle
  • Capharnaüm* (Liban) - melodrame mizerabiliste ekzotike, per publik oksidental “shihni-si-vuan-orienti” (poverty porn)
  • Roma* (Meksike) - no comment…
  • Never Look Away* (Gjermani) - ky qe ka pas fitu Oscar me “The lives of Others”, alias “I beme gropen komunizmes
  • Shoplifters (Japoni) - e kam pare para nje muaji, por me vjen per te vjelle kur e kujtoj (dhe te mendosh se fitoi Palmen e Arte në Kanë :scream::scream:

ha ha ha ha u pallu gjith Hollivudi, u pallu mër u pallu, ha ha ha! Y çër gallate!

i dhashe nje te rishikuar Unbreakable, sigurisht qe Shyamalan eshte nje mjeshter :heart_eyes: por me duhet te pohoj u vertetua c’verejte per kete film aty lart.
Unbreakable (dhe te tjere te Shyamalan) eshte pare ne fillim, atehere kur me teper se vleresimi desha ta njihesha me kete autor.
Duke qene keshtu me mjaft emra te kinemase, m’u dashka t’i rishoh gjithe keta autore para se te leshoj nje vleresim bazuar ne eksperiencat e fillimit.
Nersa Split e kishin hedhur keq ne net qe dmth nevojitet ta rishoh gjithashtu.

Lind pyetja, ku vjedhin shqiptaret sot?

Po Stalker ku e korr ter ate material?

ç’material mo ?? (meqe me paska dale ëmri)

Per filma e kisha; thjesht kuriozitet. Njoh dike qe eshte kritik filmash dhe shkruan per nje gazete, dhe atij filmat zakonisht i vine “ne poste”. Qe ti bie shkurt, po pyesja nese eshte thjesht pasion, apo pune.

thjesht pasion

nuk me entuziazmuan fare nominimet kete vit. Rikthimi te mainstream duket te jete trendi. Lady gaga ne nominim, nuk do me kish shkuar mendja
Do shof Roma, po varja.
Kish dalw filmi i asghar farhadi ketej. i merzitshem duhet thene. prisja me teper nga iraniani, si perfaqsues i nje shkolle.

Une kam heq dore nga iraniani (ti ke pare atë me Penelope Cruz) : Hitchcock for dummies. Keta “te talentumit” e vendeve te vogla (Lanthimosi, Farhadi, …) qe gjejne financime te majme alla-hollywoodiane jane edhe me beterr (se bejne ‘hollywoodianizem’ duke bere gjasme sikur nuk bejne)

Roma nuk me intereson fare, po fare ama; kohe e humbur

ps: pashe mbreme nje mrekulli: “Asako 1&2” nga Hamaguchi, regjizori i Happy Hour ! Në krye te listëzës se 2019 per momentin

te barazlarguarit & borgjezia e re e kinemase,

Ku e pe?
Haraci peshkut.

Goxha kunje me hollivudin.