HIV - Binomet e gabuara

Aksesi në trajtim dhe përparimet e vazhdueshme mjekësore dhe farmaceutike kanë kthyher infeksionin HIV dhe sëmundjen AIDS midis patologjive kronike, duke lejuar që njerëzit me HIV të kenë një jetëgjatësi shumë të ngjashme me atë të popullatës së përgjithshme.

Dikush nuk vdes nga infeksioni HIV - ose më saktë, - të dhënat tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të jetëgjatësisë krahasuar me disa dekada më parë, kështu që virusi nuk zhduket por mbahet nën kontroll.

Atëherë, pse diagnoza e pozitivitetit të HIV-it është ende një dënim me vdekje në imagjinatën e zakonshme?

Perceptimi i realitetit është ende i njollosur nga pak njohuri për këtë çështje për shkak të stigmës së fortë shoqërore që ndikon në opinionin publik.

Ideja themelore kundër së cilës ne luftojmë çdo ditë është që personi HIV pozitiv është në skaje të shoqërisë, shpesh i mjerueshëm, me probleme të varësisë nga droga dhe me një jetë seksuale të shthurur dhe pothuajse me siguri homoseksual:

Ky skenar hap dy lloje reflektimesh:

Të mendosh se vetëm disa “kategori” njerëzish mund të preken nga virusi HIV është një paragjykim shumë i rrezikshëm pasi legjitimon personin heteroseksual dhe që nuk ka asnjë asnjë qasje ndaj substancave që të sillen me rrezikshmëri për veten e tyre dhe për të tjerët duke mos përdorur masa mbrojtëse,

Forcon idenë e gabuar të binomit homoseksual-HIV pozitiv ose të varur nga droga-HIV pozitiv që thellësisht shtrembëron realitetin e fakteve, duke shtuar më shumë presupozime "Nuk do të më ndodhë kurrë sepse nuk bëj gjëra të caktuara ".

E vërteta është, kushdo që bën seks të pambrojtur është potencialisht në rrezik për infeksion.

Çështja e çështjes është që seropozitiviteti nuk është një kusht që lidhet me orientimin seksual të një personi, por me sjellje seksuale të papërgjegjshme që ndikon në infeksion pavarësisht nga preferencat seksuale të të gjithëve. Për të mos përmendur identitetin gjinor: stigma prek më shumë gra transgjinore, shumë shpesh të asimiluara me punonjësit e seksit, sikur binomi i transgjinor- prostitucion të ishte një supozim themelor.

Si person që jeton me HIV shpesh kam vënë re se të pranosh që je një mashkull tek të 30-at e që jeton me HIV në mënyrë automatike “vulos” orientimin tim seksual.

Aq të forta janë këto binome paragjykuese pabazuara sa shpesh i has edhe në vetë personat HIV pozitivë që shpesh si një shfajësim të gjëndjes së tyre shprehen të keq-ardhur pasi nuk janë as gay.

Nëse një ditë do të duam të arrijmë të menaxhojmë luftën ndaj HIV duhet të nisemi së pari nga thyerja e disa tabuve dhe miteve shoqërore.

Kjo gjë bëhet vetëm nëse mes aktorëve të caktuar ka një bashkëpunim në dobi të përmirësimit të situatës përmes edukimit dhe sensibilizimit në shoqëri.

HIV/AIDS Albania

https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/p843x403/118993786_1167355953664141_6557117498955736362_o.jpg?_nc_cat=102&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=euDjyM_k0G0AX8DfGBB&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&tp=6&oh=1516eff4a006096b2f46e8df5328494f&oe=5F835C3D

2 Likes

Dhe të mendosh qe virusi HIV eshte transmetuar nga shimpanzeja tek njeriu, me të gjitha gjasat qe në fund të shek XIX apo fillim XX (por vetem urbanizimi i Afrikes, i Kongos më sakte, mundesoi perhapjen e tij).
Dhe kete gje e shpjegon qofte edhe nje faqe e zakonshme wiki :