Hasan Zyko Kamberi i pari qe shkroi ne shqip poezi e lutje islame

http://www.mapo.al/2017/10/hasan-z-kamberi-i-pari-qe-shkroi-ne-shqip-poezi-e-lutje-islame/1

2 Likes

Ja ato na kishin ngelur pa lexuar …lutjet islame…lexoje dhe per mua ti armin …te lutna shume lol

1 Like

Sa pak kemi ndryshuar qe nga koha e Hassan zyko Kamberit
Mbreti qe urdhron dynjane
qe ka vene taraphane
e i presene parane
Ja di kimene parase

Dhe veziri qeshte veqil
ze sikur te benet adil
e mos thot dot kaly-kil
ja di kimene parase

Sheh islami q’jep fetfane
Qe di qitapete qthane
nuk kacirdis parane
Ja di kimene parase

Myftiu e myderize
edhe kyrra e vaize
Kane ujdisur iblize
ja di kimene parase.

Dhe kadiu i.mehqemese
qe rri siper sixhadese
edhe shehuni teqese
Ja di kimene parase.

Dhe pashallare e bejlere
edhe avame e te tjere
Per para apene krere
Ja di kimene.parase.
Kadiut ti rrefesh parate
terse verdit sheryan
per para sa se shet tane
Ja di kimene parase.

Edhe foshjna qeshte ne djep
Zgjat doren te thote '‘nep’'
ta marre ta vere ne xhep
ja di kimene parase.

Eshe gala qe nuk flet
leshoja njenpara ne dhet
e merr e shpie ne folet
ja di kimene parase.

Paraja te ben sulltan
paraja te kurdis divan
paraja cdo hall derrmon
ja di kimene parase
(…)
O paraja murdare
Qe ben boten avare
qe gjesdis porai zagare
Ja di kimene parase.

"Hasan Zyko Kamberi në poezitë e tij është fokusuar në të përditshmen e njerëzve. Ai ka qenë një vëzhgues i mprehtë dhe kjo e ka orientuar edhe drejt kritikës, e cila shpesh kalon në sarkazëm.

E veçanta e Hasan Zyko Kamberit është se merret me problemet e grupeve margjinale të shoqërisë si të varfërit që ngopen me trahana, gratë e veja dhe vajzat e martuara pa njohur burrin e dashurinë. Realitetin e jep nga optika e këtyre grupeve dhe kërkon që shoqëria të jetë më e vëmendshme ndaj tyre. Kështu shfaq dhe një anë të fortë humanizmi dhe ndjenja për një botë më të drejtë dhe më njerëzore. Kështu ai është i pari në letrat shqipe që ka në fokus gruan dhe i jep zë kërkesave materiale, shpirtërore dhe fizike të saj. Madje ai shkon aq larg sa që objekt të poezive bën dhe marrëdhëniet që ka patur me gruan e tij (Rrapçon), të cilën e ka dashur dhe vlerësuar shumë. Për shkak se komunizmi mbajti qëndrim përjashtues ndaj fesë Hasan Zyko Kamberit ju mbajtën mend vetëm poezitë me karkater realist ku spikat Paraja e cila vazhdon të lexohet dhe të përmendet edhe sot e kësaj dite. Madje bashkëvendasit e tij i atribuojnë poetit meritën që i ka kënduar parasë shumë kohë përpara se Marksi të shkruante Kapitalin."

Bahti Im (Fati Im)

Zu Hasani e zihetë,
me baht të ti po prihetë:
vallë ku rri e fshihetë,
që s’po punon,more bahti im?

Un’ i mjeri kam bërë aht
të të pyes,ty more baht:
sos u bëre vezir me taht,
që s’punon,more bahti im?

Ndë je turk,ndë je me mënt,
as më rrëfe yzrinë tënt,
as mos je haps në ndonjë vënt,
që s’punon,more bahti im?

Ndë je ymmeti Muhamet,
më rrëfe ç’ësht ky hiqmet.
Mos je zaif e s’ke kyvet,
që s’po punon,more bahti im?

Të të dije,mos je dembel?
Mos je hokabaz,që qit mel?
Mos je shair e çallidis tel,
që s’punon,more bahti im?

A mos t’është zënë mesi?
Mos të ka zënë përdhesi?
Mos t’është grisur thesi,
që s’punon,more bahti im?

Vallë,mos kemi bedua,
që s’t’ecën as ty,as mua?
Ndë je me din,as më thua,
që s’punon,more bahti im!..

Ah,bahti im rumbullaku,
pse qenke ti kaqë ahmaku?
Pse s’i ndihe këti plaku,
që s’punon,more bahti im?

Kur zënë bota,punojnë,
turli punëra,ndërtonjë,
ty valle ku të dërgojnë,
që s’punon,more bahti im?..

Shokëtë punojnë me pluk,
gjetnë mëndafsh e pambuk,
ti pështille,kruhe si shup,
që s’punon,more bahti im?

