Si eshte puna me serialin Game of Thrones? Shume ‘hype’ dhe diskutime edhe ketu ne Shqiperi. Vete nuk me zgjati interesi me shume se sa nje sezon e ca episode. A ka ndonje fans te na thote ndonje gje?
GOT - Si eshte puna?
Cfare do te dish? Edhe nje episod ka mbetur. Ky sezon eshte cik lemsh, si i nxituar duket, nuk lejon shume kohe qe te piqet konflikti apo te plotesohet personazhi. Shumica e personazheve kane vdekur, ajo nena e dragonjve roiti nga trute e kokes dhe dogji gjithe Dubrovnikun
Episodin tjeter pritet ta heqin qafe dhe ate.
Ca ju terheq kaq shume? Nese mund te shpjegohet me fjale.
Mua me pelqejne filmat me shpata
Ne fakt rastesisht e pashe episodin e pare para 9 vjetesh dhe me terhoqen karakteret. Fillimisht me terhoqi muzika, dhe ndenja ta shoh gjithe episodin. Kishte goxha intrige qe ne fillim, incest, personazhe qe ndonese pozitive, nuk mundeshe plotesisht t’i doje apo dhe personazhe negative qe ne njefare menyre s’mundje t’i urreje komplet. Tematika po shtjellohej pak nga pak dhe ishte paksa e pazakonte, gje qe e bente interesante. Kishte mjaft te panjohura qe te benin te doje te dije si do rridhnin ngjarjet. Fakti qe disa nga personazhet e pelqyera u eliminuan shpejt, e beri me interesant. Pastaj u be si refleks, bashkimi me turmen, ata te devotshmit qe filluan ta ndjekin. Pas sezonit te gjashte sikur u prish dora se autori deri aq kishte shkruar, dy vitet e fundit jane e gjitha krijim i producenteve, megjithate piketat i ka hedhur autori. Me sa kam lexuar perfundimet se kush do vdese e kush do mbijetoje i kane diskutuar me autorin. Tani eshte me shume kurioziteti te shikoj kush do mbijetoje. Hengra gjithe lopen si me thene, te ha edhe bishtin. Besoj qe bjondja do vritet nga motra e vogel ose xhuxhi dhe fronin do ta marre motra e madhe se vellai s’e do, plus do jete i deshperuar qe halla/dashnorja do vdese. 
Sepse eshte Arya Stark. Duh!
Edhe Tyrion duhet me e pranu.
Eshte tv adiktiv,sic jane adiktive cokollatat ose haribot. E ve ne listen time me Supernatural, Better Call saul, Breaking Bad,etc. S’di a kuptohem.
Keto qe po shkruaj jane herezi per nje si Stalker. Ndjese,por ka edhe prej nesh shikuesve te keqinj. 
Ne fakt eshte mire te shihet nje here i gjithe seriali, jo cope-cope. Ulu nje fundjave a nje jave dhe shikoje te gjithin nga fillimi ne fund. Tani une e kam harruar c’ka ndodhur ne sezonin e pare a te dyte se kane kaluar kaq vjet.
I kam pare vec trailerin e sezonit 1 e nuk me ka terhequr. Ndaj sjam bere mbare te shikoj asnje episod, edhe pse shpesh kurioze ngaqe ska ngel njeri pa e pare. Por kur ste behet gjithnje e shtyn per dite tjeter…dhe ja mbas 4 vitesh prape pertoj tia nis ketij seriali.
Cudi, e njejta gje me ka ndodh dhe me Lost. Po ta shohesh ne retrospektive, per Lost nuk para flitet me.
Eshte shume i bukur. Sezoni i pare mezi shtyhet te serite e para, por pastaj behet shume i bukur. Une pata lexuar librin dhe e shtyva lehte sezonin e pare. Pastaj sa vjen e behet me i bukur ne cdo sezon qe kalon. Ajo qe e ben te bukur eshte paparashikueshmeria.
Si mund t’u tregosh te tjereve se cfare do ndodhi kur ai ndoshta mund ta shohe? Cfare logjike primitive dhe apatike.
Te kam vene ne rreth te kuq se s’dua te te lexoj thagmat qe shkruan, po me vajti gishti gabimisht te linku qe thote “Lexo 2 pergjigje te fshehura” dhe pashe qe me je drejtuar mua. I zoti I punes qe hapi temen dhe pyeti, nuk u ankua per postimin tim, te tjeret qe e ndjekin serialin apo e lexuan postimin nuk u ankuan, ti c’mut do qe gerricesh kot? Nuk te rri halja pa nxjerre vrer? Nuk jemi te gjithe anetare inteligjente te peshkut si zotrote, jemi edhe apatike dhe primitive. Na ka bere Amerika se sa ishim ne Shqiperi ishim empatike dhe te civilizuar si puna jote.
Ti vrej punen tende e mos na caj shume kallamin e shurres. Mos merr mundimin te pergjigjesh se prape s’do te te lexoj, vetem shut the fuck up, sic thone nga fshati im.
Lufte me shpata…
Tazo eshte merzit per veten e tij sepse si ka pare akoma ato seri…do kete ngel pakez mbrapa me serite aktuale.
