Historia e Frida Sadedinit, jeta e një gruaje nën hekurat e diktaturës komuniste

Jetoi plot 90 vjet, 45 prej tyre si e burgosur e internuar nëpër kampet e diktaturës komuniste. Është Frida Sadedini, një grua e arsimuar në shkollat më të mira të perëndimit.

Ishte bija e Ahmet Sadedinit dhe Marta Dodës. E akuzuar si spiune e shëbimeve franceze, ajo nisi kalvarin e vuajtjeve nëpër burgjet komuniste në vitin 1949. Studiuesi Fritz Radovani ka publikuar pesë procesvervale, që na e japin të detajuar të gjithë egërsinë e sistemit komunist mbi gratë dhe vajzat shqiptare, bija e bashkëshorte të atyre njerëzve që u shpallën padrejtësisht, “armiq të popullit”. Më poshtë publikohen pa komente procesverbalet që na rrëfejnë kalvaruin e Frida Sadedinit, nën hekurat e diktaturës komuniste.

http://www.panorama.com.al/historia-e-frida-sadedinit-jeta-e-nje-gruaje-nen-hekurat-e-diktatures-komuniste/

Nje pjese e mire e popullsise hala nuk e dine se kemi kaluar Nje diktature te ngjashme me nazizmin .

jo e ngjashme, por ne nivel me te larte se diktatura naziste, si cilesi dhe si sasi. Dhe qe nuk del ne pah kjo e vertete me se evidente, faji eshte kryesisht i te majtes luksoze evropiane dhe disi me pak asaj amerikane, ku ben pjese edhe ti me gjembin, si shumica e emigranteve ngambrapakomuniste mgambrapademokrate.

1 Like

Nje pjese e mire mbase nuk duan ta dine. Njeriu eshte egoist; vuajtja e dikujt tjeter eklipsohet nga mireqenia e tij. Mireqenia nga privilegjet e individeve ne ate sistem, ose nga stabiliteti i perceptuar. Pra ke kategorine qe ka pasur perfitime personale dhe tani e mbron besnikerisht edhe duke qene kapitaliste, dhe pjesa tjeter nostalgjike qe enderron per kohera me te thjeshta.

Si nuk doli një i djathtë nga këta të dënuarit?? nuk e di pse i quajnë antikomunistë! 98% ishin komunistë 24-karatësh që u dënuan kryesisht për inate personale!

Ti e lexove artikullin apo futja kot si 98% te rasteve? Ku e pe majtesine e kesaj zonjes apo familjes se saj?

1 Like

ti gjëmb,si e majtë që je,nuk duhet të të shqetësojë ky fakt! edhe ai 2%-i që lash shumë është! na thuaj ti një,njëëëëëë të burgosur të djathtë! mund të ketë qenë e pafajshme,por jo e djathtë!
atë futjakotin fute, në ndonjë debat tjetër nga ata që bën me ajkat e mendimit frojdisto-makroekonomikist

Te mendosh se sot kemi djalin e kristaqit kryeminister

he mer delta pa dhom se edhe ti fele e majte je, pavarsisht se je nacionalist, dhe ne politiken klasike, e djathta eshte nacionaliste. E majta nacionaliste eshte trashegimi enveriste, e ti je pe të Enverit. Kohet e fundit shof se ke filluar te kruash felen e djathte pellazge. Nuk kam pare kurre te kritikosh te majten.

si se kritikoj të majtën! pak kam thënë për saliun! rama , si njeri është më afer qendrës,jo ps-ja! kështu që duke mos patur të djathtë në shqipëri, lufta bëhet midis një të majti antishqiptar ,që do të sjellë modelin afgan në shqipëri, dhe një të majti të qëndrës më afër evropës lindore! unë gjithmonë them që shqiptarët do bëhen njerëz kur të formojnë dhe sjellin në pushtet parti të djathtë kombëtariste! prandaj zgjedhja është e detyruar. rama fiton se është gjallë akoma berisha. jemi një shet me çështje kombëtare të pazgjidhur, dhe pa asnjë parti të djathtë! enverit,dhe kujdo udhëheqësi shqiptar, nuk mund ti shajmë nacionalizmin fëminor,përkundrazi! unë jam kundra tij për shkak të komunizmit ,ndërsa komunistët-antikomunistë për shkak të kombëtarizmit. lubonja,që është simboli i politikës së këtyre 30 vjetëve, godet nacionalizmin e enverit
dhe jo ideologjinë komuniste. gati-gati sa nuk i thotë ti sje komunist i vërtetë!

ke pershkruar nje lemsh, por s’ke faj se koha lemsh eshte. Dhe ta do mendja te jete lemsh kur nuk ka kritere per te percaktu sakte ç’eshte e majte dhe ç’eshte e djathte. Pa kritere objektive çdonjeri i referohet vendit ku ka lidh gomorin e tij si Nastradini. Ne keto kushte “e majte” dhe “e djathte” jane koncepte relative, dmth majtas gomarit tim dhe djathtas gomarit tim. Psh per komunistet Balli ishte i djathte, per Legalitetin ishte i majte sepse kishte program socialdemokrat. Hec e merre vesh.

Nuk ka asgje origjinale ne Shqiperi, per mire e per keq qofte. Ankesa te ngjashme me te tuat ndegjohen kudo ne bote.

1 Like