Shokë blenë iltizame,
marinë arsa e ilame,
ti po thua qysh të hamë,
që s’punon,more bahti im!..

More bahti im i ndyrë,
i fëlliqur’ e i pështyrë,
të dije se ku ke hyrë!
As punon,more bahti im!..

Vështo,bahn,të mos përtojmë,
sa të mujmë të punojmë,
se djemtë do t’i martojmë:
As punon,more bahti im!

Kushedi kush ia ka sugjeruar ti thote keto fjale duke e ditur se shqipot vdesin Te degjojne ndonje levdate nga kauret .megjithemend mejtoni se buffoni megjithato impenjime te kampionatit talian e me kombetaren I bie ndermend Te kendoje historine e shqiperise kur vete gjysma e lojtareve te kombetares shqiptare mezi flasin shqip?

1 Like

ACDC, kjo shprehje ishte e vertete si fryme, si realitet deri diku dhe per pak persone, ne kohe te Vaso pashait me emer te krishtere. Kjo e vertete arriti kulmin si realitet dhe propagande ne kohe te shok Enver qe te mori parate e te la dac me 5000 leka ne muaj. Sot, ne epoken ngambrapa bitcoin, feja eshte paraja dhe luajtja e bixhozit ne burse, pra eshte feja bitcoin si ne kohen e Hasan Zykos.

Kte Buffonin un nuk e njof, mund te jete burr i mir ose mund te jete nje bufon televiziv, por pak rendesi ka. Por te njof mire ty (nga ato qe thua vazhdimishtet ne blog) dhe racen tende bitcoin qe jeni pa bese, dhe per pasoje edhe te pabese, pavarsisht kombesise. Besa juaj luhatet (dredh bishtin) sipas luhatjes se çmimit te aksioneve ne burse, e cila eshte fenomen tipik globalizues planetar, pra fenomen antikombetar, pakrasueshmerisht fenomeni me antikombetar i mundeshem. (ka edhe nje Noumen ekuivalent si fuqi dhe permase, qe eshte njesoj globalist, planetar, antikombetar)

dikush me dergoi kete pergjigje ne fb, mesa duket ka doreshkrime edhe me te hershme ne shqip me alfabet osman se ato te Hasan Z Kamberit:

Poezia e parë në gjuhën shqipe në Gjakovë shkruar nga Yvejs Efendija, Gjakovë, 1699
NGA: MEXHID YVEJSI MË: 7 JANAR 2017 NË ORA: 14:52

Ilustrim
Historia e poezisë është e gjatë sikur edhe vetë njeriu… Njeriu e filloi kohën e shkrimit me numrat e mandej shkrimet e tjera me germa në formë të pykave (shkrimi kuneiform).

Nga artet, poezia gjendet e shkruar e para, pikërisht mbi monolite. Këto shkrime datojnë prej para 3000-5000 vjetësh. Sot dihet me siguri se poezia më e lashtë e zbuluar është poema epike, që flet për historinë e mbretit Gilgamesh (Epopeja e Gilgameshit), e shkruar mbi rrasa argjili.

Në Kinën e lashtë, kemi Shi jing-un (Kanuni i poemave), libër ky i shenjtë i poezisë. Praktikisht janë pesë Jing-ë, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me Konfuçin.

Në Poetikën e vet, Aristoteli e ndan poezinë në tri lloje: epikë, tragjedi dhe komedi.

LETËRSIA E BEJTEXHINJVE - BEJTEXHINJTË SHQIPTARË

Në fillim të shekullit XVIII-t në trojet shqiptare lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve. Letërsia e bejtexhinjve u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe në qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.
Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përputhje me to.
Bejtexhinjtë shqiptarë shkruan shqipen me alfabet arab dhe kanë përdorur edhe fjalë osmane, turke, persiane e arabe.

Bejtexhinjtë shqiptarë janë të parët që shkruan letërsi laike në trojet shqiptare në Ballkan, madje ndonjëherë edhe satira sociale, çka nuk është pak, po të kihet parasysh se deriatëherë shkrimet letrare tek katolikët shqiptarë kufizoheshin brenda komunikimit fetar, ndërsa ortodoksët shqiptarë nuk lejoheshin fare të kishin letërsi të tyren në gjuhën shqipe…!
Në krijimet poetike me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku, Tahir Efendi Gjakova, Hasan Zuko Kamberi, Zenel Bastari, Shejh, Mulla Mala, por më i hershmi prej tyre deri më tani po na del Yvejs Efendija nga Gjakova. Në vazhdim një poezi e tij.

POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË GJAKOVË
SHKRUE NGA YVEJS EFENDIJA, GJAKOVË, 1699

URATË PËR ADEM KURTPASHËN

Do t’i lutem unë Allahut
Adem Kurtpashës t’i falë shëndet,
E t’ia ruej Murat begin
Që t’a pshtojë kët milet.

Do t’i lutem që Adem pashës
T’i falë Allahu aq vjetë e jetë,
Gjithë sa ka yje qielli
Gjithë sa ka n’botë dushk e fletë.

