Historik apo mitik?

Molier, Le Bourgeois gentilhomme, akti i II, skena e VI.


Jourdain: Tani më duhet të rrëfej një sekret. Kam rënë në dashuri me një grua nga derë e madhe, dhe të lutem të më ndihmosh të lidh dy fjalë në një pusullë, të cilën do ta lë të bjerë në këmbët e saj.

Mësuesi i filozofisë: Me gjithë qef.

Jourdain: Diçka galante, apo jo?

Mësuesi: Pa dyshim. Dëshiron ta shkruash si vjershë, besoj.

Jourdain: Jo, jo, vjersha jo.

Mësuesi: Thjesht prozë?

Jourdain: Jo, nuk dua as vjersha e as prozë?

Mësuesi: Po ja që o njëra o tjetra duhet.

Jourdain: E pse?

Mësuesi: Sepse Zotëri për t’u shprehur nuk ka tjetër: o prozë o poezi.

Jourdain: Si nuk paska tjetër përveç poezi e prozë?

Mësuesi: Jo Zotëri. Gjithçka që nuk është prozë është poezi, dhe gjithçka që nuk poezi është prozë.

Jourdain: Por kur flitet, ç’është atëherë?

Mësuesi: Prozë.

Jourdain: Si more, kur them: “Nikoleta, sillmë pantoflet ose më jep skufjen e gjumit”, atëherë na qënka prozë?

Mësuesi: Po Zotëri.

Jourdain: Pa shih! Ka më se dyzet vjet që bëkam prozë dhe nuk ditkam gjë! Ta di për shumë nder që më hape sytë. Mirë pra, ja se çfarë desha t’i them në atë pusullë: E dashur konteshë, sytë e ty të bukur më bëjnë të vdes prej dashurisë; por desha që kjo të shprehej në mënyrë galante, të thuhej me lezet, anës e anës.

Mësuesi: Të thuhej që zjarri i syve të saj po ta bën shkrumb zemrën, që për të po vuani ditë e natë torturat e një …

Jourdain: Jo, jo, jo: asgjë nga tërë këto, dua vetëm çfar thashë: E dashur konteshë, sytë tuaj të bukur më bëjnë të vdes nga dashuria.

Mësuesi: Duhet ta lëmojmë pakëz …

Jourdain: Jo, e thashë pra, nuk dua tjetër përveç fjalëve në pusullë, por shkruar sipas modës, me klas dhe si duhet. Të lutem m’i thoni pak variantet e ndryshme që të shohim se si mund të rreshtohen fjalët.

Mësuesi: Së pari mund të shkruhet ashtu si thatë ju: E dashur konteshë, sytë tuaj të bukur më bëjnë të vdes nga dashuria. Ose: Nga dashuria më bëjnë të vdes, e dashur konteshë, sytë tuaj të bukur. Ose: Sytë tuaj të bukur më bëjnë, e dashur konteshë, të vdes. Ose: Të vdes sytë e tuaj të bukur, e dashur konteshë, nga dashuria më bëjnë. Ose: Më bëjnë sytë tuaj të bukur të vdes, e dashur konteshë, nga dashuria.

Jourdain: Por, nga të gjithë këto variante, cili është më i shquar?

Mësuesi: I juaji: E dashur konteshë, sytë tuaj të bukur më bëjnë të vdes nga dashuria.

Jourdain: Nuk është se jam i lëçitur, por ja që e gjeta tak-fak. Faleminderit shumë prej jush, ju lutem dukuni nesër herët në mëngjez.

Mësuesi: Do vij se s’bën.

2 Likes

Kete rolin e Jourdain e ka lujt Skender Sallaku i her ,ne mos gaboj. Anej nga vitet 80.

Ajo qe ka rendesi eshte se tani osht Beluli me shoke qe po e lu kte rol kunder tradhetareve.

Sa e lexova :laughing: mu kujtu skeçi para shum viteve :laughing:

nuk e dija qe skener Sallaku e ka lujt kete pjese, nuk e kam pa, sepse atebote, si edhe sot, i rri larg televizorit per te rujt shëndetin e kresë.
Por kjo pjese eshte shume me teper se skeç estrade, ka shume humor, por njekohesisht eshte pjesa theatrale me serioze e mundur si koncentrat i problemit te thenies se te vertetes ne menyre estetke, pra i bije te jete kryeproblemi.

jam shume kurioz te shifsha Skenerin ne kete rol.

Falemneres, nuk me shkoi menja qe do ishte ne jutub.

Ne fakt pata nje lloj deluzioni, mu duk disi artificiale, perveç tekstit larg origjinalit (nuk e thote thjeshte siç e thote Jourdain :stuck_out_tongue:) ka kaluar shume kohe, dhe kujtesa ben ca lodra te saja, ose un e lidh Skenerin vetem me estraden, ose ai vete eshte i lidhur aq shume me estraden, sa qe nuk shqitet dot per te bere gje tjeter.
Sidoqofte Skeneri me duket me lart se tjetri.