Sezoni i pare mbaj mend te me kete pelqyer brenda normave, ka mundesi te kem pare dhe te dytin, por andej nga mesi i te tretit sikur nuk shtyhej me.
eshte e vertete qe disa episode thua c’pata qe i pashe, por per mendimin tim, episodet e fundit te cdo sezoni te bejne te ndrysosh mendim, sepse u japin kuptim atyre ngjarjeve nga episodet e merzitshme, dhe kupton qe s’mund te shmangeshin, dhe mezi pret te filloje sezoni tjeter
Kete e kuptova shume, po shume qarte. Keto gjerat e vogla tregojne shume per te pergjithshmen. Eshte si puna e asaj, qe sado me miresjellje te te flase bashkebiseduesi ne nje lokal, nese ai i flet pa miresjellje kamerierit, nuk eshte i sjellshem. S’ka nevoje per hetime te metejshme.
une nuk shoh seriale te pambaruar, GOT beri perjashtim, dhe e pashe vetem pasi mbaroi sezoni i shtate, i pashe te shtata njeheresh. Tani po pres te mbaroje javen tjeter episodi i fundit i sezonit 8 dhe do ta shoh pa nderprerje. Keshtu me nga nje vit distance nuk ia vlen te shohesh asgje. tani qe mbaroi big bang theory po shoh ate.
Mbaroi dhe ky. Si gjithe sezoni, edhe mbyllja paksa zhgenjyese. Nga gjithe artikujt apo postimet qe lexova me teori te ndryshme se si mund te mbyllej, asnjera nuk i ra ne koke, madje as nje cike afer.
Komenti me i mire qe kam lexuar:
So Jon Snow was a Targaryen… for no fucking reason.
Brann became the 3 eyed raven… For no fucking reason.
Danny did amazing things for 8 seasons… For no fucking reason.
Prince who was promised… No fucking reason.
Everyone you wanted to team up for 8 seasons teams up… For no fucking reason.
Everyone you wanted to die died… For no fucking reason.
The character no one gives a shit about for 8 season, is king… why? For no fucking reason thats why.
I’ve watched Game of Thrones since 2011… For no fucking reason.
Lexim interesant:
Une nuk kam parë asnje seri televizive në jeten time (me perjashtim te episodit pilot dhe 2 a 3 episodeve të sezonit të parë të “Twin Peaks” të Lynch sepse nuk arrij ti shikoj serialët televizive - por gjithsesi ky eshte tjeter debat), dhe di qe episodet e fundit të ketij Sezoni i kanë zhgenjyer rendshem fansat (qarkullon nje pétition qe të rishkruhet skenari
) por kam nje mik qe e njoh mirë kinofilisht (dhe qe shikon edhe seri TV). Sipas tij, ky Sezon ishte i shkelqyer pasi pikerisht rrezon skemat epike të meparshme.
Ne fakt, postimi im mbi kete tendin mbron te kunderten, qe sezonet e meparshem jane me te mire krahasuar me te fundit, dhe ka arsye per kete. Sezoni i fundit, me sakte dy te fundit jane me shume stil hollivudian se te meparshmit. Stili i tregimit te historise ka ndryshuar nga stil sociologjik ne psikologjik. Autori origjinal ishte ai qe nuk ju permbahej skemave tradicionale ku protagonisti nuk vdes deri ne fund sepse duhet te percoje ngjarjen. Autori s’e kishte problem te vriste personazhet kryesore dhe prape ngjarja percohej vete.
Nuk e kam parë, thjesht solla pershtypjen e dikujt tjeter. Por me sa kuptoj, ka mundesi qe sociologjia e sezoneve të meparshme të kete pas krijuar nje fare epizmi, nje fare akademizmi (apo cliché-je të gateshme) me të cilen u mesuan për vite të tera fansat e serise. Qe nga ky moment, thyerja qe propozon sezoni i fundit, automatikisht shihet (nga disa, qe me sa kuptoj, jane minoritet) si revolucionar (modern, gjenial…).
Gjenial? 
Trae eshte gjenial:
Me verte, si eshte puna?
GOT eshte gjenial ! Eshte realizimi me i mire televiziv i te gjitha kohrave ! Per mendimin tim ndryshoi krejtesisht menyren apo llogjiken e te berit tv ! Ky sezon nuk i shpetoi gjenialitetit ! Me i bukuri per mua , nuk jam aspak i zhgenjyer ! C’do gje mori kuptim , nje rjedhe llogjike deri ne fund ! GOT nuk zhgenjen as kur ngjarjet rrjedhin ngadale deri ne vuajtje e as kur ato rrjedhin aq shpejt sa duhet tu kthehesh perseri per te kapur kuptimin e plote ! Pikerisht thjeshtesia me te cilen u mbyll eshte gjenialiteti e autorve per serine e fundit ! Me nje fjale…edhe kur mendonim se i kishim pare te gjitha, perseri autoret gjeten menyren per te na befasuar, pikerish me thjeshtesine dhe normalitetin e gjerave !! P.s. kam pershtypjen se kjo nuk eshte e fundit e GOT ka per te kthyer perseri , kjo eshte shija qe me la ne fund…jane mjeshtra keta kapitalistet !!
Nuk e kam pare sezonin e fundit, pervecse nje episod (nuk dua t’ia di domosdoshmerisht se cfare ndodh me karakteret), por skema epike kish filluar te rrezohej qe ne sezonin e meparshem (nuk po jap detaje qe t’ia prish te tjereve qe nuk e kane pare), ose ka filluar qe ne fillim fare duke rrezuar pushtetin tradicional. Kjo vecse konfirmon vleresimin tim per kete seri. 
po sikur kemi bere muhabet per kete ‘pamundeisne’ time per te pare nje serial televiziv, me kujtohet biles se ka qene Jardina qe me ka pas pyet per kete gje. Biles ka qene ketu tek peshku i ri
Mao thosh: ne kemi nevoje per mjeshtra, por mbi te gjitha kemi nevoje per revolucionarë ![]()