Allah, t’lus unë gjynahqari,
Falnai m’katet për jetë e mot,
Gjithë ku shkel këmbë shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashë po t’kënnoj uratën
Oxhak i parë n’kët Shqipni,
Nuk u lodhe për arkëthatën
Veç ky popull t’marrë dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahi
Si fener ti Dritë na jep
Me emër t’vet t’ruejt Allahu
Që nxorre pop’llin n’selamet…

Burimet osmane dëshmojnë mbi njëzet pasardhës të Kurt Pashës, nga Gjakova, kanë arritur gradën pasha. Disa prej tyre u dalluan si mbështetës të zhvillimeve kulturore e arsimore në Gjakovë. Mahmud Pasha, i biri i Hasan Pashës ka ndërtuar Xhaminë e Mahmud Pashës me dy mejetepe. Murad Pasha, i biri i Adem Pashës, ka ndërtuar dhe ka vakëfuar Medresenë e Madhe dhe Teqenë e Madhe , ku shejhu i parë ka qenë Axhizi Baba.

Murat Pasha ishte donator më i rëndësishëm dhe personi më meritor në zhvillimin e jetës kulturore, arsimore dhe fetare në Gjakovë në fillim të shekullit të XVIII-të . Puna e këtij burri të madh të artit e të kultures u nderua nga gjakovarët brez pa brezi. Madje Yvejs Efendija në shenjë mirënjohjeje, ia kushtoi një vjershë Adem Kurtpashës dhe djalit të tij Muratit. Me sa kemi mundur të hulumtojmë, kjo është e para poezi në gjuhën shqipe me alfabet osman që njihet deri më sot. Ne po ua japim për herë të parë studiuesve të kësaj fushe dhe lexuesve tanë.

Shënim i transliteruesit:
Yvejs Efendia ishte drejtori i parë i Medresesë së Madhe të Gjakovës. Me sa dimë deri më sot, kjo është poezia e parë e shkruar në gjuhën shqipe prej ndonjë gjakovari me alfabetin osman të kohës. Merita e ruajtjes i takon Haxhi Efenni Zekës së Byberajve, që nuk kursei florinjtë për t’i mbledhur kahdo që të gjendeshin shkrimet shqipen ndërsa kthimi në alfabetin latin më takon mua, shkronjësit të përvujtë të tij, Ismail Haxhi Tahirit.
Në dorëshkrimin e tij me titull ”Shënime të shkurta e kujtime për Haxhi Zekën”, atdhetari Ismail Haxhitahiri – Ibrani, Yvejs Efenninë e cilëson si “të parin e dijetarëve dhe të poetëve të Gjakovës, që shkroi poemën “Ylli i Bardhe,

Armiro po kte Klodjan Zaimajn a e njifni. duket intelektual musulman i pergatitur.

Po s’ka pune tjeter shteti te interesohet per keto plera …mos pafshi me diell me sy …aty brenda te ngordhin …
shife çfare behet ne stadium ne Maqedoni …

Pyeta mos e njifte gjo Armiri nese ka shkrujt tek Ezani sepse Klodiani konsiderohet intelektual e jurist i zoti i komunitetit Musulman ndoshta shifet edhe si ZE tolerant e iluminues.
Problemi me i madh eshte kur fillojne e ankohen per Islamofobi dhe kane si strofull argumentin qe ne nuk duhet te nderhyjme nga jashte ne komunitetin e tyre hermetik. Ketu ne UESEJ i terrorrizuan fmerat e reja me martesat e tyre me Mullah paralel me sistemin. Kur duhet me u nda Femrat nuk mund te shkojne ne gjykatat e vendit shkojne me perpara drejt vetevrasjes per vendime qe kan marre ne moshe te papjekur se kshu io ka keshillu nenexhaja apo gjyshja.

Po pra nuk duhet te nderhyjme te komuniteti i tyre i leshit …fajin tek ne e ka shteti rrumpall qe i len te livadhisin…se s’ka takat e deshire ti kontrolloje te gjithe jevgjitet qe futen aty …

meqe qenka tema e Kamberit…

Fiqiretja, nga Roskoveci, grua trendi me tatuazhe ne dore:smiley: , nene e 3 femijeve te rritur, akuzon ish bashkshortin e saj, nje xhanan burre ky , Kamberin… -por Kamberi nga ana e tij akuzon Fiqireten se ishte ajo ne fillim qe e ka tradhetuar me…, Zylon.:smiley:

kam pershtypjen se Kamberi duhet te kete te drejte… jo per gje po keta Zylot zakonisht kane qene funksionare te larte ne fshat. p,sh kryetar koopertive, por njekohesisht edhe tipa problematike…:smiley:

E pashe dhe une kete Belul …sa kane ecur perpara katunaret …

1 Like

Fshataresia post kooperativiste po kryen revolucionin seksual :blush:

1 Like