Humb jetën analisti Andrea Stefani

Gazetari i njohur dhe analisti Andrea Stefani është ndarë nga jeta në një spital të Romës, ku kishte shkuar për tu kuruar nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës vuante. Stefani është i njohur në medie, pasi ka pasur një veprimtari të dendur gazetareske. Ai ishte gazetar, publicist dhe analist politik në televizion. Gazetari Stefani ka qenë bashkëpunëtor dhe drejtues i gazetës “Shekulli”. Ka qenë prej 20 vitesh aktiv në medien e shkruar në fushën e publicistikës. Së fundmi, ishte opinionist në emisionin “Opinion”. Ai ka shkruar në organe të ndryshme të shtypit shqiptar, sidomos në atë të majtë. Andrea Stefani i përket brezit të gazetarëve të viteve 90. Ai e ka nisur karrierën si gazetar i lirë. Më 1993, ka punuar me stafin e parë të Gazetës Shqiptare, pastaj ka qenë gazetar i “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë. Më tej ka punuar për gazetat “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” etj. Ai ka qenë kontribues i rëndësishëm me shkrime dhe analiza. Pas humbjes së jetës të Stefanit, gazetari Blendi Fevziu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kolegut të tij. “Andrea Stefani, gazetar i njohur dhe komentator për një kohë të gjatë në emisionin ‘Opinion’ ndërroi jetë sot në Romë. Ai luftoi me një sëmundje të pashërueshme që e mori nga të dashurit e tij. Ikja e tij është edhe një humbje për medien shqiptare. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij”, shkruan Fevziu. /D.Xh/ -

1 Like

S’ka rendesi ne me shajne apo me levdojne. E rendesishme qe njerezit flasin per mua…thet nje shprehje.
Kshu u shua dhe Andrea . Ngushllime te afermve

Mesazhi i ngushëllimit i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Ngushellim!

Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta

3 Likes

Shume njerez te artit kultures , figura publike po nderrojne jete ne nje moshe relativisht jo shume te thyer se bashku me mijra shqiptare te tjere qe as nuk i permendet emri fare nderkohe mediat ne Shqiperi kane gjetur nje menyre efikase kur flitet per shkaqet me termat “” semundje e rende “” pa e precizuar ate … Kanceri dhe leucemia jane ulur kembekryq ne Shqiperi fale ndotjes te ajrit , plerave , gazrave te makinave …uji me bakterie , ushqimet cfare njerzit hajne …mishi me homonal, perime hormonale dhe pesticide… pijet me alkol metilik …Lori kafe turke bucet reklama ne TV , pakcka se shkaterron stomakun totalisht…, shebimet private perdorin vajra sintetik qe shkaktojne kancer…askush nuk do t`ja dije …Padyshim Andrea Stefani eshte viktima e radhes …u preht ne paqe …!!! ( Para disa ditesh postova nje teme te re per miellin e bukes qe perdorin ne Shqiperi , e titullova “” Buka e Vdekjes"" por adminet e peshkut nuk u pranua tema e meposhtme , vazhdojne te me censurojne …) http://www.360grade.al/kronike/item/35595-tjeter-krim-ndaj-shqiptareve-ja-si-po-i-helmojne-me-buke-te-infektuar

PO ti vete nuk ke gje per te thene, apo i shkon mbrapa kriminelit. Humbje e madhe per gazetarine e pavarur. Andrea ishte analist politik i zoti, por mbi te gjitha njeri me dinjitet dhe jo bythlepires si shumica e mediave dhe gazetareve shqipetare. Respekte dhe ndjesi pa fund per ty Andrea, intelektual i vertete.

po mire kur te keqtrajtojne, braktisi, dmth largoju nga PPU. Apo nuk te leverdis?

Rip a.s
Si e kishte nickun ne ppu?

Nuk besoj se kishte nevoje per anonimitet Andrea. Cfare kishte per te thene e thoshte haptazi me ze e me figure.

po ti prej frikes shkruan ne anonimitet?

Tha gjthmone ate qe donte jo ate qe duhej. Ishte i njeanshem sepse mendonte dhe besonte te mbante ate ane,jo per t’u servilos dikujt.Jane ca tipa si Artan Hoxha apo Prec Zogaj qe jane shume te zot te gjejne argumenta ne funksion te nje qellimi te caktuar,pa u merakos fare se qellimi perkon me te verteten. Jane gati te argumentojne njelloj, nje gje dhe te kunderten e saj. Andrea Stefani tha gjithmone te verteten e vet,ashtu si mendonte dhe besonte. Respekt.

1 Like

SEMUNDJE E RENDE…thote media…apo buka qe hane shqiptaret 100000 ton miell i infektuar ne dite … http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/--8203-nje-rruge-me-emrin-gjergj-filipi-bashkia-nderim-ekonomistit-389142.html

Interesant reagimi i Fevziut, duke iu trembur reagimit popullor per vdekjen e tij, shkruan se duhet te respektojme te vdekurin per cfare ka bere ne te gjalle. Dhe pikerisht per kete brezi i Fevziut nuk meriton kenge lavdie. Kesaj i tremben brezi i tij. Megjithe pushtimin e mediave, megjithe librat e Uet press, megjithe llafin qe u ecen tek pushteti etj., njerezit do thone shyqyr qe vdiqen, do gezohen, nga zilia apo inati pak rendesi ka. Keta do vdesin te mallkuar.

Me plasi per te birin e Simon Stefanit qe bente si qen neper televizione …nje hale me pak …seç i doli dhe nje dosje spijunlleku ketij kapterrit dikur …le qe shumica ashtu jan nuk heqin dore kollaj nga politika …